Forumi i Zemrave Shqiptare


Kthehu   Forumi i Zemrave Shqiptare > Shqipėria Natyrore > Figura tė Shquara
Emri i Anėtarit
Fjalėkalimi
Galeria Regjistrohu P&P Lista e Anėtarėve Kalendari Kėrkoni Postimet e Sotme Shėnoji si tė Lexuara


Pergjigju
 
Alternativa Teme Paraqit Modele
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 22:00   #31
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?


Marin Sirdani
Pjesa IV

Posė krahinės sė Matit, tė Kurbinit, tė dy Dibravet e t'Arbnit, qė Skėnderbeu i pat trashėgim prej t'et, ai i shtoi shtetit tė vet edhe fushėn e Mokrenės, disa katunde nė distrikt tė Shkodrės, krahinėn e Beratit e disa vise tė princnisė sė Kaninės.

Kemi qenė rrejtė se edhe shtetin e Topiajve, ose Muzakjave e kishte aneksue Skenderbeu me tė vetin, por e shohim se kishim qenė nė gabim. Topiajt nė vjetin 1445 Biemmi i difton "Padroni di Musachiana", (1) e tė zotėt e atij vendit i dėshmon Moisi Golemi (2) para se me ikė e me u ba me Turk nė vjetin 1456. Se kėta princa ishin pernjimend indipendenta shihet edhe ndihma ushtarake qė i dėrgon Skėnderbeut, si princat tjerė aleatė, Andre Topia vjetin 1448 e 1450.

Por edhe pėr vendet qė thamė se Skėnderbeu i pat trashėgim prej t'et, na duket i nevojshėm njė grimė zhvillim. Pėr kėtė, shi njė vjetė mbasi ai kishte marrė radhėn e qeverisė, 1444, Sulltan Murati i dėrgonte nji ambasador me nji letėr me tė cilėn e bante me dije se pėr me u ndreqė me tė, lypej t'i lėshonte tė gjitha viset qė nuk i kishte pasė i ati. Skėnderbeu i gjegjte se arsyeja e lypte qė t'i zotnonte ai ato vende tė krishtena, edhe pse s'kishin qenė t'et, mbasi u kishin pėrkitė princave tė krishtenė, e ai vetė me fuqi t'armve i kishte shtijė nė dorė. (3)

Kėtė letėr qė e raportojnė Barleti, Frangu e Anonimėt, Tivarasi nuk e cek fare, thotė veē se ambasadori me fjalė tė Sulltanit lypte t'iu paguejshin damet e bame nėnshtetasve tė Turqisė, t'iu lironte Sfetigradi me dy Dibrat, distrikti i Mokrenės e disa kėshtjella tjera qė kishte mposhtur, e t'u detyronte me u rrudhė mbrenda rrethit t'atij shtetit qė kishte qeverisė i ati para se me dekė. (4)

Prej kėtyne konditave mirret vesh se Gjon Kastrioti ndėr vjetėt e mbrame tė jetės sė vet, i lodhun prej luftave e i shtymė nė mot, i lėshoj Turkut vendet qė Sulltani ia lypte Skėnderbeut. Kėshtu mund tė pajtohet edhe paqja qė i njajti historjan, thotė se kishte pasė gėzue pėr do vjet tė mira ajo princni para ardhjes sė Skanderbegut, (5) e aleanca e Gjon Kastriotit me Turq, qė u pėrmend mė sipėr, tė cilėn u rrekte me e prishė Republika e Venedikut vjetin 1442. Pėrmbajtja e atyne letrave edhe po qe e sajueme prej fantazisė s'atyne historjanve mbas gjasės sė ndodhjeve t'asaj kohe, na dėshmon s'pakut, se ata nuk e mendojshin Skėnderbeun per njė uzurpator, si e paraqet Gjon Muzaka, por si njė princ, i cili tuj i pasė lirue ato vende prej robnije tė Turkut, kishte tė drejtė me sundue mbi to.

Patėm thanė mė sipėr se Skėnderbeu i pat shtue princnisė sė Kastriotve fushėn e Mokrenės, disa katunde nė distrikt tė Shkodrės, krahinėn e Beratit e disa vise tė princnisė sė Kaninės. Tė shohim tashti se si i bani tė vetat ato vise Skėnderbeu. Sa pėr fushėn e Mokrenės asht kot me tjerrė fjalė, atė e pat Turku qysh sa vjet pėrpara, prandaj s'ka tė bajė nė ēeshjten tonė, pėr tė tjera po tregojmė mėnyrėn se si ranė nė dorė tė tij.

Disa katunde nė distrikt tė Shkodrės i pat Skėnderbeu prej Venedikut nė shpėrblim tė Dejės. Puna ndodhi kėshtu: Lekė Dukagjini nė vjetėn 1447 mbyti nė moh Lekė Zaharinė. Me dekjen e kėtij princi, mbasi nuk kishte fėmi, princnija e Dejės mbeti nė duer tė s'amės, Bosės, grue e shtyme nė mot. Princat fqinj sė pari u munduen me mjeshtri e pa krizėm me i ba rrethin e me e shti nė dorė at princni, por mbasi panė se po pėrziheshin edhe Skėnderbeu e Venediku, e hoqėn atė mendje e u mbajtėn me anėn qė u shkonte ma pėr shtat.

Skėnderbeu jo veē si kryetar i Lidhjes, por edhe si njė farė trashėguesi nuk mund tė rrinte n'atė rast dorjashtė. Qysh kur Lekė Zaharija me t'atin kishin pasė lidhė njė traktat me tė, qė po ndodhi me dekė pa trashėgimtar, princnija e Dejės do t'i mbshtetej atij. Por megjithse ai traktat kėtė herė nuk do hynte nė veprim, por mbas dekjes sė Bosės (6), tuj u parapa pshtjel1ime, Vrana Konti qė ishte i vl1ai i kėsaj princeshe , iu zotnue Skenderbeut se do t'ia mbushte menden sė motrės t'ia lshonte sa ma parė. E njimend Bosa mbas kėshillit tė vllaut u vullnetue me ia lėshue Skenderbeut zyrtarisht krejt princninė, kėshtu qė nuk mbetej tjetėr veē tė dėrgoj te njerzt e vet me marrė dorzimin (7).

Veē Skenderbeut edhe Venediku kishte dėrgue disa Shkodranė me ia mbushė mendjen Bosės t'ia lshojte princninė asaj republike, por tuj e pa kėta se u doli e shpueme ai mision, kthyen nė Shkodėr, e marrin njė ushtri kalorse tė madhe, pa pritė pa kujtue iu rrrasėn mbrenda kėshtjellės sė Dejės. Kryetarėt e asaj ushtrije me rrena e kaēarrena u munduen me qetsue princeshėn e banorėt. Ndėr tjera thoshin, se ardhja e tyne me aq turr ishte me shpėtue princeshėn e krejt at princni prej Lek Dukagjinit, i cili ishte afėr te msyemit; e se qysh para asaj vrasje Skėnderbeu ishte marrė vesh me Dukagjinėt e kishin nda ndėrmjet tė vedit shtetin e tyne.

Me rrena kėsodoret, pa e lanė me u pėrpjekė me tė vetėt, e morėn Shkodranėt Bosen dhe e dėrguen nė Shkodėr, kinse me e largue rrezikut, e aty pa marrė mirė frymė, tė marrun ashtu mendsh, e banė me ia falė Venedikut princninė e vet. (8)

Marrė vesh Skėnderbeu rrjedhėn e punve, u idhnue te s've, jo aq per bjerrjen e Dejės sa pėr shpifje se ai kishte pasė gisht nė vrasjen e Lekė Zaharisė. Prandej bashkon menjėherė kėshillin, e merr pėlqimin e tyne, ndau mos me lanė pa pague at dhunė qė po i bahej prej asaj Republike. Po edhe princat shqyptarė, posė Lekė Dukagjinit qė ndejti neutral, Pjetėr Shpanit e Gjergj Dushmanit qė mbajtėn anėn e Venedikut, tjerėt tė gjithė i ēuan fjalė Skėnderbeut se lypej medoemos t'i deklarohej luftė asaj Republike, si per shpifje tė randė qė i kishte ba, si edhe per t'ia rrudhė guximin mos tė mirrte rasė me pėrsėritė ēka kishte ba gjashtė vjetė pėrpara, tuj i rrėmbye zotnimin e Ulqinit, Kont Shtjefnit, nė njė mėnyrė tė pa denjė. (9)

Skėnderbeu atėherė, pa tjetėr i deklaroj luftė Venedikut, e pa mujte me i ba qėndresė tė madhe, t'i vuni pėrpara ushtritė veneto-shqiptare. Venediku atėherė u morr vesh me Turqtė, kėshtuqė plasi lufta edhe nė Dibėr tė Sipėrme. Tuj u gjetė Skėnderbeu i ngatrruem nė dy ballna, la tė bllokueme Dejėn, Shkodrėn, Drishtin e Durrsin, e u nis me nxitim nė Dibėr tė Sipėrme ku Turku kishte nisė ofensivėn. Nė nji kohė tė shkurtėn then Mustafa Pashėn e kthehet dalė me vijue luftėn me Venedik. Venediku atėhere prej friket mos tė bjerri shqimit ato vende, dėrgon delegatėn me u ndreqė me tė mirė me Skėnderbeun, por edhe ky me zi priste me u ēlirue krahėsh e me u ndreqė sa ma parė, pse kishte marrė vesh se Turku kishte thye Maxharrėt nė Kosovė e se ajo ushtri do t'u rraste njesh nė Shqipni. Priti prandaj me nderime tė mėdha ata Delegatė e pa farė vėshtirsijet ranė nė godi e u ndreqėn me kėto kondi ta; Venetia mbante Dejėn, por nė shpėrblim i lshonte Skėnderbeut nji copė vend ma tė madh anės Drinit tė quajtun Buzgjarpni, edhe do t'i paguente 1,400 dukat nė vjetė; aleanca e traktatet e vjetra tregtare pėrsėriteshin. (10) Rafaele Volaterano (11) kėtė shumė e ēon nė njėmijė e pesqind dukat e thotė se do t'ia a jepte Venediku Skenderbeut pėr shkak tė sė drejtės qė kishte pasė.

Punėn e vendit qė iu lshue Skėnderbeut nė shpėrblim tė Dejės e shėnon mjaft qartė Frangu. Ai thotė se zente fill nė breg tė Drinit, buzė Shkodret, e mbaronte nė vendin e quajtun Buzgjarpni, i cili vend ishte shumė ma i dobishėm pėr Skėnderbeun se qyteti e distrikti i Dejės. (12) Senati i Venedikut, thotė Tivarasi, tuj pasė marrė vesh prej delegatve tė vet se sa dobisht u ndreqen me Skenderbeun, votoj njė zanit me shkrue atė e pastarėt e tij nė rend tė bujarve tė Republikės. (13)

Krahinėn e Beratit ia lshoj Skėnderbeut princi i atij vendi, Teodor Koronė Muzaka, nė vjetin 1450. Tivarasi kėshtu e bjen kėtė lėshim. Tuj mos pasė princi i sipėrthanun asnjė tė gjakut tė vet qė tė kishte tagėr trashėgimi, kishte emnue nė testament Skėnderbeun pėr trashėgimtar, si ai qė kishte ma merita mbi princa tjerė shqiptarė, si edhe pėr arsye tė veprės sė kryeme prej tij pėr tė mirėn e Shqipnisė mbarė, kundra anmikut tė pėrbashkėt prandaj tuj u gjetė nė rrezik vdekje, ēoj me e grishė per me i dhanė dorzimin e qytetit: e ai dėrgoj njė ushtri tetėqind vetėshe nėn komandė tė Pal Manzit. (14)

Pasha i Gjinokastrės, i cili kishte urdhėn prej Sulltanit me mposhtė Beratin nė rast tė dekjes sė Teodorit, porsa mori vesh se ushtrija e Skėnderbeut kishte marrė dorzimin e atij qyteti, mbledh njė ushtri tė madhe kalorsie e u drejtue pėr at vend; e me njė turr sa ma tė shpejtė tuj mos u lanė kohė me u lajmrue, mundi nėpėr terr tė natės me kapėrcye muret e qytetit e me pre copė e grimė rojen e re e shumė qytetarė qė nė poterė kishin rrokė armėt, e ashtu me u ba i zoti i Beratit. Pal Manzi qe zanė rob, e mandej lirue pėr pesqind dukata, por Teodori tuj mos pasė aq sa lypshin Turqt per me u fa gopin, e ngritėn prej shtratit tė vdekjes dhe e varėn nė treg tė qytetit.

Me kėtė rast Skėnderbeu e buer pėrgjithmonė at qytet, e provat e shumta tė bame me e shti nė dorė, shkuan huq, pse Turku ia pat mendjen vedit dhe e siguroj me garnizone tė forta atė kėshtjellė tė fortė edhe prej natyret. A mundi me mbajtė pėr vedi Skėnderbeu ndonjė pjesė t'asaj princnije nuk dihet me siguri, por ka shumė gjasė.

Vise me randsi tė princnisė sė Kaninės i pat Skėnderbeu per pajė tė sė shoqes, Donikės. Gjergj Arjanit Komneni tuj martue tė bijėn me Skėnderbeun nė vjetin 1451, i dha pėr pajė mbas zakonit t'asaj kohe, edhe disa vise. Se cilat ishin kėta vise, shkrimtarėt e asaj kohe nuk i pėrmendin, por Biemmi thotė se paja me tė vėrtetė ishte e madhe (15); e Barleti, e denjė pėr atė qė e ipte e pėr atė qė e mirrte (16), por tuj u marrė me mend se do t'i kenė qėnė lshue ndonjė krahinė qė mundte me u ngjitė me princninė e tij, duket se qe krahina e Ēermenikės e ndoshta edhe e Shpatit (17). Mė bahet me thanė kėshtu, pse Valmi deri qė e mposht Turku, pėrmendet prej historjanve t'asaj kohe si i Skėnderbeut, e disa prona ngjat Elbasanit ia kishte pasė lėshue Skėnderbeu Moisi Golemit, tė cilat ia fali Gjergj Stres Balshės, kur i doli tradhtar, e mandej nė vjetin 1445 ia kthej (18).

Nė rasė tė martesės tė sipėrthanun bien nė sy princat Dukagjinit e tė bijtė e Arjanitit. Nė shenj gėzimit pėr atė martesė, princat aleatė e krenėt fqinjė ose erdhėn vetė personalisht, ose dėrguan bajloza (ambasador) me dhanti tė ēmueshme. Nuk morėn pjesė nė kėtė gėzim princat e Pultit t'Eper, Dukagjinėt, tė cilėt qenė ftoh un prap ndaj Skėnderbeut; e tė vllazėnt e nuses, tė cilėt ishin trazue, pse i ati i dha motrės sė tyne njė pajė tepėr tė madhe. Megjithkėta, Gjergj Arjaniti nuk i ra veshit per idhnimin e tė bijve e vijoj gjithė jetėn e vet njė miqsi aq tė pėrzemėrt me Skėnderbeun, sa thotė Barleti(19), se princnitė e tyne nuk kishin kufij tė veēantė ndėrmjet tyne; domethanė se nėnshtetasit e tė dy palve mirrshin e ipshin pa pasė kurrfarė pengimit, si t'ishin tė njė shteti. Pėrndryshe Arjaniti qeveriste shtetin e vet, si princ krejt indigendent, e i dėrgonte Skėnderbeut, nė rast nevojet, ndihmė ushtarake e tė holla, sa i lindte nė zemėr, si princat tjerė aleatė. Kėshtu diftojn historjanėt e asaj kohe e edhe vetė Barleti.

Fan Noli thotė se: “Pas vdekjes s 'Arjanitit, me 1461, si duket, Skėnderbeu ia aneksoj tėrė principatėn dhe i mediatizoj tė bijtė, se nje prej syresh nga inati u bė muhamedan pikrisht pas kėtij moti”. Sidomos, dimė me siguri qė Himarėn e trashėgoj Gjon Kastrioti, i bir i Skėnderbeut, dhe jo tė bijt e Arjanitit”. (20) Por vetėm me kaq, pa citue kurrė njė dokument, kujtoj se nuk provohet gja. Se pse u ba muhamedan njani ndėr djemt e Arjanitit shi mbas vdekjes sė t'et, kanė mujtė me qenė shumė arsye, e ndėr ta mund tė ketė qenė udobisht edhe pakėnaqsi ndėrmjet tė vllazėnve pėr tė ndam tė trashėgimit, si ndodhi ndėr djemt e Pjetėr Shpanit; e shpresa se tuj u ba muhamedan, Sulltani do ta pėrkrahte edhe ma fort se Moisinė e Hamzain, me fitue kunorėn e Shqipnisė. Pėr Gjon Kastriotin II jo vetėm se nuk e dimė me siguri, si thotė Fan Noli, se e trashėgoj Himarėn, por as nuk ka gjasė. Domenico Malipiero n'Annale tė veta, na difton se i biri i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti II, i thirrun prej Shqiptarve kthej prej Italijet nė Shqipni vjetin 1481, mposhti njė pjesė tė mirė tė shtetit atnor me ndihmėn e Himarjotve edhe theu njė ushtri turke kund nja 2,000 vetshe tė dėrgueme kundra tij (21) Kryengritja u pėrhap nė jug e nė veri edhe mezi u shue mbas disa vjetėsh. Tashti a thue vetėm pse Gjon Kastrioti II i thirrun prej Shqiptarve e ndėr kėta edhe Himarjotėt, e pse me ndihmėn e tyne shtini nė dorė nji pjesė tė mirė tė shtetit atnor, do thohet se e trashėgoj ai Himarėn e jo tė bijtė e Arjanitit, tė cilėt ka gjasė se as nuk morėn pjesė n'atė kryengritje? Atėherė ishte nė zjarm mbarė Shqipnija e nuk kishte marrė fund lufta, prandaj Gjon Kastrioti II ishte vetėm njė kryegjeneral luftet e kurrgja tjetėr. Se si do t'u pėrpjestonte Shqipnija, tė shkonte puna mbarė, nuk mundet me u dijtė, vetėm mund tė thuhet, se Gjon Kastrioti II do tė perfitonte shumė prej atij rasti.
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 22:01   #32
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?

