Forumi i Zemrave Shqiptare


Kthehu   Forumi i Zemrave Shqiptare > Shqipėria Natyrore > Figura tė Shquara
Emri i Anėtarit
Fjalėkalimi
Galeria Regjistrohu P&P Lista e Anėtarėve Kalendari Kėrkoni Postimet e Sotme Shėnoji si tė Lexuara


Pergjigju
 
Alternativa Teme Paraqit Modele
Mesazh i Lexuar 27-05-2005, 21:31   #1
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Isa Boletini

Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės mė 16 janar 1864. Fati e solli qė po nė atė muaj tė vitit 1916, tashmė nė moshėn 52-vjeēare tė vritet nė pabesi sė bashku me njerėzit mė tė afėrt tė tij, dy djemtė, dy nipat e tre bashkėluftėtarėt qė nuk i'u ndanė deri nė rrahjet e fundit tė zemrės. Nė kėtė hark kohor tė moshės sė tij tė prerė, 35 vjet Isa Boletini i vuri nė shėrbim tė atdheut e tė kombit i lidhur me njė nga drejtimet mė themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare, me luftėn e armatosur pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.

Nė fillim si luftėtar e mė vonė si prijės, Isa Boletini u rrit sė bashku me lėvizjen e armatosur kundėrosmane tė fundit tė shekullit XIX e fillimit tė shekullit XX. Nė kėtė proces ai mėsoi dhe fitoi mjaft cilėsi tė vyera, tė cilat do t'i vlejnė nė pėrpjekjet pėr organizimin e udhėheqjen ushtarake tė kėsaj lėvizjeje. Tiparet e njė udhėheqėsi ushtarak ai i shfaqi qė nė kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre nė kullėn e Boletinit nė fundit e shekullit XIX. Kėto tipare do tė formoheshin e zhvilloheshin plotėsisht dhe do tė shfaqeshin me tėrėė madhėshtinė e tyre gjartė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, e veēanėrisht nė betejat e zhvilluara nė Grykėn e Carralevės nė maj 1910 dhe nė betejat e maj-korrikut tė kryengritjes sė vitit 1912. Pėr shkallėn e lartė tė organizimit dhe mėnyrėn e drejtimit tė kryengritėsve, oficerėt turq e vlerėsuan Isa Boletinin dhe krerėt e tjerė kryengritės si njerėz tė shkolluar e specialistė tė zotė, tė cilėt sipas tyre, nuk mund tė ishin shqiptarė. Ndėrsa, shtypi i kohės e vlerėsoi Isanė si gjeneral tė ushtrisė shqiptare.

Bashkimin e popullit shqiptar nė luftėn kundėrosmane, ai e shihte si faktorin kryesor tė brendshėm pėr arritjen e fitores. "Kur tė bashkohen tė gjithė shqiptarėt, do tė theksonte Isai, e tė lidhin ndėr vedi njė besė shqiptare, do tė jemė tė zotė tė pėrzomė urdinė e turkut jo me armė, por edhe me hunjtė e gardhit". Kjo u arrit nė Kryengritjen e Pėrgjithshme tė vitit 1912. Nė kuadrin e pėrgatitjeve tė kryengritjes brenda vendit, hyjnė edhe pėrpjekjet e Isa Boletinit e tė krerėve tė tjerė pėr tė siguruar njė mbėshtetje e bashkėpunim me vendet fqinje. Nė kushtet e refuzimit tė njė bashkėpunimi tė tillė nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritėsve pėr armė e municion, u mundua tė shfrytėzojė prirjet e Serbisė pėr tė bashkėpunuar me kryengritėsit shqiptarė.

Isa Boletini punoi intensivisht pėr organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesė nė Kuvendin e Junikut pėrkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kėrkesėn themelore pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr realizimin e kėtij programi, ai nė bashkėpunim me Hasan Prishtinėn e krerė tė tjerė, drejtuan forcat kryengritėse pėr ēlirimin e qyteteve kryesore tė Kosovės. Sukseset e njėpasnjėshme tė kryengritjes e detyruan Portėn e Lartė tė ulej nė bisedime me shqiptarėt. Mė pas, fillimi i Luftės Ballkanike nė tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin pėrkrah bashkėluftėtarėve tė tij nė hapėsirėn e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rėnies sė Podujevės nė duart e serbėve, Isai u tėrhoq nė drejtim tė Shalės pėr t'u prerė hovin ushtrive serbe qė vinin nė drejtim tė Mitrovicės. Rrethimi i Mitrovicės nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin tė tėrhiqej nė drejtim tė Prizrenit e prej andej nė krahinat ende tė papushtuara pėr tė vijuar mė tej luftėn pėr mbrojtjen e vendit. Nė Sllovė tė Dibrės, Isai mėsoi pėr aktin e madh politik kombėtar qė po pėrgatitej nė Vlorė. Vetėm aty ai pa shpėtimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė pushtuara nga ushtria e Aleancės Ballkanike.

I zgjedhur si delegat i Kosovės, nė krye tė 100 luftėtarėve kosovarė ai u nis pėr nė Vlorė. Nė sheshin e flamurit pėr herė tė parė ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrėngimin e dorės sė tij Isa Boletini e shoqėroi me urimin "Tė lumtė dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut tė urtė tė Vlorės vlerėsimin mė tė lartė pėr kontributin qė ai kishte dhėnė pėr shpalljen e pavarėsisė "Ti mė dhe krahun e fuqishėėm Isa Boletini".

Vėmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe tė atdhetarėve tė tjerė, e tėrhiqte ēėshtja e kufijve tė shtetit shqiptar. Isai u zgjodh nė pėrbėrjen e delegacionit tė qeverisė sė Vlorės qė u nis nė Londėr si pėrfaqėsues i Kosovės, fati i tė cilės do tė pėrcaktohej nė Konferencėn e Ambasadorėve. Vendimet e padrejta qė mori Konferenca e Londrės duke lėnė jashtė kufijve mė shumė se gjysmėn e kombit shqiptar, pėrforcoi bindjen tek Isai se njė padrejtėsi tė tillė do ta zgjidhte vetė populli shqiptar. Fillimi i Luftės sė Parė Botėrore e gjeti Isa Boletinin nė Malėsinė e Gjakovės. Pėrqėndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze nė kufirin shqiptar dhe bashkėpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanė tė linte Krasniqen e tė zbriste nė Shkodėr, tashmė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore e nė kushte tejet tė vėshtira ekonomike, pasi gjithė pasurinė e tij e kishte vėnė nė shėrbim tė luftės pėr liri e pavarėsi.

