Forumi i Zemrave Shqiptare


Kthehu   Forumi i Zemrave Shqiptare > Shqipėria Natyrore > Figura tė Shquara
Emri i Anėtarit
Fjalėkalimi
Galeria Regjistrohu P&P Lista e Anėtarėve Kalendari Kėrkoni Postimet e Sotme Shėnoji si tė Lexuara


Pergjigju
 
Alternativa Teme Paraqit Modele
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:39   #1
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu

I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tonė kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt i kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin me studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit tė Shkodrės prej Turqve. Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku kallzon historin e Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.
Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e banė eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjiherė nji popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi pėrmendsh nga nxariėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun. Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr shkencore e nji niveli shum tė naltė, sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė lidhje me epopėn tonė kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi gueriljesh tė kohės sonė. Nga ana tjetėr tue dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė i duket i gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk duket ma i bindėshėm.
Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet, as kohėn me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera.
Fotot e Bashkėngjitura
 
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:39   #2
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Kthimi nė Krujė

Gjergj Kastrioti, qė muer famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali ma i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Mat mė 1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412 mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda popullore, qė u thur mbas gojėdhanės, thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e tanė Shqipnija dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji kishte, kur lindi, shenjėn e nji shpatė nė krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luejtė si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.
Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē. Kurse shifrat qė dhamė ma sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18, domethanė nji djal qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit. Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng nė duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman. Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė, Sulltan MuratA i n detyroi tė katėr djemt e Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane. Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr emnat muslimane. Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432, Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e cila pat si pasojė nji kryengritje tė pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr. Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare tė pathyeshme.
Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm, por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si i vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit. Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai ishte tue marrė pjesė nė nji speditė ushtarake drejtue kundėr Kristianve t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare.
Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1 vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej.
Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit. Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės zgjoi interesimin e tij ma tė madh. Porsa ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque nė lojnat ushtarake nė mes tė gjith vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė i pėlqente ma tepėr. Nga pamja fizike ishte i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje, me sy qė shkėlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė mahnitshėm. Sulltan Muratit i kishte ba pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosun nė garat me armė. Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte, ndėrsa vllaznit e tij duket se u mbytėn nė nji mėnyrė qė nuk dihet mirė.
Skėnderbeu u ba komandant kavalerije nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi. "Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu, si Leka i Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet". Mbas ēdo spedite Skėnderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės; ushtėrija e adhuronte; komandantėt e tjerė e kishin zili.
Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė historin nė kallėpin e dogmave tė thata marksiste mbi luftėn e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin materialist tė historis qė predikojnė dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar, jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė, mbasi pėr marksistėt historin e bajnė "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindėse, na do tė preferojmė kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:40   #3
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Skėnderbeu nė mes tė Turqve dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e shenjtė kundėr invaduesve mysliman, Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte vendosė garnizone ushtarake tė pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė kufinin linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e ordhive anmike, tė cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Tė gjith Turqėt dhe Shqiptarėt qė ishin kthye muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani kundėr dy Sulltanve osmanlli. Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė Shqipnin shoqnoi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjith atyne qė ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėn sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt. Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt ēdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.
Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se ēfare politike me ndjeke Kur perandon Jani i Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe ēfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morės, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Princet latin te Greqis nga ana tjeter.
I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.
Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.
Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e ēast.
Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre.
Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis.
Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftė tė forcave kristiane u paraqit para mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi. Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti i Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444. Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte njoftė si sundimtar nė principatėn e tij. Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav me e shkelė armėpushimin. Atėhere Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga pamundėsijė me mbajtė premtimin, Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe pranė kufinit.
Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės qė e muerėn me sy tė keq fitoren e Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum tė pastra. Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga i Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy familjeve princore shqiptare pėr me i shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė 23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit, i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi hesapin nė gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni. Skėnderbeu muer premtimin se Republika e Shėn Markut do t'i paguente nji subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum i sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe, tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji aleancė me tė.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:40   #4
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hangėr kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi i parė i Krujės ndėn komandėn e vet Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishėm bani efektin dhe muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi i ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal pėrpara murit tė krahnorve shqiptare. Muej me radhė Sulltan Murati nxiti ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt duhej tė mbronin vehten nga sulmet e trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk e linin anmikun tė merrte frymė, tė gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe mate- rial dhe tė pregatiste mėsymjen. Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis shqiptare".
Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye triumfalisht nė Krujė. Ishte e para herė qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu muer famė si gjenerah ma i madh i botės kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha. Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt, kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė ngushtė tė familjes i qėndruen besnik Skėnderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit, Alfonsit tė V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatės vendase.
Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue. Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte martue me tė bijėn e trashėgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit. Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se flota aragonase tė nisej prej Barēelonės, populli i Palermos bani vet nji kryengritje qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane", mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282. Turma e Palermos u ēue peshė tue pa nji grup francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye nji nuse qė shkonte nė Kishėn e Santo- Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushė deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė bardhė bėrtitėn "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kėshtjella u zaptue dhe para mbarimit tė ditės 2000 francezėt e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u pėrhap nė krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė 28 Prill, e gjith Siēilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou, Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi tė vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetėm kunorėn e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit.
Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi si trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar tė fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi me e quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė Napolit dhe, mbas vdekjes sė Joannes, u nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se, tue dashtė me prue nė vėnd ambicjen e tij, Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e zunė rob dhe e prunė nė Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrėzi pėr tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard. Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.
Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fė muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim ēthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.
Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu u kthye nė Krujė i penduem dhe i kėrkoi ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbe zemėrluani u tregue burrė shteti i vėrtetė dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.
Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi nji ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė grushtin e vdekjes. Skėnderbeu manevroi nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen se nuk guxonte me iu dalė pėrpara dhe u vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet tė ken arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė Kastrioti kishte ardhė me ushtėrin turke pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu tregoi edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė aq shumė. Mbas kėsaj fitorje tė rė qė habiti botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė nji letėr drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut tė III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si Ushtar tė Krishtit me krahun e pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst i III flet pėr "birin tonė tė shtrenjtė Skėnderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i shpėrblye trashėgimtarit tė Alfonsit tė V, mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn bujare qė i kishte dhanė i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si trashėgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e Napolit nė gazep pėr shkak se ai nuk deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr Turqve dhe dėrgoi flotėn kundėr Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitė Republikėn detare tė Gjenovės me u afrue me dinastin angjevine. Nė vitin e vdekjes sė Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovės. Nji mot ma vonė ai organizoi speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra nė duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi ishte i kėrcėnuem nga baronėt feodal t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zanė vendin e Kaliksit tė III, duel pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu stabilizoi marrėdhanjet me Venedikun, tue nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė. Me porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund, u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy vjetėsh me Sulltan Muratin.
Kur u bindė se Shqipnija ishte sigurue kundėr anmiqve tė jashtėm dhe ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu bani pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu e kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė, por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e rrezikut trashėgimtarin e aleatit tė tij ma tė nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė hudhė poshtė propozimet e tij dhe mbaroi tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis me det nė krye tė speditės shqiptare pėr nė Raguzė ku banonte nji koloni e fortė shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhėshtore. Mbasi pushoi disa dit, Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant i kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė, Skėndebeu filloi veprimin pėr tė shpėtue Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos nė krye. Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike, ndėrsa ajo po tėrhiqej e demoralizueme. Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve i fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun tė gjith atyne qė e vėzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetėm qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanė Italin me famėn dhe ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skėnderbeun "Babė" dhe i dha nė posedim tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe mandej nė Trani e kthyen fatin e luftės nė favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe, ma nė fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė nė horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:40   #5
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Karakteri i Skėnderbeut dhe cilsit e tij si prijės luftarak

Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeē kur u ba prijėsi i kombit shqiptar nė luftėn kundėr invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtėsija mendore ishin nė kulm. I gjatė, i hijshėm, me shtat tė derdhun si nji statujė, me tipare tė skalituna dhe nji pamjf- madhėshtore, Skėnderbeut i kishte dhanė Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtėsin e nji atleti te pėrsosun nė lėvizje. Ishte nji gjeni i lindun pėrsa i pėrket artit tė luftės dhe nji luftėtar i pashoq pėr trimnin dhe aftėsin e tij mė iu prie tė tjerve.
Asnji armė lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete pėr Skėnderbeun, por ai ēquhej sidomos nė pėrdorimin e shpatės sė tij tė gjatė dhe tė pėrkulun, nji shpatė qė ēdo njeri tjetėr memzi e ngrinte me tė dy duert. Mbasi ishte aq i fortė dhe i shėndoshė, i pėlqente me hangėr dhe me pi boll, por kėnaqej me pak orė gjumė, tue mos e pasė pėr gja me fjetė atje ku tė qėllonte. Dėfrimet e zakonshėm tė jetės nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje nė sportin e njeriut tė aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qė i ndihmonin me mbajtė trupin nė formė tė mirė dhe me ushqye burimet e energjis tė tij tė pashterueshme. Guximi i tij nė sheshin e luftės mund tė dukej krejt i ēmendun sikur tė mos ishte shoqnue nga gjakftotėsija dhe gjykinu i mprefet qė e vinin gjithmonė nė gjendje me e dominue situatėn dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij tė bardhė dhe me shpatėn gadi pėr tė prė kryet e anmikut, Skėnderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji nė vendin e rrezikut ma tė madh, tue pėrbuzė vdekjen me nji qetėsi shpirtnore qė nuk mund tė pėrfytyrohej. Kishte shpėtue gjallė gadi pėr nji fije kaq shpesh saqė njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije tė Zotit. Skėnderbeu muer vetėm nji herė nji varrė nė shpatull, tue u rrėzue prej kalit ndėrsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftėn.
Gjergj Kastrioti ishte i pamėshirshėm me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me falė ata qė i kishin ba keq dhe qė i kėrkonin ndjesė. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tonė moral qė ai ēmonte ma tepėr, dhe nuk ishte punė qė t'i shmangej edhe sikur tė rrezikonte me bjerrė gjithēka. Nė pėrgjigjen qė i dėrgoi Princit tė Tarantos, i cili e ftonte me braktisė mbretin e Napolit nė fatin e tij, Skėnderbeu thoshte: "Na qė kemi pa kaq tė mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do tė baheshim me turp dhe do tė na nxihej faqja si njerėz tė pabesė dhe pa mirėnjoftje sikur tė mos i shtrinim dorėn tė birit nė ditėn qė ka nevojė". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirėqenjes sė popullit me nji vetmohim tė plotė. Qėllimi i tij ishte jo vetėm t'i mbronte nga sulmet e anmikut tė huej por edhe t'i bashkonte si nji komb tė pamvarun. Tue dashtė me veprue si nji prijės kombėtar dhe jo si nji shef feodal Skėnderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenėt ma tė fuqishėm tė Shqipnis, tė cilėt donin tė ushtronin nji pushtet absolut nė krahinat e tyne dhe nuk ngurruen tė dezertonin nė fazėn ma tė kritikėshme tė luftės kundėr Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshėm dhe i frymėzuem nga forca morale qė ngriti valėn e Kryqzatave nė shekujt e maparshėm. Nė ēdo rast tė jetės sė tij ai u mundue tė vepronte simbas urdhnave tė fes kristiane. Dėshiri i tij ma i flakėt ishte me fitue zemrat e njerzve me mirėsin, drejtėsin dhe bujarin e tij, se me i dominue me anė tė frikės dhe tė interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit pėrkthye nga Fan Noli):

"Kapedanė dhe ushtarė trima". S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė. Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u futtė nė kėtė valle; po se puna duhej mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse rronim e hanim bashkė dhe kishim njė zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin, gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė robėrin e barbarve, duke pritur tė mė shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin, renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt me aq besė, me aqė kujdes, me aq mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė. Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto me hir a me pahir, me dhelpėri a me trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm. Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi i garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e marrshim Petrellėn, asnjė nga ne s' duhet tė kthehet prapė i gjallė. Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė. O Burrani!"

Kujdesja pėr ushtėrin ishte kasaveti ma i madh i Skėnderbeut. Ai dijti me pėrfitue nga eksperjenca e vet pranė Sulltanit, tue krijue nji ushtėri tė zgjedhun dhe tė pėrhershme mbas modelit tė Jeniēerve. Por ai nuk kishte nevojė me pėrdorė metodėn barbare tė grabitjes sė djemve tė mitun nga gjiu i familjes pėr me i mbyllė nė kazermat, mbasi ēdo Shqiptar lakmonte me shėrbye si ushtar i pėrhershėm i prijėsit t'adhuruem tė kombit. Kjo ushtėri kombtare, qė ishte rekrutue mbas listave tė hartueme nga Skėnderbeu vet, nuk kapėrcente tė dhjetmijėt. N'at kohė nuk kishte as kazerma dhe ushtarėt banonin nėpėr shtėpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushtėri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kėshtjella e Krujės dhe trimat e Kastriotit vraponin nėpėr vendet qė iu ishin caktue. Kryetarėt e familjeve sunduese shqiptare, qė kishin aderue nė kombėtare nė krye tė forcave armate tė tyne. Por faktori vendimtar nė fitoret e Skėnderbeut ishte garda e tij personale, e cila pėrbahej nga dy a tre mijė kalorės. Kjo ishte e vetėmja armė qė mund t'iu bante ballė Turqve, tė cilėt ishin kalorės tė lindun. Tue pėrdorė taktikėn e sulmeve tė befta me trimat e hypun nė kuaj qė shkonin si vetėtima, Skėnderbeu shkaktonte rrėmujėn dhe panikun nė mes tė kambsoris anmike, qoftė nė marshim e sipėr, qoftė kur kishte rrethue nji kėshtjellė. Nė fushė tė hapėt ai manevronte nė mėnyrė qė me drejtue ushtėrin anmike nė nji tokė tė pėrshtatun, ku mund t'i vėrsulej me kalorėsit si shkaba dhe t'i grinte copė-copė. Gjithmonė nė ballė tė ushtėris gjatė kėtyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetėm me prezencėn e tij, tue u futė tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqėt kishin tė drejtė me i pasė frikėn, mbasi Skėnderbeu nuk njifte mėshirė kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tillė jo vetėm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral i Mesjetės nuk u vinte asnji kufizim kristjanve qė luftonin kundėr muhamedanve. Tue mos lypė nga tė tjerėt ma shum sesa ishte gadi tė bante vet, Skėnderbeu adhurohej nga ushtarėt e tij, tė cilėt i bindeshin me nji vetmohim tė plotė. Ai vet kujdesej mbas ēdo fitoreje qė seicili tė merrte pjesėn qė i takonte nga plaēka e zanun prej anmikut. Ai u epte shpėrblimin moral, qė ishte ma i ēmueshėm, atyne oficerve dhe ushtarve qė ishin dallue ma tepėr pėr guxim dhe trimni, tue i ftue nė tryezėn e tij dhe tue pi pėr shėndetin e tyne. Rrallė iu desht tė pėrdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave tė paris shqiptare, qė luftonin ndėn komandėn e tij pėr kauzėn kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcėn e karakterit tė tij, me gjykimin e pagabueshėm, me aftėsin e tij si mjeshtėr nė artin e luftės dhe me shembullin qė epte, t'ue dalė gjithmonė vet pėrpara. Por Gjergj Kastrioti nuk pėrbuzte kurr mendimin e prijėsve tė tjerė tė luftės kombėtare. Para ēdo beteje me randėsi ai mblidhte kėshillin e luftės qė pėrbahej nga gjeneralėt e ushtėris dhe pjestarėt e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin sė bashku planet strategjike mbas nji bisedimi tė hapėt dhe tė imtė. Nė rastin e rrethimit tė Beratit mė 1455, Skėnderbeu iu pėrulė vendimit tė shumicės me pranue ofertėn pėr armėpushim tė garnizonit turk megjithqė vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasė tė drejtė dhe Skėnderbeu e pagoi tue pėsue tė vetmen disfatė tė karrjerės sė tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte pėrhapė nė tanė botėn Kristiane. Ndėrsa mbretėn dhe krenė feodal t'Evropės ishin zhytė nė grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun qė kėrcėnonte mbarė Krishtenimin, shum 'njerėz tė thjeshtė tė atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndėn udhėheqjen gjenjale tė fatosit kombtar. Shum qytetarė t'Evropės Kristiane, e tue pėrfshie edhe Anglezė, kishin vrapue nė kėshtjellėn e Krujės pėr tė luftue si ushtarė tė Gjergj Kastriotit.
Nuk asht nji ekzagjerim me thanė se Skėnderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, tė cilėt penda e Plutarkut i ka ba tė pavdekshėm. Kėsaj i duhet shtue se Skėnderbeu ishte pjestar i fundit i kėsaj falange qė nuk dinte se ē'asht frika dhe qė jetonte pėr tė luftue pėr idealin e liris dhe tė mirėn e nji populli qė e kishte zgjedhė si prijės. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi nė praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatė nji ēerek shekull, ai luftoi pėr tė mos lanė qė Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik tė ēkėputeshin nga vathi i qytetnimit perėndimor pėr disa shekuj.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:41   #6
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Triumfi i fundit dhe vdekja e Skėnderbeut

Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes sė tij me zaptue Krujėn dhe nė fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet i 11. Si nji djalosh njizet vjeēar Mehmeti i n kishte shoqnue tė jatin nė speditėn kundėr Shqipnis dhe kishte vuejtė nė sedrėn e tij nga disfata. Kujtimin e ritiratės nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte nė zemėr si plagė dhe nuk duronte qė Gjergj Kastrioti tė nderohej si gjenerali ma i madh i botės Kristiane, i cili kishte thye Turqėt nė luftė, tue prishė kėsisoj famėn e tyne si nji popull luftėtar qė nuk dinte deri atėhere se ē'domethanė me humbė nji betejė. Pėrveē kėsaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengesė e padurueshme pėr ambicjen e tij me zaptue Romėn dhe me e proklamue kryeqytet tė Perandoris otomane.
Sulmin e parė Sulltan Mehmeti e drejtoi kundėr Stambollit, tė cilin e zaptoi me 1453. Kur u pėrhap lajmi se kryeqyteti lavdiplotė i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqėt, nji valė tmerri dhe pikėllinu shpėrtheu nėpėr Evropėn. Bota Kristiane priste me ankth nė zemėr se ku do tė ndalej hovi i kėtij rrebeshi qė kėrcėnonte me perla qytetnimin perėndimuer. Skėnderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si i vetmi prijės Kristian i Evropės lindore qė nuk kishte lėshue armėt. Prej vitit 1455 e deri mė 1462, Sulltan Mehmeti dėrgoi njimbasnji disa armata turke ndėn komandėn e gjeneralėve tė tij ma tė mirė pėr tė zaptue Shqipnin. Skėnderbeu nuk i la as t'i afroheshin Krujės, por i shpartalloi tė gjttha nė luginat dhe rrypinat nė mes tė Dibrės dhe Ohrit.
Ndėrsa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i randė me u pėrballue, Skėnderbeu kishte ra nė hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shėn-Markut duhej tė formonte nji front tė pėrbashkėt me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqėt sigurisht do tė vėrsuleshin kundėr saj ditėn qė tė kishin shtiė Krujėn nė dorė. Kurse Skėnderbeu u shtrėngue ta detyronte Venedikun me lidhė nji aleancė me tė, tue krijue pėrshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.
Mė 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatė kundėr Bosnjės nė krye tė ushtėris sė tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanė fund luftės kundėr Turqve tue nėnshkrue mė Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qė nuk dihen. Por, njikohėsisht Skėnderbeu lajmėroi Papėn se ishte gadi me rifillue luftėn kurdoherė qė ta shifte tė nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nėnshkrue po at vit. Nė bazė tė kėtij traktati Skėnderbeu u angazhue t'i shpallte luftė Turqis, ndėrsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmė tė pėrshtatun. Nji kontigjent venecjan i pėrbamė nga 1300 ushtarė dhe kalorės u dėrgue nė Shqipni bashkė me 2000 dukatė pėr tė mbulue shpenximet e luftės. Djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashėguem tė nji qytetari tė Venedikut dhe u ba antar i Kėshillit tė Madh tė paris venecjane.
Fill mbas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė Venedikut dhe Skėnderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje tė gjith Kristianve me marrė kryqin kundėr Turqve. Mjerisht apeli i tij ra nė veshė tė shurdhėn. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i interesuem me mbrojtė Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesė nė Kryqzatė. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skėnderbeun dhe nė mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis pėr nė Ragusė qė ishte caktue si piknisja e shefave kristian pėr tė lanēue Kryqzatėn. Fati i zi e deshi qė ai tė vdiste rrugės dhe, bashkė me tė, u varros shpresa e fundit e nji fronti tė pėrbashkėt kundėr anmikut otoman. 1 goditun deri nė thelbin e zemrės nga kjo vdekje e papritun, Skėnderbeu ndaloi menjiherė pregatitjet pėr me shkue nė Raguzė. Por ai i kishte shpallė luftė Sulltanit tė nesėrmen e ditės kur Papa bani thirrje pėr Kryqzatėn kundėr Turqve. Kėshtu qė Shqipnija kishte ngelė vetėm pėrballė sunduesit otoman tė ndezun pishė, tue pasė si aleatė Venedikun, qė pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohė, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashėn nė krye tė ushtėris turke pėr tė shembė reduktin e fundit tė rezistencės kristiane nė kėt anė tė Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikėn luftarake tė Skėnderbeut dhe reflekset* e tij nė sheshin e betejės. Nji dyluftim pėr vdekje nė mes tė kėtyne dy prijėsve vazhdoi katėr vjet pa nji fitore tė plotė pėr asnjanėn palė.
Ishte pikėrisht gjatė fushatės sė parė kundėr Ballaban Pashės qė Skėnderbeu muer varrėn e parė dhe tė vetme. Tė dy ushtėrit ishin perleshė afėr kėshtjellės sė Stefigradit. Skėnderbeu si gjithmonė iu printe trimave Shqiptarė atje ku lozej fati i luftės. Kali i tij u plagos randė dhe heroj kombėtar u pėrplas nė tokė dhe vrau supin tue u pėrpjekė mbas cungut tė nji peme. Pėr nji minutė i ra tė fikėt nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga ēdo anė, ndėrsa Turqėt sulmonin me rrėmbim. Me nji pėrpjekje gadi mbinjerzore luani i Arbnis u ēue nė kambė, hypi mbi nji kalė tjetėr dhe u vėrsul kundėr anmikut tė mahnitun dhe tė tmerruem.
Nė ndeshjen e dytė me Ballaban Pashėn, Turqėt zunė rob disa nga gjeneralėt ma tė mirė tė Skėnderbeut, ndėr tė cilėt edhe vet Moisiun e Dibrės. Me urdhėn tė Sulltanit ata pėsuen nji vdekje tė llahtarshme tue iu rrjepė lėkura pėr sė gjalli. Mbarė kombi shqiptar i vajtoi si martirė tė atdheut. Nė betejat e mapastajme, Shqiptarėt e xhindosun nga zemrimi, nuk lanė ma gjallė asnji Turk qė ra nė duert e tyne. Sulltan Mehmetin, qė kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet nė krye tė nji ushtėrije prej 200.000 vetėsh pėr me i dhanė nji mėsim tė fundit kėtij kombi tė vogėl qė nuk ndigjonte me iu pėrulė. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi pėr me u kapė me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e kėshtjellės sė Krujės i ishte besue Tanush Topijės. Me gjith pengesat qė i vuni fuqija e lehtė shetitėse e Skėnderbeut, ushtėrija turke mėrrijti para mureve tė Krujės dhe topat filluen me vjellė gjylet e tyne prej guri. Mbrojtėsit e fortesės simbolike nuk i tronditėn topat dhe as qė i tėrhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as pėr sot, as pėr nesėr, u largue nga Shqipnija tue lanė Ballaban Pashėn me vazhdue rrethimin e Krujės. Ai kuptoi nji gja: me mundė Shqiptarėt nuk ishte punė aq e lehtė sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye nė kryqytetin e tij pėr tė pregatitė nji speditė nė shkallė edhe ma tė gjanė.
Po nė at kohė, Skėnderbeut nuk i kishte mbetė ma veēse trimnija dhe vullneti mos me u pėrulė derisa kishte fuqi tė luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi qė mbretnonin nė botėn Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtė dhe shkoi vetėm nė Romė pėr me kėrkue ndihmė. Peshkopė dhe Kardinalė duelėn me e pritė dhe nji turmė e madhe Romakėsh e brohoriti me enthuzjasmė. Nė nji ceremoni tė shkėlqyeshme qė u mbajtė nė Bazilikėn e Shėn-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorė tė vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė bekueme. Por si ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn, u mblodhėn vetėm 7000 dukatė. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi nė Napoli, ku mbreti i dha nji shumė tė hollash dhe, aq sa kishte, armė dhe pajime lufte.
Ndėrkaq, rrethimi i Krujės vazhdonte dhe gjėndja e tė rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skėnderbeu porsa u kthye nė atdhe nxuer shpatėn dhe u turr kundėr anmikut nga malet pėrmbi Krujėn qė mbajnė sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue nė pritė dhe vdiq nga plagėt qė muer n'atė ndeshje. Armata turke mbeti pa udhėheqės dhe u shkatėrrue. Shumica e ushtarve tė Sulltanit u vranė dhe fare pak muejtėn me dalė gjallė nga Shqipnija. Shqiptarėt nuk patėn kohė me marrė frymė, kur nji tjetėr ushtėri turke u ēfaq pėrsėri para mureve tė Krujės. Por edhe kėt herė fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i tėrbuem i dha urdhėn ushtėris me djegė e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetėtimta tė Gjergj Kastriotit e ndoqėn anmikun kamba-kambės tue ba kėrdin nė radhėt e tij. Mbas dy javė qė kaluen me plaēkitje dhe shfarime, Turqėt me Sulltanin nė krye u kthyen nė Stamboll tė brengosun nga pikėllimi i disfatės.
Ky ishte triumfi i fundit i Skėnderbeut. Nji mot ma vonė, me 17 Kallnuer 1468, heroi i ynė kombėtar, qė kishte dalė i pacėnuem nga gjith ato beteja, u mposhtė nga nji ethe e mallkueme qė nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue nė Llesh me kryesue nji kuvėnd tė Lidhjes Shqiptare pėr tė shestue plane qė tė nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijėsi i pazėvėndėsueshėm la kėt botė para se Kuvendi tė merrte ndonji vendim. Akti i tretė i tragjedisė shqiptare u luejtė pa tė, dhe epilogu ishte ai qė mund tė pritej.
Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė Llesh, tė cilėn e kishte rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar derdhi lotėt ēurk, tue vajtue mbretin e adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme, dhe qė kishte fitue respekt dhe admirim nė ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė habitėshme qė dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer Krishtėnimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė kemi anmik nji tjetėr luan si ai". Dhjetė vjet mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė nė Llesh, ēelėn varrin e tij dhe banė hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se ai vet nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė saqė, pak kohė mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri turke qė ishte tue invadue krahinat e Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu po iu printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė flamuri me shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e Krujės. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndėn komandėn e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, i pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen nė skllavėri. Ky ishte fundi tragjik i luftės epike qė heroi legjendar i Shqiptarve bani pėr nji ēerek shekulli kundėr invazionit otoman.
Fjalėn e fundit mbi vėndin e Skėnderbeut e kanė thanė dy Papė, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen kėshtu nė Komentarėt e tij: "Ai kaloi gadi gjith jetėn e tij tue luftue pėr kauzėn Kristjane. Asht zor me gjetė nji prijės Kryqzate qė mund tė krahasohet me tė". Papa Kalikst i III ka pėrmbledhė me kėt fjali tė goditun randėsinė historike tė luftės sė Skėnderbeut: "Si nji pendė e patundėshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe i pengoi tė zaptonin Evropėn Kristjane". Mandej e tanė Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetėr edhe pėr disa shekuj me radhė. Nė librin e lutjeve tė Mbretneshės Elizabeth tė Anglis botue mė 1559, dita e vdekjes sė Skėnderbeut mban kėt shėnim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirė Skėnderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues i Turqve".
Mė 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dė Lavardin) shkroi biografin e plotė tė Skėnderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht nė Barletin, asht frymėzue nga dashurija dhe admirimi i kulluet pėr heroin tonė kombėtar. Nė Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjalė: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skėnderbe nga Turqėt, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshėm i tė cilit meriton pa fjalė tė pėrmendet nė tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtė nji vjershė kushtue Skėnderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta tė Epirit, poeti vazhdon:


"... Dhe Skmderbeu mundės i Skithve Qė prej gjith Azis, Ungjillin kanė dėbue O ti, nder i kėtij shekulli Oshqipiar i shėnuem prej Fatit Dora jote mundi Turcjėt njizet e dy herė Shtine tmerrin nė rradhėt e tyne, I bane me lanė eshtnat nė muret e Kėshtjellės. Por ti do tė kishe vdekė, i harruem nga njerzimi, Sikur pėrpjekja e devotėshme e tė ditunit Lavardin
Tė mos kishte pėrjetėsue betejat e tua..."


Sir William Temple, burrė shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit tė XVII, e ven Gjergj Kastriotin nė rradhėn e prijėsve luftarak dhe Perandorve luftėtar ma tė mėdhenj tė historis. Nė nji vepėr mbi Virtytet Heroike, ai shkruen:
"Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skėnderbe, si dhe Hunjadi, nėnmbret i Hungaris, janė dy gjenerala ngadhnjimtarė dhe burra me karakter tė naltė qė luftuen sa qenė gjallė si ēempjonė tė Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasė vetėm nji fuqi tė vogėl ushtarake, u banė ballė me sukses pėr kaq vjet sulmeve tė pėrsėritun tė gjith ushtėris otomane".
Voltaire shkrojti mė 1754:
"Sikur Perandorėt e Bizantit tė kishin qenė si Skėnderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte ēdukė".
Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756:
"Skėnderbeu ua kalon tė gjith prijėsve ushtarakė tė lashtė dhe modernė si udhėheqės i nji armate tė vogėl defensive".
Historiani i famshėm Eduard Gibbon qė ka shkruejtė veprėn klasike mbi "Dekadencėn dhe Ēdukjen e Perandoris Romake" dėnon Skėnderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe i bani luftė bamirėsit tė tij. Ai e gjykon Skėnderbeun mbas parimeve morale tė shekullit tė XVIII, tue harrue se tre shekuj ma parė bahej nji luftė pėr vdekje nė mes tė dy koncepteve tė papajtueshėm moraliteti dhe marrėdhaniesh njerzore. Me kto mėndje ai duhet tė kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav tė IV tė Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, ndėn nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armėpushimin prej dhjetė vjetėsh qė kishte nėnshkrue me Sulltanin mė 1444 nė qytetin Szegedin.
Nė ditėt tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue tė ēmojė rolin e Skėnderbeut me kriterin objektiv tė historianit dhe herė- herė, tue u ēveshun krejt prej ngroftėsis sė ndjenjės patriotike. Ai e pėrfundon kėshtu librin e tij:
"Skėnderbeu bani pėr 25 vjet nji luftė tė mraparojes sė Krishtėnimit dhe kėsisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit tė II me organizue speditėn kundėr Romės. Dihet si fakt se mė 1489, domethanė nji mot para se tė vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lanēue fushatėn e Italis, tue shkelė kambė nė Otranto. Por mbas vdekjes sė tij erdhė nė fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk ēante kryet pėr zaptime tokash. Suksesori i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtėrin kah lindja dhe Evropa Perėndimore shpėtoi nga rreziku i invazjonit otoman".
Historianėt modernė e ēmojnė Skėnderbeun si nji nga shefat ushtarak ma tė mėdhenj tė gjithė kohėve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetėm pėr me pėrballue fuqin kolosale tė Sulltanit dhe se bani tė pavdekshėm emnin e Krujės, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy herė mbas disfatave qė pėsoi nga dora e Skėnderbeut.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:41   #7
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Skėnderbeu nė vlerėsimin e Ismail Qemalit

Ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Plaku i Vlorės, simboli i Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Gjergj Kastrioti, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare


Nė recensionin qė historiani ynė i shquar prof.A.Buda i bėnte veprės sė F.S.Nolit “Historia e Skėnderbeut”, (1921) shkruan midis tė tjerave njė tė vėrtetė tė thjeshtė, por mjaft kuptimplotė: “Skėnderbeu ėshtė njė figurė qė i ka bėrė pėr vete shqiptarėt qė nga fėminija e tyre mė e hershme, e deri nė fund tė jetės”.

Kėtij vlerėsimi kuptohet se nuk i ka shpėtuar as Plaku i madh i Vlorės. Skėndėrbeu ka qenė dhe do tė mbesė nė shekuj, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare, pėr luftėn e tij vigane qė zhvilloi nė krye tė shqiptarėve pėr 25 vjet me radhė nė njė nga periudhat mė tė rėnda tė historisė sė tyre, siē ishte lufta pėr mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Nė kėtė pėrballje heroike pėr jetė a vdekje kundėr njė pushtuesi tė egėr, tė huaj nga gjuha, zakonet qė kėrcėnonte gjithė zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė arrirė nga shqiptarėt nė shekuj, ranė fli me mijėra e mijėra tė rinj nga tė gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qė mbushnin radhėt e ushtrisė sė heroit tonė legjendar. Sipas kujtimeve tė Gjon Muzakės, (bashkėluftėtar i Skėnderbeut) “nė ato beteja tė pandėrprera dhe mizore ranė pothuajse edhe tė gjithė djemtė e zotėrinjve tė kohės”. (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).