Marin Sirdani

Pjesa V

Por as prej ngatrresave e tradhtive qė bien nė sy nė jetėn e Skėnderbeut, nuk vėrtetohet aserta e Gjon Muzakės se ai i rrėmbeu shtetin ndonjė princit shqiptar. Me Skėnderbeun u prishėn disa herė Dukagjinėt, ndonjiherė Shpanėt, e duket se edhe Muzakajt nuk i paten pipat mirė me tė. Dukagjinėt shihet qartas prej mėnyrės qė u ndreqėn secilėn herė, se u keqsuan e i morėn anėn Skėnderbegut pėr pamarrveshje e rivalitet e jo per ēe sht je aneksimesh (1) Muzakajt nuk e diftuen kurrė faqe pakėnaqsinė e vet ndaj Skėnderbeut sa ai qe gjallė: ata morėn pjesė me princa tjerė aleatė ndėr mbledhje e i ēuan ndihma ushtarake e tė holla nė rast nevoje si princat e tjerė.

Per Shpanėt dihet prej Tivarasit, se tuj pasė dekė kah mbarimi i Nandorit, 1454, Pjetėr Shpani, princi i Pultit Poshtėr, u pėshtjellue vendi per shkak tė bijve qė nuk binin nė godi pėr trashėgim, Ipeshkvi i Drishtit, Pjetėr Ejllori, ēoj e grishi Skėnderbeun, qė si kryetar i lidhjes tė vinte me i vu kapak asaj degame. Ky me t'a marrė lajmin, udhetoi me njė pjesė ushtrijet qė kishte nė Dibėr e kaloj nė dhenė e Pultit. Aty, ku me tė mirė e ku me kėrcnim, pėr njė kohė tė shkurtė, me shumė urti e pa i ba dam njeriut tė gjallė, pajtoj e qetsoj atė vend. U pa nevoja veē t'u lidhte ndėr pranga, vllau i vogėl, Mark Shpani, djalosh kryeneē i qitun, i cili nuk u vente kurrsesi nė kryq, e qė kishte qenė shkaku i gjithė atij pėshtjellimit. (2)

Edhe pėr ndėrmjetsinė e Skėnderbeut nė kėtė degam, Fan Noli i pret drutė shkurt e thotė: “i shtroj malsit e Shoshit e tė Shalės, tė cilat mund t'a marrim me mend qe i aneksoj njė herė e mirė". (3) Po t'kishte qenė ky aneksim i njimendėt, arėsyeja e lypė qė t'u pėrpiqte Skėnderbeu a zyrtarėt e tij me banorėt e atij dheut ndonjė herė mbas atij rasti, nė sa shkrimtarėt e asaj kohe nuk e pėrmendin as tėrthorazi. Kėtij aneksimi i kundėrshton edhe lidhja e Dukagjinve dhe Shpanve me Turqtė, kundra Skėnderbeut nė vjetin 1461. Barleti nuk e pėrmend fare kėtė ngatrresė, e Tivarasi e cekė pėr rrshit, pa diftue shkakun e saj. Thotė vetėm se, nė sa Skėnderbeu ishte tuj bashkue njė ushtri pėr tė kalue n'Itali, mbini njė ngatrresė ndėrmjet tė tij e Dukagjinve e Shpanve, e u pezullue atė vjetė e shkuemja pėrtej detit, pse ishte frikė me krisė lufta civile. U ndėrmjetsue Pal Ejllori, Kryeipeshkvi i Durrsit, njeri nė shenj, qė jau kalonte tė gjithė n'urti, dije e virtyte. Ky me durim, urti, zell e gojtari, mbrrijti me avitė zemrat e me shpėtue dhenė prej atij farė rrezikut. (4)

Shkaku i kėsaj ngatrrese del nė shesh prej nji Breves (5) qė Piu II i dėrgonte Kryeipeshkvit tė Durrsit e tė Tivarit, e tė gjithė Sufraganeve tė tyne me datė 10 Fruer 1461. Prej saj kuptohet se Lekė Dukagjini i pėrkrahun prej Shpanve kishte pushtue Dejėn me pabesi tuj mbytė komandantin e saj venedikas, edhe kishte kėrkue ndihmėn e Skėnderbeut kundra Venedikut, por mbasi ky refuzoj, Lekė Dukagjini e Shpanėt lidhėn njė aleancė me Turqtė kundra Venedikut e Skėnderbeut. Papa i sipėrthanun nėpėr atė Breve u bante me dijtė Dukagjinve, Shpanve e antarve tė tyne, qė po qe se mbrenda pesėmbėdhjetė ditėve nuk do tė kėputshin ēdo lidhni me Turk, binin nė mallkim. Kėshtu, ku prej frike t mos t'iu ēojshin peshė nėnshtetėsit, ku prej mėnyrave tė bukura qė dijti me i marrė Pal Ejllori, Dukagjinėt e Shpanėt kėputėn aleancėn me Turk, e kthyen prapė nė lidhjen me princat shqiptarė. (6)

Prej kėsaj ngjarje shihet se Shpanėt ishin me tė vėrtetė princa indipendenta, e Skėnderbeu ndreqet me ta si me Dukagjinėt, pėrndryshe, po t'kishin qenė subjekte tė tij, mirret me mend se ai mbrapshtinė e tyne nuk do t'a lente me kalue aq nė terr.

Pėr tradhtin e Moisiut e tė Hamzait nuk asht nevoja tė shtrojm kuvend, ata banė poshtėrsi prej ambicjonit t'i zanė kambėn Skėnderbeut. Tė dy u banė me Turk dhe e provuan, por u doli puna e shpueme. Edhe Gjergj Stres Balsha i doli i pa besė Skėnderbeut tuj i shitė Turkut fortesėn e Modrizės nė vjetin 1455. Pėr atė mbrapshti qė bani, Skėnderbeu i konfiskoj pronat e ia lėshoj tė vllaut, Gjon Balshes. Ma tepėr i mori tė hollat qė kishte pasė prej Turkut per shitje t'asaj fortesė dhe e gjykoj me njė burg tė pėrjetshėm. Ma vonė, me ndėrmjetsi tė motrės, Jellės, qe lirue prej burgut, por nuk u pranue nė kurrnjė zyre as civile as ushtarake. (7)

Prej ankimeve qė Barleti qet nė gojė tė Hamzait (8) kishte me u marrė vesh se Skėnderbeu ia hoq Gjergj Stresit sundimin e Arbnit, por Tivarasi thotė se i konfiskoj pronat tė cilat ia dha tė vllaut, Gjonit, e se mbasi e liroj prej burgut nuk e pranoj ma nė kurrnjė zyrė. Kishe me thanė se kėto dėshmime nuk kundėrshtohen por plotsohen njana me tjetrėn. Skėnderbeu i hoq Gjergj Stresit tė drejtėn qė i kishte dhanė me qeverisė atė krahinė nėn hijen e tij, sikur ia kishte pasė dhanė edhe i ati, Gjon Kastrioti, t'et tė Gjergjit qyshse ai vend u nxorr prej duarve tė Turkut. Mbas asaj faqe tė zezė qė bani, ia hoq at tagėr si djalė i parė qė ishte e i konfiskoj edhe pronat, tė cilat ia lshoj, si u tha sipėr, tė vllaut, Gjonit, i cili i ndejti besnik dajės deri nė ditėn e mbrame tė jetės sė vet.

Se kėta princa nuk ishin indipendenta, posė ēka u shenjue kur shkruam ma sipėr se si borėn pamvarsinė nė kohėn e Gjon Kastriotit, njė provė se ata ishin vėrtetė subjekte tė Skėnderbeut, asht se kėta nuk pėrmenden as para kėsaj ngjarje nė kurrnjė rast pėr ndonjė ndihmė ushtarake a tė hollash tė ēueme Skėnderbeut, si pėrmendėn princat tjerė indipendenta, e pra kėta morėn pjesė tė thuash ndėr tė gjitha luftat, me dajėn e vet, Skėnderbeun.

Posė krahinave e viseve qė u shenjuen nė kėtė studim, historikisht nuk mund tė provohet se pat Skėnderbeu tė tjera. Prej zhvillimit qė kemi dhanė mbi kėtė ēeshtje, na e merr mendja se ndritė qartas se si Skėnderbeu i shtoj kufijt e princnisė sė Kastriotve, e se sa tė drejtė kishte ai me i zotnue ato vende; prandaj asht njė dhunė qė i bahet Kreshnikut tonė, po iu zunė tė rrėmbyeme vendet qė vullnetarisht ia lshuan tė zotėt, a qė me fuqi t'armve ia mori Turkut. Asht e pathemeltė dhe e gabueme aserta e Fan Nolit, ku thotė se: “Skėnderbeu i merzitur prej princave feudalė tė vegjėl tė cilėt i kishte si gjyle nė kėmbė, nė mos armiq e tradhėto rė, i vuri kazmėn sistemit feudal dhe ata prej princėrve qė mundi i mediatizoj, domethanė ua hoqi tė drejtėn e mbretėrimit dhe i aneksoj principatat e tyre nėn hijen e tij, po u la, nga ana tjetėr, proprietetet personale, tė cilat nuk ua ngau edhe titujt ashtu si i kishin”. (9)

Biografėt e vjetėr tė Skėnderbeut dėshmojnė se ai u mundua mos me randue aleatėt e vet, e i ndejt kėshillit tė tyne. E kur ata i morėn anėn a nuk e ndihmuen mbas besės qė i kishin dhanė kur e zgjodhėn kryetar tė Lidhjes, si ndodhi nė luftėn me Venedik, vjetin 1448; nė rrethimin e Krujes, vjetin 1450; e kur deshti me u shkue nė ndihmė Maxharve vjetin 1444; bani ēka mundi vetė, e pa u mėni pėr zhburrnimin e tyne, vijoj nė marrdhanje me ta si pėrpara. Populli e ushtrija adhuronte mbasi, jo vetėm pse e shihte se sa bukur dijte me i ardhė gjithkujt e me shtypė anmikun, por ma fort pse dinte me zotnue jo vetėm tė tjerėt por edhe vedin (10). Sjellja e tij kundrejt Moisiut, Hamzait e Stresit, qė i dolėn tė pabesė e tradhtarė; Dukagjinve e Shpanve qė u rreken me i ba tė zezen, e diftojnė tė ndalun, tė thyeshėm e zemėrgjanė, e jo si thotė Gjon Muzaka, njeri qė mezi priste me gjetė shkaqe se si me shtypė princat e burrat e Shqipnisė, pėr me naltue vedin, e me shtue rrethin e shtetit tė vet.

__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 22:04   #33
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?

Marin Sirdani

Perfundim

Na ka mbetė tashti tė diftojmė edhe mendimin tonė per ēka i ven faj Skėnderbeut Biemmi. Ai thotė se Kreshniku i jonė: “nuk kishte tė ngimė per lufta, kėshtuqi dukej se kishte ma nė mėni paqen, se vetė Turqit, pa i vu mend popullit tė lodhun e tė mjeruem. Megjithkėta ky nuk la mbas vedit ma pak mallė e dishirė pėr sundim se pėr lumni tė princnis sė vet: perse shfrimi i tij nder lufta kishte pėr qėllim tė shtypunit e anmikut tė pėrbashkėt” (11)

Nė mos u gabosha as nė kėtė pikė nuk i do vu aq faj Kreshnikut tonė. Ai e njihte ma mirė se kushdo tjetėr fuqinė e Turkut, e njihte ma sė mirit edhe gjendjen jo vetėm tė Shqipnisė por tė gjithė botės kristjane. Turku aso kohet kishte vu pėrpara fise e popuj tė panjohun, e shkonte gjithnjė tuj e zgja sundimin e vet n'Azi e Europė. Popujt e krishtenė tė ndamė e shpesh t'anmiqsuem me shoqishojnė nuk do tė muejshin me i ba ballė furisė turke pėr njė kohė tė gjatė. Kėtė mjerim ia ankonte Skėnderbeu Vladislavit, mbretit tė Polonisė, me kėto fjalė: “Po sharrojmė tė gjithė mbasi secili mendon se ka le vetem pėr vedi.” (12)

I vetmi popull qė po shkonte tuj ia ulė kryet krenisė otomane ishte populli shqyptar nėn kryesi tė Skėnderbeut. Njė paqe a njė aleancė me Turk ishte e kotė me u mendue: Skėnderbeu e dinte mirė se Sulltani nuk do t'i rrinte nė besė kur do tė shihte dobinė me e prishė, pse nuk kishte tė ngimė me shfry mėninė e vet kundra krishtenimit e sidomos kundra Shqiptarve qė i kishte si gjalma nėpėr kambė. Paqja me tė gatonte njė luftė shumė ma tė rreptė e ma tė tmerrshme pse i lente liri me u sjellė me gjithė fuqi kundra tyne. Posė kėtyne arsyeve mos me ia pra luften Turkut, ishte edhe frika e demoralizimit tė popullit tuj ndie perherė ngadhni tė reja tė tyne, e pritėsa me i kundėrshtue mbasi tė fillojshin me shijue paqen e qetsinė. Pėr shkak tė paqes qė kishte pasė gėzue Shqipnija e mesme ndėr vjetėt e mbrame tė Gjon Kastriotit, n'e parė hoqi keq Skėnderbeu me pėrtrijė shpirtin luftarak me vu pėr fije atė dhé (13).

Kėto ishin arsyet pėr tė cilat jo veē Skėnderbeu por edhe kėshilli i Lidhjes shqiptare, nuk donte as me ndie per nji pajtim apo aleance me Turkine. Qe se ē'gjegje i jepte Kreshniku yne me pėlqimin e kėshillit, ambasadorit turk vjetin 1463.

“Kėrkesa e juej nuk ka ndryshim prej asaj, qė nė fillimin e mbretnisė sime bahej nėpėr Hajredinin, tu lypė prej mejet ēka nuk kishte hije, ēka nuk hyte nė perde. Gjegja qė i dhashė atėherė tė vlejnė edhe pėr tė tashmen. Ēuditem veē se si Murati merr llasė prej bjerjeve si t'ishin fitime, e ka guximin me na paraqitė kondita si tė kishte punė me njė popull i cili t'ishte me tė ramit nėn zgjedhėn e tij. Kjo rrjedhė a pase nuk e njeh gjendjen tonė, a pse kujton se na nuk kemi mbrrijtė me dijtė se sa keq ai i ka punėt. Prandaj unė due t'i fus nė vesh disa fjalė qė t'ia diftojsh Zotnisė tand, jo qė tė vijnė si gjegje tė projekteve tija tė pakrypė, por pėr t'i ba me kuptue qėllimin qė kemi, po qe se vėrtetė nuk e njeh shpirtin tonė, po qe se nuk emerr me mend se ē' gjak vlon nder dejet tonė tu na pasė pri fati para.

Lufta me ju Turqt, e cila prej popujve tjerė tė krishtenė asht n 'uri si njė ndėshkim, e shplakė e mėnisė hyjnore, prej ne Shqiptarve mbahet pėr hir; pėr nderė te mirsisė qiellore: e me at zellė qė ata lusin tė Bukrin e Qiellve me u largue ju sa ma larg prej viseve tė tyne, na pėr kundra e lusim qė mos tė na pushojė kurrė lufta me ju mbrenda kufinit t'atmes sonė. E mos tė duket ēudi ēka po thom, se Shqipnija nuk ka kalue njė kohė aq tė lume me bashkue tė gjithė shekujt qė ka gėzue paqen, sa vetėm ndėr kėto shtatė vjet lufte.

Ta dish mirė se secili nesh e ka ba flijė jetėn e vet me e kalue tu luftue kundra jush, e me zi qė pret me derdhė deri ma tė mbramen pikė gjakut. Na nuk marrim llasė prej ngadhnimeve as nuk na lshon zemra prej bjerrjeve, lufta asht zyrja e jonė, luften e jo ngadhnimin kemi para sysh. Janė katėr muaj qė gjendet Murati vetė nė Shqipni, tė dajte Zoti e tė na rritė katėr vjet; po edhe qė kurr mos tė vite dita e sė shkuemes sė tij: tė gjith Shqiptarėt prej tė parit e nė tė mbramin kishin me pasė tė keq t'a ndienin se ai e ushtrija e tij po largohet, pse nuk kishin me pasė fatin me ēue nė vend dėshirėn e vet.

