![]() |
|
|
#1 |
|
Anetar i ri
Regjistruar: 24-10-2009
Postime: 1
![]() |
Lotėt E Derdhura Pėr Popull
Fehim XHAMBAZI :
LOTĖT E DERDHURA PĖR POPULL Nė tė gjitha viset shqiptare nė tubime dhe miringje i shohim politikanėt dhe lideret tanė, duke u lutur pėr votėn e popullit. Me lot nė sy qajnė pėr kombin, pėr Vatanin. Dhe pėr tė ardhur nė pushtet , pėr ti ndihmuar kombit dhe Vatanit, disa qajnė mė pak e disa ma shumė, e ca te tjereė si tipi i Edi Ramės, me shkop nė dorė shkojnė shtėpi mė shtėpi, dhe lagje mė lagje , duke vajtuar pėr hallet e popullit dhe per Shqipėrinė. Kėto liderė ēirren dhe lėpihen tamam sikur tė ishin artiste Holuwudi, sa qė, shqiptarin e rėndomtė e bėjnė tė lumtur dhe krenar duke thėnė: Lum na qe i kemi keta politikanė. Kemi dhe gazetarė tė guximshėm, si Mero Baze, Mustafa Nano, Nazarko , nė Shqipėri. Guximi i tyre u shpreh nė Televizione kur iu versulen Berishes, vetem pėr shkak tė njė fyerjeje qė i pat bėrė Fatos Nano. Te shumten e rasteve , ketyre gazetarėve u vjen krah edhe gazetari nga Kosova , Prof Dr. Milazim Krasniqi, i cili, nė Kosovė kishte zbardhur shumė afera dhe skandale, dhe i kishte mbetur Shqipėria pa marrė nė shqyrtim! Mendoj se tani i arriti rasti te deklarohet! Shqiptari i rendomtė thotė tė lumtė ne me kto gazetarė, qė me penden e tyre do te luftojnė dhe do te zbardhin sherret dhe hilet qė i kurdisėn popullit. Kemi edhe analiste tė mirėfilltė politik qė japin komente dhe analiza per politiken tone kombetare.Kėta shume here pėr te ardhur ne pushtet njera apo tjetra parti, kėcejnė si gjela deti, si tipi i Dr Imer Ismailit. Dhe lum na qe i kemi te tillet qe nxehen per asgje, dhe nuk e ēojnė zerin per raste si Enciklopedia Maqedonase, si Vija e Kufirit ndermjet shqiptareve ne Kosove dhe shqiptareve te roberuar nga Maqedonija. Aq ma pak flasin per marrjen e nje hapesire te Otrantit, nga Greqia. Sikur ky turp nuk mjaftonte dhe kjo plage ėshte e vogel, andaj politikanet nga Shqiperia e lejuan thiken e mprehte te priten gjymtyret e hapesires detare. Ata e miratojne kete ndarje ne Parlamentin e Shqiperise kur pritet te miratohet Marreveshtja Karamanlis dhe Sali Berisha Topi, sipas se ciles, Shqiperia , si gjithmone edhe kete here , dhuron pjese nga teresia e saj. Kete here, ia dhuron Greqise Kanalin e Otrantit, me cilin rast, ajo lejon te humbe rėndesine gjeostrategjike dhe sovranitetin e saj politik nė Ballkan! Ky akt i turpshem nė historine kombetare do te vulosė serish nje absurd , sepse lejohen te jepen hapėsirat detare sikur te jene lecka te pavlera. Me kete rast, thyhen parimet e akteve te rregulluara per sovranitet, qe bota i ruan dhe i kultivon me krenari. Por, tek shqiptaret turpi nuk paska fund. Historia perseritet edhe ne Kufindarjen e re te shqiptarve me shqiptare. Serish, shteti qe ka kolonizuar shqiptaret ne Pollog Pellagoni, ia merr hapesirat Kosoves tek Kodra Furre, dhe ata , jo vetem qe heshtin, por dalin pershendesin me krenari! Edhe Kosova, me kete rast, e njejta si Shqipėria qe nga Parlamenti i saj pershendeste aktet vrasese te bajram Currit, dhe jepte dhurata per te. Jepte Shėn Naumin dhe Ohėrin!Dorezonte kurorėn mbretrore te bėhet copa cope. Kosova, ngul