Qėndresa e shqiptarėve
Me qėndresėn e tyre shqiptarėt fituan admirimin e popujve dhe shteteve tė krishtera tė Evropės, pasi lufta e tyre ishte njėherėsh nė mbrojtje tė qytetėrimit evropian. Kėtė vlerėsim tė lartė i shprehėn heroit tonė nė letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra tė tjerė shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, tė cilėt pėrjetonin me ankth qėndresėn shqiptare. Kėta udhėheqės tė kohės ishin tė bindur, (dhe koha mė pas e provoi kėtė) se synimi i osmanėve ishte tė hidheshin nė Itali dhe Evropė dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshėm po tė binte Shqipėria. Burimet provojnė se pėr kėtė funksion evropian tė luftės sė popullit shqiptar ishte i ndėrgjegjshėm Heroi ynė Kombėtar: “Po tė mos isha unė, Evropa do tė ndiente” - kėto janė ato fjalėt lapidare, mė tė cilat heroi ynė iu pėrgjigj mė 1460, njė princi mendjelehtė italian qė nuk kishte kuptuar qėndresėn e shqiptarėve.
Emri dhe flamuri i Skėnderbeut i priu shqiptarėt edhe pas pushtimit osman nė pėrpjekjet e tyre shekullore pėr liri e pavarėsi. Ai u bė simbol i qėndresės dhe fitores mbi armikun dhe frymėzoi shqiptarėt nė kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe nė periudhėn e rilindjes sonė kombėtare. Emri i tij u bė burim frymėzimi dhe mobilizimi edhe nė prag tė pėrpjekjve tė shqiptarėve me nė krye Ismail Qemalin pėr shpalljen e pavarėsisė.

Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulturė tė gjerė ėshtė krejt e natyrshme, qė Ismail Qemali tė kishte njė njohje tė thellė pėr Skėnderbeun, pėr vendin dhe rolin e tij nė historinė kombėtare dhe atė evropiane nė pėrgjithėsi. Nė periudhėn kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, pėr Skėnderbeun qarkullonte njė letėrsi e tėrė e shkruar nga rilindasit tanė tė mėdhej, tė cilėt e kishin fokusuar Heroin tonė Kombėtar si figurė qendrore me peshė tė veēantė nė pėrpjekjet e tyre pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. Skėnderbeu ishte bėrė tepėr popullor pėr shqiptarėt me veprat e De Radės “Kėngėt e Milosaos”, dhe sidomos, nga Naim Frashėri qė shkruajti edhe nė vargje historinė e tij. Krahas kėsaj letėrsie mė karakter popullor dhe propagandistik nė shtypin e rilindjes filluan edhe pėrpjekjet e para pėr njė trajtim “shkencor” tė figurės sė Skėnderbeut dhe periudhės sė tij. Shkrime tė kėsaj natyre janė p.sh. disa artikuj tė Konicės botuar nė revistėn “Albania” mbi armėt e Skėnderbeut, mbi portretin autentik tė tij, mbi topografinė e vendeve tė betejave etj.
Megjithatė Ismail Qemali, njohės i disa gjuhėve tė huaja evropiane, kishte lexuar shumė vepra kushtuar Skėnderbeut qė qarkullonin nė letėrsinė botėrore dhe nė kėtė kuadėr s’ka fjalė se kishte lexuar edhe autorin kryesor tė historisė sė Skėnderbeut, Barletin, veprėn e tij “Historia e Skėnderbeut” e cila qarkullonte njė njė varg pėrkthimesh nė gjuhė evropiane.
Por, ndryshe nga tė gjithė patriotėt dhe shqiptarėt e tjerė plakun e madh tė Vlorės e lidhte me Skėnderbeun edhe njė moment i veēantė personal: Pėr njė koincidencė tė lumtur tė historisė, atij i takoi fati tė ngrinte nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entuziazmi tė madh popullor flamurin qė heroi ynė legjendar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, e kishte ngritur mė 28 nėntor tė vitit 1443 nė Krujė.

“Shpirti i Skėnderbeut” nė sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se kėtė moment tė veēantė, sa sublim aq edhe historik e ka pėrjetuar me emocionet e jashtėzakonshme. Kėtė ai e tregon kur pėrshkruan mbledhjen e delegatėve tė ardhur nga tė katėr anėt e vendit nė njė kohė tė vėshtirė, kur ushtritė e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme tė vendit.
“Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjėherė. Nė mbledhjen e tij tė parė, mė 28 nėntor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavarėsisė. Pas kėtij akti, mbledhja u ndėrpre dhe delegatėt dolėn nga dhoma pėr tė ngritur mbi shtėpinė time, shtėpinė ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar tė parėt e mi, nė mes tė brohoritjeve tė mijėra njerėzve, flamurin e lavdishėm tė Skėnderbeut, i cili kishte fjetur i palosur pėr 445 vitet e fundit.

Pėr mua ai ishte njė moment i paharrueshėm. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndėrsa ngrija nė ballkonin e shtėpisė sė vjetėr flamurin e sovranit tė fundit kombėtar tė Shqipėrisė. U duk sikur shpirti i atij heroi tė pavdekshėm, kaloi si njė zjarr i shenjtė mbi kryet e popullit qė brohoriste”.

Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit tė mbajtur nga Ismail Qemali nė miting nė Vlorė, ku ai pėrsėri i referohej Skėnderbeut: “Oh! Sa tė lumtur e ndiej veten sot, qė shoh kėtu nė Vlorė, kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot mė gaz e me lot ndėr sy, edhe kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė, duke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e, duke mė ngarkuar mua kryesinė e qeverisjes sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė”.

“Porsi njė ėndėrr me duket ky ndryshim i madh i vendit tonė, qė hoqi e vuajti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirt pėrgjithmonė, tė shuhej e tė shfarosej krejtėsisht nga faqja e dheut, kjo Shqipėri qė dikur shkėlqente nga trimėria e pashoqe e bijve tė saj : Kjo Shqipėri qė kur i kėrcėnonte rreziku i Evropės nga pushtimet e Turqisė, nėn kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbenė, u bė porta e hekurt kundėr sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė tė egėr qė ka pasur Turqia” 1 .

“Kujtimet” e Ismail Qemalit
Megjithatė, nuk janė kėto rastet e vetme kur Ismail Qemali i referohet Skėnderbeut. Ai i ka kushtuar historisė sė tij njė vend tė veēantė nė librin e tij “The Memoirs of Ismail Kemal bey”, (Kujtimet e Ismail bej Qemalit) e cila u botua nė Londėr mė 1920.
Libri shoqėrohet me njė parathėnie tė W.M.Fullerton, njė publicist ky i njohur i kohės, me tė cilin Ismail Qemali kishte kaluar muaj tė tėrė nė Paris nė vitet 1917 – 1918, duke diskutuar ngjarjet dhe rrjedhimet e Luftės sė Parė Botėrore.
Pėr pėrgatitjen pėr botim tė librit meritė ka pasur S.Story i cili bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin. Sipas W.Fullertonit bashkėpunimi midis tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėr shkak tė ndėrprerjes tė vazhdueshme tė punės nga ana e Ismail Qemalit.
Gjatė pėrgatitjes pėr botim tė librit, shkruan Fullerton “Ismail Qemali ishte i tėrhequr nga probleme tė rėnda tė karakterit personal, tė cilat ishin shpesh herė tė mundimshme, si dhe nga preokupacionet patriotike dhe intrigat qė luheshim lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht as do tė kishte mundur t’i kushtonte, gjithė kohėn e tij kėsaj pune. Momentet e tij entuziazte tė alternuara me zhdukjen e tij tė vazhueshme dhe pastaj pėrpėlitjet e tij sa herė qė rimerrte nė dorė pėr tė rregulluar kujtimet e veta, gjithė kjo krijonte njė kompleks situatash aspak tė favorshme pėr njė ecuri tė mirė tė punės qė zoti Story ishte impenjuar pėr ta ēuar deri nė fund”.
Libri pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė “Nė shėrbim tė Perandorisė Osmane” jepet njė kuadėr i gjerė i problemeve tė rėnda me tė cilat ballafaqohej Perandoria Osmane . Pjesa e dytė i kushtohet “Shqipėrisė dhe shqiptarėve”, prejardhjes, historisė, zakoneve dhe traditave tė tyre. Kėtu autori ka dhėnė njė “Histori” tė pėrmbledhur jetės dhe veprės sė heroit tonė. Ajo bazohet nė tregimin e njohur tė Barletit mbi rininė e Skėnderbeut, pra dorėzimin e tij bashkė mė tė vėllezėrve peng tek sulltani nga Gjon Kastrioti dhe mė pas kthimin e tij nė Krujė pas disfatės qė pėsuan turqit nė betejėn e Nishit (1443). Sipas Ismail Qemalit, lufta e shqiptarėve kundėr turqve osmanė vinte nga dėshira e pashuar e tyre pėr liri e pavarėsi. Ajo shpėrtheu pėr shkak tė pabesisė qė tregoi sulltan Murati ndaj Skėnderbeut, pas vdekjes sė tė atit Gjon Kastriotit dhe tė pushtimit nga ana e sulltanit tė kėshtjellės sė Krujės. Sipas Ismail Qemalit ky akt shėnonte edhe fundin e pavarėsisė sė vendit.
“Kur Turqia, - shkruan I.Qemali - nė kohėn e sulltan Muratit i pati pushtuar vendet e tjera ballkanike, ajo u detyrua tė ndalej nė pėrparimin e saj, pėr shkak tė qėndresės sė papritur e tė fortė tė Shqipėrisė.

Ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti
Ismail Qemali pėrshkruan mė tej tė atin e Skėnderbeut, Gjon Kastriotin, tė cilin e pėrshkruan si njė princ tė menēur dhe tė dashur: “Nė atė kohė nė krye tė vendit tim - shkruan autori - ishte Gjon Kastrioti, njė i udhėheqės i dashur dhe i respektuar. Ai i ndodhej pėrballė alternativės ose vazhdonte njė luftė tė pasigurtė kundėr forcės shkatėrruese tė sulltanit ose tė pranonte njė rregullim miqėsor me tė, ai zgjodhi kėtė tė fundit, njė zgjedhje kjo, qė nė mos tjetėr, garantonte sė paku autonominė e vendit tė vet.
Si shenjė pengu, ai dėrgoi tė katėr fėmijėt e tij nė Adrianopojė, qė ishte atėherė kryeqyeti i Perandorisė. Dhe pėr dhjetė vjet, ai i qėndroi besnik me skrupulozitetin mė tė madh kėsaj marrėveshjeje. Gjergji, mė i vogli nga kėta fėmijė, i cili u objekt i legjendės popullore pėr veprimet e tij ushtarake kur luftoi me emrin Skėnderbe, ishte kėshtu qė nga fėminia e hershme e tij nė oborrin e Muratit. Ky i dha njė edukim tė shkėlqyer dhe tregoi pėr tė njė vlerėsim tė madh.
Gjergj Kastrioti nga ana e tij ju pėrgjigjej kėsaj mirėsjelljeje tė sulltanit, me njė pėrkushtim tė sinqertė. Por, kur vdiq Gjon Kastrioti dhe Gjergji, i biri, duhej t’i zinte atij vendin, sulltani, pėrkundrazi, dėrgoi nė Shqipėri trupat e tij tė cilat pushtuan kryeqytetin, Krujėn. Me kėtė akt pavarėsia e Shqipėrisė mori fund, por mori fund edhe besnikėria e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit. Duke pėrfituar nga shpartallimi qė hungarezėt i shkaktuan turqve nė Moravė, ai u nis pėr nė Shqipėri me treqind burra. Ai u prit me entuziazėm jo vetėm nga njerėzit nė Krujė, por nga tė gjithė krerėt e vendit dhe u njoh prej tyre si udhėheqėsi mė i madh i Shqipėrisė”.

Vlerėsimi
Ismail Qemali ka vlerėsuar luftėrat e Skėnderbeut dhe fitoret e tij:
“Pėr tridhjetė vjet Skėnderbeu e mbuloi Evropėn me ushtimėn e armėve tė tij dhe me lavdinė e emrit tė vet, nė njė luftė tė pandėrprerė kundėr fuqisė turke, e cila deri atėherė konsiderohej e pathyeshme”.
Mė tej autori merret me fatin e tė birit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit, por nė njė mėnyrė tė ndryshme nga faktet historike qė njihen sot. Siē dihet pas vdekjes sė Skėnderbeut, Gjon Kastrioti bashkė mė tė ėmėn, Donikėn (vajzėn e Gjergj Aranitit) kaluan nė Mbretėrinė e Napolit nė mbrojtjen e Ferdinandit, djalit tė Alfonist V. Sipas I.Qemalit, ai kaloi nė Venedik, por kėta e dorėzuan te turqit: “Nė prag tė vdekjes sė tij, shkruan autori, ai (Skėnderbeu – LM) ia besoi djalin, i cilin ishte akoma i vogėl Republikės sė Venedikut, i bindur se kjo ishte zgjidhja mė e mirė pėr trashėgimtarin e fronit tė vet dhe pėr shpėtimin e vendit tė tij. Por kėtij besimi, Venediku iu pėrgjigj mjaft keq: nė vend qė venecianėt ta mbronin atė, ata ua dorėzuan djalin turqve. Kėshtu, Perandoria Osmane mundi edhe njė herė ta merrte me anė tė njė marrėveshjeje (me venecianėt ) atė qė nuk kishte mundur dot ta pushtonte me forcėn e armėve. Kėshtu Shqipėria u detyrua edhe njė herė tė njihte sovranitetin e sulltanit dhe t’i bėnte atij betimin e besnikėrisė”.
“Shqiptarėt, njė popull i lidhur mė turqit”

Nė kujtimet e tij, Ismail Qemali trajton nė mėnyrė tepėr origjinale marrėdhėniet e shqiptarėve mė turqit. Ai nuk pėrmend nė asnjė rast pėrpjekjet e vazhdueshme tė shqiptarėve pėr liri, kryengritjet qė ata zhvilluan nėn emrin e Skėnderbeut dhe flamurit tė tij. Ata kėrkuan shkėputjen nga Perandoria Osmane, kur kjo ishte nė prag tė shkatėrrimit tė saj nė fund tė shekullit XIX. Kėshtu, sipas tij, pas pushtimit osman: “Shqiptarėt nuk kanė hequr dorė nga dėshira e tyre e zjarrtė pėr pavarėsi, kanė qenė nė tė vėrtetė i vetmi popull ballkanik i lidhur me Perandorinė Osmane, gjithmonė tė gatshėm pėr ta mbėshtetur atė, gjithmonė tė predispozuar t’i japin dorė pėr t’u forcuar dhe tė shkojė pėrpara me forcėn e saj.
Por kur shqiptarėt panė se nė vend qė tė forcohej, Turqia vazhdonte duke u dobėsuar dhe shkonte me shpejtėsi drejt shkatėrrimit tė vet, atėherė u ngritėn tė detyruar pėr ruajtjen e tyre, duke thirrur me njė zė “Nėse turqia kėrkon tė vrasė, vetėm le tė vrasė. Ne jemi tė vendosur tė mbijetojmė”.

Shqiptarėt nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi
Qėndrimi i shqiptarėve ndaj Perandorisė Osmane, sipas Ismail Qemalit, nuk mund tė shpjegohet mė influencėn e besimit mysliman, i cili u pranua nga shumica e popullsisė kur Shqipėria ra nėn Turqinė. “Arsyeja e vėrtetė, sipas autorit, duhet kėrkuar nė njė shkallė mė tė thellė tė interesit kombėtar. Megjithėse, nuk duhet mohuar nė mėnyrė tė pėrgjthshme influenca e besimit nė mendėsinė e popullit, dhe as pushteti qė ka islami pėr asimilimin e racave, Shqipėria pėrbėn njė pėrjashtim nga rregulli, i cili ėshtė kaq konstant nė Lindje. Nė Shqipėrinė veriore, nga bregu i Adriatikut deri nė kufi me serbėt, pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė myslimane, ndėrsa pjesa tjetėr katolike. Nė Shqipėrinė e Jugut janė myslimanė dhe ortodoksė. Megjithatė edhe pse janė tė gjithė besnikė tė besimeve tė tyre respektive dhe shpesh tė zjarrta dhe tė ashpra, shqiptarėt nuk nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi, dhe asnjė grup popullsie nuk kėrkon mbi kėtė pikė superioritet apo privilegje”.