Jo vetėm me ba paqė me ju Turqt, por edhe vetėm me e dėshirue pėr ne asht njė delikt: i kundėrshton Zotit, i kundėrshton ndėrgjegjes, i kundėrshton nderės s'atmes, i kundėrshton besės qė kemi dhanė mos me jau nda luftėn pėr sė gjallit. Paqja me ju asht edhe kundra vullnetit tė gjithė princave e popullit tė krishtenė, tė cilėt na mbajnė pėr tė vetmit mbrojtsa t'emnit tė krishtenė, e na quajnė fis i zgjedhun prej Perėndisė pėr me i ulė kryet krenisė otomane. Prandaj ē'idhnim kishte me pėrftue nė ta, po t'ishte se shi nė njė kohė qė ata ēuditen pėr qėndresėn e besėn tonė, tė merrshin vesh se na bajmė me ju nji paqe tė turpshme? Hiqe mendsh pajtimin tonė me ju, e dije se edhe tė na blatojte vetė Murati me u ba tributari ijonė na nuk do tė pranojshim njė paqe me tė. Por as mendimi se sot e mbrapa mundet me nderrue fati i luftės ne nuk na trazon fare. Pėrse kush nuk ka frikė deken, ēka tjetėr mundet me pasė frikė? Zoti mbrojtsi i tė drejtve, e i tė gjithė atyne qė shpresojnė nė tė, na ka ndihmue, e ka me na ndihmue; e me shpresė tė ngultė nė tė pėrfundoj se pėrpara ka me vajtė Turku nė grykė tė varrit, se Shqiptari me u ba tributar." (14)

Jo aq kėto fjalė tė rrepta tė Skėnderbeut, sa gjallnija nė tė shprehun, gėzimi qė diftojte nė fytyrė, nė za e nė gjest, e brohorija mandej nė shenj pėlqimit qė shpėrthej nė kėshillin mbarė, banė qė ambasadori mos t'i jepte ma pėrtej asaj ēeshtje, e pa mujtė me krye gja, pritė e qitė si t'kishte qenė ambasador i njė princit mik, e dhurue me dhanti tė ēmueshme, qe pėrcjellė pėr nderim prej disa oficerave deri nė vend tė sigurtė. (15)

Nuk ishte pra veē Skanderbegu qė nuk donte kurrsesi paqe me Turk, por n'at mendje ishte kėshilli i Lidhjes shqiptare. Edhe dy herė tjera qė Turku deshi me ba paqe me tė, ai nuk e pranoj me vendim tė kėshillit. Vjetin 1445, kėshilli vendos mos me ba paqė me Turk as me kondita tė njėllojta; vjetin 1452, Skenderbeu i gjegji fja1torit tė dėrguem prej Sulltan Mehmetit, se nuk do t'u shpresojte paqe me ta pa lshue pėrpara Sfetigradin e Beratin; e vjetin 1463 u vullnetuen me ba paqe me ta, por mbas pak muajve u penduen dhe e prishėn. Asht e vėrtetė se Skėnderbeu mujti ndonjė herė me kursye ndonjė betejė, por atė e bani pėr mos me kalue raste tė favorshme pėr me ndrydhė anmikun e pėrbashkėt. S'ka dyshim se nė Skėnderbeun asht pėr t'admirue ma fort guximi qė pat me i ndejtė pėr ballė me njė grusht njerėz fuqisė otomane pėr ma se njėzet e katėr vjet se zotsija qė tregoj nė mjeshtrinė e luftės, tuj dalė pėrherė
ngadhnyes mbi anmiqtė e vet, edhe pse me numėr shumė ma tė madh


Perleshje me Turqit

I ēuditun Biemmi prej heroizmit e virtyteve tė Kreshnikut tonė thotė:" Un nuk dij a pėrmendet nė historinė e vjetėr e moderne njė kreshnik, i cili tė ketė pėrmbledhė nė vedi aq ngadhnim, aq cilsi, e nė njė shkallė aq tė naltė ndaj shpirtit e korpit sa Skenderbeu, kaq sa mund tė vihet nė ēeshtje, a ishte ma fort ushtar trim, a kapidan i squet, a por princ i mendshėm”.(16 fund historisė sė vet "E Fan Noli i jep tuj thanė se Skėnderbeu qe; " I shenjtė si Shen- Luizi, diplomat si Talleyrand, trim si Aleksandri i Math" (17)




REFERENCAT

Pjesa I

1. Thal10czu und Jireēek, Zwei Urkunden aus Nordalbanien, Archiv fur Slavische Philo10gie, VI. 21, f. 78 -99, Berlin 1899

2. Idem, ibidem.

3. Historia e Skėnderbeut, Boston, 1921, k. I, f. 70.

4. Vro Zwei Urkunden

5. Laonicus Cha1cocondylas , Corpus Scriptorus Historia e Bizantinae, Bonn, 1843. L. V. f. 249.

6. Georgius Phrantza, Corpus Scriptorum Historiae Bizantinae, L .. f. k. XXXII, f. 92, Bonn, 1838.

7. Vro Zwei Urkunden

8. Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Venet 1504, L. I, f. 2.

9. Historia e Gloriosi Gesti et Vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal Sig. Don Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d'Epirro. Venetia, ed. 1646. k. I. f. 2.

10. Charles Hopf. Croniques Greco - Romanes, f. 274.

11. "Quali suoi figliuoli condotti alla presentia di Amorathbeg, ne fecce segno di allegrezzse; et da lui molto bene consederata 'la qualita, et dispositione di tutti: fermo gli occhi della mente, et del corpo nella grau bellezza, et singolar dispositione, con tutte le belle, et proportionate fatezze di Giorgio, ancora fanciulo d'otto anni. Et cosi fece tra se giudicio, ehe hauendo costui vita, sarebbe riuscito liberatione di non volerlo piu rimandare al padre. Ma trattenerlo nella sua Corte: e percio, 10 fece circoncidere in quella pueritia, et porgli nome Scanderbeg" Dimiter Frangu, k. I. f. 2.

12. Vro Zwei Urkunden

13. Barleti, L. I, f. 4.

14. Vro Zwei Urkunden

15. Barleti, L. I, f. 13.

16. Hopf, Muzaka, f. 295 17. Barleti, L. I, f. 3.

18. Histoire de Georges Castriot, surnoume Scanderbeg, Roy d'Albanie, Paris 1576, L. I, k. I, f. 4.

19. Dimiter Frangu, k. I, f. 2.

20. Corpus Scriptorum Historie Bizantinae, Bonn, 1843, L. VII, f. 350

21. Hopf, Muzaka, f. 274

22. Dimiter Frangu, k. I. f. 7.

23. Idem, k. I, f. 13.

24. Historia Universale del'Nrigine et Imperiv de Turchi, k. II, f. 5.

25. Biemmi, L. I. f. 26.

26. Dimiter Frangu, k.k. I, f. 7.

27. Barleti, L. I, fq. 19-20; Dimiter Frangu, k. II, f. 16: Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander­Begh, Brescia, 1752, L. I, f. 31.



Pjesa II

1. Hopf, 298

2. Idem, 300, 302

3. Per me pa se sa qesharak asht pretenzjoni i Gjon Muzakut mjafton me kundrue viset e krahinat qi i xen tė pricnis sė Myzeqes, tė cilat u a dan kėshtu tė birve me testamend: Princ Theodorit, i len krahinat e Beratit, tė Kaninės, tė Myzeqes e tė Skraparit; Princ Adrianit i len Tomoricen, Qparin, Devol1in e Madh me Korēė e Sovjan; Princ Kostantinit i len Devol1in e Vogėl me Kostur deri nė Nestram (Hop, 293 -94).

4." .... dove essendo stati invitati i Principi, ed i Signori riguardevoli dell Albania, tutti mostraronsi pronti in ororare gli sposi non solo coll' intervento delle persone loro, ma ancora con dei sontuosi regali". Biemmi, L. Il. L 84.

5. Kalisti III nė Rinaldin. Annales Ecc1esiasticae, Anno 1457, Nr. 24" .... vero athleta et propugnator nominis Christiani."

6. Biemmi, L. Il, L 93.

7. Idem, L.Il., L 94 8. Biemmi, L.Il, L94

9. "Nemo enim tantum ignarus rerum qui non 'Summis laudibus ad coelum te extollat, et de tua nobilitate tamquam de vero Athleta et propugnatore nominis christiani non loquatur". Rinaldi, Ann. Ecc1.ann. 1457, nr. 20-21; Duponcet, preface.

10. " .... quae constantiae et operibus pro fide susceptis deberi eognoseimus. " Rinalldi, vol. XIX, f. 56.

l1. " ... eome il solo riparo e sostegno eh'era rimasto al nome Cristiano, e ehe egli solo meritave d'essere posto alla testa de' Croeesegnati " Biemmi, L. V. f. 379.

12. "Furono le qualita dell' animo, et del eorpo di questo Preneipe tan to bene qualitieate, et moderate, ehe quasi non hebbero pari as suo tempo. Fu questo principalmente buonissimo Cristiano, devoto, sobrio, et easto, amieissimo delle viirtu, et nimieissimo de vitij, Fu parimente vigilantissimo, ne mai si trovo ehe stesse in otio, fu osservatore delle leggi Christiane, et mo1to eonservatore de i luoghi pij e di tutti i Cristiani Religiosi, fu sopra modo pieno di earita, verso tutti i Christiani, peroehe edifieo molti monasterij, et luoghi pij di huomini, et di vergini, quelli dotando di buonissime entrare". Frangu, kap. XL, f. 216.

13. Biemmi, L. V. f. 317, 320.

14. "In rebus agendis soeiam eonsiliorum a Seanderbego adhibitam" Barleti, L. VIII, f. 238.

15. Annali di Rausa, f. 86

16. L. V. f. 346



Pjesa III

1. Hopf. f. 299 - 300.

2. Vro ket Perkohshme, v. 1935, n. XI, f. 550.

3. Hopf, f. 298, 301.

4. "Principe d'una parte dell' Albania superiore". L. I, f. 4.

5. "Il Sig. D. Giovani Castriotto fu quel1o, che signoreggio quella parte dell' Albania, la qua1e si chiama ancora al giorno d'oggi Emathia et Vumenestia. K. I, f.1.

6. Laoniku, L. V. f. 248

7. Vro Zwei Urkunden aus Nordalbanien. 33.

8. Biemmi, L. I, f. 30

9. Annali di Rausa, f. 86

10. "Questo Giouanni fu huomo forte, magnanimo, et nell'arte militia mo1to pratico et esercitato. "Frangu k. I, f. 1.

11. " ... uomo forte, prudente, e che certamente degno era d'un tanto Figliuolo". Biemmi L. I, f. 4.

12. Vro Zwei Urkunden

13. Barleti. L.Il, f. 31. - Biemmi, L. I, f. 24.

14. Biemmi, L. I, f. 39



Pjesa IV

1. Biemmi, L. II, f. 86.

2. Kėshtu ndėr fjalė tjera u thojte Moisiu pesėmbėdhetė besnikve tė vet para se me ba at poshtėrsi: "Quest oeeasione, la quale di sieuro mi eolloea sopra il trono dell"Albania, io ho destinato di non lasc1ar1a seappare: e voi altri, se vi piaee di esser a parte di questa mia risoluzione, sarete a1tresi parteeipi del mio innalzamento: eioe diverrete Principi dell" Albania, oeeupando quel grad o di potesta, di do mini o in eui al presente vedete i Dueagini, i Topj, gli Spani, e gli altri Principi, e Signori di questa Provineia. "Biemmi, L. V. f. 325.

3. " ... Et eosi ti dieo, et vogli o eonsentire, ehe tu posseda liberamente 10 stato, ehe per heredita ti aspetta, eon questo patto pero ehe tu mi restituisea quella parte dell' Albania ehe abbiamo aequistata da altri, ehe da tua Padre ... " Kėsaj letre Skanderbegu i pėrgjigjej: "oo.A quell0 ehe mi diei eh'io ti ritorni quella parte in dell'Albania, ehe hai aequistata da altri ehe da mia padre; ti dieo: ehe essendo quella parte ehe tu diei de Christiani, aneora ehe non fusse del Padre mio, essendo io aneora Preneipe Christiano, piu di ragione si eonuiene a me, ehe a te: pereioehe e piu leeito, et ragioneuole ehe un Christiano posseda quello ehe fu di Chris tani (Maneandoei i proprij loro Signori) ehe non tu, il quale sei di eontraria, et diversa fede, e tanto maggiormente a me toeea di ragione, hauendola eon l'arma in mana aequistata giustamente" Frangu, k. VI, f. 33 - 37.

4. Biemmi, L. II, f. 88

5. Biemmi, L. II, f. 89.

6. "oo. Il quale essendo morto eosi senza figliulo, et heredi , perueniua 10 stato a Seanderbeg, dopoi pero la morte della madre del detto Zaeharia, ehiamata Bessa, in virtu di eerti Capitoli gia tra loro stabiliti". E nė manifesten qė shpalli Skanderbegu nė rast tė luftės thojte:" .. .in virtu della Capitolazione fatta tra me, et esso, et suo padre, nei quali si eonteneua ehe morendo esso Leeh "Zaeharia senza heredi, ehe' I detto stato hauesse da sueeeder nella mia persona, et de miei sueeesori". Frangu, k. X, f. 52, 54.

7. Il Conte Urana ehe'era fratello di Bosa tolse l'impegno presso Seanderbegh di persuadere ia sorela ehe faeesse a lui un'intera autentiea eessione di tutta la sua Signoria: ed in fatti avea ridotto l'affare a perfezione, superate le opposizioni deg1i Seutarini ehe adoperavansi a tutto potere in favore de' Veneziani, ensieehe non maneave a1tro senoehe Seanderbegh spedisse la sua gente a prender il posseso di Dagno. BiemIDi, L. II, f. 103.

8. Biemmi, L. II, f. 105.

9. Biemmi, L. II, f. 106. - Mėnyra se si Venediku ia rrėmbeu Ulqinin Kont Shtjefnit asht e pėrshkueme prej Francesco Verdizotti, tom. I, lib. 23, f. 498, in Venezia ann. 1698.



10. S. Romanin, Storia Doeumetata di Venezia, vėll IV, f. 243 - 244. Frangu (k. XI, f. 65) e Anonimi (f. 265) thonė se pak kohė mbassi u muer nė dorzim Skanderbegu ket vend ia kthej bujarisht Republikės. ll. Volaterano, L. VIII, f. 188.

12. ,,, Cioe ehe il Signor Seanderbeg ritornasse alIa Serenissima Signoria tutto quello ehe gli haueua tolto, et all'ineontro lui hebbe una buona parte del distretto di Seuttari, eomineiando dalla ripa del Drin verso Seuttari, infino ad un luogo ehiamato Busgiarpeni, la qual parte inuero era molto piu utile per Scanderbeg che la citta, et il distretto di Dagno". Frangu, k. XI, f. 65.

13. Kėshtu Biemmi, L. II, f. 143, i cili i ep fund kėtij kallximi historik me kėto fjalė:" Questo fu l'esito della guerra che avvenne tra Scanderbegh, et i Veneziani, in cui certamente l'acquistata vittoria di mo1to accrebe la riputazione alIa sua spada dichiarata invincibile non solo contm il turco, ma ancora -contra qualunque altro Potentato"

14. Biemmi, L. III, f. 224 - 225. " Teodora Corona ch'erane Signore non avendo alcuno cui il sangue dasse il diritto di succedere alIa sua Signoria, avea in testamento nominato Scanderbegh suo erede, come quegli che aveane piu merito so pra gli altri Principi Albanesi, ed ancora qualche ragione per cio, che avea operato alIa salute universale dell'Albania contra gli atachi del nemico comune. Quindi essendo vicino a morire mando a chiamarlo per dargli il possesso della Citta: ed egli vi spedi Paolo Manesio con ottocento soldati".

15. Biemmi, L. IV, f. 299.

16. Biemmi, L. VII, f. 196

17. Tuj perqasė Barletin, L. II, f. 34; e L. XIII, f. 304; Hopf. 299; Laonikun, L. V, f. 248; Biemmin, L. I, f. 30, kjo princni pershijte Kaninen, Himaren, Mokinen, Ēermeniken e Shpatin.

18. Biemmi, L. V, f. 347 -348.

19. Barleti L. II, f. 34.

20. Historia e Skėnderbeut; Boston, Shtypėshkronja "Dj elli", k. III, f. 213

21. Vro Pisko, Skanderbeg, f. 160.



Pjesa V dhe Permbajtja

1. Vro Rinaldin, ann. 1452, n. 15; ann. 1460, n. 104; - Biemmin, L.I1, f. 122; L. IV, f. 298 -299; L. VI. f. 394 - 395.

2. Biemmi, L. V, f. 331

3. Fan Noli, v. e ē., kIll, f. 213

4. Biemmi, L. VI, f. 394 -365

5. Rinald, ann. 1460, n. 104

6. Biemmi, L. IV, f. 299



7. I suoi beni furono donati al suo fratello Giovani: Moise riebbe eio ehe la di lui eontumaeia non avea voluto rilaseiare; Seanderbegh appropriossi i danari del tradimento ... e riposto in liberta: trattato pero sempre per un fellone, per un traditore, ed esc1uso da ogni sorta di impiego. Il suo fratelle Giovanni seguito fedelmente, e eostantemente l'armi del zio" Biemmi, L. V, f. 347 -349.

8. Barleti, L. IX, f. 253.

9. Fan Noli, v. e. ē., k. f. 210

10. Biemmi, L: V, f. 344, 346

11. Biemmi, L. VI, fq. 488

12. "Perrimus jam omnes dum quisque si bi se natum existimat" .