Nė qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrėn. Pėr tė mos rėnė nė dorė tė tyre, Isai kėrkoi strehim nė Konsullatėn Franceze nė Shkodėr dhe i kėrkoi nėnkonsullit qė ta ndihmonte pėr t'u larguar nė njė vend asnjanės ose tė ndėrhynte pranė qeverisė sė Malit tė Zi dhe Serbisė qė tė lejonin kthimin e tij pranė familjes nė Mitrovicė. Nė qoftė se nuk do t'i realizoheshin kėrkesat, Isai kishte vendosur qė me ēdo sakrificė tė ēante natėn rrethimin e forcave malazeze e tė largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorėzojė Isa Boletinin Malit tė Zi, duke u bėrė kėshtu drejtpėrdrejtė pjesėmarrėse nė krimin e shėmtuar qė serbo-malazezėt kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricės.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 05-02-2006, 21:05   #2
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Prijesi qe u kthye ne Legjende

Nga Gjergj Nikprelaj - Koha Jone

Isa Boletini, atdhetari dhe prijesi i madh i popullit shqiptare qe doli nga gjiri i popullit dhe u vu ne krye te revolucionit fshatar ne vitet e kryengritjeve te medha te armatosura antiosmane te Rilindjes Kombetare Shqiptare, deri ne vitin 1912, ne Kosove.U vra nga policia malazeze me 23. janar 1916, ne Podgorice, pasi qe Qeveria franceze e tradhtoi dhe ia dorzoi konsullit te Malit te Zi ne Shkoder. Historianet, dhe biografet e Isa Boletinit, pohojen se ai qysh ne moshen shume te re u rrallite ne anen luftetarve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne themelimin e se ciles me 10 qershor 1881, mori pjese edhe vet, me trimat e fisit te tij ( Isniqit ), te Shalese Bajgores.

Siē dihet, Isa Boletini mori pjese ne betejen historike te Slivoves, me 22 prill 1881, kunder ushtrise Perandorake Otomane.

Shala e Boletinit, fisi i tij Isniqi, vazhdoj traditen shekullore te pareve, qe tere jeten e kalonin neper luftera, here me Turqi, e here me Serbi e Mal te Zi. Isa Bei u ngrite nga luftetari i thijesht, ne nje nga prijesit me te njohur te popullit tone ne kohen e lufterave te armatosura antiosmane.

Isa Boletini ishte i pari ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e Shqypnise i pari mbeti edhe ne zemrat e popullit shqiptare te Kosoves, ne veēanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. Ne kuvend te burrave, fjala e tij kishte peshe te madhe ne gjithe Kosove. Eshte e pa dyshimet se ai u be figura me e njohur dhe me e spikatur protagoniste e Levizjse armatosur kombetare shqiptare. Ai u rrit bashke me hallet e popullit. Vertet, ne arenene diplomatike nderkombetare nuk gezonte prestigjin e Ismail Qemalit,Hasan Prishtines, Nexhip Drages, Luigj Gurakuqi etj.Por, sipas fakteve historike,ne ballin e luftes ishte i pashoq. Mprehtesia e tij dhe talenti i arti ushtarak shkelqnin. Ai nuk kishte dale nga akademia ushtarake, por nga " mesojtoria e traditese popullore shqiptare "e trasheguar brez pas brezi, ku kishin mesuar trimat e Kosoves, qe te jene gjithmone te gateshem per te flijuar edhe jeten e vet per ēlirimin kombetar. Si veproi ky kolos i popullit tone dhe gjithe familja e tij kreshnike.Isa Boletini e lidhi jeten e vet dhe te familjes me fatin e atdheut. Ata kane qene shembulle i gjalle gjate shekulli te kaluar, luftuan dite e nate me pushke ne dore kunder nje okupatori shume te eger i cili synonte te pervetesonte token shqiptare ( Dardanine) dhe trevat tj. per gjithmone, me intrigat e Rusise Cariste dhe Fuqive te Medha europiane te kohes.

Ushtria osmane ne te kaluaran kishte sulmuar Isa Boletinin shume here, por, pa sukses. Ne betejen e vitit 1892, po ashtu edhe me 1895, por, krytrimi i Kosoves, me shaljanet e tij mbrohej heroikisht.

Ne Kuvendin e Pejes ne mbarim te vitit 1897, te cilin e krysonte patrioti i njohur Haxhi Zeka e Riza Kryeziu ( Gjakova ), Isa Boletini kishte marre pjese me disa bashkevendas te tij qe perfaqsonin vendelindjen e tij. Po ashtu, ata ishin pjesemarrese edhe ne Kuvedin e Lidhjes se Pejes, qe u mbjte me 23-29 janar te vitit 1899 nene kryesine e H. Zekes. Ne kete tubim te rendesishem, njezeri u mbeshteten vendimet per formimin e ushtrise vullnetare shqiptare e cila kishte detyre te mbronte edhe kufijte e jashtem nga sulmet serbe e tjera. Ne, ketu ne kete veshtrim te shkurter nuk kemi mundesi qe te flasim me gjate per rolin historik te Lidhjes shqiptare te Pejes.

* * *

Ne vitin 1901 Shaljante nene udheheqjen e Isa Boletinit kishin shkuar ne Pazare te Ri per te liruar Aqif Pazarin, qe i cili anonte ne dobi te popullit te shtypur. Ne vjeshte te vitit 1902, Isa Boletini kishte organizuar fushaten e kundershtimit te hapjes te konsullates ruse, dhe emerimin e Grigor Shqerbinit - konsull ne Mitrovice. Dihet fati i tij, pasi ishte vu ne krye te ushtrise osmane ne lufte kunder kryengritesve shqiptare, ku kishte pas, si pas te dheneve historike( ushtarake), me se 100 shqiptare te vrare ne betejen e fshatit Shupkofc qe ishin nga Shala e Bajgores. Ne lidhje me Vendimet e aprovuara ne Kuvendin e Krerve te Gjakoves, me 15 janar te vitit 1903, bashkelutetaret e Boletinit kishin dhene pelqimin e vet.

Disa kohe me pare Porta e Larte, per ta pasur nenkontrollin e vet e pate syrgjynos Isa Boletinin ne Stambolle. Ne trazirat e vitit 1904 ne Mitrovice kishin marre pjese bashkeluftetaret e Ises i cili u lirua nga internimi, ne shkurt evitit 1906 dhe u kthye ne vendlindjen e vet. Se atij " me shume i pelqenin guret e Boletinit, sesa sarajet e Abdyl Hamitit"! Boletini, pastaj, vizitoi shume vende ne Peshter, Malesine e Dukagjinit, Rozhajs e tj. me qellim me organizuar popullin per lufte kunder turqve. Pas konfliktit me Isen, kajmekani i Mitrovices Hajdar- Beu Lekiqi tuboj ushtrine me qellim me vra Isen, ose per ta kapure.gjalle. Me 22 nentor 1908 ne fshatin e lindjes te tij erdhi deri te sulmi i ashper kunder Ises dhe bashkeluftetarve te tij. Ne kete rast u vrane 30 turq dhe 3 shqiptar, nder te cilet edhe axha i Ises.

Siē dihet historikisht, ne korrik te vitit 1908 shpertheu Revolucioni xhonturk i cili shkaktoi rremunje dhe tronditje te medha ne pjesen evropiane te Turqise. Reformat e levizjes oficerve xhonturq paten qellim per t(ia rikthyer shkelqimin e vjeter, fuqin dhe famen"te semurite te Bosforit"- Perandorise Osmane. Perforcimin e pushtetit dhe stabilizimin e rrethanave ekonomike ne pjesen ballkanike te shtetit, sidomos ne "Arnautlluk" qe i kishte dal dore pushtetit qendror te Stambollit.