Zhgėnjimi i Ismail Qemalit nga vendimet e Konferencės sė Londrės
Pėr Ismail Qemalin, lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut kishte qenė e njė rėndėsie tė veēantė pėr mbrojtjen e Evropės nga rreziku i invazionit osman. Ky ishte nė fakt njė mendim i pėrgjithshėm i kancelarive tė shteteve tė Evropės sė krishterė nė kohėn e Skėnderbeut. Nisur nga ky fakt, Plaku i madh i Vlorės shpresonte se Konferenca e Londrės do tė vlerėsonte kėtė kontribut tė rėndėsishėm tė shqiptarėve dhe do t’i mbėshteste ata pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur nė trojet e veta.
“Midis gjithė argumenteve tė trajtuara nga konferenca, shkruan Ismail Qemali, nė gjykimin tim argumenti mė kryesor, mė interesant dhe mbi tė gjitha esencialisht evropian, ishte ajo e Shqipėrisė. Neve na u duk e mundshme tė shpresonim qė njė popull me kaq merita....dhe shėrbimet qė i kishte bėrė Evropės, sė pari duke e mbrojtur atė kundėr invazionit tė turqve do tė kishte mundur tė bėhej zot nė shtėpinė e vet dhe tė ruante pavarėsinė kombėtare... Tė sigurtė nė legjitimitetin e kėrkesave tona, ne prisnim me besim tė plotė verdiktin e konferencės sė Fuqive tė Mėdha.” Por fatkeqėsisht nuk ndodhi kėshtu. “Mė shumė se gjysma e terriorit tė vendit tim, shkruan Ismail Qemali, iu dha Serbisė, Malit tė Zi, dhe Greqisė”.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:42   #8
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Skėnderbeu nė vlerėsimin e Ismail Qemalit
Ēfarė shkruan nė kujtimet e tij Plaku i Vlorės, simboli i Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Gjergj Kastrioti, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare


Nė recensionin qė historiani ynė i shquar prof.A.Buda i bėnte veprės sė F.S.Nolit “Historia e Skėnderbeut”, (1921) shkruan midis tė tjerave njė tė vėrtetė tė thjeshtė, por mjaft kuptimplotė: “Skėnderbeu ėshtė njė figurė qė i ka bėrė pėr vete shqiptarėt qė nga fėminija e tyre mė e hershme, e deri nė fund tė jetės”.

Kėtij vlerėsimi kuptohet se nuk i ka shpėtuar as Plaku i madh i Vlorės. Skėndėrbeu ka qenė dhe do tė mbesė nė shekuj, figura mė e ndritur e historisė sonė kombėtare, pėr luftėn e tij vigane qė zhvilloi nė krye tė shqiptarėve pėr 25 vjet me radhė nė njė nga periudhat mė tė rėnda tė historisė sė tyre, siē ishte lufta pėr mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Nė kėtė pėrballje heroike pėr jetė a vdekje kundėr njė pushtuesi tė egėr, tė huaj nga gjuha, zakonet qė kėrcėnonte gjithė zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė arrirė nga shqiptarėt nė shekuj, ranė fli me mijėra e mijėra tė rinj nga tė gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qė mbushnin radhėt e ushtrisė sė heroit tonė legjendar. Sipas kujtimeve tė Gjon Muzakės, (bashkėluftėtar i Skėnderbeut) “nė ato beteja tė pandėrprera dhe mizore ranė pothuajse edhe tė gjithė djemtė e zotėrinjve tė kohės”. (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).

Qėndresa e shqiptarėve
Me qėndresėn e tyre shqiptarėt fituan admirimin e popujve dhe shteteve tė krishtera tė Evropės, pasi lufta e tyre ishte njėherėsh nė mbrojtje tė qytetėrimit evropian. Kėtė vlerėsim tė lartė i shprehėn heroit tonė nė letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra tė tjerė shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, tė cilėt pėrjetonin me ankth qėndresėn shqiptare. Kėta udhėheqės tė kohės ishin tė bindur, (dhe koha mė pas e provoi kėtė) se synimi i osmanėve ishte tė hidheshin nė Itali dhe Evropė dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshėm po tė binte Shqipėria. Burimet provojnė se pėr kėtė funksion evropian tė luftės sė popullit shqiptar ishte i ndėrgjegjshėm Heroi ynė Kombėtar: “Po tė mos isha unė, Evropa do tė ndiente” - kėto janė ato fjalėt lapidare, mė tė cilat heroi ynė iu pėrgjigj mė 1460, njė princi mendjelehtė italian qė nuk kishte kuptuar qėndresėn e shqiptarėve.
Emri dhe flamuri i Skėnderbeut i priu shqiptarėt edhe pas pushtimit osman nė pėrpjekjet e tyre shekullore pėr liri e pavarėsi. Ai u bė simbol i qėndresės dhe fitores mbi armikun dhe frymėzoi shqiptarėt nė kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe nė periudhėn e rilindjes sonė kombėtare. Emri i tij u bė burim frymėzimi dhe mobilizimi edhe nė prag tė pėrpjekjve tė shqiptarėve me nė krye Ismail Qemalin pėr shpalljen e pavarėsisė.

Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulturė tė gjerė ėshtė krejt e natyrshme, qė Ismail Qemali tė kishte njė njohje tė thellė pėr Skėnderbeun, pėr vendin dhe rolin e tij nė historinė kombėtare dhe atė evropiane nė pėrgjithėsi. Nė periudhėn kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, pėr Skėnderbeun qarkullonte njė letėrsi e tėrė e shkruar nga rilindasit tanė tė mėdhej, tė cilėt e kishin fokusuar Heroin tonė Kombėtar si figurė qendrore me peshė tė veēantė nė pėrpjekjet e tyre pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. Skėnderbeu ishte bėrė tepėr popullor pėr shqiptarėt me veprat e De Radės “Kėngėt e Milosaos”, dhe sidomos, nga Naim Frashėri qė shkruajti edhe nė vargje historinė e tij. Krahas kėsaj letėrsie mė karakter popullor dhe propagandistik nė shtypin e rilindjes filluan edhe pėrpjekjet e para pėr njė trajtim “shkencor” tė figurės sė Skėnderbeut dhe periudhės sė tij. Shkrime tė kėsaj natyre janė p.sh. disa artikuj tė Konicės botuar nė revistėn “Albania” mbi armėt e Skėnderbeut, mbi portretin autentik tė tij, mbi topografinė e vendeve tė betejave etj.
Megjithatė Ismail Qemali, njohės i disa gjuhėve tė huaja evropiane, kishte lexuar shumė vepra kushtuar Skėnderbeut qė qarkullonin nė letėrsinė botėrore dhe nė kėtė kuadėr s’ka fjalė se kishte lexuar edhe autorin kryesor tė historisė sė Skėnderbeut, Barletin, veprėn e tij “Historia e Skėnderbeut” e cila qarkullonte njė njė varg pėrkthimesh nė gjuhė evropiane.
Por, ndryshe nga tė gjithė patriotėt dhe shqiptarėt e tjerė plakun e madh tė Vlorės e lidhte me Skėnderbeun edhe njė moment i veēantė personal: Pėr njė koincidencė tė lumtur tė historisė, atij i takoi fati tė ngrinte nė Vlorė, mė 28 Nėntor tė vitit 1912, nė mes tė njė entuziazmi tė madh popullor flamurin qė heroi ynė legjendar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, e kishte ngritur mė 28 nėntor tė vitit 1443 nė Krujė.

“Shpirti i Skėnderbeut” nė sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se kėtė moment tė veēantė, sa sublim aq edhe historik e ka pėrjetuar me emocionet e jashtėzakonshme. Kėtė ai e tregon kur pėrshkruan mbledhjen e delegatėve tė ardhur nga tė katėr anėt e vendit nė njė kohė tė vėshtirė, kur ushtritė e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme tė vendit.
“Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjėherė. Nė mbledhjen e tij tė parė, mė 28 nėntor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavarėsisė. Pas kėtij akti, mbledhja u ndėrpre dhe delegatėt dolėn nga dhoma pėr tė ngritur mbi shtėpinė time, shtėpinė ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar tė parėt e mi, nė mes tė brohoritjeve tė mijėra njerėzve, flamurin e lavdishėm tė Skėnderbeut, i cili kishte fjetur i palosur pėr 445 vitet e fundit.

Pėr mua ai ishte njė moment i paharrueshėm. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndėrsa ngrija nė ballkonin e shtėpisė sė vjetėr flamurin e sovranit tė fundit kombėtar tė Shqipėrisė. U duk sikur shpirti i atij heroi tė pavdekshėm, kaloi si njė zjarr i shenjtė mbi kryet e popullit qė brohoriste”.

Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit tė mbajtur nga Ismail Qemali nė miting nė Vlorė, ku ai pėrsėri i referohej Skėnderbeut: “Oh! Sa tė lumtur e ndiej veten sot, qė shoh kėtu nė Vlorė, kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot mė gaz e me lot ndėr sy, edhe kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė, duke lajmėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e, duke mė ngarkuar mua kryesinė e qeverisjes sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė”.

“Porsi njė ėndėrr me duket ky ndryshim i madh i vendit tonė, qė hoqi e vuajti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirt pėrgjithmonė, tė shuhej e tė shfarosej krejtėsisht nga faqja e dheut, kjo Shqipėri qė dikur shkėlqente nga trimėria e pashoqe e bijve tė saj : Kjo Shqipėri qė kur i kėrcėnonte rreziku i Evropės nga pushtimet e Turqisė, nėn kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbenė, u bė porta e hekurt kundėr sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė tė egėr qė ka pasur Turqia” 1 .

“Kujtimet” e Ismail Qemalit
Megjithatė, nuk janė kėto rastet e vetme kur Ismail Qemali i referohet Skėnderbeut. Ai i ka kushtuar historisė sė tij njė vend tė veēantė nė librin e tij “The Memoirs of Ismail Kemal bey”, (Kujtimet e Ismail bej Qemalit) e cila u botua nė Londėr mė 1920.
Libri shoqėrohet me njė parathėnie tė W.M.Fullerton, njė publicist ky i njohur i kohės, me tė cilin Ismail Qemali kishte kaluar muaj tė tėrė nė Paris nė vitet 1917 – 1918, duke diskutuar ngjarjet dhe rrjedhimet e Luftės sė Parė Botėrore.
Pėr pėrgatitjen pėr botim tė librit meritė ka pasur S.Story i cili bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin. Sipas W.Fullertonit bashkėpunimi midis tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėr shkak tė ndėrprerjes tė vazhdueshme tė punės nga ana e Ismail Qemalit.
Gjatė pėrgatitjes pėr botim tė librit, shkruan Fullerton “Ismail Qemali ishte i tėrhequr nga probleme tė rėnda tė karakterit personal, tė cilat ishin shpesh herė tė mundimshme, si dhe nga preokupacionet patriotike dhe intrigat qė luheshim lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht as do tė kishte mundur t’i kushtonte, gjithė kohėn e tij kėsaj pune. Momentet e tij entuziazte tė alternuara me zhdukjen e tij tė vazhueshme dhe pastaj pėrpėlitjet e tij sa herė qė rimerrte nė dorė pėr tė rregulluar kujtimet e veta, gjithė kjo krijonte njė kompleks situatash aspak tė favorshme pėr njė ecuri tė mirė tė punės qė zoti Story ishte impenjuar pėr ta ēuar deri nė fund”.
Libri pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė “Nė shėrbim tė Perandorisė Osmane” jepet njė kuadėr i gjerė i problemeve tė rėnda me tė cilat ballafaqohej Perandoria Osmane . Pjesa e dytė i kushtohet “Shqipėrisė dhe shqiptarėve”, prejardhjes, historisė, zakoneve dhe traditave tė tyre. Kėtu autori ka dhėnė njė “Histori” tė pėrmbledhur jetės dhe veprės sė heroit tonė. Ajo bazohet nė tregimin e njohur tė Barletit mbi rininė e Skėnderbeut, pra dorėzimin e tij bashkė mė tė vėllezėrve peng tek sulltani nga Gjon Kastrioti dhe mė pas kthimin e tij nė Krujė pas disfatės qė pėsuan turqit nė betejėn e Nishit (1443). Sipas Ismail Qemalit, lufta e shqiptarėve kundėr turqve osmanė vinte nga dėshira e pashuar e tyre pėr liri e pavarėsi. Ajo shpėrtheu pėr shkak tė pabesisė qė tregoi sulltan Murati ndaj Skėnderbeut, pas vdekjes sė tė atit Gjon Kastriotit dhe tė pushtimit nga ana e sulltanit tė kėshtjellės sė Krujės. Sipas Ismail Qemalit ky akt shėnonte edhe fundin e pavarėsisė sė vendit.
“Kur Turqia, - shkruan I.Qemali - nė kohėn e sulltan Muratit i pati pushtuar vendet e tjera ballkanike, ajo u detyrua tė ndalej nė pėrparimin e saj, pėr shkak tė qėndresės sė papritur e tė fortė tė Shqipėrisė.

Ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti
Ismail Qemali pėrshkruan mė tej tė atin e Skėnderbeut, Gjon Kastriotin, tė cilin e pėrshkruan si njė princ tė menēur dhe tė dashur: “Nė atė kohė nė krye tė vendit tim - shkruan autori - ishte Gjon Kastrioti, njė i udhėheqės i dashur dhe i respektuar. Ai i ndodhej pėrballė alternativės ose vazhdonte njė luftė tė pasigurtė kundėr forcės shkatėrruese tė sulltanit ose tė pranonte njė rregullim miqėsor me tė, ai zgjodhi kėtė tė fundit, njė zgjedhje kjo, qė nė mos tjetėr, garantonte sė paku autonominė e vendit tė vet.
Si shenjė pengu, ai dėrgoi tė katėr fėmijėt e tij nė Adrianopojė, qė ishte atėherė kryeqyeti i Perandorisė. Dhe pėr dhjetė vjet, ai i qėndroi besnik me skrupulozitetin mė tė madh kėsaj marrėveshjeje. Gjergji, mė i vogli nga kėta fėmijė, i cili u objekt i legjendės popullore pėr veprimet e tij ushtarake kur luftoi me emrin Skėnderbe, ishte kėshtu qė nga fėminia e hershme e tij nė oborrin e Muratit. Ky i dha njė edukim tė shkėlqyer dhe tregoi pėr tė njė vlerėsim tė madh.
Gjergj Kastrioti nga ana e tij ju pėrgjigjej kėsaj mirėsjelljeje tė sulltanit, me njė pėrkushtim tė sinqertė. Por, kur vdiq Gjon Kastrioti dhe Gjergji, i biri, duhej t’i zinte atij vendin, sulltani, pėrkundrazi, dėrgoi nė Shqipėri trupat e tij tė cilat pushtuan kryeqytetin, Krujėn. Me kėtė akt pavarėsia e Shqipėrisė mori fund, por mori fund edhe besnikėria e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit. Duke pėrfituar nga shpartallimi qė hungarezėt i shkaktuan turqve nė Moravė, ai u nis pėr nė Shqipėri me treqind burra. Ai u prit me entuziazėm jo vetėm nga njerėzit nė Krujė, por nga tė gjithė krerėt e vendit dhe u njoh prej tyre si udhėheqėsi mė i madh i Shqipėrisė”.