13. Biemmi, L. I, f. 41 -42.

14. Biemmi, L. IV, f. 274 -277.

15. Biemmi, L. IV, f. 277

16. Biemmi, L. VI, f. 481

17. Fan Noli, v. e ē .. k IV, f. 286
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 10-03-2006, 23:15   #34
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Nė 600-vjetorin e lindjes sė Heroit Kombėtar

Pėrmendorja e Skėnderbeut nė metropolet kryesore


Astrit Leka

Ne shqiptaret, ndoshta mė tepėr se tė tjerėt, kemi
nevojė tė promovojmė vlerat tona mė tė mira, sidomos nė kushtet aktuale, ku duhet thėnė se imazhi ynė kombėtar, pėr arsye tė ndryshme, disi ka rėnė. Kemi menduar dhe, madje jemi duke e provuar, se njė nga rrugėt qė duhet ndjekur pėr tė pėrmirėsuar nė njėfarė mase imazhin e cenuar ėshtė angazhimi pėr ngritjen e pėrmendoreve pėr njerėzit tanė tė mėdhenj, atdhetarė, dijetarė, klerikė tė shquar etj. Gjatė punės 15-vjeēare nė drejtimin e shoqatės ndėrkombėtare pėr solidaritet dhe zhvillim tė vendeve tė lindjes, “Solidest”, me seli nė Gjenevė, mė ėshtė dashur tė mėsoj shumė dhe tė veproj nė shumė vende tė botės, ku kam dėrguar zėrin e kombit tim dhe kam ndihmuar pėr ngritjen e dinjitetit tė bashkėkombėsve tė mi pranė autoriteteve shtetėrore.
Nė fillim vendosėm bustin e Skėnderbeut nė Gjenevė
Pas pėrgatitjes sė njė projekti pėr ngritjen e bustit tė Skėnderbeut nė Gjenevė, bust bronzi qė e kisha paguar nė vitin 1991 nė Tiranė, mora iniciativėn, duke iu drejtuar pėr kėtė fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa mė nė fund ia arrita qėllimit, duke siguruar miratimin e kėtij projekti pas gjashtė vitesh. Kėshtu, busti i Skėnderbeut u pėrurua nė Gjenevė mė 1 nėntor 1997. Mė tej vijuam me projektet pėr ta ngritur atė edhe nė metropole tė tjera, ku sytė e shqiptarėve e kėrkojnė e krenohen me bustin e Skėnderbeut...
Pėrmendorja e Skėnderbeut nė Londėr
Starti i pėrpjekjeve pėr ta vendosur Skėnderbeun nė Londėr filloi pikėrisht nga njė njohje e hershme me ish-bashkėpunėtorėt e mi britanikė, qė operuan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Bashkėpunimin e dikurshėm me ta nė vitet e luftės partizane u mundova ta vija nė shėrbim tė kėtij misioni tė ri. Ishte njohja qė zė fill qysh para 60 vjetėsh, pikėrisht aty nga fundi i verės sė vitit 1943, ku Enver Hoxha, atėherė komisar i Shtabit tė Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacionalēlirimtare, ish-profesori im nė Liceun Francez tė Korēės mė ngarkoi tė zėvendėsoja Koēo Tashkon pranė misionit anglez tė parashutuar nė vendin tonė, qė drejtohej nga majori Neel, si edhe me njė mision tjetėr qė shoqėrova pėr te Baba Faja Martaneshi dhe Haxhi Lleshi nė Dibėr. Ditėt e mira tė miqėsisė me mysafirėt britanikė tė asaj periudhe tė zjarrtė u pėrpoqa pėr t’i riaktivizuar me aq sa tė mundesha dhe pėr tė thėnė tė vėrtetėn, mė shėrbyen jo pak nė pėrpjekjen pėr tė sensibilizuar opinionet zyrtare e kulturore nė Britani, pėr projektin e njė busti tė Heroit tonė Kombėtar aty. Njė motiv tjetėr pėr t’u mbėshtetur nė kėtė nismė tė rėndėsishme ishte qėndrimi shumė i mirė i kryeministrit, Toni Bler, pėr mbrojtjen e shqiptarėve tė Kosovės. Vendosa t’i shkruaj njė letėr personale dhe shfrytėzova tė gjitha njohjet pėr tė garantuar mbėrritjen e saj nė dorė tė kreut tė Anglisė, aq i dashur pėr shqiptarėt kudo qė janė. Njohja dhe bashkėpunimi ushtarak i dikurshėm me misionarėt britanikė dhe mbrojtja qė u bėmė sidomos atyre nė malet e Shqipėrisė nė kohėn e luftės sė pėrbashkėt, mė dha dorė nė kėtė komunikim tė drejtpėrdrejtė me kryeministrin britanik. Letrėn e kisha pėrgatitur nė kohėn kur pati njė lėkundje tė madhe nga disa shtete evropiane, lidhur me vazhdimin e luftės sė NATO-s nė Kosovė, deri nė mundjen e Jugosllavisė. Nė atė kohė, kaq me rėndėsi pėr fatin e Kosovės, kryeministri Toni Bler, i mbėshtetur nga mbretėresha Elisabet, dha mendimin qė krahas bombardimeve tė fillonte edhe lufta nė terren. Ky vendim i tyre mė preku, prandaj e ndjeva tė nevojshme t’i ēoja edhe njė mesazh falėnderimi dhe mbėshtetje kryeministrit britanik, nė cilėsinė time si veteran i thjeshtė i Luftės II Botėrore, njė vullnetar pėr ēlirimin e Evropės nga bisha nazifashiste. Sigurisht, nė kurajėn pėr tė bėrė kėtė letėr krejt personale mė motivonte fakti se kėshtu vazhdoja luftėn pėr tė drejtat e njeriut nė botė, me gjithė moshėn time tė thyer. U prezantova me emrin tim tė vėrtetė dhe si veteran i Luftės sė Dytė Botėrore e falėnderova atė dhe mbretėreshėn, qė kur Evropa po lėkundej dhe kishte mendime tė ndėrpritej lufta e Kosovės, ata mbajtėn qėndrimin fisnik, duke e ēuar atė deri nė fund. Me atė rast i kėrkova mbėshtetjen e projektit tonė pėr ngritjen e pėrmendores sė Skėnderbeut nė Londėr.ØLetra e 10 qershorit 1999 i ra nė dorė kryeministrit, Toni Bler, sipas premtimit qė mė kishin dhėnė. Ministria e Jashtme e Britanisė sė Madhe mė njoftoi pranimin e dhuratės sime, bustin nė bronz tė Skėnderbeut nga ana e kryeministrit britanik, dhe falėnderimin qė mė bėnte personalisht me kėtė rast. Mė njoftuan ndėrkaq pėr formalitetet qė duheshin bėrė pranė Bashkisė sė Londrės pėr caktimin e vendit tė ngritjes sė bustit tė Skėnderbeut etj. Deri mė sot janė bėrė disa takime nė Londėr nė rang ambasadorėsh, duke filluar nga ish-oficeri britanik, Reginald Hibert, i misioneve angleze tė parashutuara nė Shqipėri, tė cilin e kisha pasur edhe mik nė shtėpinė time nė Gjenevė, me ambasadorė tė tjerė, si edhe me shqiptarė nga bashkėsia e tyre e Londrės, ku krijuam degėn e shoqatės sonė “Solidest”. Shkėmbyem disa letra me Ministrinė e Jashtme britanike si edhe me ambasadėn tonė nė Londėr, e cila ngulte kėmbė pa tė drejtė, qė unė tė kėrkoja ngritjen e statujės me kalė tė Skėnderbeut nė Londėr, kėrkesė kjo qė nuk mė ėshtė dukur kurrė e drejtė, sepse nė ēdo kėrkesė duhej ruajtur masa. Skėnderbeu, ky simbol bashkimi na pėrkiste tė gjithėve.
Mė vonė edhe vetė presidenti Moisiu e vazhdoi interesimin qė tregoi dikur si drejtues i kryesisė sė Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve. Kėsisoj, kur shkoi nė Londėr si president, u azhurnua pėr ecurinė e projektit tė ngritjes sė bustit tė Skėnderbeut nė kryeqytetin britanik. Unė mendoj se rruga pėr ngritjen e njė pėrmendoreje tė Skėnderbeut ėshtė e ēelur tashmė prej disa vitesh. Mjafton tė ndiqet ēėshtja pranė organeve bashkiake qė ai, nga njė ėndėrr e paarritshme, tė bėhet realitet. Realizimi i projektit tė Skėnderbeut nė Londėr po merr kohėn e vet, veēse shqiptarėt, si ata qė jetojnė e punojnė nė Londėr e tė tjerė, e sidomos miqtė tanė britanikė, duhet tė jenė mė tė kėmbėngulshėm pėr ta bėrė projektin e nisur, mundėsisht sa kohė qė tė jetė nė krye tė qeverisė britanike kryeministri Toni Bler, mbėshtetjen e tė cilit e kemi siguruar zyrtarisht. Unė mendoj se vetėm bashkimi i shqiptarėve me miqtė britanikė, prej tė cilėve ėshtė rasti tė falėnderojmė kujtimin e ambasadorit, Reginal Hibert, dhe kryetarit tė Shoqatės sė Juristėve Britaniko-Shqiptar, mund tė bėjė tė mundur vendosjen e Skėnderbeut nė njė park tė Londrės.
Projekti i statujės sė Skėnderbeut nė Paris
Projekti i statujės sė Skėnderbeut nė Paris, i ndėrmarrė nga “Solidest”-i qė nė vitin 1996, ka parasysh variantin e heroit tonė kombėtar mbi kalė. Kemi marrė kontaktet e para me deputetė tė Asamblesė Kombėtare Franceze, prej tė cilėve dallojmė zotin Renaud Muselier, Sekretar Shteti i Punėve tė Jashtme tė Francės, i cili ka qenė gjithė kohėn i lidhur me botėn shqiptare dhe na ka mbėshtetur nė nismėn tonė, duke kontribuar konkretisht pėr realizimin e tij. Fillimisht projektin e kemi adresuar pėr ta miratuar tek kryetari i Bashkisė sė Parisit, ndėrkohė qė jemi mbėshtetur energjikisht nga zoti Skėnder Zogu, i cili e ka pasur dhe vazhdon ta ketė pėr zemėr kėtė projekt. Zoti Muselier, nė njė nga letrat e fundit qė mė ka dėrguar, mė shkruan pėr
takimin qė ka pasur me presidentin Shirak, tė cilit i ka folur konkretisht pėr kėtė dhe ka kėrkuar ndihmėn e tij rreth realizimit tė kėtij projekti. Sot, nė vitin 2006, mund tė themi se realizimi i kėtij projekti tė madh ka pėrparuar shumė dhe duket se po i afrohet fundit. Nė kėtė aspekt kemi kėrkuar edhe angazhimin e qeverisė shqiptare, nėpėrmjet vendosjes sė njė komunikimi me kreun e ekzekutivit shqiptar, Berisha, dhe ministrave pėrkatės, pėr tė shpejtuar konkretizimin e projektit, duke ndihmuar financiarisht pėr derdhjen nė Tiranė tė statujės sė Skėnderbeut, duke plotėsuar tė gjitha kėrkesat e komisionit pėrkatės tė bashkisė dhe nga ana e cilėsisė t’i pėrgjigjet standardit tė Parisit, qytetit tė dritės dhe bukurive tė rralla. Kėshtu, projekti ynė, pėrveē karakterit tė tij ndėrkombėtar qė pati nė nisjen e tij nė vitin 1996, pas 10 vjetėsh mund tė marrė edhe karakter shtetėror. Ne si “Solidest” e falėnderojmė paraprakisht qeverinė e sotme tė Shqipėrisė, e cila me dhurimin eventual tė statujės me kalė tė Skėnderbeut do tė pėrshpejtonte shumė ngritjen e monumentit dhe do tė shkurtonte fazėn e mbledhjes sė fondeve pėr realizimin e veprės artistike. Pak a shumė kėshtu ndodh edhe me pėrpjekjet pėr ngritjen e bustit tė Skėnderbeut nė Strasburg, kryeqyteti i Evropės, qė nga viti 1995, para pranimit tė Shqipėrisė nė Parlamentin Evropian, ku autoritetet zyrtare presim tė na japin OK pėrfundimtar.
Busti i Skėnderbeut nė Spanjė
Pėr kėtė vitet e fundit kemi marrė kontakte direkte me personalitete spanjolle dhe katalane me komunitetin shqiptar nė Barcelonė, Madrid etj., dhe aktualisht jemi duke iniciuar bashkarisht ngritjen e kėsaj vepre, diku, nė njė qytet tė rėndėsishėm tė Spanjės, tė bazuar nė lidhjet historike tė spanjollėve, e sidomos katalanėve me shqiptarėt. Kėtu kemi kujtuar edhe se, nė historinė e Katalonjės pėrmendet Skėnderbeu i lidhur me mbretin Alfons nė vitin 1453. Nė Barcelonė kemi ngritur degėn e shoqatės “Solidest”, e cila ndjek ēėshtjen e realizimit tė projektit nė Barcelonė e nė pamundėsi tė tij, atė tė statujės sė Nėnė Terezės aty.
Statuja e Skėnderbeut nė Melburn tė Australisė
Prej vitesh jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me pėrfaqėsues tė bashkėsisė shqiptare nė qytete tė ndryshme tė Australisė dhe kemi gjetur bashkėpunimin e tyre nė realizimin e ngritjes sė bustit tė Skėnderbeut nė Melburn. Na kanė ndihmuar sidomos pėr kėtė zoti Cezar Jakupi, kryetari i njė shoqate tė rėndėsishme tė Australisė dhe zoti Rauf Soulio, konsull nderi i Shqipėrisė nė Australi. Projekti ka gjetur mbėshtetjen e delegacionit tė veteranėve tė luftės tė Australisė, qė mori pjesė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Federatės Botėrore tė Veteranėve, qė u bė nė Johannesburg nė vitin 2003.
Busti i Skėnderbeut
nė Buenos Aires
Kemi kėrkuar qė edhe nė Buenos Aires tė ketė njė shesh me emrin e Skėnderbeut dhe na ėshtė premtuar nga pala vendase, qė me reciprocitet emėrimin e njė prej rrugėve tė Tiranės “San Martin”, hero i pavarėsisė argjentinase, kjo ēėshtje ėshtė e mbyllur. Tirana ka emėruar tashmė njė nga sheshet e veta nė afėrsi tė Kopshtit Botanik me emrin e heroit tė pavarėsisė sė Argjentinės, “San Martin”, tani “topi” mbetet nė palėn tjetėr.
Statuja e Skėnderbeut me kalė nė Nju Jork
Kemi filluar pėrpjekjet qysh nė vitin 2002 pėr realizimin e projektit tė mėsipėrm nė Bronks tė Nju Jorkut, ku ka shumė shqiptarė, pėr tė cilin tashmė kemi krijuar atje edhe njė komision popullor qė ka pėr mision menaxhimin e realizimit tė kėtij projekti. Ēėshtja ka mbetur e hapur, por jemi optimistė, aq mė tepėr sot, kur kongresi amerikan e ka thėnė fjalėn e vet tė mirė pėr Skėnderbeun.
Statuja e Skėnderbeut nė Kanada
Pas kontakteve me shqiptarė tė Kanadasė, nė Montreal, Otava, Uindsor, kemi dalė nė pėrfundimin se shqiptarėt e Kanadasė e kanė mundėsinė ta ngrenė statujėn e Skėnderbeut nė Toronto, madje tė shoqėruar me kolokiume shkencore serioze. Nė kontaktet qė kam pasur me ambasadėn kanadeze nė Zvicėr, pasi u tregova se Gjergj Kastrioti, Heroi Kombėtar i shqiptarėve ėshtė vlerėsuar nga heroi i Kanadasė, Xhejms Uolf, si njė nga gjeneralėt mė tė zotė nė komandimin e njė ushtrie tė vogėl mbrojtėse, ata pranuan qė Kanadaja do ta vendoste bustin e Skėnderbeun, nėse do tė vinte njė propozim nga bashkėsia shqiptare nė Kanada. Nė kėtė mėnyrė pra, sfida ka mbetur te bashkėsia.
Skėnderbeu nė Madagaskar
Nė dy takime qė kam pasur me Presidentin e Madagaskarit, ai e kuptoi drejt qėllimin e shoqatės sonė pėr t’i bėrė tė njohur popullit malgash figura tė ndritura tė botės shqiptare, si njė shkėmbim kulturor midis popujve, edhe pse tė largėt gjeografikisht
Skėnderbeu nė Berlin
“Solidest”-i, mė 7 prill 1998, nga Gjeneva i ėshtė drejtuar zyrtarisht kryetarit tė Bashkisė sė Berlinit me njė projekt tė rregullt e tė argumentuar shkencėrisht, pėr tė nderuar dhe figurėn e Skėnderbeut dhe sinjalet e deri tanishme janė shumė pozitive.
Busti i Skėnderbeut nė Pragė
Vazhdon puna pėr tė pėrforcuar lidhjet tona me autoritetet ēeke pėr ngritjen e bustit te Skėnderbeut nė pyllin e parkut “Petshin” tė Pragės. Kėtė radhė shpresojmė qė nė mbledhjen e veteranėve tė luftės tė Evropės, qė ėshtė caktuar tė mbahet nė Pragė nė maj tė vitit 2006, veteranėt ēekė, por dhe evropianė do tė na ndihmojnė pranė organeve bashkiake tė Pragės pėr lejen e vendosjes sė bustit tė Skėnderbeut nė vendin e nderuar.
Konkluzion:
Ne i pėrmbahemi bindjes, se tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė kanė pėr detyrė t’i zbulojnė personalitetet e mėdha e tė shquara me origjinė shqiptare, njerėzit qė kanė dhėnė kontributin e tyre tė ēmuar pėr zhvillimin e njerėzimit, pėr t’u bėrė atyre nderimet qė u takojnė, sepse kėshtu nderojmė vendin tonė, i cili ka kaq shumė nevojė, sidomos tani nė rrjedhėn e proceseve integruese, ku ne kemi me se tė prezantohemi pėr nga vlerat dhe identiteti ynė kombėtar.

Panorama
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 25-03-2006, 07:31   #35
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Zbulimi
Kush i dėrgoi nė Vjenė armėt e Skėnderbeut?