Xhonturqit me 23 korrik te vitit 1908 ne Selanik shpallen Kushtetuten e Mid(hat Pashes te vitit 1876, e cila garantonte " te drejtat e barabarta te gjithe popujve!"Kjo ishte nje tradhti e madhe nga xhonturqit, se ata edhe pse filluan zbatimin e premtimeve te veta, seshpejti harruan obligimet qe i kishin dhene popullit shqiptare e tjerve,si kushte per mbeshtetjen paraprake- rrezimin nga froni mbreteror ( pushteti ) sulltan Abdyl Hamitit te II.

Duke iu besuar premtimeve te Komitetit Xhonturk, dhe duke pritur se poziten e vet nacionale ne Perandorin Osmane dota zgjidhin ne menyre paqesore, Kuvendi i Ferizajit nga 2. deri me 28 07 1908, vendosi ( dha besen ), te perkrah Komitetin Xhonturk " Bashkim dhe Perparim." Perkatesisht kursin e tyre politik. Per kete vendim ishin dekalaruar te paret prijesit e popullit Isa Boletini, Baram Curri e shume tjere.

Ne mesin e gushtit 1908, Isa Boletini, ra ne konflikt, persri me kajmekanin e Mitrovices Hajdar Beun, per shkak se ky ia kishte ndaluar I. Boletinit dhe njerzve te tij mbajtjen publike te armeve ne qytet. per k-te arsye Isa u terhoq ne fshatin e vet Boletin dhe vazhdoi veprimtarine e vet politike kunder qeverise. Ai u lidh me nje numer te krerve te fiseve, siē ishin: Zenel Vuciterna, Zenel Beu, nga Peja dhe shume tjere. Me 22 nentor 1908, Hajdar Beu tentoj ta zhduki Levizjen e Shales Bajgores dhe prijesin e tyre Isen i cili ne kete ndeshje ka qene plagosur.

Pas kesaj ngjarje ushtria perandorake dogji kulen e Boletinit, ne shenje hakmarrje. Ne fund te marsite vitit 1909 turqit organizuan persri sulmin me te njejtin qellim. Mirepo, duke ditur paraprakisht se ēka e priste, Boletini organizoi mbrojtje te suksesshme. Atehere xhonturqit kerkuan nga kreret e fisit te Ises, Isniqit qe ta dorzonin ate.Fisi i tij e refuzoj kete kerkim njezeri te pushtetit turk ne Mitrovice. Per t(u hakmarre, turqit ne stilin e vet, persri u vune zjarrin kullave te krerve te padegjuar. Me ne fund kajmekani i Mitrovices shpalli ne kerkim koken e Boletinit me shperblim prej 150 lirash, per ate qe do ta kape gjalle apo ta vras!

* * *

Pas ketyre ngjarjeve, ne maj te vitit 1909, flaka e kryengritjes perfeshiu Kosoven dhe Dukagjinin. Konflikti u perhap ne Malesine e Dibres dhe ne zonen e Pazarit te Ri e gjetiu.Xhavit Pasha shkatrronte fshatrat shqiptare. Vetem ne Lume hasi ne qendrese luftarake.Rrolin krysor te vetembojtjes e luante Boletini me disa krere te tjere.

Isa Boletini me Idriz Seferin dhe Hysein Budakoven e tjere udheheqi Kryengritjen e madhe antiosmane te Rilindjes Kombetare te vitit 1910 ne Kosove.Kjo revolte e popullit shqiptare te Kosoves u gjend ne qender te opinionit publik evropiane te asaj kohe. Ajo ngjalli interesim, shprese dhe entuziazem te madh, aq me pare, sepse i prishi planet e fuqive te medha evropiane dhe fqinjeve shovinist.

Kryengritja e Kosoves e vitit te larte permendur, gjithashtu pate jehone te madhe ne Shqiperi dhe ne kolonit shqiptare. Porta e Larte i perdori gjithe mjetet si e kishte zakon, ryshetin e disa bajraktarve,dergoj ekspedita ushtarake ndeshkuse dhe perdori intriga tjera propagandiste, per te penguar ndikimin e kesaj kryengritje ne viset tjera shqiptare, posacerishte, ne Malesine e Mbishkodres, ku plasi Kryengritja e vitit pasuas 1911.

Ne luften e Grykes te Caraleves, ne krye te forcave kryengritse ishte kryetrimi i guximshem Isa Boletini i cili, sipas burimeve te njohura, dispononte me afer 8000 luftetar te armatosur dobet. Kurse, ushtrine turke e cila kishte 20.000 veta te armatosur me arme moderne te kohes e komandonte gjenerali famkeq Shevfqet Turgut Pasha. Dy pikat strategjike, ne betejen e Grykes se Caraleves dhe te Grykes se Kaēanikut, ku komandonte trimi legjendar Idriz Seferi, ishin pikat me te rendesishme ushtarko-strategjike ne Kosove, ku u zhvilluan betejat me te pergjakshme dhe me te medha deri atehere, gjokes per gjokes, qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Duke qene se, ishte epersia shume e madhe ne anen e ushtrise otomane, per kete shkak, forcat kryengritese thyen rrethimin turk per te shpetuar koken dhe u terheqen ne drejtime te ndryshm. Ne keto beteja palet nderluftuese patene humbje te medha.

Populli yne e beri te pa vdekshme betejen e Kaēaniku me kteo vargje:

" Kaēanikut rafti pika/ Nuk po din se ēka asht frika/Nand sahat tue u there me thika.

Me kryengritjen e pergjitheshme te vitit 1912, perfundoi sundimi pese shekullor i Turqise ne Ballkan pergjithemone.

Isa Boletini ishte dora e djathet e udheheqesit te kesaj lufte asan Prishtines. Ata u takuan disa here, para se te fillonte kryenggritja e fundit. Boletini me shoke ka organizuar beselidhjet neper trevat e Kosoves, me qellim me filluar luften.

Kuvendi i Junikut, qe u mbajte me 21-25 maj te vitit 1912, pate rendesi vendimtare per forcimin e beselidhjeve.

Beteja te ashpra u zhvilluan ne Gyken e Kulines dhe ne gjithe qytetet e Kosoves.Turqit dorezuan pushtetin. Fillimi i luftes u shenuar me ngitjen e flamurit shqiptare, ne vendin e qujur Veskovec. Tashti, qysh atehere quhet Kodra e Bajrakut.

Me 9 gusht, Hasan Prishtina i paraqiti Portes se Larte Kerkimet e shqitarve, ne 14 pika. Pasi Qeveria Otomane vonoi me pergjegjejen e vet, forcat shqiptare nene udheheqjen e Isa Boletinit,Hasan Prishtines, Bajram Currit, Riza Kryeziu e tjerve, me 11 gusht 1911. hyne ne Shkup.

Ne kete raste shqipraret deklaruan, se ata nuk luftojen per t(ia zegjtur jeten Turqise,por, per t(i dale zot tokes ame. Pasi, ushtria perandorake deshtoi ne gjithe frontete. Shqiptaret, edhe pse ishin dorethate, pa arme, tetuan te mbronin vendin e vet.

Aleanca Ballkanike, i ktheu armet drejte popullit shqiptare, Isa Boletini u vu ne krye te ēetavet vullnetare ne lufte kunder okupatorit serbe...