Vlerėsimi
Ismail Qemali ka vlerėsuar luftėrat e Skėnderbeut dhe fitoret e tij:
“Pėr tridhjetė vjet Skėnderbeu e mbuloi Evropėn me ushtimėn e armėve tė tij dhe me lavdinė e emrit tė vet, nė njė luftė tė pandėrprerė kundėr fuqisė turke, e cila deri atėherė konsiderohej e pathyeshme”.
Mė tej autori merret me fatin e tė birit tė Skėnderbeut, Gjon Kastriotit, por nė njė mėnyrė tė ndryshme nga faktet historike qė njihen sot. Siē dihet pas vdekjes sė Skėnderbeut, Gjon Kastrioti bashkė mė tė ėmėn, Donikėn (vajzėn e Gjergj Aranitit) kaluan nė Mbretėrinė e Napolit nė mbrojtjen e Ferdinandit, djalit tė Alfonist V. Sipas I.Qemalit, ai kaloi nė Venedik, por kėta e dorėzuan te turqit: “Nė prag tė vdekjes sė tij, shkruan autori, ai (Skėnderbeu – LM) ia besoi djalin, i cilin ishte akoma i vogėl Republikės sė Venedikut, i bindur se kjo ishte zgjidhja mė e mirė pėr trashėgimtarin e fronit tė vet dhe pėr shpėtimin e vendit tė tij. Por kėtij besimi, Venediku iu pėrgjigj mjaft keq: nė vend qė venecianėt ta mbronin atė, ata ua dorėzuan djalin turqve. Kėshtu, Perandoria Osmane mundi edhe njė herė ta merrte me anė tė njė marrėveshjeje (me venecianėt ) atė qė nuk kishte mundur dot ta pushtonte me forcėn e armėve. Kėshtu Shqipėria u detyrua edhe njė herė tė njihte sovranitetin e sulltanit dhe t’i bėnte atij betimin e besnikėrisė”.
“Shqiptarėt, njė popull i lidhur mė turqit”

Nė kujtimet e tij, Ismail Qemali trajton nė mėnyrė tepėr origjinale marrėdhėniet e shqiptarėve mė turqit. Ai nuk pėrmend nė asnjė rast pėrpjekjet e vazhdueshme tė shqiptarėve pėr liri, kryengritjet qė ata zhvilluan nėn emrin e Skėnderbeut dhe flamurit tė tij. Ata kėrkuan shkėputjen nga Perandoria Osmane, kur kjo ishte nė prag tė shkatėrrimit tė saj nė fund tė shekullit XIX. Kėshtu, sipas tij, pas pushtimit osman: “Shqiptarėt nuk kanė hequr dorė nga dėshira e tyre e zjarrtė pėr pavarėsi, kanė qenė nė tė vėrtetė i vetmi popull ballkanik i lidhur me Perandorinė Osmane, gjithmonė tė gatshėm pėr ta mbėshtetur atė, gjithmonė tė predispozuar t’i japin dorė pėr t’u forcuar dhe tė shkojė pėrpara me forcėn e saj.
Por kur shqiptarėt panė se nė vend qė tė forcohej, Turqia vazhdonte duke u dobėsuar dhe shkonte me shpejtėsi drejt shkatėrrimit tė vet, atėherė u ngritėn tė detyruar pėr ruajtjen e tyre, duke thirrur me njė zė “Nėse turqia kėrkon tė vrasė, vetėm le tė vrasė. Ne jemi tė vendosur tė mbijetojmė”.

Shqiptarėt nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi
Qėndrimi i shqiptarėve ndaj Perandorisė Osmane, sipas Ismail Qemalit, nuk mund tė shpjegohet mė influencėn e besimit mysliman, i cili u pranua nga shumica e popullsisė kur Shqipėria ra nėn Turqinė. “Arsyeja e vėrtetė, sipas autorit, duhet kėrkuar nė njė shkallė mė tė thellė tė interesit kombėtar. Megjithėse, nuk duhet mohuar nė mėnyrė tė pėrgjthshme influenca e besimit nė mendėsinė e popullit, dhe as pushteti qė ka islami pėr asimilimin e racave, Shqipėria pėrbėn njė pėrjashtim nga rregulli, i cili ėshtė kaq konstant nė Lindje. Nė Shqipėrinė veriore, nga bregu i Adriatikut deri nė kufi me serbėt, pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė myslimane, ndėrsa pjesa tjetėr katolike. Nė Shqipėrinė e Jugut janė myslimanė dhe ortodoksė. Megjithatė edhe pse janė tė gjithė besnikė tė besimeve tė tyre respektive dhe shpesh tė zjarrta dhe tė ashpra, shqiptarėt nuk nuk bėjnė dallim midis tyre nisur nga besimi, dhe asnjė grup popullsie nuk kėrkon mbi kėtė pikė superioritet apo privilegje”.

Zhgėnjimi i Ismail Qemalit nga vendimet e Konferencės sė Londrės
Pėr Ismail Qemalin, lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut kishte qenė e njė rėndėsie tė veēantė pėr mbrojtjen e Evropės nga rreziku i invazionit osman. Ky ishte nė fakt njė mendim i pėrgjithshėm i kancelarive tė shteteve tė Evropės sė krishterė nė kohėn e Skėnderbeut. Nisur nga ky fakt, Plaku i madh i Vlorės shpresonte se Konferenca e Londrės do tė vlerėsonte kėtė kontribut tė rėndėsishėm tė shqiptarėve dhe do t’i mbėshteste ata pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur nė trojet e veta.
“Midis gjithė argumenteve tė trajtuara nga konferenca, shkruan Ismail Qemali, nė gjykimin tim argumenti mė kryesor, mė interesant dhe mbi tė gjitha esencialisht evropian, ishte ajo e Shqipėrisė. Neve na u duk e mundshme tė shpresonim qė njė popull me kaq merita....dhe shėrbimet qė i kishte bėrė Evropės, sė pari duke e mbrojtur atė kundėr invazionit tė turqve do tė kishte mundur tė bėhej zot nė shtėpinė e vet dhe tė ruante pavarėsinė kombėtare... Tė sigurtė nė legjitimitetin e kėrkesave tona, ne prisnim me besim tė plotė verdiktin e konferencės sė Fuqive tė Mėdha.” Por fatkeqėsisht nuk ndodhi kėshtu. “Mė shumė se gjysma e terriorit tė vendit tim, shkruan Ismail Qemali, iu dha Serbisė, Malit tė Zi, dhe Greqisė”.
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 19-02-2005, 06:43   #9
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Portreti i Heroit, mes autentikes dhe fantazisė
Nė kuadrin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, MHK bėn publike pėr herė tė parė disa piktura e relieve, ku paraqitet portreti i Heroit Kombėtar

Ndonėse qėndronin nė arkivat e Muzeut Historik Kombėtar, vetėm tani, ato bėhen tė njohura pėr publikun. Dje, drejtori i MHK-sė, Moikom Zeqo, ka bėrė publike katėr portrete tė Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Dy portrete nė pikturė, njė qėndismė nė mėndafsh, njė reliev dhe njė fron druri. Periudhat qė i pėrkasin dhe mėnyrat se si ėshtė paraqitur heroi, janė nga mė tė ndryshmet. Dy prej tyre, mendohet se afrojnė me “origjinalin”, ndėrsa dy tė tjerat janė mė tepėr krijime fantaziste. Sipas Zeqos, fatkeqėsisht nuk ekzistojnė dokumente kishtare, apo kulturore, tė shek.XV, qė tė paraqesin portretin e Skėnderbeut, por sipas Faik Konicės, mendohet qė nė vitin 1466, gjatė njė vizite qė ai ka bėrė nė Romė, piktori Gentile Bellini i ka bėrė atij disa skica, nė bazė tė tė cilave nė shek.XVI ėshtė realizuar njė portret, qė ndodhet nė galerinė “Ufici” nė Itali. Njė prej objekteve tė publikuara dje, ėshtė pikėrisht njė riprodhim i kėtij portreti, i cili mendohet t’i pėrkasė shek.XVII-XVIII e qė ka qarkulluar nė ambientet shqiptare nė Bukuresht. Ky portret i ėshtė dhuruar MHK-sė nga shqiptarėt e Rumanisė, nė vitin 1981. Objekti i dytė ėshtė njė grafikė e riprodhuar, ku Skėnderbeu paraqitet nė profil, me njė kurorė dafinash nė kokė, me njė shpatė e pranė tij ėshtė shkruar emri dhe titulli: Princi i Krujės. Sipas Moikom Zeqos, kjo litografi ėshtė riprodhuar nė disa kopje, njėra prej tė cilave ka qenė e vendosur nė zyrėn e Gjergj Fishtės, njė tjetėr ka qenė e Leonardo De Martinit, ndėrkohė mendohet qė njė tė tillė tė ketė edhe familja Suma nė Shkodėr. Nė njė tjetėr objekt, figura e Skėnderbeut ėshtė qėndisur nė mėndafsh. Aty ai paraqitet nė kėmbė dhe nė kokė ka pėrkrenaren me kokė dhie dhe njė shpatė nė dorė. Ajo ėshtė realizuar nga njė artist me origjinė shqiptare dhe mbi pėlhurė ėshtė qėndisur: “Qėndismė dore nga Qamil Cena Siva. Maj 1938”. Kjo qėndismė ėshtė pak e dėmtuar, por sipas Zeqos do tė restaurohet. Ajo ėshtė blerė nė Itali dhe i ėshtė dhuruar Muzeut nė vitet ’80. Objekti tjetėr interesant, i cili ėshtė hasur edhe herė tė tjera nė ambientet e Muzeut, ėshtė njė fron, ku ėshtė gdhendur portreti i Skėnderbeut. Ky fron ėshtė blerė nė Itali nga dy shqiptarė me banim nė Australi, i ėshtė dhuruar ambasadorit shqiptar atje dhe mė pas ėshtė dorėzuar nė Muze.
“Pėrveē skicave tė Bellinit, nė librin e Marin Barletit ekziston njė portret i Skėnderbeut e qė mendohet tė jetė portreti mė autentik i Heroit. Shkrimtari ka qenė mik i princit Ferranti, nip i Skėnderbeut dhe mendohet qė tė jetė riprodhuar nga ndonjė portret origjinal, qė ai mund tė ketė pasur”, - thotė Zeqo, duke shtuar se shumica e portreteve janė tė tipit fantazist, me pėrkrenaren me kokė dhie, tė cilėn heroi nuk e ka mbajtur realisht, por ka qenė thjesht njė atribut. Sipas tij, portretet mė pranė origjinalit e paraqesin Gjergj Kastritotin me kapele veneciane mbi krye, ndėr tė cilat ėshtė edhe piktura qė gjendet nė galerinė “Ufici”. Me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, kėtė vit do tė zhvillohen disa aktivitete, mes tė cilave pavijoni i heraldikės shqiptare dhe do tė botohet njė album me tė gjitha gravurat e Heroit.

Alma Mile ''Shekulli''

Nė foto: Portret i qėndisur i Gjergj Kastriotit, i ekspozuar dje pėr herė tė parė nė Muzeun Historik Kombėtar
Fotot e Bashkėngjitura
 
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 10-03-2005, 21:31   #10
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
TRE KEMBANA DHE KATER LIBRA, JA C'KEMI NGA SKENDERBEU

Muzeu Historik Kombetar ekspozon gjithe reliket origjinale te heroit kombetar, qe ruhen ne vendin tone


TIRANE - Me rastin e 600-vjetorit te lindjes se heroit tone kombetar Muzeu Historik duket qe po perben flamurtarin e gjithe veprimtarive kushtuar tij. Pas ekspozimit te gravurave dhe pikturave kushtuar heroit, pak jave me pare, dje, ky institucion ka publikuar disa nga reliket e tjera te cmuara qe ruhen ne te, te heroit. Jane dy kembana dhe kater libra origjinale, nga te paktat gjera qe ruajme ne atdheun tone nga heroi. Ketyre mund t'u shtosh dhe nje kembane tjeter origjinale, qe ruhet ne Muzeun e Krujes, qe dje nuk ishte ekspozuar, dhe kaq. Asgje tjeter me, pervec edhe armeve te heroit tone, qe dihet se gjenden ne Vjene, per te cilat drejtori i MHK Moikom Zeqo shpreson se do te vijne, sa per t'u ekspozuar kete vit ne Tirane. Zeqo, dje, vec ekspozimit per mediat ka bere edhe nje histori te shkurter te objekteve. Kembana me e vjeter, kembana e Shelcanit, i perket vitit 1455. Perfytyrimi i kishes ne te vjen me nje Shen Meri, mbi te cilen gjendet nje figure me e madhe gruaje, qe mban ne duar dy flamuj kishtare, duke deshmuar keshtu per kishen unite, kishen e bashkuar. Ka nje mbishkrim IHS (I-Jezus), (H-Krisht), (S-Salvata) e perfundimisht do te thote Jezu Krishti Shpetimtar.

Kembana e dyte eshte derdhur ne 1465. Eshte gjetur ne Karpen, nje fshat i Kavajes dhe ka si simoter te saj kembanen, qe gjendet ne Muzeun Historik te Krujes. Eshte gjetur ne vitet '70, ne dhé, gjate germimesh, i perket Kishes se Shen Nikollit, ku ka pikturuar edhe Onufri. Te dyja kembanat kane nje kryq mbi nje trekendesh. Lind pyetja ku jane derdhur? Sipas Moikom Zeqos mundesia me e madhe eshte Napoli, meqe pikerisht ne ate kohe marredheniet me te ishin te shkelqyera. Jane objekte te kohes se lavdise se Skenderbeut. Eshte pikerisht kembana e ngjashme me te qe gjendet ne Kruje. Mendohet se kjo ka lajmeruar dhe vdekjen e Skenderbeut. Pse gjendet edhe ne Kavaje? Nuk ka nje shpjegim te sakte. Por keto kembana bejne pjese ne perditshmerine e riteve katolike, se jane kembana per ritet katolike. Mendohet qe Kavaja ka qene zone e ndikimit te Skenderbeut. Ka shume mundesi qe kisha te kete qene aq e rendesishme, sepse ne te ka dhe ripikturime nga Onufri. Keto deshmi reliktore nga disa historiane tregojne per zhvillimet qe ka pasur

Skenderbeu, duke qene atlet i Krishtit do t'i vinin simbole edhe nga Europa Perendimore.

Botimet mbi Skenderbeun

Ne Muzeun Historik Kombetar, ndryshe nga Muzeu i Krujes, ku gjenden vetem kopje te librave qe i jane kushtuar Skenderbeut, gjenden kater libra ne origjinal. Botimi i pare eshte i Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodres". Nje nga te vecanta e ketij libri eshte se ne faqet e fundit te tij ka nje doreshkrim ne latinisht, i shkruar me dore, por nuk dihet se kush e ka shkruar, dhe ende i paperkthyer, sepse vone eshte vene re ky mbishkrim. Behet fjale per nje botim te shek XVI-te, viti 1504. Libri i dyte eshte "Origjina e turqve dhe Perandorise otomane", i shkruar nga Andrea Combini, Firence,1529, kushtuar trimerise dhe bemave te Skenderbeut. Libri i trete eshte shkruar nga Primo Damaskuino dhe ka titullin "Spada d'orion" (Shpata e Orionit). Ne faqet 276-289 ka nje kapitull te tere per Gjergj Kastriotin dhe me e vecanta eshte se ka nje gravure, qe gjendet te porta e pallatit, ku fjeti Skenderbeu, ne viziten qe i beri papes. Kjo eshte e nje rendesie te klasit te pare.

Libri i katert i perket vitit 1577 dhe eshte botimi ne latinisht i vepres se Marin Barletit (1508-1510). Ka 72 gravura. Kush eshte piktori? Jane dy. Zigmund Fejrabet dhe Xhos Aman. Per kete te fundit thuhet se ka qene nje nga piktoret me te frutshem te te gjitha koherave. Ne keto gravura tregohen gjithe momentet me te rendesishme te bemave dhe jetes se Skenderbeut, qe nga betejat e tij e deri ne shtratin e vdekjes. M.A.

''Koha Jone''
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 11-03-2005, 13:51   #11
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Si qendron ceshtja e shpatave te Skenderbeut?

E Premte, 11 Mars 2005

Nga Prof. Kristo Frasheri

Tashme dihet se nga objektet personale te Skenderbeut ne ditet tona kane arritur vetem dy shpata, nje perkrenare dhe nje liber uratash. Tre te parat ndodhen ne Muzeun Historik te Artit (Kunschistorisches Muzeum), ne Vjene kurse libri i uratave ne fondet e Shtepise Botuese "Shelley House" ne Celsi, Londer. Nder objektet e Vjenes perkrenarja eshte e njohur nga te gjithe. Eshte punuar me metal te bardhe me nje rrip (ruban) te lare ne ar. Ne maje te saj eshte vendosur nje koke dhie me brire punuar ne bronx, e lare gjithashtu ne ar. Ne pjesen e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IN * PE * RA * TO * RE * BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbej, princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Qe kjo perkrenare i takon Heroit, deri sot askush nuk e ka vene ne dyshim, me perjashtim te rripit prej bakri me gjashte monogramet, i cili duket se eshte vene me vone nga pasardhesit e Heroit, ndoshta duke menduar se me shtimin e titujve do t'ia rritnin atij vleren. Ne te vertete Skenderbeu nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj (as princ i Matit, as Mbret i Shqiperise, as Mbret i Epirit), por vetem ne fillim Zot i Dibres dhe i Matit, me pas Zot i Krujes dhe me ne fund, zot i Shqiperise (Dominus Albaniae).

Dy shpatat qe ndodhen ne Vjene jane te ndryshme nga pikepamja tipologjike. Njera, e gjate (121 cm) me trup pjeserisht te harkuar, peshon 3.2 kg, tjetra e shkurter (85 cm) dhe me trup te drejte, peshon 1.3 kg.