Admirina Peēi - Milosao

Prej shekujsh “flenė” dhe “zgjohen” nė muzeun historik tė arteve nė Vjenė. Janė dy
shpatat dhe pėrkrenarja e Skėnderbeut. Njė aureolė misteri mbėshtjell rrugėn e tyre nga heroi, nė kėshtjella dukėsh, deri te ky stacion i fundit nė kryeqytetin austriak.
Ende shumė kuriozė nuk e dinė se si kanė mbėrritur kėto relike tė rralla deri nė Vjenė. Udhėtimi i tyre ėshtė njė odise e gjatė.
Lexojmė njė dėshmi. Nė tė vėrtetė ėshtė njė artikull i gjatė e me plot tė dhėna historike, mbresėlėnės, i shkruar para Luftės sė Dytė Botėrore.
Autori ėshtė Leo Alexander Freundlich, shkrimtar dhe gazetar austriak. Mendohet se e ka shkruar kėtė artikull nė vitin 1937. Atė vit nė muzeun e Vjenės u organizua njė ekspozitė ku reliket e heroit kombėtar shqiptar Skėnderbeut, ishin ekspozuar tė ndara nga njėra tjetra. Freundlich, jo rastėsisht hulumtonte rreth tyre. Me Shqipėrinė kishte lidhje tė forta shpirtėrore. Nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore ai ndodhej nė Shqipėri me forcat austro-hungareze. Prej atėherė vendosi lidhje tė pėrhershme me kėtė vend. Nė vitet e mbretėrimit tė Ahmet Zogut, ishte konsull nderi i Shqipėrisė nė Vjenė. Shumė vite mė pas bėri tė pamundurėn tė mos i shkėpuste marrėdhėniet me kėtė vend. Por pas luftės nė Shqipėri, me vendosjen e sistemit diktatorial, lidhjet e tij me Shqipėrinė u panė tė dyshimta. Nė njė letėr dėrguar Koēi Xoxes, pak kohė para se ky i fundit tė pėrballej me dėnimin e ashpėr nga vetė Enver Hoxha, Leo Alexender Freundlich shkruante se dėshironte tė ishte sėrish konsull nderi i Shqipėrisė nė Vjenė. Pas kėsaj letre, Freundlich u konsiderua si njė spiun. Nuk mund tė ishte konsull nderi i njė vendi si Shqipėria, nė rrethanat e ashpra tė viteve tė diktaturės.
Nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė fondin me numėr 18, ku ruhen shumė dokumente pėr Skėnderbeun, gjejmė kėtė artikull tė gjatė ku dėshmon drejtori i asaj kohe nė muzeun e Vjenės, Dr. August J.Gross. Nė formėn e njė reportazhi ku njė vend tė madh zė dėshmia gojore dhe citimet e dokumenteve historike, artikulli me titull “Objektet e shenjat tė heroit kombėtar shqiptar” ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme. Sjell nė kohė panoramėn reale tė asaj ēka thuhej e konsiderohej pėr kėto relike tė rralla, vlerėn e madhe tė tyre pėr muzeun, dėshminė gojore tė njė personaliteti tė para 70 viteve, vendin ku ruheshin dhe ekspozoheshin e plot detaje kurioze pėr tė shkuarėn e tyre.
Po e botojmė tė plotė kėtė artikull prej 7 faqesh, pasi jemi konsultuar pėr mjaft tė dhėna edhe me historianin e njohur, Kristo Frashėri. Pas botimit tė librit tė tij “Skėnderbeu jeta dhe vepra”, Frashėri na citon njė pasazh tė gjatė ku analizohet ky udhėtim i relikeve tė Skėnderbeut. Nė krah tė artikullit tė Leo Alexander Freundlich, numrin e ardhshėm do tė botojmė edhe kėtė pasazh tė shkruar nga Kristo Frashėri.
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 25-03-2006, 07:51   #36
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Zbulimi Kush i dėrgoi nė Vjenė armėt e Skėnderbeut?

Leo Alexander Freundlich - Milosao

Udhėtimi misterioz zbuluar pėrmes letėrkėmbimeve tė arqidukės sė Tirolit Ferdinandi II, dukės sė Urbinos Mario Sforza dhe dukės Von Arescot nė vitet 1578, 1579 dhe 1588. Na i sjell kėto dėshmi njė mik i Shqipėrisė nė vitet ’30, Leo Alexander Freundlich

Njė artikull i vitit 1937 shkruar nga Leo Alexander Freundlich zbulon detajet e udhėtimit tė relikeve tė shenjta. Dorė mė dorė nėpėr kėshtjella dukėsh. Mbėrritėn nė Vjenė nė vitin 1806. Kush i posedonte? Kush i shiti dhe i bleu? Si pėrfunduan nė muzeun e Vjenės, mė i madhi nė botė nė llojin e tij?
Shfletojmė kėtė dėshmi, marrė nga fondi i Skėnderbeut nė Arkivin e Shtetit.


Sa herė ndodh qė tė hyj nė ndėrtesėn madhėshtore tė muzeut tė arteve historike tė
Vjenės tėrhequr nga njė fuqi magjike e sallave tė mėdha, tė cilat janė mbushur me armė e vegla luftarake historike, futesh nė njė sallė tė skajshme nė katin e parė ku gjenden shumė objekte tė ēmuara, ndėr tė cilat, dy sende qė tė tėrheqin vėmendjen nga veēantėsia: njė elm (pėrkrenare) i bukur punuar me njė mjeshtėri tė sojme dhe rrezaton fuqi tė pashoqe. Objekti tjetėr ėshtė njė shpatė e madhe pėrgatitur pėr dorėn e njė gjigandi. Figurat e kėtyre dy objekteve tė papagueshme pėr kėdo qė i sheh pėr herė tė parė, lėnė nė shpirt njė vragė tė pazhdukshme. Ēdo vizitues e ndjen se ky elm zbukuron e madhėshton vetėm kryet e njė heroi. Ai nuk ka visir si elmet e asaj kohe, pėr luftime tė afėrme. Mbajtėsi i tij nuk dėshironte vetėm ta shihte trimėrisht armikun nė sy, por edhe t’i tregonte atij fytyrėn e vet, duke qenė i sigurt se fytyra e tij heroike, sytė e shkėlqyeshėm, i shkaktonin tmerr armikut tė tij.
Kush mundet ta mbajė kėtė shpatė? Kush ėshtė i zoti dhe i fuqishėm ta vėrtisė kėtė armė kundėr armikut tė tij?
Vetėm njė hero i pajisur me fuqitė e njė gjigandi e me njė krah, qė tė jetė vetė prej ēeliku.
Kėto janė armėt e Skėnderbeut, tė heroit kombėtar shqiptar.
Kėto armė nuk kanė vetėm vlera historike. Kanė njė vlerė shumė mė tė madhe. Tė gjithė katalogėt dhe veprat pėrkatėse, dėshmojnė se armėt e Skėnderbeut botėrisht janė tė parat dhe mė tė rėndėsishmet, sidomos emli, mė i ēmueshmi i gjithė objekteve qė pėrmban muzeu historik i Vjenės.
Drejtori i muzeut mė tha: “Ne posedojmė nė muzeun tonė objekte me vlerė tė lartė dhe njė pjesė e madhe janė objekte artistike. Por pėr ēdo objekt artistik historik gjendet dhe njė i dytė apo i tretė i ngjashėm. Elmi i Skėnderbeut ėshtė njė, ‘Unikum’.”
Prej kohėsh mė shtynte dėshira qė tė hetoja mbi kėto objekte, pėr rrugėn se si kanė ardhur nė posedimin e muzeut artistik-historik tė Vjenės kėto armė tė Skėnderbeut. Pas disa bisedash me rojtarin e objekteve tė ēmueshme dhe me drejtorin e mbledhjeve tė muzeut, Dr. August J.Gross jam pėrpjekur tė hetoj kėtė gjė.
Prej kėtyre tė dyve gjeta njė burrė, i cili kishte po atė ndjenjė pėr objektet e shenjta e tė adhurueshme prej gati gjithė popullit shqiptar. Dhe ai ishte mjaft krenar pėr posedimin e kėtyre armėve.
Megjithėse nuk e kam zakon t’i zbukuroj artikujt me thėniet e botės, sėrish dėshiroj qė kėtu, mė poshtė tė flasė vetė kallėzuesi.
Ēfarė thotė ruajtėsi i
objekteve tė vlefshme
Mbėrrij nė dhomėn e drejtor Dr.Gross, pasi kaloj nėpėr salla tė mėdha ku gjenden armė e pajisje lufte kalorėsish. Ato nė tė vėrtetė formojnė njė muze tė veēantė. Piktura tė vjetra zbukurojnė muret. Buste antike prej mermeri qėndrojnė nėpėr bazamente, e raftet e librave janė mbushur me volume tė vjetra.
Ne folėm mbi armėt e Georg Kastriotit dhe unė pyeta se si kanė ardhur kėto nė posedimin e muzeut tė Vjenės.
Dhe dr. Gross u pėrgjigj:
“Pėr tė marrė vesh si dhe kur u prunė kėto objekte nė muzeun e artit historik tė Vjenės, mė i rėndėsishmi dhe mė famozi nė botė (atij i afrohet vetėm muzeu i Madridit), dėshiroj t’ju rrėfej fillimisht se si ėshtė formuar muzeu i armėve.
Arqiduka e Tirolit, Ferdinandi (1529-1595) i biri i perandorit austriak, Ferdinantit I (1527-1576) ishte i mbarsur me njė kultur humaniste. Nė kohėn kur qeveriste nė Bokemis nė (1544-1566) nė Pragė merrej me arte, mblidhte objekte me vlerė artistike dhe historike. Pas vdekjes sė Ferdinandit I, i biri trashėgoi vendet e Tirolit bashkė me gjysmat e objekteve, qė ruheshin nė kabinetin e armėve perandorake nė Vjenė. Nė vitin 1567 shkoi nė kryeqytetin e Tirolit, Innsbruck, ku mori kėshtjellėn Ambras, tė cilėn e ringriti sipas shijes sė tij. Ajo u kthye nė rezidencė pėr tė. Jetonte i lumtur bashkė me tė shoqen, Filippine Velsei. Aty nisi tė merrej me mbledhjen e objekteve artistike me vlerė qė ngjallnin kureshti.
Kėshilltar i palodhshėm dhe sakrifikues pėr kėto objekte ishte sekretari i tij privat, Jacob Schrenekh von Notsing, i cili vinte nga fis aristokrat nga Bovaria. Objektet qė ai mblidhte me mė shumė pasion, veshjet e hekurta luftarake dhe armėt e princave tė famshėm, tė heronjve dhe tė prijėsve tė ushtrive, tė cilėt i ruante nė kėshtjellėn e tij Ambras, nė njė sallė tė ndėrtuar apostafat pėr kėto sende tė ēmuara dhe i quante “shoqėria e tij e ndershme”.
Ky punim e mundim mbledhjeje nė vitin 1570 duhet tė jetė bėrė nė kėtė mėnyrė:
Arqiduka me ndihmėn e sekretarit privat Sohrenokli i shkroi nga njė letėr ēdo heroi, kalorėsi, trashėgimtarėve tė tyre, qė ti dėrgonin arqidukės veshjet luftarake, armė, pajisje lufte, piktura e biografi, sepse arqiduka donte t’i ekspozonte nė sallėn e tij si kujtim tė pėrhershėm, qė t’i bėnte kėta heronj tė pavdekshėm.
Arqiduka kishte njė shtab agjentėsh, tė cilėt i dėrgonte nė vende tė huaja dhe hynte nė korrespodencė tė pandėrprerė me ta, qė tė merrej vesh pėr ēėshtjen e ēmimit tė objekteve. Nė kėtė mėnyrė, arqiduka arriti tė grumbullojė shpejt njė numėr tė madh pajisjesh lufte dhe armė heroike nė kėshtjellėn Amras.
Nė njė moment kjo kėshtjellė ishte mbushur plot me armė e objekte historike me vlera tė mėdha. Pa humbur kohė nė vitin 1583, 1593, 1596 sekretari privat i arqidukės Sohrenokli filloi tė pėrpilojė njė inventar, tė cilin e shkroi nė tabela bakri, vepėr qė doli nė dritė mė 1601 e titulluar “Armamentarium heroioum” (Dhoma e armėve tė heronjve), e cila pėrmbante emrat e princėrve dhe tė heronjve.
Nė faqen paralele tė saj, gjendej fotografia e princit ku ishte shkruar edhe biografia pėrkatėse nė gjuhėn latine. Mė 1602, kjo vepėr botohet edhe nė gjuhėn gjermane. Ėshtė i libri i parė qė pėrmbante fotografitė e heronjve dhe listėn e armėve. Inventari qė pėrmbante kjo vepėr i dha mundėsi historisė sė armėve moderne pėr tė konstatuar zotėruesit dhe historinė e tyre.
Pas vdekjes sė arqidukės, djemtė e tij, Karl dhe Andres von Burgau trashėguan kėshtjellėn Ambras bashkė me objektet e ēmuara. Pas vdekjes sė vėllait tė tij, Karl Von Burgau nė vitin 1605, Aleksandri ia shiti kėshtjellėn Ambras bashkė me gjithė sendet historike mbretit tė asaj kohe, Rodolfit II tė Austrisė.
Deri nė vitin 1806, armėt u lanė nė kėshtjellėn Ambras dhe nė kėtė vit u ēuan nė Vjenė. Ndėrsa mė 1814, u dėrguan dhe mė pas u ekspozuan nė kėshtjellėn Belvedere nė Vjenė.
Nė vitin 1888, u ekspozuan nė ndėrtesėn e re qė u ndėrtua apostafat pėr muze dhe pjesė e saj u bėnė edhe sendet e tjera historike tė familjes mbretėrore tė Austrisė.
Pas pėrshkrimit tė historisė sė mbledhjes sė sendeve tė vlefshme tė Arqidukės Ferdinand Von Tiroli dhe inventarit tė tyre tė Vjenės dėshiroj tė pėrshkruaj rrugėn se si janė sjellė elmi (pėrkrenarja) dhe shpatat e Gjergj Kastriotit qė mė tej u quajt Skėnder Bej, dhe kur kanė rėnė ato nė dorė tė arqidukės sė Tirolit, Ferdinandit II.
Pėr herė tė parė kėto objekte janė pėrmendur nė vitin 1578. Me 15 tetor tė kėtij viti Mario Sforza, duka i Urbinos i shkruan njė letėr arqidukės Ferdinand, ku i thotė se do t’i dėrgojė atij, armėt e Skėnderbeut, dhe tė vėllait tė tij.
Ky ėshtė njė fakt qė dėshmon se mes arqidukės dhe Mario Sforza-s janė kėmbyer shumė letra. Mė 15 maj 1579 arqiduka i Tirolit Ferdinandi i shkruan dukės sė Urbinos Mario Sforza, dhe e falenderon pėr armėt e Skėnderbeut dhe pėr tė tjerat qė do t’i binin nė dorė.
Ndėrsa pėr herė tė dytė kėto armė pėrmenden nė njė letėr tė dukės Von Arescot e shkruar me 25 korrik 1588 ku flitet pėr armėt e tjera tė Skėnderbeut.
Nė invetarin e vitit 1585 kėto objekte nuk ishin tė shėnuara ende. Ndėrsa nė inventarin e vitit 1593 shėnohet:
“Nė fletėn 69 dy shpata dhe elmi i Gjergj Skėnderbeut”.
Prej kėtyre shkresave dhe inventarit mund tė konstatohet lehtė se elmi dhe dy shpatat e Skėnderbeut kanė rėnė nė dorė tė arqidukės Ferdinand midis vitit 1588- 1593 nėpėrmjet dukės Mario Sforza tė Urbinos dhe tė dukės Arescot.
Ekzaktėsisht nė inventarin e vitit 1596 faqe 321 janė pėrmendur dhe shėnuar elmi nr. 71 (127) dhe dy shpatat nr.92 (145) dhe 345 (550). Aty shėnohet: “George Skanderbeg: njė elm i bardhė me rrafshe tė arta sipėr njė kokė dhie e artė me dy brinjė, dhe dy shpata, njėra me njė dorezė prej lėkure, e cila nga pesha e rėndė dhe prej shenjave tė gjakut qė duken ende, ngjan mė e madhėrishme, ndėrsa tjetra ėshtė me njė dorezė kadife ku ėshtė shėnuar emri i Skėnderbeut.
Nė inventarin e pikturave tė sekretarit privat Schrewnchk tė titulluar “Armamentarium heroicum” tė vitit 1601, ne shohim nė tabllonė 16 Skėnderbeun me elmin nr.71 (127) dhe me shpatėn nr.345 (550) ku shkruhet:
Nė njė kornizė me ornamente tė shumta rrinė nė kėmbė Skėnderbeu i veshur me njė pallto tė gjatė me astar lėkure e mbėrthyer nė gjoks me shirita, me kokėn dhe mjekrėn e gjatė kthyer nga krahu i majtė, ku i duket profili.
Nė krahun e djathtė ai mban lart shpatėn e zhveshur nr. 345 (550) dhe poshtė nė tokė afėr kėmbės sė majtė qėndron elmi nr. 71 (127). Nė kokė mban njė beretė. Objektet qė janė pikturuar nė fotografi i ngjajnė shumė atyre nė origjinal qė ndodhen nė muzeun e artit historik tė Vjenės. Shihet qartė qė kėto dy objekte njiheshin qė nė vitin 1601 si sendet e Skėnderbeut....
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 27-03-2006, 03:32   #37
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Vendlindja e Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe mbeshtetėsit Dibranė

Agim Boba


Pėrpara se tė flasim mbi rolin dhe mbėshtetjen qė i dha populli i trevave tė Dibrės Kryetrimit Skėnderbe, e shoh tė nevojshme tė ndalem sė pari mbi origjinėn e Kastriotėve.
Tendenca pėr ti paraqitur kastriotėt me origjinė jo shqiptare, pati qė nė shekullin e Skenderbeut nga boshnjaku Johan Toni Marknoni, icili hodhi tezėn se Skenderbeu ishte me origjinė boshnjake.
Mė pas, nė fillim tė shėkullit 18-tė , u gjet njė akt i njė sundimtari serb tė Vlorės, hartuar nė vitin 1368, tė cilin e ka nėnshkruar si kėshilltar i Kaninės njėfarė Branilo Kastrioti.[1] Disa historian Evropian ndėr tė cilėt: J. Marnoviē, J.ph Fallmerayer, C Hopf, J. E Pisko etj, u pėrpoqėn edhe kėtė herė pėr t’ia rrėmbyer kombit Shqiptar, udhėheqėsin legjendar mė tė madh tė kohės, ashtu siē bėnė me Lekėn e Madh dhe Pirron, duke fantazuar se gjoja ky Branilo, duhet tė ketė qenė gjyshi i Skėnderbeut. Mėnyra se si ato u pėrpoqėn ta argumentonin ishte mendimi se emri Branilo ishte emėr serb, prandaj edhe Katriotėt deshėn t’i paraqesin si serb ashtu siē bėnė me Millosh Kopilin nė betejėn e Fush- Dardanise (pra Fush-Kosovės).
Ndėrsa nė vitin 1870 historiani grek Margaritis Dimitzas hodhi tezėn se Kastriotėt qenkan me origjinė Greke[2] me qė sipas tij mbiemri Kastrioti (vjen nga greqishtja chastriotis ) qė do tė thotė banor i kėshtjelės. Por tė dyja kėto teza nuk e patėn jetėn e gjatė meqė nuk u gjet ndonjė shenjė qė Branilo ka qenė gjyshi i Skenderbeut, ndėrsa, pėrsa i pėrket tezės sė Margaritis, Mendoj se fjala Kastriot vjen nga fjala kast + prapashtesėn i’ot.
Pra kast, nė shqipen e vjetėr ( do tė thotė qėllim) kėtė fjalė ne e hasim edhe sot nė zona tė ndryshme tė vendit,si p.sh. kast- mirė, kast-keq, kast- lig, kasti- im, ose pėr rastin konkret kast + iot dhe nga bashkimi ėshtė futur “r” nė mes i-sė dhe t-sė duke u shqiptuar Kastriot.
Megjithatė duhet theksuar se nė lidhje me tezat greko-sllave mbi pėrkatėsinė etnike tė Kastriotėve, ėshtė pėr tu pėrshendetur kontributi i pa diskutushėm qė dha Fan Noli dhe Athanas Gegaj duke sjellur dėshmi tė dorės sė parė, pohimin e vet se Skėnderbeu ishte shqiptar, pasardhės i Epiriotėve tė lashtė.
Pasi u zgjidh ēėshtja e origjinės etnike tė Kastriotėve, filloi diskutimi mbi origjinėn e tyre krahinore. Nė lidhje me kėtė tezė pati mjaft sorollatje boshe, dhe rruga qė u zgjodh qe e gabuar, sepse shumica e historianėve rendėn pas degėsh dhe jo pas rrėnjėsh. Tė ēudit fakti se si disa historianė shqiptarė, sė bashku me Iinstitutin e Historisė u referohen tezave tė disa historianėve tė huaj pėr tė gjetur vendlindjen e Kastriotėve nė Shqipri. Kėshtu ato u sorollatėn lart e poshtė duke i marrė me radhė rrethet e Veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizenit pa nxjerrė gjė nė dritė.