Pastaj,Isa Boletini shkoi ne Vlore ne krye te Delegacionit ushtarak te Kosoves, per te marre pjese ne ngritjen e flamurit dhe formimin e Qeverise te Perkoheshme me 28 Nen tori 1912, te kryesuar nga diplomati i fameshem Ismail Qemali. Boletini me djemet e Kosoves ishte garda e pare e Qeverise te Vlores. Ai si antar i Delegacionit shqiptare, te kryesuar nga kryetari i qeverise te Vlores Ismail Qemali vizitoj Londren, ku shqiptaret protestonin kunder coptimi te Shqiperise Etnike, nga Konferenca e Ambasadorve.

* * *

Mbreti i Malit te Zi, Nikolla, shume here, para diplomateve te akredituar ne Cetine, shprehej se Mali i Zi pa Shkodren nuk mund te jetoj! Ai ne fillim te Luftes se Pare Boterore kishte pushtuar Shqiperine e Veriut (Malesine e Shkodres). Ne mbarim te qershorit te vitit 1915 ushtria e tij okupoi Shkodren. Heren e pare e kishte pushtuar me 1913, kur gjeneralli Esat Pashe Toptani ia kishte dorezuar Shkodren Malit te Zi. Megjihese Shkodra ishte e rrethuar nga ushtria e okupatorit dhe ishte pa buke, luftonte heroikisht kunder horedhive serbo-malaziase. Sipas burimeve historike, E.Toptani, ka luajtur rol te dyfishte kunder popullit te tij, per interesat e Malit te Zi dhe Serbise.

Ne veren e vitit 1915 Isa Boletini me te afermit e tij ishte ne Shkoder, kur konsulli francez Bikok, e ftoi me anen e Prenk Bib Dodes. Diplamati francez i tha: "Ju fton ambasadori yne ne Cetine. Tashti si Shkora si Cetina njesoj jane! Sipas urdhertit te Ministrise se Puneve te Jashtme, ambasadori yne atje do t(ju percjelle per te shkuar ne ndonje shtet neutral".Isa Bolentini, edhe pse e njihte mire politiken e Malit te Zi, per fat te keq u tradhetua nga konsulli francez dhe pranoi te shkoje ne Cetine. Qeveria, franceze ndoshta edhe me marreveshtjen e Rusie vendosi t(ia dorzoje Boletinin Malit te Zi, keshtu u be pjesemarrese ne krimin dhe pabesine e Malit te Zi, ne diten e fundit te pavarsis se tij, para se te kapitulonte nga ushtria e Austro-Hungarise.

Konsulli malazias ne Shkoder, A. Martinoviq, sipas kujtimeve te tij te deponuara (ne doreshkrim), ne Arkivin e Institutit Historik te Malit te Zi ne Podgorice, me titull: "Pushka e Boletinit" thote:"Me kujtohet, se Boletini me garden e tij, djemte, dhe te afermit, ishte i qete kur erdhi ne Konsullaten tone, por, siē dukej, ne mendime te thella. Me dorezoi pushken e gjate te tij, pa fisheke. Ne, per ēdo rast sigurie, vume rojet rreth konsullites. Me anije lufte dhe xhandart e mbretit Nikolla, Boletini me shoke, se pari shkoi ne Rijeka Crnojeviq dhe pastaj ne Cetine". Martinoviqi vazhdon:" Krajl Nikolla heren e dyte me prenoj ne audience. Me kerkoj qe t(i tregoj, se si eshte dorezuar Isa Boletini me ndermjtesimin e konsullit francez ne Shkoder?" Une e njoftova:" Se pushken e vet pa fishk, si u tha me perpara, Boletini e muar nga dora e kafazit ( rojes se tij personale ), dhe po ate momente me dha mua, si shenje dorzimi te tij!" I diftova Krajlit, se pushka e Boletinit gjindet tek une te cilen e kam sjelle nga Shkodra, do t(ia dorzoj kujt te me jepet urdheri..

Mbreti atehere me tha: " Nuk lypet t(a sjellesh, as t(a dorzosh kujt, por mbaje per vete."Po ashtu urdheroj:Shkruaje ne kondak ( te pushkes ):" Kjo eshte pushka e te famshemit Isa Boletini, gjakpiresit te njohur te serbevet, dhe Krajli ( Gospodari ) ia dhurone konsullit te vet, te vyeshen A.Martinoviq , si kujtim me rastin e pushtimit te persrishem ( heren e dyte ), te Shkodres ne qershor te vitit 1915!." Nuk e dij sepse nuk e kam zbatuar kete urdher te larte!? Ndoshta per shkak te rrethanave! Pushken e kam rujtur ne kohe te okupacionit austriak me ndihmne e mikut dhe kolegut t(im konsullit te atehershem te Greqise ne Cetine z. Rentis. E maj edhe sot si kujtim me vlere historike ne kolekcionin t(im te armeve te vjetra.

Nuk eshte e vertet se Boletini i ka keqtrajtuar serbet ne Kosove, perkundrazi , ai e ka mbrojtur pakicen serbe qe jetonte atje nga pushteti arbitrar ( tiranik ) i xhontuqve qe donin t(i debonin me dhune. Ky fakt eshte i qarte, siē e ka konstatuar edhe historiani i njuhur anglez Xh. Suair ne punimin e tij me titull " Shqiperia - Ngritja e nje mbreterie "(J.Swire Albanie. The rise of a kingdom).

Me renien e Parandorise Osame me 1912, kishte ndryshuar politika e Malit te Zi ndaj shqiptareve ne pergjithesi, dhe Isa Boletinit ne veēanti. Ata nuk kishin me interes per bashkepunim. Ushtria malazeze kishte bere krime gjate Luftes Ballkanike ndaj banoreve te Plaves, Gucise, Pejes, Gjakoves dhe viseve te tjera shqiptare. Po te njejtin veprim kishte vazhduar kjo ushtri e komanduar nga gjenerali famekeq Radomir Veshoviq ndaj shqiptareve, kur okupoj edhe viset e Shqiperise se Veriut me 1915. Ata kishin internuar nje numur te madh patriotesh si : Mehmet Pashe Derallen, Hil Mosin, Aqif Pashen, Luigj Gurakuqin e te tjere, ne Podgorice dhe vendet e tjera te Malit te Zi.

Ne kujtimet e veta, i nipi i Isa Boletinit, Tafil Boletini, sipas autorit te jeteshkrimit te Isait, Skender Laurasi, ne mes te tjerave thote:"Na tue qene ne kosullaten franceze, shihnim konsullin e Malit te Zi, A. Martinoviqin, te takohej me kolegun francez. Qellimi i tyre kishte qene te terhiqej Boletini ne kurth."

Per kete figure te madhe historike ishin te interesuara edhe fuqi te tjera te kohes, ndoshta me qellime me te mira se Franca. Tafili ne vazhdim thote: "Atje e pat ftuar gjenerali Filips, ne ate kohe atashe ushtarak i Anglise ne Cetine, kurse me vone ish komandant i ushtrive nderkombetare ne Shkoder. Ai i kishte thene qe te shkonte mysafir ne ambasaden e tyre dhe ai do ta nxirrte nga Mali i Zi me aeroplan! Boletini ishte pergjigjur se kishte qene ne konsullaten e tyre ne Shkoder, por e kishte gjetur te mbyllur. Tani, pasi, francezet e kae ftuar me pare, nuk mund ta shkelte buken e bujarit. Por ky i fundit qe ia dorezoi Boletinin me shoke gjakatareve malazeze, kishte pas qene tradhetar e jo bujar"!