Deri disa kohe me pare askush nuk kishte shfaqur dyshime se armet qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes nuk jane te Skenderbeut. Por ja, qe tani doli nje historian i ri, me emrin Dritan Egro, i diplomuar ne Turqi si historian i Perandorise Osmane, te cilin Instituti i Historise, Tirane, e dergoi ne Vjene per te zgjeruar njohurite tona mbi keto objekte te vetme, qe kemi trasheguar nga Heroi. Ne perfundim te kesaj "ekspedite" ne prisnim qe ai te na sillte si "dhurate" per jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit nje punim me njoftime me te plota rreth ketyre tre objekteve, te cilat cdo shqiptar i nderon dhe i adhuron si relike te shenjta. Por, ai na fton te heqim dore nga dy shpatat e Heroit, pasi as njera, as tjetra, nuk qenkan armet e mirefillta te Skenderbeut. Nuk ka dyshim se ky njoftim e ka cuditur opinionin publik shqiptar, i cili pret nga dita ne dite te vijne nga Vjena objektet e Heroit- qe te qendrojne ketu disa jave ose muaj per t'i pare nga afer me sy, per t'i nderuar dhe per t'u perulur para tyre. Sigurisht qe e verteta historike duhet te triumfoje ndaj legjendave, kur ato nuk kane fare baze dokumentare dhe kur ato prishin pune, ndonese mund te mbyllet nje sy kur ato nuk jane plotesisht te dokumentuara dhe kane nje permbajtje te thelle simbolike. Perkundrazi, per dy shpatat e Skenderbeut, sikurse do te shihet me poshte, nuk mungojne burimet dokumentare qe deshmojne se ato i perkasin Heroit. Por historin i ri, nga i cili deri sot nuk kemi lexuar asgje, eshte ngutur shume. Ne ato qe shkruan ai tregon se ne trajten e vet nuk ka argumente qe te na bindin, por ka vetem shushka qe nxjerrin tym. Une nuk di se cfare ka mesuar ky historian i ri ne universitetin turk per historine e Shqiperise. Di vetem se ne rradhen e historianeve turq, Skenderbeu nuk gezon simpati. Ketu nuk eshte vendi per te dhene shume shpjegime se si e trajtojne epopene 25 vjecare te shqiptareve te udhehequr nga Skenderbeu. Dihet se kronistet osmane i quajne shqiptaret e kohes se Skenderbeut kokeforte, te pafe, rebele te gatshem ne cdo kohe per te kundershuar me kryengritje rendin dhe ligjin, madje edhe si kryengritesa te nxitur kurdohere nga armiqte e Perandorise Osmane. Meqenese dielli i fitoreve te Skenderbeut nuk mund te mbulohet me shoshen e propagandes shterpe, historianet e sotem turq e trajtojne Heroin me sy tjeter. E para, se fitoret e Skenderbeut alias te shqiptareve ndaj dy sulltaneve te medhenj osmane, Muratit II dhe Mehmetit II, nuk kane qene kaq te medha sa c'i pershkruajne historianet evropiane dhe e dyta, se ne forcat ushtarake te Skenderbeut benin pjese kryesisht mercenare evropiane dhe aty-ketu pak shqiptare. Tani le te kthehemi te shkrimi i ketij historiani te ri.

***

Ne nje shkrim me titull "A jane armet e Skenderbeut ne Vjene", botuar ne gazeten "Shekulli", 28 shkurt 2005, pasi na njofton se "koleget e Muzeut te Vjenes e kane crregjistruar shpaten me trup te harkuar nga objektet qe i perkasin Skenderbeut", perpiqet te na binde se edhe shpata tjeter - shpata e shkurter me trup te drejte, e cila mban nje mbishkrim turqisht me emrin e Heroit - nuk qenka e tij. Pra, nga Skenderbeu, sipas tij, sot nuk kemi trasheguar asnje shpate. Po cilat jane argumentet qe ai sjell?

Ai na thote se fillimisht ne Muzeun e Arkidukes Ferdinand ne Austri kane hyre ne vitin 1593 tri objekte te Skenderbeut: nje perkrenare dhe dy shpata, por se ku ndodheshin ato me pare, ai thote se nuk e di. Me vone, -vazhdon ai, - njera nga dy shpatat nuk figuron ne inventarin e muzeut, kurse ne gjysmen e dyte te shek. XIX, krahas shpates me trup te drejte, ne stenden e objekteve te Skenderbeut u vendos edhe nje shpate e harkuar, e cila i perngjante pallava turke te kohes, pra te shek. XV (paraprakisht themi se keto njoftime, sikurse do te shihet, nuk jane te sakta). Tani, vazhdon ai, kjo palla me trup te harkuar, eshte hequr nga vitrina e objekteve te Skenderbeut, mbasi, "koleget" i paskan thene atij se ajo "nuk i perket Heroit tone Kombetar, por eshte nje shpate e tipit bohemian qe eshte perdorur ne Luftrat Husite ne Ceki". Pastaj shton se, sipas vezhgimeve qe ka bere neper kataloge historiani yne D. Egro, ka vene re se "ne katalogun e koleksionit te armeve qe ndodhen ne Sarajin e sulltaneve ne Stamboll, ka disa shpata te kalifeve islame, qe ngjajne me shpaten me trup te harkuar te ekspozuar ne Vjene, por asnjera prej tyre nuk eshte simoter e saj, pra e njejte me te gjithe komponentet. Vetem dy prej tyre, - perfundon ai, - respektivisht njera ka trup te ngjashem dhe ndertim piktografik te njejte, ndersa tjetra ka te njejte vetem dorezen".

Pra kemi te bejme me dy ngjasime - me shpatat e tipit bohemian te shek. XV dhe me shpatat e kalifeve islame. Kush na siguron se Skenderbeu nuk ka perdorur shpate te tipit bohemian ose islam? Me duket se "koleget" austriake nuk kane sjelle deshmi se kjo shpate ka qene prone e filan princi ose e luftetari bohemian, per te thene se ajo nuk eshte perdorur nga Skenderbeu. Gjithashtu as D. Egro nuk na ka sjelle deshmi se kjo shpate nuk eshte perdorur nga Skenderbeu, por nga filan sulltan apo kalif islam. Punonjesit e Vjenes i kane thene historianit tone te ri vetem se shpata eshte e tipit bohemian, kurse konkluzionin se Skenderbeu nuk e ka perdorur kete shpate historiani yne i ri e ka nxjerre nga xhepi i vet. E njejta gje duhet thene edhe me ngjashmerine e saj me shpaten e kalifeve islame. Askush deri sot nuk ka thene se ajo eshte shpate e tipit shqiptar ose e tipit skenderbegian. Eshte thene vetem se ate shpate e ka perdorur Skenderbeu. Pra ketu nuk flitet per prevetin e prodhimit, por per mbajtesin e saj, Skenderbeun, i cili pa qene nevoja te sjellin deshmi, dihet se ai ka blere mese njehere arme nga Evropa. Madje ka te dhena qe tregojne se Skenderbeu ka patur nje shpate te tille me trup te harkuar. Dhimiter Frengu, i cili ka sherbyer si financier i Skenderbeut ne vitet e fundit te jetes se Heroit, shkruan ne historine e tij se shpata e Skenderbeut ishte nje palle e harkuar me tehe shume te holle dhe me damaskine me shume hijeshi, e cila per cilindo dukej e rende, kurse per te ishte e lehte (La spada di Scanderbeg era scimitara storta tagliettissima, finissima damaschina che a ogn'uno pareva grave, ma a lui era molto legiera).

Shpata qe ndodhet ne Muzeun e Vjenes i pergjigjet njoftimit te Dh. Frengut edhe nga ornamentet damaskine qe ka. Si rrjedhim, cilesimet qe ajo eshte e tipit bohemian, nuk eshte argument per te thene se ajo nuk eshte shpate e perdorur nga Skenderbeu. Une kam shfaqur mendimin se Skenderbeu, qofte si spahi (per njefare kohe) i ushtrise osmane, qofte nga shtati i tij i larte, ka qene i familjarizuar me teper me shpatat turke me trup te harkuar, sesa me shpatat me trup te drejte, e cila ishte teper e shkurter per trupin e tij. Si rrjedhim, ngjashmeria qe ajo ka me shpatat e muzeut te armeve te sulltaneve ne Top Kapi, nuk e perjashton, por e perforcon bindjen se shpata me trup te harkuar eshte shpate e Skenderbeut dhe nuk ka asnje lidhje me shpaten bohemiane.

Ne lidhje me shpaten me trup te shkurter dhe me mbishmrimin turqisht me emrin e Skenderbeut, argumentet qe sjell historiani yne i ri, D. Egro, per te na bindur se Muzeu Historik i Artit ne Vjene, ka gabuar qe e pranon akoma se ajo eshte perdorur nga Skenderbeu, jane feminore. Sipas Faik Konices, mbishkrimi turqisht ndonese me gabime lexohet "Libehadur Allah Iskanderbeg" dhe e ka perkthyer "Kampioni i Perendise, Skenderbeu.

Une nuk jam ne gjendje ta deshifroj mbishkrimin, por di nga ato pak qe kam mesuar se mbishkrimet osmane shpeshhere prodhohen me kaligrafi artistike, me nderthurje shkronjash, te shoqeruara me arabeske, te cilat jo te gjithe ata qe dine harfet arabe jane ne gjendje t'i lexojne, madje disave prej tyre u duken lale-lule (ornamente). E dyta, di qe F. Konica e ka njohur shume mire turqishten, jo vetem se e ka mesuar qe ne shkollen fillore ne Shqiperi dhe Rushdie ne Stamboll, jo vetem se ka nxjerre per disa kohe revisten "Albania" ne variantin turqisht, por ca me teper se ka qene nje linguist cilesor, saqe kur lexoi mbishkrimin e shpates se Skendebeut, ishte asistent i indoevropianistit te shquar freng, Prof. L. Boenloe. Historiani yne i ri thote se ka mundesi qe F. Konica te jete mbeshtetur te nje turk me emrin Sulejman i cili, sipas katalogut te Muzeut te Vjenes te vitit 1855, ka shprehur mendimin e tij (sipas D. Egros) ka "hamendesuar se kjo zhgarravine ornamentale" (jane fjalet e D. Egros) mund te lexohej ne trajten - li bahadir Allahu Iskenderbeg, kurse ai (historiani yne) thote se "ne menyren me te sforcuar arrita te lexoje vetem trajten e fjales beg dhe asgje me shume". Mbishkrimin turqisht ne shpaten me trup te drejte historiani yne mendon se e rrezon edhe me tri argumente te tjera.

E para, ajo qe ai e quan "zhgarravine" nuk eshte emri i Skenderbeut ne turqisht i shkruar me gabime, sic thote Faik Konica, sepse Skenderbeu qe e njihte mire turqishten nuk mund te pranonte te mbante nje shpate me emrin e tij te shkruar josakte. Ky argument do te vlente per perkatesine e shpates, nese Skenderbeu, njohes i mire turqishtes do ta kishte prodhuar vete, por jo kur shpaten e ka prodhuar nje kovac, i cili nuk eshte e thene qe te ishte njohes i shkelqyer i shkrimit osmanisht. Ne kemi shembull vete vulen e Skenderbeut (vulen e madhe), ne te cilen emri i Skenderbeut eshte shkruar gabim Skanderbig, ne vend te Skanderbeg. Vetkuptohet se pergjegjesi i gabimit ishte artizani qe e prodhoi vulen dhe jo Skenderbeu. Por ky gabim nuk e pengoi Heroin ta perdorte ate ne shkresat e veta. E njejta gje duhet thene edhe per shpaten, te cilen e prodhoi kovaci dhe jo Heroi. Eshte interesante te sjellim ketu perseri nje njoftim qe na jep Dh. Frengu, i cili shkruan: "Dikur Skenderbeu mbante dy shpata, te cilat i vendoste ne nje mill, sepse ato ndonjehere gjate betejes i thyente, ose i prishte aq shume, saqe nuk mundej t'i mbante me me vete, pasi nuk e nxirrnin faqebardhe. Kjo ndodhte per shkak te demeve qe u bente armiqve". Pastaj ai shton se Skenderbeu pruri nga Italia nje mjeshter te shkelqyer, i cili beri tri palla, shume te mira. Njeren prej tyre, e cila mund te priste hekurin, ia dergoi dhurate sulltanit.

Edhe pse nuk na lejohet te hamendesojme, me kete rast marrim guximin te supozojme se tri shpatat, njera nga te cilat iu dhurua sulltanit, ka mundesi te kene patur (sic e kerkojne zakonisht dhuratat) emrin e Skenderbeut ne mbishkrimin turqisht. E pse jo, njeren prej tyre te mos e kete mbajtur per vete Skenderbeu? E dyta, argumenti se Skenderbeu, i cili luftonte per mbrojtjen e Krishterimit nuk mund te perdorte nje shpate te ngjashme me ate te shpatave sulltanore, - gjithashtu nuk qendron. Pikepamja se Skenderbeu ka luftuar per mbrojtjen e Krishterimit, nuk eshte e sakte. Jane Papet dhe ndonje princ evropian ata qe e quajne Skenderbeun mbrojtes te krishterimit, kurse Skenderbeu vete asnjehere nuk ka thene se luftonte per te mbrojtur fene e krishtere. Ne luftrat e tij Skenderbeu ka thene se luftonte per vendin e tij, per atdheun e tij. Ai nuk mund te thoshte se luftonte per mbrojtjen e krishterimit, mbasi nuk ka luftuar vetem kunder ushtrive osmane, por edhe kunder ushtrive te krishtera te Venedikut si dhe kundershtareve te krishtere te mbretit te Napolit. Aq me pak nuk mund te thoshte, sic pohon ndonje historian Italian, se ai luftonte per mbrojtjen e fese katolike, po te kemi parasysh se ne ushtrine e vet kishte jo vetem shqiptare katolike, por edhe shqiptare ortodokse, madje nenkuptohet ne ndonje dokument, edhe shqiptare te islamizuar. Me ne fund njoftimet qe D. Egro jep per historine e dy shpatave te Skenderbeut, pervecse te cunguara, nuk jane as te sakta. Pa permendur konkretisht keto pasaktesi ne ketu po trajtojme historine e tyre me gjeresisht njoftime me te plota se ajo qe permban monografia kushtuar Skenderbeut, botuar me 2002.

***

Fill pas vdekjes se Skenderbeut, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur merguan ne Itali moren me vete, midis te tjerave edhe dy shpatat, sebashku me perkrenaren e Heroit. Pas vdekjes se tyre ato kaluan ne duart e trashegimtareve. Sic dihet Gjoni pati kater djem, por prej tyre vetem djali i trete, Ferdinandi pati trashegimtare, kurse tre te tjeret (Gjergji, Kostandini, Frederiku), nuk paten femije. Ferdinandi, i cili vdiq me 1561 gjithe pasurine e tij ia la se bijes, Irenes, e vetmja femije legjitime e tij (femijet e tjere qene jashtemartesore). Irena Kastrioti, e cila pervec pasurise trashegoi dhe titullin dukeshe, u martua me 1564 me princin Pier Antonio di Sanseverino, por i shoqi, sic thone historianet italiane ishte nje plengprishes. Me shpenzimet e te hollave me vend e pa vend, brenda nje kohe te shkurter e beri pasurine e tij rrush e kumbulla. Kur vdiq, ai i la se shoqes, Irenes nje pasuri te shkaterruar dhe 700.000 dukate ari borxhe, nje shume kjo jashtezakonisht e madhe. Per te kapercyer gjendjen e shkaterruar ku e katandisi i shoqi, Irena ne bashkepunim me nje vella te saj jashtemartesor, Akili, u detyrua te shiste pasurine. Duket, se kjo situate financiare kritike, Irena Kastrioti vete, ose sebashku me vellane e saj u detyrua te shiste edhe objektet e Skenderbeut, te cilat kaluan ne duart jo te nje, por te dy bleresve. Ne vitet '70 perkrenarja dhe shpata e shkurter ndodheshin ne duart e Dukes se Urbinos, kurse shpata tjeter ne ato te dukes se Areskotit. Por te dy pronaret e rinj, objektet e Skenderbeut ua kaluan pronareve te tjere. Perkrenaren dhe shpaten e shkurter e bleu nga duka i Urbinos, Konti Eolfang i Sturbenbengut, kurse shpaten tjeter qe zoteronte Duka i Areskotit e bleu arkiduka i Stirise, Karli biri i dyte i perandorit te Austrise, per muzeun e vet, qe kishte ngritur ne qytetin e Gratzit. Kjo vertetohet nga shenimi qe permban inventari i Muzeut te Gratzit, i mbajtur me 1 nentor 1590, ku thuhet: "Me 30 tetor (pra dy dite me pare - K.F.), shpata e Skenderbeut prej Bossega e lyer me argjend hyri ne koleksionin e armeve". Ai qe i bashkoi te dy shpatat ishte biri tjeter i perandorit gjerman (vellai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit. kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Götzing), pasuroi me to muzeun qe Ferdinandi kishte ngritur ne keshtjellen e Ambrasit, prane Innsbrukut ne Tirol, me pvepra arti dhe pajime luftarake te njerezve te shquar te shek. XV-XVI. Prania e tyre ne kete muze vertetohet nga inventari i hartuar me 1593 ku jane shenuar te dy shpatat sebashku me perkrenaren e Heroit. Aty thuhet: "Gjergj Skenderbeu. Nje perkrenare ne metal te bardhe me nje rrip te lare ne ar, me ne maje nje koke dhie te lare ne ar, sebashku me briret esaj; dy shpata, njera me nje mehill lekure, qe besohet qe eshte e vertete per nga pesha dhe sepse ne te shikohen ende njolla gjaku, tjetra me nje mehill prej kadifeje; edhe kjo ka qene njesoj e nderuar si shpata qe i takonte Skenderbeut".