Meqenėse u krijua ky boshllėk secila krahinė nga kėto qė pėrmendėm, e ndjente veten krenare ta nxirrte origjinėn e Kastriotėve nga gjiri i saj.
Albanologu i njohur J. Von Han gjatė udhėtimt tė tij nėpėr Shqipėri (nga mezi i shek.18) degjoi nė lidhje me vendin ku kishte lindur Skėnderbeu tri fshatra tė ndryshme[3], nė Kastrat tė Mbishkodrės, nė Stelush tė Matit, dhe nė Ikballė tė Pukės.
Amin Boue thotė se kish dėgjuar se Skėnderbeu kish lindur nė fshatin Kastrit tė Mirditės. Por kėto ishin thjeshtė gojdhėna, ku secila nga kėto zona udhėhiqej nga dėshira pėr ta pasur Skėnderbeun tė vetin.
Nė lidhje me pretendimin pėr origjinėn e tij nga Mati, kemi tė bėjmė me pėrkthimin e gabuar tė Marin Barletit nga latinishtja e fjalės Aemathia, e cila ėshtė emėrtim i lashtė i Maqedonisė, ndėrsa historianėt mesjetar quanin Maqedoni edhe Shqipėrinė e Mesme, jo nė kuptimin Emati pra (ngaMati).
Mė vonė nga njė njoftim i botuar nė fillim tė shekullit 17-tė nga Boshnjaku Euseb Fermenxhin thuhet: se Kastriotėt ishin nga fshati Kastriot nė provincėn az tė Epirit. Kėtu ėshtė fjala pėr emėrtimin has nga ku disa historjan shqiptarė me nė krye Prof. Aleks Budėn filluan ta kėrkojnė origjinėn e Kastriotėve nė Has tė Prizenit.
Njė tjetėr njoftim i ngjashėm me tė vjen nga Petro Lukari nė Analet e Rraguzės, ku pėrveē saj shton se fshati Kastrat ndodhet pranė lumit Drin. Kėtu duket qartė se Lukari dhe Fermenxhin pėrserisin njėri-tjerin, por Lukari ėshtė mė afėr sė vertetės sepse pranė drinit ndodhet Kastrioti. Ndersa kėto emertime janė preznt edhe sot nė zonėn e Qidhnės. Buzė Lumit Drin nė kufi me fshatin Sinė ndodhet fshati Arr-as (As i thatė quhej nė kohėn e Skenderbeut pjesa Fushore e Qidhnės ku ndodhet fshati kastriot).
Pra tezat e hedhura se Skėnderbeu ishte nga fshatrat Kastrat i Mbishkodrės, Kastrat i Hasit dhe Kastrit tė Mirditės nuk mund tė pranohet sepse nga fshati Kastrat nuk mund tė dalė emri i banorit Kastriot, por siē thamė mė lart kėto emėrtime vijnė nga fjala kast plus prapashtesėn sipas rastit.
Ndėrsa pėr variantin nga Ikballa e Pukės nuk kemi ndonjė tė dhėnė tjetėr pėrveē rastit qė pėrmend J.Von Han ku ndonjė banor i Ikballės mund tė ketė shprehur dėshirėn e tij.
Kėto teza qė pėrmendėm mė lart, pėr mendimin tim, nuk paraqisin ndonjė provė , prandaj ngelen nė kuadrin e gojdhanave, meqė edhe autorėt e tyre janė tė huaj.
Ndėrsa nga dėshmitė e shqiptarėve, mė e hershmja ėshtė dėshmia e bashkėkohėsit tė Skėnderbeut, fisnikut Gjon Muzaka i cili pas vdekjes sė Skėnderbeut mėrgoi nė Napoli, dhe me 1510, shkroi nje testament pėr fėmijtė e tijė, ku ndėr tė tjera, pėrmendet edhe njė e dhėnė me rėndėsi pėr gjyshin e Skėnderbeut. Ai thotė se gjyshi i zotit Skėnderbe quhej zoti Pal Kastrioti, dhe ky nuk kishte nė pėrdorim mė tepėr se dy fshatra tė quajtura Sina dhe Gardhi i poshtėm nė Dibrėn e Poshtme. Tė dyja kėto fshatra ekzistonin nė shekullin e Skėnderbeut. Kjo vertetohet nga defteri musafal i vitit 1467, ku tė dy fshatrat janė tė shėnuar ashtu siē shkruan Gjon Muzaka.
Nė mbeshtetje tė sajė njė njoftm tjetėr na vjen nga humanisti italian Refael Voleterrano, ku nė veprėn e tij me titull “Komentatorėt”qė u botua nė fillim tė shekullit 16-tė, ai nuk e quan Gjonin tė atin e Skėnderbeut me mbiemrin Kastrioti, por Gjon Dibrani.



Ndėrsa pėr vazhdimsinė e fisit Kastrioti nė kėtė zonė nė ndihmė na vjen edhe njė dokument tjetėr i kuvendit ndėrkrahinor, qė u mbajt nė Dukagjin tė Matit nė vitin 1602. Kėtu ka nėnshkruar si pėrfaqsues i Qidhnės Jozef Kastrioti. Kjo provon se nė harkun
kohor mbi 200 vjet nga Pal Kastrioti e deri ke Kostandini, Qidhna vazhdon tė ketė nė gjirin e sajė fisnikėt e Kastriotit.
Kėtyre tė dhėnave u shtohet edhė njė argument tjetėr, ėshtė fjala pėr njė vendim tė senatit tė Shėn Markut, me tė cilin u jepet Gjergj Kastriotit dhe vėllait tė tijė Stanishi Kastriotit, qytetaria e Venedikut, me 20 shkurt 1445. Vendimi i cilėson tė dy vėllezėrit zotėr tė Dibrės dhe tė Matit nga qė Kruja nė kohėn e Skėnderbeut, siē shkruan Barleti bėnte pjesė nė krahinėn e Matit. Nė kėtė vendim shohim se vėllezėrit Kastrioti mė parė ishin zotėr tė Dibrės dhe pasi shtinė nė dorė Krujėn, u bėnė zotėr edhe tė Matit.
Nė mbėshtetje tė kėtyre tė dhėnave qė pėrmendėm mė sipėr, pėr vendlindjen dhe vendbanimin e Kastriotėve nė trevėn e Dibrės sė poshtme, flet qartė toponomastika
historike nė krahinat e Muhurrit dhe Qidhėn. Nė lidhje me kėtė, njė njohės i mirė i toponimeve dhe traditave tė kėsaj zone Hazis Ndreu Sqaron se: nė krahinėn e Murrit,
toponimet nisin me dy Mazrekat: Mazreka e poshtme dhe Mazreka e Epėrme ku sot gjenden shenja muresh, kisha e Shėnmėrisė, toponimet Palpus pusi i Palit (ėshtė fjala pėr P. Kastriotin ). Dy mazrekat dhe toponimet qė u pėrmendėn nė anėn veriore janė
gjeografikisht tė gėrshetuara me; Gardhin e Poshtėm dhe Gardhin e Epėrm, Sinėn e Poshtme dhe Sinėn e Epėr tė Qidhnės.
Kjo e dhėnė na bėn tė mendojmė se kastriotėt erdhėn nga Murri me mbiemrin Mazreku.
Nė ndihmė tė kėtyre toponimeve na vihet edhe njė dokument i gjonit tė Aragonės ku pėrmendet Kostandin Mazreku Kastrioti... i njė gjaku me Gjergj Mazrek Kastriotin Skenderbeun. Krahas kėsaj, sipas traditės popullore tė kėsaj zone, nuk pėrjashtohet mundėsia qė dikush nga vėllezėrit Kastrioti tė jetė quajtur Mazrek dhe sipas traditės Janė pėrdorur emri i babės dhe emri i fisit. Kėtė traditė e hasim nė fillim tė shekullit 20-tė nga njė pinjoll tjetėr i kėsaj zone Gjenerali me shajak Elez Isuf Ndreu, i cili njihet me emrin Elez Isufi (pra Isuf quhej i ati).
Ndėrsa pėr toponimet, nė zonėn e Qidhnės kemi; kepi iSkėnderbeut , Kroi i Ton Zotit (kėshtu e thirrte populli Skėnderbeun) Kalaja e Skėnderbeut e cila u ndėrtua nga Skėnderbeu, Gurra eSkėnderbeut, qė gjendet ne qafė tė Kalasė, katėr kishat e Sinės dhe tė Gardhit etj. Ndėrsa pėrsa i pėrket fshatit Kastriot nuk ėshtė shėnuar nė asnjė defter Turk, shkaku dihet, ishte vendlindja e Skėnderbeut.
Por nė traditėn gojore tė popullit toponimet pėr Gjon Kastriotin vijnė deri nė ditėt tona. Fshati Kastriot ėshtė 8 km nė veri tė qytetit tė Peshkopisė. Toponimet nisin me Pėrroin e Kastriotit, Kalaja e Gjonit , Kulla e Gjonit ose Kodra e gėshtenjės, Zabeli iGjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjoni tė cilin e mbajnė mend me ujė dhe Guri i Luftės etj. Toponim i fshatit Kastriot flet qarė pėr autentitetin e fisit tė kastriotėve si Dibanė, duke i marrė nė lidhje tė pa shkėputura qė nga Mazrekėt, Sinat dhe Gardhi i poshtėm. Kėtė e pėrforcon edhe afėrsia gjeografike ndėrmjet tyre.
Pėrsa i pėrket vendlindjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbe, H.Ndreu shkruan[4]: janė dhjetėra tregimtarė (nga Dibra e Epėr deri nė Lurė) qė thonė se vendlindja e Skenderbeut ėshtė Kastrioti. Kėto toponime dhe dėshmi, si ajo e Gjon Mezakės dhe e dėshmive tė tjera, janė mė se tė mjaftueshme pėr tė vertetuar origjinėn dibrane tė Kastriotėve.
Krahas tyre unė desha tė shtoj edhe disa prova tė tjera si:

1-Ardhja e Skenderbeut nga Nishi direkt nė Dibėr[5]dhe jo nė Has apo nė ndonjė krahinė tjetėr, qė mund tė shkurtonte mjaft kohė pėr tė marrė Krujėn, tregon se kėtė detyrė madhore ai nuk mund ta kryente pa ndihmėn e gjakut tė vet.

2- Pritja madhėshtore qė i bėnė Skenderbeut vėllezėrit dibranė, dhe gadishmėria qė ato treguan pėr tu vėnė nėn komandėn e tij.

3-Dergimi i komisionit nga Kruja pėr nė Dibėr me nė krye Hamzan, pėr tu dhėnė dibranėve lajmin e marrjes sė Kujės.

4-Ndėrtimi i kalasė sė fshehtė nga Skenderbeut nė zonėn e Qidhnės.[6]

5-Shėrbimi i Raposhit (i vėllai i Skenderbeut) si murg deri sa vdiq nė Manastirin e Qidhnės.(Noli f 25)

6-Mbajtja nga Skenderbeu krahas kėshillit tė shtetit edhe njė kshillė tjetėr siē e quan Barleti, kėshilli i shokėve tė tijė dibranė...(f.477)

7-Gjatė pėrgatitjes pėr betejė kundėr galėve nė Itali Barleti thekson: Skenderbeu rrugėt qė ngelėn tė hapura i plotėsoi me dibranėt e vet.(f.574)

8-Veēimi qė u bėn Barleti viseve tė Qidhnės duke e quajtur viset e Skenderbeut. (f.695)

9-Shifrat shumė tė ulėta tė popullsisė nė mjaft vendbanime tė Dibrės sipas defterit turk i vitit 1467, ku pjesa dermuse e vendbanimeve nuk kanė mė shumė se 10 shtėpi, ndėrsa janė fare tė pakta ato qė kanė mbi 20 shtėpi, kjo tregon se Dibra kishte kishte shėrbyer si baza kryesore e furnizimit me ushtarė.

10-Ēfryerja e inatit nga Sulltan Mehmetit nga qė nuk arriti ta marrė dot Krujėn, (Noli f.103) ku me 1 gusht 1466, u nis pėr tu hakmarr drejt Qidhnės. Pasi shtiu nė dorė kalanė theri pa mėshirė 8,000 burra, afro 20.000 gra, pleq, dhe fėmi qė ishin mbledhur nė fushat rreth e rrotull, dhe i ngopur me gjak u kthye nė Stamboll. Kjo dėshmon mė sė miri se Skenderbeu ishte nga kjo zonė sepse rruga pėr nė stamboll nuk kalonte nga Qidhna por ai e lakoi me qėllim hakmarrje kundėr tė afėrmėve dhe gjakut tė Skenderbeut.




Krahas kėtyre dhjetė pikave e shoh tė nevojshme tė shkėpus edhe disa rrjeshta nga fjalimi i Skenderbeut para princave tė beslidhjes pas masakrės sė Qidhnės. ( sipas Barletit.f.631) Ku ndėr tė tjera Thekson: ky, ( S.Mehmeti II) duke u larguar qė kėndej
si ndonjė i xhindosur e krejt pa shpresė pėr shkak tė pikėllimit e hidhrimit, pas sulmit qė bėri para pak kohe me tėrė ushtrinė e vet kundėr meje dhe qė si doli ashtu siē e priste, vrau dhe zhduku me hekur 8.000 burra nga tė mitė, pa zėnė nė gojė gratė dhe fėmijtė...
Kėto po tė ishin gjallė dhe ti kisha unė tani, me siguri qė nuk do tė ishte aspak nevoja tė lypja ndihmėn e tjetėrkujt.
Siē shohim nga kėto rrjeshta qė shkėputėm nga fjalimi i Skenderbeut para princave tė beslidhjes kemi dy tė dhėna me interes:
sė pari ai i quan tė vetėt popullin e Qidhnės, sė dyti ai na vėrteton se Dibra ishte baza kryesore e furnizimit tė ushteisė me ushtarė.
Duke parė tė gjitha kėto dėshmi e prova, duke shpresuar se ka edhe tė dhėna tė tjera qė janė lėnė nė harresė, me tė drejtė ēdo njėri mund tė pyesė!.. Pėrse ėshtė lėnė pa u deklaruar deri sot vendlindja e Heroit tonė Kombėtar?.. Mos vallė historianėt tanė nuk ditėn?..
Unė do tė thoja me plot bindje se ato e kanė ditur shumė mirė, por kanė dashur ta fshehin tė vėrtetėn. Historianėt tanė pėr 50 vjet kanė pasur nė plan tė parė ideologjinė pa lėnė pas dore edhe krahinizmat. Dhe kur historia udhėhiqet nga ideologjia, aty nuk mund tė pretendohet pėr histori kombėtare, por pėr njė histori partiake tė tipit bolshevik. Kėshtu nė pamundėsi pėr ta tjetėrsuar siē bėnė me Ilaz Pash Dibrėn (Kryetarin e Lidhjes Shqiptare tė Prizenit) u pėrpoqėn ta lėnė pa origjinė.
Krahas sajė ato patėn edhe njė hall tjetėr “ tė madh” sepse pikėrisht po nga kjo zonė ishin ato qė i dhanė plumbin e parė komunizmit, oficerrat madhor Halil Alia e Selim Kaloshi, Po nga aty ishte edhe fisniku Gjeneral Dali Ndreu dhe pėr ato ishte e vėshtirė tė deklaronin se nga kjo zonė ishte edhe Babai i kombit shqiptar.
Prof. Kristo Frashėri nė shkrimin: “Nga cili vend i Shqipėrisė ishin Kastriotėt”, nė mes tė tjerash thekson: “Me dy nėntor 1985, nė fshatin Sinė tė rrethit tė Dibrės u pėrurua muzeu i Kastriotėve, njė muze lokal me pėrmasa modeste, por me njė pėrmbajtje tė madhe historike. Ai i kushtohet familjes sė shquar tė Kastriotėve dhe vendlindjes sė Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Dimė se Skenderbeu lindi nė vjeshtėn e tretė, pra nėntor tė vitit 1405, por akoma nuk kemi ndonjė tė dhėnė pėr datėn, nuk pėrjashtohet mundėsia qė Skenderbeu tė ketė kombinuar ditėlindjen e tijė me ditėn ė ngritjes sė flamurit pra 28 nėtori, por kėtu ka vend pėr holumtime sidomos nė arshivat osmane.
Pėrveē toponimeve mbi origjinėn e Kastriotėve, nė Dibėr kemi edhe njė grup tjetėr toponimesh qė flasin pėr luftratat, kalatė dhe vendqendrimet e Skenderbeut. Kėto i hasim nė Bulqizė, Grykėn e Madhe, Gollobordė, Rekė, Koxhaxhik, Katėr Grykėt, Muhurr, Qidhėn e deri nė Lurė etj. Nėpėrmjet kėtyre toponomeve populli i trevave tė Dibrės i ruan tė gjalla betejat legjendare qė zhvilloi pėr 24 vje rresht nė luftė kundėr turqve.
Nga 26-tė beteja qė Skenderbeu bėri kundėr turqėve, 17 prej tyre u zhvilluan nė trevat e Dibėrės ku nuk lihet pa pėrmendur roli parėsorė qė luajti populli i kėtyre trevave nė mbėshtetje kryetrimit Skėnderbe. Lavdia nuk mungoi si nga Barleti ashtu edhe nga kundėrshtarėt.