Mali i Zi, pak gjera i bente pa dijenine e Rusise Cariste. Me siguri edhe ketu do te jene perzier gishtat e tyre, si hakmarrje per vrasjen e konsillit rus ne Mitrovice me 1903, siē e kemi cek me perpara. Po ashtu Boletini kishte edhe "mekate" te tjera ndaj politikes shoviniste te Cetines, sidomos, ne lidhje me organizimin e kryengritjes se re ne Kosove, me 1911, sipas deshirave te Krajl Nikolles, kur Boletini u kthye me 250 kryengrites te armatosur nga Mali i Zi, ku kishin qene ne emigrim, nga vera e vitit 1910, deri ne mbarim te marsit 1911! Poashtu, dhe Beogradit, sepse nuk ishte pajtuar me shume deshira te tyre... Tamam ne ate kohe Isa me shoke qe internuar ne Nikshiq nga ana e Malit i Zi, por tani me qellime te erreta dhe jo si kishte ndodhur me 1911, kur ai gezonte azilin politik dhe pergatiste kryengitjet shqiptare.Ne kete kohe, malazezete e serbet ishin ne gara, se kush dota kene ne anene e vet Boletinin!..

Tafil Boletini pohon: "Nje nate, ndersa ishim ne mes ushtrise nga njera ane, dhe xhandarmerise ne anen tjeter. Ēeshtja e konflikit ishim ne kosovaret. Aty u ndane me dysh, kush ishte pro dhe kush kunder Rolin kryesor e luajti pronari i shtepise ku banonim, z. V. Zlatari, i cili ose kishte perkrahje nga opozita e mbretit Nikolle, ose kishte simpati per Boletinin dhe trimerine e tij. Ndoshta edhe per mbrojtjen e interesave te veta. Por me ne fund na mbrojti nga ekzekutimi.

Te nesermen ushtria kishte ndrruar vendbanimin e kosovareve dhe i kishte vendosur ne Danillovgrad. "Pas disa ditesh erdhem ne Podgorice ku u vendosem ne shtepine e Lumoviqit. Kapteri, qe na thoshte se aty nuk kishte veēse nje vend fjetjeje, edhe pse ishin dhe tri dhoma". Te internuarit kishin protestuar qe te ishin te gjithe se bashku, per arsye se Isa qe i semure,. Ketu ishin strehuar edhe Tafili, edhe Abdullah Maxhuni.

Naten e dyte, organet ekzekutuese donin te vritnin Boletinin me shoke por ketij krimi i kishte kundershtuar kapteri, i cili e ktheu prapa grupin e ekzekutimit!

Tashme Isa e dinte mire se ēfare e priste, se e kishte lajmeruar Abaz Selaci me perpara. Tafili ne kujtimet e cituara thote: "M(u dhimke axha kur thoshte: "Ah. mos t(u kisha ju me vedi sa me qejf do t(u linja shpirtin ne dore. Une i kam edhe gjashte djem te tjere e s(kam gajle po me dhimbeni ju, tre nipat qe nuk leni mashkull ne shtepi dhe ajo nane e shkrete qe jet pa djem"! I thashe aty per aty: "Axhe, per kete pune aspak mos u merzit. Ne qofte e thane qe ne tre vellezerit te vdesim pernjihere ani pra, le te bahet! Kudo qe te ishim larg njenti-tjetrit, vdekja do te na gjente, pra ma mire me vdek gjithe bashke ketu ndaj teje e me nder".

Ne ate kohe, propoganda shoviniste malazeze kishte hapur parulllen se gjoja kaēaket shqiptare duan te djegin Podgoricen. Pronari i baneses i kishte thane Ises: "Fati im ju pruni ne konukan tim per me shpetue shtepine dhe pasurine time nga kaēaket qe duen me plaēkite e me djege Podgoricen". Tafili vazhdon: "Here pas here na thirrnin ne zyren ushtarake. Ēdo here zyrtaret na thonin: "Te vini mbasdite!" Diten e trete, me 23 janar 1916, te dielen perseri na thirren ne Ministrine e Luftes, tek gjenerali-kriminel, R. Veshoviq. Perseri na thane te vini imbasdreke!.Tani ushtria austriake kish hyre ne qytet. Detyra e mbajtjes se qetesise i ishte besuar kriminelit te njohur Sav Llazareviqi-Batara, me dy batalione xhandaresh. Sipas fjaleve te Tafilit dhe dokumentave historike qe i ka shfrytezuar autori i ketij shkrimi, mbi 50 xhandare kishin rrethuar ne te dy anet uren "Princesha Milena" mbi lumin Ribnice, afer kishes katolike. Qyteti ishte mbyllur, pushtet me s(kishte! Dy vellezvrit e Tafilit, Jonuzi dhe Haliti, me Hajdar Radisheven. po ktheheshin ne shtepi tek axha. Patrulla, qe priste ardhjen e Boletinit me shoke, i ndali me urdher te oficerit. Xhanderet me pushket gati per te shtene pyeten se cili nga ata ishte Isa Boletini? U ndigjue nje ze qe te mos shtijne se nuk ishte me ta. Kur kishte ndegjuar Jonuzi shpjegiment qe i dha oficeri xhadareve,vrapoi te kalonte uren per te lajmeruar Isen,se ēefar kishin pregaditur per te. Por, pasi kishin zene uren, keta te tre i futen nje shtepi me roje. "Tue qene se ura u mbyll, ata nuk u duken deri sa hipen ne ure met(dukur, u dha shenje"Qe ku asht Isa Boletini" dhe mbrapa tij e zune edhe hyrjen"- rrfen Tafili: "Axha me Jonuzin e shoket u rrethuen nga te gjithe anet. Oficeri komandues me ze te larte i ftoi: "Dorezoni armet!" dhe axha "Jo besa, s(ja kam dorzue as kraljlit, as mbretit!" dhe nxorri nagantin. E para e shtime qe e Niko Buriqit. Ne flake te kesaj perpjekjeje shtinte axha dhe shoke e tij perreth me nga dy revole ne dore, sa i zbrazen te gjethe fisheket. Djali i axhes, Halili, qe erdhi ne ate ēast tok me Idrizin, u ra me nje bombe qe ai pat marre Nikoxhandarit".

Siē dihet, ketu u vra Isa Boletini me te bijjte dhe Zahidi, dy nipat, Jonuzi dhe Haliti, pastaj Selim Hajdar Radisheva, kunati i Isase djali i vellait te hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Burimet malazeze te kohes thone se edhe pala sulmuese pati 8 te vrare dhe disa te plagosur, numri i sakte i tyre nuk eshte gjetur ne dokumentat qe i shyfrytezova per kete ēeshtje.