Ne albumin me titull Augustissimorum imperatorum, regum, ataque archiducum illustrissimorum principum, etj, botuar ne Innsbruk, 1601 (varianti gjermanisht botuar me 1603), nga Jacob Schrenke von Gotzing, kancelari i Grandukes Ferdinand, sebashku me portretet e grumbulluara ne pallatin-muze te Ambrasit, ka perfshire edhe nje gravure te Skenderbeut, veper e piktorit Italian (nga Verona), Giovanni Battista Fontana dhe e gravuristit gjerman me nenshtetesi hollandeze Dominicus Custos. Gravura eshte teper interesante, pervec te tjerave edhe per problemin tone. Sebashku me Skenderbeun, paraqitur ne kembe, jane vizatuar dy objekte te tij, shpata me trup te shkurter, te cilen Heroi e mban ne dore dhe perkrenarja, e cila eshte vizatuar prane kembes se tij te majte. Te dy objektet kane ngjasmeri me shpaten me trup te shkurter dhe perkrenaren qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes. Kjo tregon se te pakten per kancelarin Schrenke shpata me trup te shkurter, e cila ka dhe mbishkrimin turqisht, eshte konsideruar pa dyshim, si palla e Heroit, ndoshta ngase ajo u ble njeherazi sebashku me perkrenaren.

Qe ketej, dy shekuj e ca me vone, ne vitin 1806, sebashku me inventarin e Muzeut te Ambrasi, edhe tre objektet e Skenderbeut, u transferuan ne Muzeun Perandorak te Vjenes, por per arsye qe nuk i dime u vendosen perseri te vecuara, vecse me pozicione te ndryshme: perkrenarja me shpaten e harkuar ne sallen e Maksimilianit (Salla XXV, nr 71 dhe Nr. 92), kurse palla me trup te shkurter ne ambjentin e quajtur salla eKarlit V (Salla XXVII, Nr. 345). Ajo qe thote D. Egro se ne muze te dy shpatat u bashkuan ne gjysmen e dyte te shek. XIX, nuk eshte e vertete. Ne vitin 1897 nje qytetar shqiptar (I cili duket se ishte shkodran), gjate udhetimit te tij per ne France qendroi dy dite ne Vjene dhe sipas asaj qe shkruan vete- u ndal vetem per te pare armet e Skenderbeut ne Muzeun Perandorak. Ne letren e nenshkruar pa emer, por me siglen X qe i drejtoi nga Vjena me 15 tetor 1897 Faik Konices, i cili kete leter e botoi dy muaj me vone ne "Albania", Bruksel nr. 8, 30 dhjetor 1897. Ne leter thuhet: " Mesoni se kam pa ne Muze t'madh te Vienes pallen edhe ksulen (perkrenaren - K.F.) e t'naltit tone trim Skenderbegut Fortit. Trupi im u drodh tu e pa kete pallen e shentme (mete cilen Skenderbegu I dha dermen Turqis 30 vjet. Palla asht teper e gjat dhe gjene e ne maj pak e kthyeme, ene aq e rande sa mendohesha qish mundet me e perdor njeriu me udobisht, pse randesia e saj eshte afro tre oke me kan diftue (3 kg ene 200 gr). Presja (tehja - K.F.) asht e shkrunum me ar ene e bukur sa ma nuk banet". Me poshte shkruan: "Me qindra njerez vijne me cudit (sodit - K.F.) k'tu ne Viene armet e Skenderbeut edhe mue mu mushen syte me lot, tue menu sa nevoje ka Shqipnia e mjere me u pru n'kohrat e shkumuna". Nga kjo kuptohet se shpata me trup te harkuar ishte prane perkrenares, por e vecuar nga shpata tjeter, te cilen vizitori shkodran nuk e pa, ndoshta dhe nuk e dinte, pasi ndodhej ne nje tjeter salle.

Por pallen tjeter e diktoi Faik Konica, i cili vizitoi kater vjet me vone Muzeun e Vjenes. Ai na sqaron se ne Muzeun Perandorak (keshtu quhej ne ate kohe muzeu qe sot mban emrin Muzeu Historik i Artit) perkrenarja me shpaten e harkuar ndodheshin ende te vecuara nga shpata me trup te drejte ne sallat e permendura.

Nje tjeter deshmi qe tregon se te dy shpatat ndodheshin ende te vecuara njera nga tjetra, e ndeshim ne vitin 1907. Nje njohese e artit mesjetar, Anneta von Vivenot, mbesa e mikeshes se shquar te shqiptareve, baronesha J. Knorr, i dergoi redaksise se gazetes arbereshe "La nazione Albanese", fotografine e perkrenares dhe ate te shpates se gjate me trup te harkuar te Skenderbeut, qe ndodhej prane saj ne Muzeumin e Vjenes. Ne letren percjellese ajo njoftonte se te dy objektet e Skenderbeut vinin nga keshtjella e Ambrasit dhe sipas dokumenteve autentike ne shek. XVI ato ishin ne zoterim te princit Ferdinand te Tirolit. Forma e shpates eshte e ngjashme me ate te shpatave venedikase sic paraqiten ne katallogun e armeve te shek. XV. Ajo teja e shpates pak e harkuar, por mjaft e gjate, eshte e zbukuruarme ornamente shume interesante qe na kujtojne stilin roman (La Nazione Albanese, Pallagorie, Catanzaro, nr. 1, 15 janar 1907, f. 1). Tridhjete vjet me vone, ne kohen kur motrat e mbretit Zog kaluan neper Vjene dhe vizituan Muzeun e saj Historik, ne vitrine ishte ekspozuar, sikurse e tregon fotografia, vetem perkrenarja me shpaten e harkuar, mbasi per shpaten e shkurter ekzistonin ende dyshime, nese i perkiste ose jo Heroit. Por, pas Luftes se Dyte Boterore, dyshimet per shpaten e dyte, u davariten. Si rrjedhim, ne pragun e 500-vjetorit te vdekjes se Heroit, ato u bashkuan ne te njejten salle, madje ne te njejten vitrine, te "Muzeut te Historise se Artit", sic e tregon pamja e fotografuar ne vitin 1968.

***

Perfundimisht eshte me vend te thuhet se orvatja e D. Egros per te na bindur se dy shpatat qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes, nuk jane perdorur nga Heroi dhe si rrjedhim, ne duhet te heqim mendjen prej tyre, eshte nje deshtim i plote. Por edhe sugjerimet qe shfaqen aty-ketu se problemin do ta ndricoje tipologjia e shpates dhe natyra e mbishkrimit nuk na nxjerrin dot ne krye. Deshmite e shkruara qe u parashtruan, besoj se jane me tefuqishme se dyshimet dhe hamendesimet. Ato na bindin se kemi te bejme me dy shpata, te cilat qe nga cereku i fundit te shek. XVI jane konsideruar vazhdimisht nga historianet dhe muzeologet si armet e Skenderbeut. Si perfundim, shqiptaret para perkrenares dhe dy shpatave do te perulen me respekt dhe ndoshta sic i ndodhi dhe vizitorit anonim shkodran te vitit 1897, " kur te jene para tyre do te kene dridhje trupi dhe lot nga syte". Sa per D. Egron e keshillojme qe te kete kujdes se eshte ende i ri dhe te mos marre vrap kaq te madh sa te kujtoje se eshte historian aq i larte dhe njohes aq i formuar i shkrimit osmanisht sa te hedhe poshte me kurajen qe karakterizon nje fillestar, shenimet e inventareve shekullore te Vjenes dhe pohimet e nje mjeshtri te tille si Faik Konica. Le te studioje kokeulur vitet qe vijne historine e Shqiperise dhe te na binde se e njeh osmanishten, pasi ne kemi patur rastin te dyshojme se ai nuk eshte ende ne gjendje te kuptoje osmanishten e shekujve XV-XVI. Edhe per Drejtorine e Institutit te Historise kemi nje sugjerim: kuadrot e reja qe i merr si punonjes shkencore ne Institut, perpara se t'i emeroje, le t'i provoje nese e zoterojne specialitetin qe pretendojne.

''Korrieri''
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 23-03-2005, 15:19   #12
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Te japesh per Skenderbeun apo te marresh prej tij?

Per publicistin e njohur nje gje eshte e qarte: Ne trashegimtaret e Kastrioteve ne Demokraci, i jemi borxh Heroit per sa i perket nderimit. Elementi, qe i eshte referuar, eshte i thjeshte dhe ka te beje me polemiken per armet e tij dhe me indiferencen e madhe per te nderuar realisht figuren e tij

Nga Ylli Polovina*

Polemika e fundit per vertetesine apo jo te armeve te Skenderbeut te ruajtura ne Muzeun e Vjenes ben te qarte se si ne kete bote e ne kete Shqiperi nuk shterrojne kurre ata qe ushqehen rehatisht mbi shpine te te tjereve. Mjafton te kesh nje emer e sidomos nje veper. Mbi emrin e bemen e Gjergj Kastriotit nuk kane munguar, qe prej castit kur nderroi jete, pervetesuesit e tij. Kane qene nje lukuni me "sternipa" e "stermbesa" false, bashkeluftetare te shpikur, pasardhes te sajuar, trashegimtare mashtruese. Gjashteqind viteve te fames se tij nuk u kane munguar as shkrimtaret e paguar per te legjitimuar ndonje pinjoll te paligjshem as edhe dokrataret, ata qe nuk dine asgje rreth Skenderbeut e megjithate flasin gjithe diten.

Perpjekja per ta nderuar

Mirepo gjer sa u mberrit qe kombetarisht shqiptaret dhe drejtuesit e tyre ne qeverisje ne Tirane, Prishtine, Shkup apo Podgorice te njemendesoheshin per te shpallur vitin 2005 si Vitin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, u desh jo pak mund. Ne mes te marsit, tashme nuk ka fort kohe per te harrxuar dite me dyshimin e padokumentuar kurre se perkrenarja dhe dy shpatat e tij te ruajtura ne nje nga muzete me te njohur te botes, jane false. Nuk mund te realizohet ndonje kontribut i ri per Skenderbeun ne rast se ndokujt i hipen ne koke te rrezoje brenda disa minutave nje pune te tere kolosale studimore te dhjetra historianeve te spikatur ne njohjen e dokumentuar te jetes e vepres se Heroit Kombetar. Do te ishte i pranuar cdo lloj rishikimi e cmitizimi i vepres dhe i jetes se Gjergj Kastriotit, vec i ndermarre brenda logjikes se paraqitjes se nje prove te re te dokumentuar. Vetem pastaj le te deshmojne para opinionit publik se me ne fund e kane gjetur te verteten e tyre, e cila mund te kete brenda vetes te gjitha me te papriturat e me te paparafytyruarat. Pershembull se Skenderbeu na paska qene sllav opo sllavo-shqiptar. Se ishte thjesht nje fshatar periferie, por qe pati fat dhe i eci. Se ishte individ shume egoist dhe lakmoi te behej mbret. Se nuk vdiq nga ethet, por e helmuan njerez te Republikes se Venedikut. Apo se zeheri vrases i erdhi nga Vatikani.

Por nuk eshte as rishikim dhe as cmitizim pozitiv perpjekja per ta carmatosur Skenderbeun dhe refuzuar vertetesine e perkrenares se tij historike. Ai eshte thjesht nje shvleresim i tij. I bere ndoshta jo me keqdashesi te posacme, por me protagonizen naiv.

Po mbyllen tre muajt e pare te vitit te Gjergj Kastriotit dhe kane filluar te duken qartas jo vetem ato institucione qe po rrine indiferente para kesaj ngjarjeje te madhe, por edhe emra te vecante individesh prej te cileve pritet shume. Tashme dallohen ata qe po bejne per Skenderbeun dhe ata qe po marrin apo perfitojne prej pervjetorit te tij. Dhe ne kete rast te fundit nuk e kemi thjesht shqetesimin per nje gazetare te Radiotelevizionit italian qe, duke mbajtur mbiemrin Kastriota e duke mos qene fare nje Kastriote, trajtohet institucionalisht si nje pasardhese e Skenderbeut. Meraku i gjithsecilit shqiptar eshte qe viti 2005 te sjelle risi e gjera te reja per Heroin tone kombetar. Te gjithe duam qe viti i tij te mos kaperxehet me monotonine e idese se te gjitha zbulimet per te jane bere. Apo se ja kemi bere te gjitha nderet dhe tani nuk kemi mundesi tjeter vec t'ja perserisim ato me po aq respekt. Renia ne nje vit perkujtimi rutinor do te ishte demi me i madh qe do t'i benim vetvetes. Jo Gjergj Kastriot Skenderbeut. Jemi ne qe kemi patur e ca me shume kemi mjaft nevoje sot per te. Jemi ne tek dyert e Evropes, Gjergj Kastrioti ka gjashte shekuj qe eshte ngulitur ne zemer te kontinentit.

Ata qe po punojne

Kur Sabri Godo ben te ditur se po ripunon librin e tij kryeveper per Skenderbeun dhe shpjegon se nga ky proces romani i tij historik do ta njerezoje edhe me shume figuren e Heroit, kjo eshte nje risi. Ky eshte nje kontribut i ri i tij. Eshte nje vlere e re. Te njejtin kumt jep ai edhe kur thote se do te largoje nga faqet e librit ekzaltimet me shifrat e numurit te ushtrise otomane te mundur ne Shqiperi. Prej kohesh brezat e rinj bashkekombas ne kete shekull te informacionit te shpejte dhe real- ndjejne merzi kur hiperbolizohen njerez dhe ngjarje. Shifra 200 apo 300 mije ushtare turq te deshtuar perreth Krujes dje, ne shekullin e Marin Barlecit, bente pjese te natyrshme ne kulturen romantike te kohes. Ne vitin 2005 ajo tingellon nje demagogji e paster nacionaliste.

Kur Ismail Kadare edhe njehere rilevon profilin proevropian te Gjergj Kastriotit nuk e ben kete gje per lakmira politike te dites. Ai nuk ka dale deri tani ne ndonje fushate zgjedhore per te mbledhur vota. Kadare kembengul se sherbimi i ri qe mund t'i jape atdheut te vet Skenderbeu eshte te na ndergjegjesoje edhe me se per te hyre ne Bashkimin Europian luftohet e nuk pritet. Sakrifikohet dhe nuk enderrohet me sy hapur. Qe te te shkoje emri i mire gjer ne zemer te kontinentit e te ndihet ne Bruksel si ne shtepine e tij do te duhet shume mund e perpjekje. Keshtu veproi Gjergj Kastrioti dhe ndodhi qe me emrin e statujat e tij shenohen iteneraret e shume kryeqyteteve te medhenj te eurokontinentit.

Kur Moikom Zeqo here pas here i ben te ditur opinionit per nje statuje te re te Gjergjit ne Pulia te Italise apo per gjurmet e nje vule te re te tij sjelle nga Danimarka, kur fton ne mjediset e Muzeut Kombetar koleksionisten me te madhe te librave per Gjergj Kastriotin apo shpjegon hollesi rreth nje ekspozite te mundshme te heraldikes se rreth pesedhjete familjeve fisnike te mesjetes, nuk deshmon gje tjeter vec pasionin per t'i shtuar te rene Vitit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Sabri Godo, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Shaban Sinani, Aurel Plasari e deri Luan Rama ne Unesko, ne Paris, kerkojne ta shpetojne heroin tone kombetar nga veprimi i rutines ceremoniale. Kjo fryme e fundit akoma vijon te ndihet ne mjediset e disa institucioneve shteterore.