kufirin ne gjymtyret e saj , duke harruar se Pollog Pellagonia , dikur shtriheshte nė Vilajetin e Kosovės, dhe ne Vilajetin e Manastirit! Por, ata si duket e kane harruar ate. Dhe nuk e pagezojnė si tradheti e radhes kėtė akt te dhimbshem, ku behet nje kufi i ri i ndarjes sė shqiptareve nė mes. Shpresova kot ne reagimin e opizitės, edhe kete radhe. Sepse pozita jone politike si nė Shqiperi, nė Kosovė, apo ajo e shqiptareve ne Maqedoni, ka zanė furrikun dhe nuk e prish rehatinė e klloqitjes se zogjve te qyqes ne Atdhe. Fatkeqėsisht, Edi Rama akoma ulurin, pėr pushtetin e humbur. Asnjė fjalė dhe asnje pike lot nuk leshon per Otranton! Pėrse te jenė te shqetėsuar nė Kosovė, pėr nje Kodėr Furrė, kur maqedonasit, haptas flasin se u takon gjithė hapėsira ku jetojnė Goranėt! Dhe ata trumbetojne se goranet janė deri ne Rahovec. Ndersa maqedonasit shtrihen jo deri ne Gollobėrdė, po deri nė Korēė, ku eshte pikėpjekja me Grekėt. Vetem integristat e kanė mire, Duke rrudhur gjymtyret e tėrėsisė sė Atdheut, nėn krahėt e njerkės, me epitetin qe na jep nė Enciklopedi si prokleti pllaninca do te beje bashkimin me shqiptarėt ne Evropė. Po! Por, duke na vėnė sajesėn , Maqedonas me prejardhje Pllanincash! . Me kete rast , prita reagimin e gazetarėve te guximshėm, por penda e tyre si duket nuk ka ngjyre, dhe nuk leshon zė !. Atė e heshten Evrot dhe Rublat e Moskės Medvediste. Edhe vete jam nė dilemma, dhe i habitur, ku u strukėn Mero, Nano , Nazarko dhe te tjerė. Ku ėshte Milazim Krasniqi qe nuk ka zė pėr kufirin e ri ! Ndoshta i hidherohen Llatasi dhe dhe Frēovski, dhe nuk ia pergatisin me Gjyner Ismailėt, tribunat qe mban ne Forumin Gjynerist! Si ta pergezojme Karamanlis ne? Po Grujevskin ? Me Bravo??? Si tia prishim lumturine e pershendetjes deputetit Xhevat Ademi - zėdhanes I BDI, I cili , me alarm e lumturi per kufindarjen e re? Si duket pėr shqiptaret duhet nje sheqerke! Dhe pak ėmbėlsohen dhe gjithcka u duket e ėmbėl.Me nje pėrgdhelje mashtruese, ministra e deputete joshen. Ndersa ne shtetet e civilizuara, keto akte kaq te dėmshme , dėnohen ashper.Atje do te ngritej populli i tėrė, nese njė Lis shekullor ua pret. Tek shqiptaret, priten hapsira te tera deri nė cungim te asaj sakat Shqiperie dhe te asaj skelet Kosove, dhe serish jepen pergezime! Pyes: Pėrse vetem ne jemi tolerues? Perse vetem ne harrojmė kėto tradheti. Perse ne i legjitimojme ndarjet ? Nėse edhe keto jane gjera me vlere atėhere te konstatojme bashkarisht se ne jemi pjesemarres te ketyre veprimeve. Heshtja do te thotė pranim!Heshtja do te thotė lejim per te kryer operacione laboratorike gjithkah ne teresine tokėsore, qiellore dhe ujore. Bota i ka shpalle te shenjta ato. Mbase, ka krijuar identitet, jo si shqiptaret qe lejojnė me ta te behen eksperimente. Tė ngulen llojlloj epitetesh dhe identitetesh ne fe. Dhe sa e sa ndikime ne politike, prej nga ndizen e perndizen djajtė te ushtrojnė ndikim! |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Anetar i ri
Regjistruar: 05-05-2010
Postime: 1
![]() |
shqyrtim shumė i mirė dhe i prekshėm ........
__________________
PATRICK THOMSON |
|
|
|
![]() |
| Alternativa Teme | |
| Paraqit Modele | |
|
|