Ja si konfirmohet nė dokumentin e njė kndėrshtari i cili thotė: Nė qoftė se ai (Skenderbeu) Fillimisht ia doli tė heqė qafe pashain e Krujės, duke i treguar njė ferman tė rremė, marrė me forcė sekretarit tė sulltanit, nė tė vėrtetė ai nė sajė tė Dibrės konsolidoi pushtetin e vet pėr tu bėrė ballė gjatė 24 vjetėve ushtrive tona. Midis tijė dhe gjeneralėve tonė, pėrfundimi varej gjithmonė nga sundimi nė dy Dibrat. Atje ėshtė zemra e Shqipėrisė.
Skendrbeu i futi nė dorė kėshtjellat e Petrelės, Petralbės, Tornaēi, Stellushit dhe pas pak kohe atė tė Sfetigradit, brenda njė muaji, me njė shpejtėsi prej furtune qė pėrfshin ē’do gjė pėrpara, dhe priste me padurim rastin tė ndeshej me armikun. Rasti pėr tė provuar ushtrinė e re nėn udhėheqjen e Kryetrimit nuk vonoi.
Sulltan Murati II dergoi nė Qeshor tė vitit1444, nėn komandėn e Ali Pashė njė ushtri prej 25.000, vetash, nga tė cilėt 15,000 ishin kalorės dhe 10,000 kėmbėsorė. Ushtritė u rreshtuan pėrballė njėra- tjetrės nė Fushė tė Dibrės. Skendėrbeu e ndau ushtrinė nė tri pjesė, Nė krahun e djathtė la tė vepronte kapedanin e tijė, Moisiun e Dibrės.
Nė lidhje me rregullimet qė bėri Moisiu me luftėtarėt dibranė, Barleti shkruan[7]...daē vere kalorės, daē kėmbėsorė nė vijė tė parėapo tė dytė ēdo gjė e ke siguruar me ta. Ata si lajthiti kurrė fati, s’u shpėton kurrė fitorja nga duart...” Ushtria shqiptare korri fitoren e parė madhėshtore mbi ushtrinė turke.
Nė vitet 1445-46 Sulltani dergoi dy ushtri tjera kundėr Sqipėrisė, por qė tė dyja pėsuan fatin e tė parės.
Nė korrik tė vitit 1448, njė ushtri e madhe osmane me nė krye Sulltan Muratin e II-tė rrethoi Sfetigradin. Moisi Golemi i kishte marrė tė gjitha masat e furnizimit me luftėtar e ushqime. Ja se si e pėrshkruan Barleti kėtė rast “...e gjithė roja e qytetit pėrbėhej nga ushtarė dibranė, tė cilėt Moisiu i kishte zgjedhur pėr kėtė punė, si njerėz mė luftarėk tė Epirit nga gjithė popullsitė e tjeratė mbretėrisė....”Ajo krahinė ka dy Dibra...Dibra e poshtme eshtė e rrethuar me fusha pjellore, qė prodhon ēdo gjė. Arbėr dhe Epiriot banojnė nė atė vend, popuj shumė trima nė luftė, me armėt e tė cilėve nė radhė tė parė e shpėtoi dhe e rriti Kastrioti mbretėrinė dhe i doli mbanė ēdo pune tė rėndė e shumė tė vėshtirė, duke i pasur kėshtu si ndonjė Kolofon. [8]Qėkendejė ai pati gjatė gjithė kohės burra tė shquar e fort tė gatshėm tė cilėt i shėrbyen ēeshtjes epirote jo mė pak si kapedanė se sa si ushtarė’.
Ndersa historiani turk Kemal Peshazade shkruan: “Nė atė vend ndodhej njė kėshtjellė e fortė qė ishte e njohur me emrin Koxhaxhik. Ajo ishte e mbushur plot me tė rinjė trima nga vendi i Juvan-ilisė, tė cilėt ishin si Luanė qė tė shqyeni .Nga pikėpamja e fortėsisė, Qielli asajė nuk ia kishte parė shoqen”.
Keshtu rrethimi i Sfetigradit zgjati dy muaj rrjesht dhe pa sukses. Mė nė fund turqit gjetėn kanalin qė ēonte ujė nė kala, dhe me ndėrprerjen e ujit, Kalaja ra nė duart e Osmanve sipas kushteve qė u vendosėn.
Luftėtarėt dibranė nėn udhėheqjen e Moisiut luftuan me vetmohim tė lartė duke siguruar gjithmonė fitore. Sulltani duke parė se ishte e pa mundur qė ta mposhte me luftė Skenderbeun filloi provat me anė tė dredhisė.



Nuk kaloi shumė kohė dhe Moisiut i premtohen ndere tė mėdha nga ana e Tiranit. Pas humbjes sė Skenderbeut nė Berat, Moisiu kaloi nė anėn e turqėve.[9] Kjo e deshproi shumė Skenderbeun, i cili sapo e dėgjoi vajti nė Dibėr, por atje gjeti besnikrinė e pa tundėshmė tė popullit tė dibranė. Ato nėn udhėheqjen e vėllezėrve Berisha ishin organizuar mė sė miri tė gatshėm pėr luftė. Kjo besnikėri u duk qartė kur nė shkurt tė vitit 1456, kur M.
Golemi nė krye tė njė ushtrie osmane vjen nė Dibėr. Luftėtarėt dibranė dhanė prova duke luftuar mė njė tėrbim tė paparė kundėr ushtrisė turke dhe e shkatėruan krejtsisht. Mė pas Moisiu u kthye deke i rėnė nė gjunjė Skenderbeut (sipas zakonit) me brezin e lidhur nė
qafė. Ai e fali duke ia kthyer tė gjitha privilegjet. Moisiu luftoi me besnikėri deri sa u zu rob nė betejėn e Vaj-kalit Bulqizė sė bashku me gjeneralėt e tjerė.
Meqė jemi te betejat, kėtu ka vend pėr tė diskutuar pėr vendzhvilimin e tyre, sepse ka edhe paqartėsira.
Barleti e len tė pa pėrcaktuar vendin e saktė se ku u zhvilluan mjaft beteja e sidomos betejat e zhvilluara nė dy Dibrat. Ai mjaftohet duke thėnė se kjo ose ajo betejė u zhvillua nė Dibrėn e Siperme apo tė Poshtme. Njė fenomen i tillė shfaqet qė nė betejėn e parė, ku ai shkruan se ajo u zhvillua nė Dibrėn e Poshtme, 80 mijė hapa larg Krujės nė njė kodrine tė mbuluar me ferra ose, mė drejt, pranė njė pylli plot me drunj shumė tė dendur[10]. Ndersa Biemi na thotė se kjo betejė u zhvillua nė fushėn e Terviollit nė Dibėr tė Sipėrme.
Fusha e Tervjollit e kish marrė kėtė emėr ngaqė ka shmė vollė[11] pėr rreth sepse populli e thirr edhe me njė emėr tjetėr; Fusha e Kalasė. Siē duket emrin Fusha T’ Vollt ėshtė emer i dytė, qė e mori pasi u shkatrua nga sllavėt nė shekullin e 7-tė qyteti Vali[12] dhe nė gėrmadha e tijė mbinė shumė vollė tė cilat bėjnė fruta mjaft tė shishme.
Ndėrsa populli i Bulqizės e kujton kėtė betejė nėpėrmjet vargjeve tė kėngės:
“Prej Terviollė n’Qafė Petralba,
Gjith Terviolla n’gjak asht la,
Me xhenaze mbush kala,
Njė pllamė tokė pa t’vdek nuk ka”[13]
Siē shohim nga vargu i parė “prej Terviolle n’Qafė Petralba” petralba ėshtė Guri i Bardhė dhe Plani i Bardhė nė Mat, ndėrsa nė atė kohė pėr hirė tė qytetit ėshtė quajtur e gjith zona Petralba, ndėrsa qafė petralba ėshtė Qafa e Bullit e cila ndan Matin me Bulqizėn. Nga kėto vargje qė na vijnė nėpėrmjet popullit tė bulqizės meqė Petralba dhe Bulqiza janė zona kufitare provojnė se beteja e parė u bė nė kėtė vend.
Sipa kėtyre tė dhėnave nė bazė tė njė studimi tė kryer nga mėsuesi i popullit Selim Alliu nė pėrkujtim tė kėsajė beteje ėshtė ngritur njė pėrmendore nė Bulqizė, nė vendin e quajtur Ura e Qytetit.
Barleti na tregon vetėm pėr dy beteja tė zhvilluara nė zonėn e Bulqizės, por toponimet dhe gojdhėnat qė qarkullojnė nė popul dhe pozicioni gjeografik flasin pėr mė shumė beteja tė zhvilluara nė kėtė zonė, tė cilat kėrkojnė njė vėmendje mė tė madhe dhe njė


studim mė shkencor, sepse ky vend ishte si urė kalimi pėr tė shkuar mė shpejt nė Krujė, si nga Ohri, ashtu edhe nga dy Dibrat.
Barleti e fillon me betejėn e Vajkalit[14]. Nė lindje tė Vajkalit, nė kufi me me fshatin Dragu gjenden Gurėt e Skenderbeut. Mė kujtohet se kur isha i vogėl dhe po kaloja aty me xhaxhain tim Arif Boba dhe me kureshtjen e njė fėmije e pyeta: “Xhaxha, kėto gurė Skenderbeu i ka nxjerrė nga toka?.. Jo mė tha ai... dhe duke mė tin e malit qė bien thikė mbi rrugė. Ato janė rrėzuar prej andej pėr t’i hedhur kundėr turqėve.
asi kalon Fushė-Bulqizėn nė veri- lindje tė Fushės sė Tėrvjollit tek Ura e Qytetit, ngrihet thikė njė mal gėlqeror i cili quhet Mali i Temlės, dhe pikėrisht nė majė te kėtij mali, qė bie thikė mbi urė, ndodhet njė kala natyrore qė populli e thirr Kalaja e Skenderbeut.
Sipas tregimit nga tė vjetėrit thuhet se Skenderbeu u zuri pusi turqėve, por u diktua prej tyre dhe e rrethuan duke menduar se do t’i mbarohet ushqimi, dhe do tė dorzohet. Por Skenderbeu mblodhi grurin qė kishin nė torba ushtarėt ia dha ta haje njė pele tė bardhė, dhe pasi e ngopi mirė e rrėzoi nga maja e malit qė bie thikė mbi rrugė, kur i plasi stomaku kafshės turqit panė vetėm grurė dhe nga habia pyetėn njeri-tjetrin ēfar ėshtė kjo, pelė apo dhi, dhe nga ky rast fshati qė ndodhet aty mori emrin Peladhi.
Pėr sa i pėrket emrit Vajkal, njė njohės i mirė i historikut tė kėtijė fshati, Mustafa Mira, tregonte se: Nė luftė e sipėr me turqit kali i Skenderbeut u godit pėr vdekje dhe
nga qė i erdhi shume keq pėr fatin e kalit, Skenderbeu thirri: vaj kali. Nga ky moment vendi mori emrin Vajkal.
Barleti (f.608) nė lidhje me kėtė rast, ndėr tė tjera shkruan:’’... ndėrsa po luftonte,(ėshtė fjala pėr Skenderbeun) pra, Kėshtu ndėrmjet armiqėve mė tė dendur, kali i tijė i shpuar pėr vdekje nga barbarėt, u pėrplas mbi trungun e njė druri tė vjetėr dhe ra pėrdhe. Ai, gjithashtu , u pėrplas... ‘’
Siē shohim ngarja tregohet pothuajse e njėjtė si nga gojdhėna qė na vjen nėpėrmjet zotit Mira ashtu edhe nga Barleti, por kėtu kemi njė lajthitje tė Barletit pėr vendndodhjen. Kėtė ngjarje tė njėjtė na e pėrshkruan edhe njė bashkohės tjetėr i Skenderbeut, humanisti
ishquar Dhimitėr Frangu, por edhe ky i fundit nuk e emėrton vendin. Pra kėtu del qartė se deri nė kėtė betejė ky vend nuk quhej Vajkal, dhe populli pas vrasjes sė kalit tė Kryetrimit e pagėzoi kėtė vend me emrin Vajkal. Me sa duket Barleti dhe Frangu nuk e patėn kėtė deshmi. Kjo vjen se ato shkruajtėn pas disa dekadash dhe si rrjedhim ka dhe mospėrputhje, siē ndodh edhe me data dhe vendngjarje tė ndryshme, tė pa ndriēuara mirė.
Por kėtu, siē duket ēorientimi i Barletit vjen edhe nga nga njė fshat tjetėr qė ndodhet 8 kilometėr nė lindje tė Vajkalit, nė brinjė te Fushės sė Tėrviollit, me emrin Valikardhė.
Ky fshat e mori kėtė emėr pasi u dogj nga sllavėt gjatė dyndjes sė tyre, i qytetit Vali.
Pas shkatėrrimit tė qytetit banorėt e tij u shpėrndanė dhe krijuan vendbanime tė reja si: Valikardhė, nga Vali-ka-ardh si banorė tė ardhur nga Vali, Dushaj, Koēaj, Qyraj, Vali- i Martaneshit nga Vali-mat-an-nesh, tė ardhur nga ana tjetėr prandaj u quajt Martanesh etj. Me kėto emra ato janė edhe sot, ndėrsa fshati Dragu ka qenė i banuar mė pėrpara.
Megjithėatė duhet pranuar se vepra e Barletit ka edhe paqartėsira qė mund tė korrigjohen vetėm duke marrė librin e Barletit nė dorė, dhe duke i shkelur vend pėr vend trojet pėr rė cilat ai flet, kuptohet duke bėrė edhe krahasime me bashkohėsit e tijė qė kanė shkruajtur pa lėnė mėnjėanė edhe gojdhėnat popullore, vetėm kėshtu mund tė hidhet dritė mbi qoshet e pa ndriēuara mirė.
Duke u nisur nga kėto paqartėsira, disa historian tė huaj kaluan nė ekstrem gjatė vlerėsimit tė veprės sė Barletit. Mua mė duket absurde tė quhet vepra e Barleti “njė roman” siē shkruan Karl Hopi, (Hopf) apo “e pa vlerė” siē janė shprehur disa historian kritik, si Spondani, Yhiboni, Jorgo etj
Kjo ka ardhur pėr arsyea se kėto historian nuk i kanė njohur aftėsitė luftarake tė popullit shqiptar dhe terrenin ku u zhvilluan betejat, sepse ato e kanė studiuar Barletin nga studiot e tyre pa e marrė mundimin tė shkelin vendngjarjet.
Pėr kėtė mė bind fakti se nga mėnyra se si e pėrshshkrua Barleti terrenin nė njė betejė kunder Ballaban Pash Bedrės nė Vajkal-Bulqizė, (11.618-19) meqenėse unė e njoh pėllėmbė pėr pėllėmbė kėtė vend, ai ma sjell para syve atė terren edhe tani qė ndodhem nė njė kontinent tjetėr.
Krahas do paqartėsiravet tė vogla qė ekzistojnė, unė do tė thoja se edhe kėshtu siē e kemi Barleti mbetet babai i historiografisė Skenderbegiane, sepse po tė mos ishte Barleti, Skenderbeu do tė ishte i panjohur nga bota, dhe vetėm njė mit pėr shqiptarėt.
Si rezultat i kėsaj vepre, sot Skenderbeu njihet si njė ndėr gjeneralėt mė madhorė qė ka njohur bota, si burrė shteti refomator, si mbrojtės i vetėm i qytetėrimit evropian dhe i krishtėrimit nga dy sulltanėt mė tė egėr tė kohės, Muratit e Mehmetit tė II-tė.
Francezi Robert d’ Angely nė “Enigma” shkruan: “Aleksandri i Madh, Skenderbeu, Bonoparti-Kapedanė shqiptarė qė imituan njri-tjetrin. Vertetė ashtu siē e fitoi betejėn
Aleksandri kundėr Darit tė Persisė duke e sulmuar personalisht Darin, tė njėjtėn gjė bėnte edhe Skenderbeu kundėr pashallarėve. Skenderbeu thoshte se; po u pre koka trupi bie vetė. Duke qenė se ky strateg i madh kishte njė strategji luftarake tė parritshme, ajo
studiohet sot nė Akademinė ushtarake amerikane mė tė njohur nė botė “West Point” si lėndė e veēantė, “Arti ushtarak i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”.
Si burrė shteti Refomator ėshtė i pari princ evrupian qė i hapi luftė feudalizmit. Ndryshimet qė ai bėri nė Shqipėri u bėnė pas tre shekujsh nė Francė dhe shumė mė vonė nė Gjermani.
Nė pėrfundim, nė rast se Evropa dhe kristianizmi, duhet t’i jetė sado pak mirėnjohės popullit shqiptar pėr mbrojtėsin e pamposhtur qė i dha, Shqipėria duhet t’ia dijė pėr nder Dibrės dhe Dibra Kastriotit.
Prandaj meqė akoma nuk kemi rėnė ndakort pėr origjinėn dhe vendlindjen e Skenderbeut, i propozoj kėtijė Simpoziumi dhe nėpėrmjet tijė Istitutit tė Historisė, Akademivė sė Shkencave nė Tiranė dhe Prishtinė, tė shėnohet me germa tė arta se Gjergj Kastrioti Skenderbe u lind nė Nėntor tė vitit 1405 nė Kastriot tė Dibrės, ndersa nė Kastriot tė ndertohet njė muze moderrn, krahas atijė modest tė Sinės nė nderim tė vendlindjes sė Heroit tonė Kombėtar, themeluesit tė shtetit tė parė, dhe Babait tė kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Nga: studiuesi Agim Boba

anėtari i Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave
New York, me 19 shkurt 2006.
E-mail AGIMBOBA@Aol.com
Tel.(917) 863-0233
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 29-03-2006, 19:22   #38
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Vjene Mjeshtri qė kopjoi pėrkrenaren e Skėnderbeut