Nje kronike malaziase e asaj kohe, ne mes te tjerave thote: "Fillim i luftes se Pare Boterore dhe okupimi i Malit te Zi nga Austo-Hungaria e gjete Isane me shoke ne Podgorice. Ka baunuar ne ane te majte te Lumit Ridnice, ne qyetetin e vjeter, sot "Bulevardi B. Jovanoviq", ne shtepi te Lumoviqit. Ministri i ushtrise malazeze R. Veshoviq ka mbetur ne Podgorice, pasi kishin dezrtuar mberti dhe qeveria ne Itali, me detyre qe te nenshkruaje kapitillimin e ushtrise.

Sipas dokumentave ne fjale, ai ka menduar qe te organizoje luften guerile dhe per kete qellim te angazhoje Isen per ta ndihmuar dhe, ne qofte se do t(a veje nen komande te vet, dot(ia arrije qellimit. Gjoja, Veshoviq per kete arsye kishte urdheruar qe te ftohej Boletini me garden e tij per t(i ēarmatosur. Kronisti i kohes shkruan se per kete ēeshtje gjoja, erdhi deri ne mosmarreveshje! Ne qofte se ka ndodhur keshtu, pse pala malazeze do ta vriste Isane me shoke gjate interrnimit ne Nikshiq dhe Danilograd?

"Pobjeda", e perditshme nga Titogradi, me 26 maj 1980 ne rubriken "Kronika e vjeter e qytetit" botoi nje shkrim te shkurter ne lidhje me kete ngjarje.

Gjera qesharake nga nje shkencetar i ketij profili!!!

Ne skicen per biografine e vet kete dite zie te popullit shqiptar e cek dhe Millovan Gjillas, njeri nga bashkepunetoret me te afert te J.B.Titos ne ish Jugosllavi, pastaj disidenti numur nje nga "Bota komuniste" ne Perendim. Ne librin e tij "Land Without Justice" , Nju Jork (Toka pa zakon-ligj), fq. 51 etj., shkruan se sipas kujtimeve te atit te tij, Nikolla Gjillas, kapiten i policise se lartpermendur "lufta me vullnetaret e Ises nuk zgjati shume edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Ne sulm u vra udheheqesi me te afermit e tij " garda e vjeter "I plagosur rende eshte ēuar ne gjunje edhe pse i pafuqishem te nbaje pushken (?), ka shti me revolver, me deshiren qe ta paguaje sa me shtrenjet jeten e ve. Babai ka vrapuar tek ai, por shqiptari trim i pashefrenuar e mbeshteti revolverin ne doren e majte te tij,po nuk pati kohe qe ta zbraze, nje ushtar ia shkrepi dhe ai ra. Perseri ka shpejtuar tek Isa. E par me sy te pergjakshem. Ka folur dishka ne gjuen e vet por babai nuk e ka kuptuar, pohon, Millovan Gjillas. Ai shton: "Babai mori mauzerrin" e tij si kujtimin me te madh. Ne jeteshkrimin e vet zoti gjillas thote se Nikolla Gjillas e pagoi kete kujtim te madh me koken e vet ne vitin 1941, per hakmarrje.

Gjithashtu autori i libri me hollesi njofton per veprat kriminale dhe gjenocidin e babait te vet me koleget e tij, xhandaret e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman me 1912/13.

Ne afersi te kufirit shqiptaro-malazez, ne mes Tuzit dhe Podgorices ne Cem, ne varresat kolektive myslimane, disa kohe kane pushuar eshtrat e kryetrimit te Kosoves kur vellezrit kosovar ne menyre sekrete i kaluaran ne Kosoven e tij.Se pari kje varreze ne jug te qytetit te Pogorices,ne Pobrezhje, me 25 janar 1916, ku moren pjese bashkelutetaret e tij dhe gjithe shqiptaret vendas e te tjere. Fjalen mortore e mbajti z. Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike kurre nuk e shkeputi shpirtin, shpresen dhe mesazhin e tij nga populli yne. Ai u be ispiracioni me i madh i brezave te ardhshem. Isa Boletini, hero i popullit, shfaqet ne skenen e luftes te popullit shqiptare per liri me moton" Me mire vdekjen,se roberine ."
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 13-03-2006, 19:00   #3
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Arkivat ekspozojnė edhe letrėn origjinale tė ministrit turk nė Cetinjė ku dėshmohet me hollėsi se si u vra luftėtari prej malazezve nė Podgoricė, bashkė me dy djemtė e tij, Halili dhe Seidi dhe pesė shokė.

Isa Boletini, 90 vjet nga vrasja e njė patrioti

E. Demo

Nuk ka mbetur nga dora e tij asnjė material dokumentar pėr tė pėrcaktuar pikėpamjet e tij politiko-shoqėrore. E megjithatė 90 vjet pas vrasjes sė luftėtarit dhe patriotit Isa Boletini, akademikėt e nderojnė si tė ishte njė udhėheqės shpirtėror. Instituti i Historisė e pėrkujtoi dje kėtė pėrvjetor nė Akademinė e Shkencave nė Tiranė ku kanė referuar historianėt Marenglen Verli dhe Fatmira Musaj, autore e biografisė sė vitit 1987 “Isa Boletini”. Me interes ishte fondi dokumentar dhe fotografik qė ekspozoi Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave. Dokumente qė nga gjenealogjia e familjes Buletini, shėnime ku flitet pėr origjinėn e familjes sė Isa Buletinit, jetėn dhe aktivitetin e tij, ultimatumi i qeverisė malazeze pėr largimin e tij nga Mali i Zi nė Nikshiq; letėr e Filip Krajės ku thuhet se nė thirrjen e parė pėr luftė tė Isa Buletinit, Ded Gjo Lulit e Has Jakup Ferrit, u mblodhėn 50000 luftėtarė. Madje gazeta tė kohės si “Jeni Gazeta” botuar nė Ferizaj flasin pėr lėvizjet kryengritėse tė udhėhequra nga luftėtari nė krahinėn e Shalės, tė Sanxhakut tė Pejės gjatė verės. Kėshtu pra Isa Buletini nga Mitrovica ishte vėnė nė krye tė forcave kryengritėse shqiptare nė luftė kundėr turqve 1911.
Nė njė dokument tjetėr dėshmohet informata e pėrfaqėsuesit tė Austro-Hungarisė nė Stamboll mbi pėrpjekjen e qeverisė turke pėr tė shtėnė nė dorė krerėt e lėvizjes shqiptare si Isa Buletini, Idriz Seferi. Njė vit mė vonė, i njėjti pėrfaqėsues informon se Buletini e ka krejt nė dorė Mitrovicėn. Jemi nė ditėt historike tė fundit tė nėntorit 1912. Nė njė telegram tė datės 21 nėntor tė Mit’hat Frashėrit, dėrguar Syrja Vlorės, njoftohet ardhja e delegatėve nga Kosova: Isa Buletini, Ajdin Bej Draga, Mehmet Pashė Dėrralla, pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e Vlorės. Nga fototeka e arkivave u ekspozuan imazhe fort tė njohura ku patriotin e shohim ose mes ēetave tė luftėtarėve ose me udhėheqėsit politikė. Ka edhe imazhe ku patrioti paraqitet si i fotografuar nga Marubi, hijerėndė dhe me autoritetin qė i ka vlejtur pėr tė mbajtur pas vetes patriotė tė tjerė. Ėshtė aty letra e Isa Boletinit (nė dokumente tė ndryshme mbiemrin e tij e gjejmė tė shkruar Buletini), dėrguar Ismail Qemalit, mbi gjendjen e vėshtirė tė shqiptarėve tė Gjakovės dhe dėrgimin e ndihmave me ushqime e veshmbathje. Letėr e nėnshkruar mė 03.08. 913. Ai e informon kohė pas kohe plakun e Vlorės dhe i pėrshkruan gjendjen e vėshtirė nė krahinat e Gashit, Krasniqes, Hasit, Bytyēit, Plavės dhe Gucisė. Mes dokumenteve ėshtė edhe lista e pagave, 1914, ku pėrmendet Bajram Curri, Isa Buletini etj. Krahas letrės e cila njofton zėnien rob tė Isa Boletinit dhe shokėve tė tij mė 23 gusht 1915 dhe letrės sė Sotir Koleas dėrguar Mit’hat Frashėrit nė Bukuresht ku mes tė tjerash e njofton pėr vrasjen e Isa Boletinit, arkivat kanė fiksuar nė stendat e ekspozitės sė djeshme letrėn origjinale tė ministrit turk nė Cetinjė ku dėshmohet me hollėsi se si u vra luftėtari prej malazezve nė Podgoricė, bashkė me dy djemtė e tij, Halili dhe Seidi dhe pesė shokė tė tij.
Patrioti i shquar shqiptar, strategu popullor, organizator dhe udhėheqės i lėvizjes shqiptare pėr liri dhe bashkim “Hero i Popullit”, Isa Boletini (1864-1916) u lind nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me traditė patriotike. Nė moshėn 17- vjeēare ishte luftėtar pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn kundėr forcave otomane. U bashkua me patriotė tė tjerė si Haxhi Zeka nė lidhjen e Pejės 1899-1900.
Gjatė periudhės 1901-1902 ishte njė nga luftėtarėt kryesorė kundėr serbo-malazezve. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912 u hodh nė mbrojtje tė trojeve shqiptare kundėr serbėve. Nė ditėt e pavarėsisė e shohim pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mė pas me patriotė e luftėtarė tė tjerė nė mbrojtje tė qeverisė sė Vlorės. Nė 1913, Boletini shkon nė Londės si anėtar i delegacionit shqiptar bashkė Ismail Qemalin. Jeta e kėtij udhėheqėsi popullor u ndėrpre mė 23 janar 1916