Kristo Frashėri - Milosao

Njoftimet pėr armėt e Skėnderbeut i kemi nga dy rrugė-nga burime tė shkruara dhe nga vetė armėt qė kanė arritur nė ditėt tona.
Nė burimet e shkruara flitet vetėm pėr shpatat. Dh. Frėngu thotė se shpata e Skėnderbeut ishte njė pallė e harkuar (una scimitarza storta) me tehe shumė tė hollė dhe me damaskinė me shumė hijeshi, e cila pėr cilindo dukej e rėndė, kurse pėr tė ishte e lehtė. Dikur mbante dy shpata, tė cilat i vendoste nė njė mill. Pastaj ai shton se njėherė pruri nga Italia njė mjeshtėr tė shkėlqyer, i cili i bėri tri palla shumė tė mira. Njėrėn prej tyre, e cila mund tė priste hekurin ia dėrgoi dhuratė sulltanit. Dimė mė nė fund se nė pritjen zyrtare qė Papa Pali II i bėri Skėnderbeut nė natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466, ai i dhuroi Heroi (siē do ta shohim nė Kreun XXVI) njė shpatė dhe njė kėsulė (una spada ed un capello).
Pėrkundrazi nga pajimet personale qė kanė arritur nė ditėt tona, ne kemi katėr objekte- dy shpata, njė pėrkrenare dhe njė libėr uratash. Pėrkrenarja dhe dy shpatat tani ndodhen nė Muzeun e Historisė sė Artit nė Vjenė, kurse Libri i Uratave, i cili, sikurse u tha, ia dhuroi Heroit familja Di Capua e Napolit ndodhet nė fondet e Shtėpisė Botuese “Shelley House” nė Ēelsi (Chelsea), Londėr. Pėr Librin e Uratave nuk kemi ē’tė themi mė tepėr nga sa u trajtua nė Kreun XII kushtuar flamurit tė Skėnderbeut.
Histori e errėt
Pėrkrenarja dhe shpatat kanė fillimisht njė histori tė errėt. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, ato i morėn me vete, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur mėrguan nė Itali. Se kush i pati pas vdekjes sė tyre nuk dihet. Ato shfaqen nė burimet dokumentare nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVI. Nė vitin 1590, pėrkrenarja dhe dy shpatat nuk ndodheshin nė njė dorė tė vetme. Pėrkrenaren dhe njėrėn shpatė e kishte nė zotėrim konti Wolfang i Stunbenbengut. Shpata tjetėr ndodhej nė Muzeun e Armėve (siē del nga inventari i hartuar mė 30 tetor 1590) tė arkidukės Karl i Stirisė, biri i perandorit tė Gjermanisė nė Gratz (Austri). Ai qė i bashkoi ato ishte biri tjetėr i perandorit gjerman (vėllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit, me porosinė e tė cilit, kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), i shtiu ato nė dorė (me blerje). Me to ai pasuroi Muzeun qė Ferdinandi ngriti nė Ambras pranė Tirolit nė Austri, tė cilin e mbushi me veshje luftarake, mjete lufte, sende artistike dhe piktura tė ndryshme tė perandorėve, mbretėrve, princėve, kontėve dhe figurave tė shquara tė shekullit XV-XVI. Nė inventarin e hartuar nė vitin 1595 pėrkrenarja dhe dy shpatat e Heroit renditen ndėr objektet e Muzeut tė Ambrasit...
Fotot e Bashkėngjitura
 
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 29-03-2006, 19:39   #39
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Kater reliket e rralla tė Skėnderbeut

Kristo Frashėri - Milosao

Teza e hedhur nga Faik Konica

Njoftimet pėr armėt e Skėnderbeut i kemi nga dy rrugė-nga burime tė shkruara dhe nga vetė armėt qė kanė arritur nė ditėt tona.
Nė burimet e shkruara flitet vetėm pėr shpatat. Dh. Frėngu thotė se shpata e Skėnderbeut ishte njė pallė e harkuar (una scimitarza storta) me tehe shumė tė hollė dhe me damaskinė me shumė hijeshi, e cila pėr cilindo dukej e rėndė, kurse pėr tė ishte e lehtė. Dikur mbante dy shpata, tė cilat i vendoste nė njė mill. Pastaj ai shton se njėherė pruri nga Italia njė mjeshtėr tė shkėlqyer, i cili i bėri tri palla shumė tė mira. Njėrėn prej tyre, e cila mund tė priste hekurin ia dėrgoi dhuratė sulltanit. Dimė mė nė fund se nė pritjen zyrtare qė Papa Pali II i bėri Skėnderbeut nė natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466, ai i dhuroi Heroi (siē do ta shohim nė Kreun XXVI) njė shpatė dhe njė kėsulė (una spada ed un capello).
Pėrkundrazi nga pajimet personale qė kanė arritur nė ditėt tona, ne kemi katėr objekte- dy shpata, njė pėrkrenare dhe njė libėr uratash. Pėrkrenarja dhe dy shpatat tani ndodhen nė Muzeun e Historisė sė Artit nė Vjenė, kurse Libri i Uratave, i cili, sikurse u tha, ia dhuroi Heroit familja Di Capua e Napolit ndodhet nė fondet e Shtėpisė Botuese “Shelley House” nė Ēelsi (Chelsea), Londėr. Pėr Librin e Uratave nuk kemi ē’tė themi mė tepėr nga sa u trajtua nė Kreun XII kushtuar flamurit tė Skėnderbeut.
Histori e errėt
Pėrkrenarja dhe shpatat kanė fillimisht njė histori tė errėt. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, ato i morėn me vete, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur mėrguan nė Itali. Se kush i pati pas vdekjes sė tyre nuk dihet. Ato shfaqen nė burimet dokumentare nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVI. Nė vitin 1590, pėrkrenarja dhe dy shpatat nuk ndodheshin nė njė dorė tė vetme. Pėrkrenaren dhe njėrėn shpatė e kishte nė zotėrim konti Wolfang i Stunbenbengut. Shpata tjetėr ndodhej nė Muzeun e Armėve (siē del nga inventari i hartuar mė 30 tetor 1590) tė arkidukės Karl i Stirisė, biri i perandorit tė Gjermanisė nė Gratz (Austri). Ai qė i bashkoi ato ishte biri tjetėr i perandorit gjerman (vėllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit, me porosinė e tė cilit, kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), i shtiu ato nė dorė (me blerje). Me to ai pasuroi Muzeun qė Ferdinandi ngriti nė Ambras pranė Tirolit nė Austri, tė cilin e mbushi me veshje luftarake, mjete lufte, sende artistike dhe piktura tė ndryshme tė perandorėve, mbretėrve, princėve, kontėve dhe figurave tė shquara tė shekullit XV-XVI. Nė inventarin e hartuar nė vitin 1595 pėrkrenarja dhe dy shpatat e Heroit renditen ndėr objektet e Muzeut tė Ambrasit njė shekull e ca mė vonė, nė vitin 1806, ato u transferuan nė Muzeun Perandorak tė Vjenės, por pėrsėri tė veēuara. Pėrkrenarja dhe shpata me trup tė drejtė u vendosėn nė sallėn e quajtur tė Maksimilianit (salla XXV, nr.71 dhe 92), kurse shpata tjetėr me trup tė harkuar (palla), nė sallėn e quajtur tė Karlit V (salla XXVII, nr.345). Ato u veēuan ngase drejtuesit e Muzeut tė Vjenės, nuk ishin plotėsisht tė bindur se palla, e shkėputur nga pėrkrenarja, i takonte me tė vėrtetė Skėnderbeut. Por, pas Luftės sė Dytė Botėrore, dyshimet u davaritėn. Si rrjedhim, nė pragun e 500 vjetorit tė vdekjes sė Heroit, ato u bashkuan nė tė njėjtėn sallė, madje nė tė njėjtėn vitrinė, tė po atij institucioni qė tani quhet “Muzeu i Historisė sė Artit” (Kunsthistorisches Museum, Wien).
Pėrshkrimi i pėrkrenares
Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė punuar nė metal tė bardhė, pajisur me njė rrip (ruban) tė larė nė ar. Nė majė tė saj ėshtė vendosur njė kokė dhije me brirė, punuan nė bronx tė larė gjithashtu nė ar. Nė pjesėn e poshtme tė saj, ka rreth e rrotull njė rrip bakri me njė mbishkrim prej gjashtė rrokjesh, tė ndarė midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, qė do tė thotė: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae “Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit tė beton ty Skėnderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me kėto gjashtė monograme duket se ėshtė vėnė mė vonė nė pėrkrenare nga pasardhėsit e Heroit, tė cilėt kanė menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vlerėn, kurse, siē u tha, ai nuk ka mbajtur asnjė nga kėto tituj, por vetėm “zot i Shqipėrisė” (Dominus Albaniae).
Elementi kryesor qė tė bie nė sy nė pėrkrenare ėshtė koka e dhisė qė qėndron nė majė tė saj. Se ēfarė ajo simbolizon mbi pėrkrenaren e Skėnderbeut, ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me saktėsi. Mund tė shpjegohet me kultin e dhisė sė egėr, simbolin e zanave shqiptare, tė cilat jetojnė, sipas legjendės, edhe sot nė bjeshkėt e larta, pėrfshirė edhe nė atė tė Gjelagjoshit, mali qė qėndron mbi krye tė Qidhnės sė Dibrės. Ka shenja qė tregojnė se kulti i dhisė sė egėr ėshtė shumė i lashtė. Shkrimtari romak i shek I-II tė erės sonė C. Suetom Tanquilli (De vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjatė luftės kundėr Batos sė ilirėve, kur arriti nė Apoloni, preu pėr nder tė fitores sė tij, njė monedhė argjendi me kokėn e dhisė sė egėr.
Por ka dhe njė shpjegim tjetėr me ndikim historik. Shefqet Pllana sjell njė njoftim tė dhėnė nga Sami Frashėri nė “Kamus-al-alam” nė zėrin Dhu l’Karnejn se togfjalėshi Dhu l’Karnejn (pronar i dy brirėve) ishte apelativ qė nė kohėt e lashta madje edhe nė Kuran, i Aleksandrit tė Maqedonisė. Nga ana tjetėr L. Malltezi shton pohimin e Plutarkut:”Nė fillim (pjesa mė e madhe e ushtarėve- K.F.) nuk e dallonin dot (Pirron) mbasi nuk kishte pėrkrenare, pastaj kur ai e kuptoi kėtė gjė dhe vuri pėrkrenaren, u njoh nga pupza e lartė dhe nga briri i cjapit”. Pra, nuk pėrjashtohet mundėsia qė motivin e brirėve tė dhisė, Skėnderbeu ta ketė huazuar, sipas dy historianėve tė pėrmendur, ose drejtpėrdrejt nga legjenda e Aleksandrit tė Maqedonisė, ose, siē duket mė bindėse, nga pohimi i Plutarkut, meqėnėse nė Mesjetė shqiptarėt e mbanin veten si pasardhėsit e Aleksandrit tė Maqedonisė, sidomos tė Pirros sė Epirit, aq mė tepėr se pėr Pirron e Epirit Skėnderbeu ka pohuar skoqur se shqiptarėt janė pasardhėsit e tij.
Duket se ky shpjegim i dytė ka mė tepėr tė ngjarė tė anohet nga e vėrteta, mbasi teoria e vazhdimėsisė maqedone-shqiptare dhe epirote-shqiptare ishte tepėr e rrėnjosur jo vetėm nė opinionin shqiptar, por edhe nė atė evropian. Ky opinion pėrshkon fund e krye sidomos veprėn e M. Barletit. Mjafton tė riprodhojmė njė fragment tė historisė sė tij monumentale ku ai shkruan:”Njerzit kur vėshtronin atė rini luftarake dhe kur shikonin ata lule burrash rreth Skėnderbeut, nuk u dukej aq ēudi qė fuqitė e Muratit ishin thyer prej shqiptarėve. Me tė vėrtetė ishin kthyer atėhere pėrsėri shkėlqimi i lashtė i Maqedonisė dhe dukej se kishin ardhur prapė tamam, siē ishin dikur, kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe tė Pirros”.
Njė kopje nė Shqipėri
Me porosi tė qeverisė shqiptare tė Paraluftės, njė kopje identike e pėrkrenares sė Skėnderbeut, punuar mė 1937 nga njė mjeshtėr i talentuar austriak, ndodhet nė Muzeun Historik tė Tiranės.
Shpata me trup tė drejtė, e cila ndodhej sė bashku me pėrkrenaren nė Muzeun e Ambrasit ėshtė me dy tehe. Trupin e ka tė larė me ar. Eshtė e gjatė 85.5 cm, e gjerė 5.7 cm dhe peshon 1,3 kg. Ka mėhill lėkure. Sipas Faik Konicės, i cili e vėzhgoi nė fillim tė shekullit XX, nė trupin e saj shiheshin ende njolla gjaku. Pėrkundrazi, shpata tjetėr (palla), e cila para se tė hynte nė Muzeun e Ferdinandit (Ambras) e kishte nė zotėrim vėllai i tij, Karli (Gratz), ka trup tė harkuar. Sė bashku me dorėzėn ėshtė 121 cm e gjatė dhe peshon 3,2 kg. Palla ėshtė e stilit turk tė shekullit XV. Trupi i saj ėshtė i dekoruar me ornamente (damaskine ashtu siē shkruan Dhimitėr Frėngu). Ka njė mbishkrim turqisht, i cili, sipas F. Konicės, nuk ėshtė korrekt. Mbishkrimi mban emrin e Skėnderbeut:
(Libehadur Allah Iskander beg- Kampion i Perėndisė, Skėnderbeu).
Tezat e Konicės
Sipas Faik Konicės, vetėm trupi i shpatės ėshtė i viteve tė Skėnderbeut. Dorėza e larė nė argjend dhe mėhilli i veshur me kadife, janė tė njė kohe tė mėvonshme. Tė dyja shpatat janė riprodhuar nė Vjenė, posaēėrisht pėr Muzeun e Tiranės tė Paraluftės. Sot ndodhen nė Muzeun Historik tė kryeqytetit. Ndėr dy shpatat, ka mundėsi qė Skėnderbeu nė fushėn e betejės tė mos pėrdorte atė me trup tė drejtė, por pallėn me trup tė harkuar (siē nėnkuptohet nga Dh. Frėngu), pėr arsye: se e para (shpata) ishte e shkurtėr pėr shtatin e tij tė lartė, kurse me pallėn, tė cilėn e kishte nė pėrdorim ushtria osmane, ai ishte familjarizuar mė tepėr se me tė parėn. Kėtyre mund t’u shtohet edhe njė arsye tjetėr: me tė parėn luftėtari e kishte mė tė lehtė ta godiste kundėrshtarin horizontalisht, kurse me tė dytėn kishte pėrfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte mė lehtė armikun me tė njė tė rėnė tė fuqishme vertikalisht. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrkrenaren, e cila nuk duhet tė ketė qenė komode nė fushėn e betejės. Pėrfundimisht, mund tė thuhet se si pėrkrenarja ashtu edhe shpata me trup tė drejtė i kanė shėrbyer Skėnderbeut kryesisht si pajime ceremoniale. Madje ka shumė mundėsi qė kjo e dyta tė jetė shpata qė Papa Pali II i dhuroi Heroit natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466.
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Pergjigju


Alternativa Teme
Paraqit Modele

Regullat e Postimit
Ju Mund tė Postoni Tema tė Reja
Ju Mund tė Postoni Pėrgjigje
Ju Mund tė Postoni Ngjitėsa
Ju Mund tė Modifikoni Postimet Tuaja

Kodi i Forumit ėshtė Hapur
Buzėqeshjet Janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Kapėrcim Forumesh


Tė Gjitha Orėt janė GMT. Tani ėshtė Ora 12:16.


Mundesuar nga: vBulletin Versioni 3.6.7
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
2005-2006 ZemraShqiptare.net