Dokumenti
Tragjedia ka ndodhė kėsilloj:

Is Bulatini kur doli prej meje, tė birin e tij Halil edhe nji shokun e vjetėr tė tijė, i gjet se kishin dalė jashtė, por, me qenė se ay vetė, kishte shkuem prej nji sokakut tjetėr, nuk mujti me u has nė rrugė me ta. Por Halili, me shokėt e tij, kuer arriti karshi godinės qeveritare, dhe afėr urės qė asht nji qind e pesdhet metro larg nga godina, pėrpara u doli nji detashment gjindarmėsh t’Pejės, tė cilėt ishin pregatit pėr me vra Is Buletinin. Gjindarmėt, Halilit dhe shokvet tė tij, ju propozuan qė tė dorėzojin armėt. Kurse kėta revolverėt, i kishin tė mbulueme nė brezat e tyne, dhe qeverija Is Bulatinit dhe dymdhet shokvet tė tij, u kishte dhanė leje me mbajtė armė, dhe General Vushoviqi, u kishte lėshue nė duerėt e tyne, nji shkresė tė firmueme me firmėn e tijė, mbi mbajtjen e armėvet. Prandaj Halili me shokėt e vetė tuke pėrmendė kėto leje e kėto shkresa, u pėrgjegjėn se armėt nuk do ti dorėzonin, dhe me ardhjen e ushtrisė Austro-Ungare, ku do tė mblidheshin armėt e malazezvet ishin gati dhe ata me dorėzue armėt. Por gjindarmėt u pezmatuen dhe ngulnin kambė mbi dorėzimin e armėvet, kjo provokoji nji zanje, kapiten Tajar Tetova, Tojer Ibrahim Prishtina dhe Shefqet Korēa, duke parapa pėrfundimin e keq tė grindjes, hynė si ndėrmjetės nė mes tė tyne... Oficerėt e sipėr pėrmendun ju luten gjindarmėve, qi t’i ēonin nė polici... Forma e pretekstit tregonte ēiltazi se qėllimi i vėrtetė i malazezvet ishte vrasje, por atė qė dishrojshin ma fortė ish personi Isa Bulatinit me vra mbasandaj vinin njerėzit e tij, prandaj kjo grindje ishte ngref me qėllim qė tėrhiqeshin Isa Bulatinin e ta gjuejshin atje, ma nė fund ashtu u ba...
Nga raporti i ministrit turk nė Cetinjė mbi vrasjen e Is Buletinit

Shekulli 24/01/2006
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 13-07-2006, 22:53   #4
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
ISA BOLETINI SIPAS MILLOVAN GJILLASIT

Rėnia e Akilit shqiptar


Sivjet ėshtė 90-vjetori i rėnies sė Isa Boletinit. Do tė ishte nė nder tė shqiptarėve dhe tė malazezėve ta kujtonin nė Podgoricė rėnien e tij dhe mundėsisht sė bashku t`i bėnin njė pėrmendore nė atė qytet.

Gjekė Gjonlekaj / New York - Koha Javore

Pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė vjeshtėn e vitit 1966 ishte ndaluar mėsimi i historisė sė popullit shqiptar nė shkollat shqipe nė ish-Jugosllavi. Pėr heronjtė tanė kombėtarė kishim mėsuar nga kėngėt popullore ose kishim dėgjuar nga transmetimet e Radio-Tiranės. Rapsodėt kishin kėnduar pėr luftėtarėt shqiptarė tė lirisė. Lahutarė sot e kėsaj dite kėndojnė:

"Kur kanė dalė kaēakėt e hyrrjetit
S`kanė gjet vend pėr kėtej detit
Der qė dalė kanė nė bajrak tė Trieshit
Nė bajrak tė Trieshit kur kanė mbrri
Hapėn derėn 200 shtėpi
Prej Kosove kėtu ia mbrrini
Me ēet t`vet Isė Boletini"

Pas rėnies sė Aleksander Rankoviqit nga pushteti, shqiptarėt kishin fituar disa tė drejta kombėtare, midis tyre edhe lirinė e mėsimit tė historisė kombėtare. Profesor Ali Hadri nė bashkėpunim me disa historianė tė tjerė tė Kosovės kishin ribotuar Historinė e Popullit Shqiptar, bile kopertinėn e kishin ilustruar me fotografitė e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kjo mbulesė ishte parė me respekt tė madh . Isa Boletini ishte vrarė nė qytetin e vendlindjes sime. Pėr rėnien e tij heroike ėshtė folur shumė. Ai kishte rėnė te Ura e Ribnicės. Njė zonjė shqiptare nga vendlindja ime, e quajtur Pretė Lucja, e kishte parė me sytė e saj vrasjen tragjike dhe heroike tė Isa Boletinit. Ajo kishte qenė e martuar me oficerin ēek Joseph Borinski dhe nė atė kohė kishte jetuar nė Podgoricė. Para 50-vjetėsh ajo tregonte hollėsi pėr vrasjen tragjike tė Isa Boletinit dhe trimave tė tjerė shqiptarė. Pėrshkrimet e saj ishin shumė tė dhembshme. Ajo tregonte pėr sjelljet mizore tė bandave malazeze kundėr Isa Boletinit dhe luftėtarėve tė tij. Shumė qytetarė malazezė e kishin parė me sytė e tyre rėnien e Isės dhe trimave tė tij shqiptarė dhe ishin zemėruar pėr sjelljet ēnjerėzore tė atyre bandave, tregonte Pretė Lucja.
Nė fillim tė shekullit tė kaluar diaspora shqiptare kishte lexuar dhe dėgjuar shumė pėr luftėrat heroike tė Isa Boletinit. Ai kishte qenė Adem Jashari i kohės sonė. Nė vitin 1910 shqiptarėt e Amerikės dhe prijėsi i tyre Fan Noli kishin parashtruar idenė e ftesės sė Isa Boletinit nė Amerikė. Bile ne njė kuvend tė madh shqiptarėsh nė Boston, nė fund tė fjalimit Fan Noli kishte thėnė "Rroftė Isa Boletini".
Nė tetor tė vitit 1989, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Engjėll Sedaj gjendeshin nė Amerikė pėr 300-vjetorin e Pjetėr Bogdanit. Me kėtė rast u ishte pėrgatitur njė vizitė nė kryeqytetin amerikan. Atė mbrėmje para nisjes sė tyre pėr nė Washington e krahasuam me vajtjen e Isės nė London. Ibrahim Rugovės nuk i kishte pėlqyer krahasimi dhe shtoi: "Isa ishte folklor". Nuk bėri asnjė koment tjetėr. Mė vonė disa gazetarė besnikė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės qė ishin vendosur nė Amerikė pas dėbimeve me dhunė nga puna, kishin bėrė njė propagandė shumė tė ndyrė kundėr Isa Boletini, edhe pse shume historianė dhe shkrimtarė tė huaj kishin treguar respekt tė jashtėzakonshėm pėr kėtė hero legjendar tė popullit shqiptar. Midis tyre kishte bėrė pjesė edhe shkrimtari i njohur dhe disidenti anti-komunist Millovan Gjillas me veprėn e tij letrare "Toka pa Drejtėsi"(Land without Justice) botuar anglisht nė New York nė vitin 1958 nga "Harcourt, Brace &World , Inc. Millovan Gjillas shkruan:
"Beteja e Isės me ushtarėt e tij vullnetarė nuk kishte vazhduar shumė, pavarėsisht heroizmit tė rreptė tė shqiptarėve. Nga kjo goditje kishte rėnė udhėheqėsi i tyre dhe besnikėt e tij mė tė devotshėm. Njerėzit mė tė afėrt tė Isės ishin likuiduar dhe tė tjerėt ishin shpėrndarė nė katėr anė. Isa Boletini ishte vrarė. Por kishte luftuar trimėrisht, bile pėr njė kohė tė gjatė pavarėsisht se kishte mbetur i vetėm nė rrugė tė madhe. Ashtu i plagosur ishte ngritur nė gjunjė dhe sado qė nuk kishte fuqi pėr ta mbajtur pushkėn qėllonte me revole qė tė paktėn tė vriste ndonjėrin prej armiqve para se tė jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen nė dorė tė majtė,por nuk kishte pasur kohė tė hapte zjarr. Njė ushtar e kishte vėnė nė shenjė dhe Isa kishte rėne pėrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytė e tij tė mėdhenj e tė pėrgjakur, kishte thėnė diēka nė gjuhėn e tij amtare dhe nė atė ēast kishte dhėnė shpirt. Babai e kishte marrė mauzerin e tij tė gjatė me dorezė tė stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin mė tė shtrenjtė. Pėr ēudi edhe ne fėmijeve na vinte keq dhe ndjenim hidhėrim dhe kishin mbajtur zi pėr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithėse ai ishte krenar qė ishte vrarė prej grupit tė tij. Ky ishte njė pikellim i veēante, ishte mė tepėr njė admirim pėr njė hero sypatrembur tė Shqipėrisė, qė kishte luftuar deri nė fund nė njė fushė tė zhveshur nė mes tė rrugės sė madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkėnd, ashtu drejt nė kėmbė i pambrojtur. Admirimi pėr tė bėnte pjesė gjithashtu nė pikėllimin tonė. Nė qoftė se njė njeri duhet tė vdesė, do tė ishte mirė tė binte ashtu siē kishte rėnė Isa Boletini. U kujtoftė pėrjetė nga ata qė e panė dhe nga ata qė kanė dėgjuar pėr tė. Shumė mė vonė ne i patėm treguar babait dhe e ngacmonim pėr kėtė se kishim lexuar qė Isa Boletini kishte vdekur nė Shkodėr. Babai nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Por pėr tė nuk kishte aq rėndėsi nėse ky kishte qenė Isa Boletini vetė apo ndonjė nga oficerėt e tij - kryesorja ishte se shqiptarėt qė kishin luftuar nė atė betejė dhe sidomos prijėsi i tyre qė nuk mund tė ishte njeri tjetėr veē Isa Boletini - ishte vrarė. Babait i kishin thėnė se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte pėr tė, fakti i rėnies sė tij ishte provuar pėr jetė tė jetėve me zjarrin e pushkėve".
Revistat mė tė njohura letrare dhe politike amerikane, siē ishte"The New Yorker" dhe "The New Republic" kishin shkruar shumė pėr kėtė vepėr, bile e kishin cilėsuar si mė tė rėndėsishmen tė botės komuniste pas "Donit tė Qetė" tė Sholohovit. Natyrisht se njė pėrshkrim i tillė pėr heroin tonė legjendar Isa Boletinin nė njė vepėr kaq tė madhe e kishte nderuar atė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare.
Sivjet ėshtė 90-vjetori i rėnies sė Isa Boletinit. Do tė ishte nė nder tė shqiptarėve dhe tė malazezėve ta kujtonin nė Podgoricė rėnien e tij dhe mundėsisht sė bashku t`i bėnin njė pėrmendore nė atė qytet. Nga pėrshkrimi shumė i fuqishėm i Millovan Gjillasit pėr rėnien e Akilit tonė mund tė mėsojnė poetėt, artistėt dhe historianėt shqiptarė dhe mė gjerė.

(Autori ėshtė botues dhe ish gazetar i Zėrit tė Amerikės)
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Pergjigju


Alternativa Teme
Paraqit Modele

Regullat e Postimit
Ju Mund tė Postoni Tema tė Reja
Ju Mund tė Postoni Pėrgjigje
Ju Mund tė Postoni Ngjitėsa
Ju Mund tė Modifikoni Postimet Tuaja

Kodi i Forumit ėshtė Hapur
Buzėqeshjet Janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Kapėrcim Forumesh


Tė Gjitha Orėt janė GMT. Tani ėshtė Ora 07:50.


Mundesuar nga: vBulletin Versioni 3.6.7
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
2005-2006 ZemraShqiptare.net