Kur kryeministri Fatos Nano, pasi shpall me vendim te kabinetit te tij celjen e ketij viti dhe me pas ben te ditur se qeveria nisi sponsorizimin e botimit te korpusit te madh ne dhjete vellime te historianit te shumenjohur Kristo Frasheri, kushtuar jetes dhe vepres se Skenderbeut, deshmon patjeter se eshte mjaft i ndergjegjshem per rendesine e vecante kombetare te perkujtimit te gjashteqindvjetorit te lindjes se Heroit. Duke qene edhe vete nje politikan i dekoruar nga Presidenti me urdherin e larte Gjergj Kastriot Skenderbeu ai mund te beje shume per te realizuar nje vit te vecante dhe origjinal. Deri tani rezulton se kremtimet me te bujshme e me seriozet shqiptaret i kane realizuar ne periudhat autoritariste te Ahmet Zogut dhe totalitare te Enver Hoxhes. Nje periudhe e re e pluralizmit me nje jetegjatesi te qendrueshme (deri tani 15 vjecare) do ta mbante shume mire si embleme kuptimplote te saj nje kremtim konkurues me te dy regjimeve.

Ne ndjekje te Kastrioteve

Kur regjizori televiziv Namik Ajazi dhe kolegu i tij Engell Ndocaj ne prill 1999, te gjendur per pak dite ne Firence me pergatitjen e nje dokumentari per emigracionin, moren urdherin nga drejtori i tyre i atehershem Eduard Mazi te mos ktheheshin ne Tirane pa kaluar njehere nga Napoli e intervistuar njeriun me emrin Xhorxho Kastriota, nuk e dinin se ne nje fare menyre po benin histori. Plaku thinjebardhe, te cilin menjehere e vune ne qendren e dokumentarit te tyre popullor "Nje emer qe nuk shuhet" ishte nje pasardhes i vertete ne linje mashkullore i Gjergj Kastriotit. Nuk ishte fals. Kete gje e deshmojne tashme te gjitha dokumentat e mundshme. Ai ishte sternip i Akilit, i njerit prej djemve te Ferrantes, djalit te Gjon Kastriotit. I biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut ishte duke dhe jetonte prane oborrit mbreteror te Napolit. Engjell Ndocaj dhe Namik Ajazi kishin bere nje gjetje, nje zbulim. Dokumentari i tyre ekspozoi para shqiptareve nje te moshuar me mall te ndezur per vendin e tij. Xhorxho Kastriota ishte edhe nje anetar i larte i Urdherit te Maltes, pra nje fisnik i ndritur me influence. Namik Ajazi do t'i shkonte gjer ne fund risise qe kishin zbuluar. Ndersa ne Lece pergatiste nje dokumentar per trajtimin e klandestineve shqiptare te ardhur nga Kosova gjate luftes e te strehuar perkohesisht ne qendrat e pritjes se bregut te Otrantos (telereportazhi "Kronike me te ikurit nga lufta"), Ajazi ndesh Xhorxho Kastriotin. Ky, edhe pse shtepine e tij keshtjellez e kishte ne Napoli, ne Lece kishte shkuar per te ndihmuar bashkekombasit e vet te shperngulur nga lufta. Nje dite me pas Namik Ajazi do ta "ndiqte" Xhorxhon ne Bari, ne kishen kryesore te qytetit, Shen Nikolla, ndersa drejtonte nje mbledhje te gjere te misionareve te Urdherit te Maltes me objekt grumbullimin e ndihmave per Kosoven. Xhorxho ka dhene ndihma edhe per rikonstruksion shkollash ne Shqiperine e Veriut. Pa kete kontribut te gazetareve te sipercituar dhe te Televizionit Shqiptar do te dukej ende i zbrazet ky vit i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Madje ai duhet te "mbushet", per fat te keq, edhe me lajmin e hidhur se njeriu i mire Xhorxho Kastriota vdiq nente muaj me pare. Nderroi jete mes heshtjes tone, me 2004, por kjo gje nuk duhet te ndodhe, pa ja nderuar kujtimin, me 2005, ne vitin e stergjyshit te tij.

Ky Vit i Gjergj Kastriot Skenderbeut kercenohet nga rutina. Deri edhe mjeshterit private vijojne te tregetojne po ato lloje statuetash te tij. Nuk gjen nje krijim te ri te hedhur ne treg, nuk ka distinktiva me portretin e Heroit dhe me devizen fatlume te vitit 2005, si kryevit i 600-vjetorit te lindjes se tij.

Jemi vendi e populli qe kemi bere vetem nje film per Skenderbeun, madje edhe ate me sovjetiket e viteve pesedhjete te shekullit te shkuar. Nje film i ri per Gjergj Kastriotin nuk po behet as ne Tirane dhe as ne Prishtine, ai po realizohet pertej Adriatikut, ne Itali, nga regjizori Roberto de Feo.

Fan Noli e ka quajtur Skenderbeun "kampion te lirise". Ishte ne SHBA kur krijoi librin e tij kushtuar Gjergj Kastriotit dhe beri kete percaktim. Ne Shtetet e Bashkuara, sic dihet, e kuptojne shume mire lirine dhe vleren e saj. Per te marre nje deshmi te tille mjafton te shkosh edhe ne kryeqytetin tone ne mjediset e Bankes Shqiptaro-Amerikane. Atje ne ballin e hollit te saj kryesor do te dallosh nje steme te Bankes. Pastaj ne te majte te saj eshte pikturuar Statuja e Lirise. Ne te djathte gjendet i vizatuar momumenti ne Tirane i Gjergj Kastriotit.

*Publicist dhe Diplomat
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 01-04-2005, 16:25   #13
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
600 VJETORI I LINDJES/ Nisin festimet nė Muzeun Historik

Kurorėzohen gjashtė dasma si nė kohėn e Skėnderbeut


re.de.

Skėnderbeu i madh, i vetmi Hero Kombėtar, ėshtė nė epiqendrėn e festimeve. 600 vjetori i lindjes sė tij ka nisur me njė kurorėzim martesash nė formėn mė tė rrallė, ashtu si shekuj mė parė. Gjashtė ēifte tė rinjsh kanė lidhur jetėn me zakonet e hershme, duke mbjellė edhe nga njė rrėnjė ulliri. Njė fragment i kėshtjellės ilire Qukės alfoit ėshtė vendosur nė oborrin e Muzeut Historik Kombėtar. Kėmbana origjinale e vitit 1355 lėshon tingujt e parė tė lajmit se "Skėnderbeu" po hyn nė sallėn e tij. 12 ushtarė tė veshur me pelerina tė kuqe, me shqiponja tė fiksuara nė to, tė pajisur me shpata e harqe qėndrojė nė rresht njėri pas tjetrit, duke i hapur rrugėn prijėsit. "Skėnderbeu", me pėrkrenaren e shpatėn e tij, ulet nė fron. Pėrpara ka njė tryezė ku janė vendosur disa botime tė vjetra tė Marin Barletit tė shekullit XV. Me dy kurora tė thurura me degė ulliri, ai nis kurorėzimin e martesave tė tė rinjve. Mė pas kėta tė dy mbjellin sipas zakonit ullirin e tyre. Mė pas festė e hare. Valltarėt kryesojnė. Pėr miqtė ofrohet verė e kuqe dhe djathė i bardhė, i servirur nė enė tė posaēme druri. Gjashtė ēiftet e kurorėzuara mbollėn gjashtė rrėnjė ullinjsh, qė simbolizojnė 6 shekujt, ndėrkaq profesor Stefan Danaj dhuroi 20 rrėnjė ullinj pėr Muzeun Kombėtar, ku secili ulli do tė mbajė emrin e njė njeriu tė famshėm. Pėr festimet e 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut janė ngritur dy komisione shtetėrore, njė nė Shqipėri e njė nė Kosovė. Komisioni ynė shtetėror udhėhiqet nga zėvendėskryeministri Namik Dokle. Nė dasmat e organizuara nė Muzeun Historik Kombėtar ishin tė ftuar pėrfaqėsues tė Kuvendit, Presidencės e Ministrisė sė Kulturės.

Pak histori
Gjergj Kastrioti, qė mori famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i njė prej familjeve princore mė tė fuqishme tė Shqipėrisė sė Mesme. Gjergj Kastrioti u lind nė Mat, mė 1405 sipas biografisė sė Barletit, mė 1412 dhe mbas mendimit tė Fan Nolit. Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrua t'i dėrgojė Sulltanit si peng tė katėr djemtė e tij. Biografėt mė tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gati 20 vjet si peng nė dyert e turqve, para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443. Skėnderbeu u bė komandant kavalerie nė ushtrinė otomane dhe mori pjesė nė disa luftėra tė Sulltanit nė Europė dhe Azi. Edhe pse nė Shqipėri luftohej, duket se Gjon Kastrioti qėndronte larg kėtyre luftėrave, duke respektuar detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit. Skėnderbeu u kthye nė atdhe nė vitin 1443. Ai vdiq nė 17 janar 1468. Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė Llesh.


Zeqo: Do hapim njė pavion tė heraldikės

Doktor Moikom Zeqo, qė ėshtė edhe organizatori i kėsaj nisme tė veēantė, e ka quajtur kėtė ceremoni si njė kthim mbrapa nė histori, atėherė kur lindi njė djalė i zakonshėm qė quhej Gjergj, qė mė pas u lartėsua me emrin Skėnderbe. "Skėnderbeu ka thėnė: "Dua tė jem mik i virtytit jo i fatit". Kjo ėshtė njė moto e madhe humaniste e filozofisė stoike, ēka tregon njohuritė e Skėnderbeut. Fati qe pėrkohėsisht kundėr kėtij njeriu tė madh. Pas vdekjes, emri i tij u harrua dhe u pėrndoq, por virtyti e ringjalli dhe ai rilindi fuqishėm kėto dy shekujt e fundit", tha doktor Moikom Zeqo. Sipas tij, ėshtė nė nder tė shqiptarėve ta duan mė shumė Skėnderbeun, pasi kėshtu mund ta duan mė shumė njėri-tjetrin. Pas kryerjes sė ceremonive martesore si nė kohėn e Skėnderbeut, nė Muzeun Historik Kombėtar do tė hapet njė pavion i heraldikės, ku simboli kryesor ėshtė shqiponja me dy kokė.

''Gazeta Shqiptare''
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 13-05-2005, 02:23   #14
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
"Bello forti", busulla e Skenderbeut

"Libri i Luftes" (Bello forti), keshtu titullohet pergamena me 281 faqe dhe vizatime ne lidhje me luften, qe shfletohej ekskluzivisht nga vete Gjergj Kastriot Skenderbeu. Libri u gjend ne biblioteken e tij personale dhe eshte ruajtur me shume xhelozi ne biblioteken e Vaimarit. Asnje studiues nuk eshte lejuar ta shohe, por vetem te citoje ekzistencen e tij. Me rastin e 600 vjetorit te lindjes se heroit, libri i rralle, vizatimet e te cilit ngjajne me ato te Leonardo da Vincit do te ekspozohet ne Muzeun Kombetar, ne nje kopje te dixhitalizuar

Anduela NIKA - Korrieri

Asnje studiues nuk ka patur mundesi te shohe "Librin e Luftes", por vetem te citoje ekzistencen e tij. I vetmi, i cili kishte te drejten ekskluzive te "Bello forti"(titulli origjinal) ishte Gjergj Kastriot Skenderbeu. Pergamenen me 281 faqe, e cila daton shekullin e XV, heroi e ruante ne biblioteken e tij personale. Ashtu sikurse dhe shume sende te tjera personale te tij, edhe "Libri i Luftes" ruhet jashte vendit, konkretisht ne biblioteken e Vaimarit. Askujt nuk i eshte dhene e drejta per ta studiuar, dhe pas shume shekujsh nga nje kerkese e drejtorit te Muzeut Kombetar, z Moikom Zeqo, ndaj kesaj biblioteka libri eshte sjelle ne Shqiperi i dixhitalizuar. "Po, libri per here te pare do te mund te ekspozohet pe publikun shqiptar. Nuk behet fjale per origjinalin, por per stampime te bera nga ai", pohon drejtori i Muzeut. "Libri i Luftes" eshte i perbere i gjithi nga vizatime, te cilat sipas Zeqos jane dhe shume te ngjashme me ato te Leonardo da Vincit. "Me ato qe kam vene re duket qartazi nje ngjashmeri mes tyre. Nje gje tjeter shume interesante eshte se ato jane vizatime te kohes". Behet fjale per periudhen kur perfundon epoka e armeve te ftohta qe jane shpatat shigjetat dhe epoka e armeve dhe vijne strategjite per pushtimin e keshtjellave, apo luftimeve ne menyra te ndryshme. Nuk dihet ende se cili eshte autori i ketij libri dhe per sa kohe e ka patur ne dore heroi yne kombetar, Skenderbeu. Gjithashtu mbetet engime fakti, se pse asnje studiues nuk eshte lejuar per ta pare me nga afer kete "Liber lufte". Sipas drejtorit te Muezut Kombetar, shume nga keto enigma do te hiqen kur publiku do te mund te shohe disa pjese nga libri, qe ka shfletuar dhe studiuar me imtesi vete Skenderbeu. Nuk dihet dhe se si ka perfunduar deri ne biblioteken e Vaimarit, ne te cilen ruhet me nje xhelozi te skajshme. 600 vjetori i lindjes se Skenderbeut dhe kerkesa ne kohe e Zeqos duket se kane lekundur "ruajtesit" e librit per te sjelle ne Shqiperi ne nje kopje te dixhitalizuar te tij. Kjo ekspozite vjen ne vijimesi te aktiviteteve qe po organizon Muzeu me rastin e 600 vjetorit te lindjes se heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 24-05-2005, 04:11   #15
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
ITALI, PERKUJTOHET LINDJA E SKENDERBEUT

Konsullata e Pergjithshme ne Milano te Italise, ne bashkepunim me Shoqaten Kulturore "Nene Tereza" te komunes se Astit, organizuan me 21 maj 2005 nje konference perkujtimore me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Ne kete veprimtari u mbajten kumtesat "Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriot Skenderbeut" nga E. Sopi, "Skenderbeu dhe perendimi" nga S. Dorova dhe "Diaspora shqiptare dhe Skenderbeu" nga A. Troshani. Moderator i Konferences ishte Prof. W. Bonapace. Konkluzionet e Konferences i beri Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Milano, Hasan Mucostepa. Pas konferences u shfaq filmi shqiptar "Skenderbeu" dhe nga Konsullata e Pergjithshme e Milanos u dha nje pritje per pjesemarresit.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 25-05-2005, 15:14   #16
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Gjergj Kastrioti
Ludvig Holberg (1684-1754)

Pėrshtati dhe pėrktheu nė shqip nga njė danishte e vjetėr gotike Arben Ēokaj.

Dikur, para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem. Mė i riu i tyre quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do tė pėrshkruaj kėtu. Pėr lindjen e tij thuhet se kanė ngjarė shumė gjėra tė ēuditshme, nga ku mund tė profetizohet emri i madh, qė ai me arritjet e tij do i jepte vetes; thuhet gjithashtu se ai lindi me njė shenjė nė krah qė i ngjante shpatės. Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij, Gjergjin, sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, sipas Aleksandrit tė Madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar Sulltani qė nė fillim pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, pikėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė shumė nė moshė, la tė kuptojė se kishte dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar edhe ushtrimet ushtarake, dhe kėshtu i dha Sulltanit sinjale tė tilla, saqė ai e bėri menjėherė Sanxhak, titull ky qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohė tė shkurtėr, atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur anė e mbanė.

Kur ai pas shumė fitoreve u kthye nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u organizua njė betejė krenarie nga njė shqiptar, qė pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi nė dyluftim njė nga njerėzit e afėrt tė Sulltanit. Askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe. Pas njė kohe tė shkurtėr, ai ndėrmori njė fushatė tė hapur kundėr persianėve kokėfortė dhe nė prezencė tė Sulltanit i nėnshtroi njėrin pas tjetrit. Kjo formoi pėrshtypje tė mirė tek Sulltani, saqė ai i besoi atij drejtimin e luftės kundėr kristianėve nė Hungari dhe Greqi. Nė kėtė luftė, Skėnderbeu u soll nė atė mėnyrė, qė t'i kursente sa tė mundte kristianėt, miku i tė cilėve ishte me zemėr, pothuajse shumicėn me njė pėrkujdesje tė veēantė, saqė turqit nuk mundėn tė dyshonin. Nė kėtė kohė vdiq babai i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, kėshtu qė Murati mori nėn zotėrim tė gjithė vendin e tij, sė bashku me kryeqytetin Krujėn, tė cilėn e rrethoi me roje tė pėrforcuara. Ai arriti nė pėrfundimin se bijtė e tė vdekurit nuk mund ta shihnin pa keqardhje ndarjen e tyre nga vendi i trashėguar, prandaj i vrau fshehurazi vėllezėrit e Skėnderbeut. Vetėm Skėnderbeun, pa shėrbimin e tė cilit nuk mund tė bėnte, e qetėsoi me fjalė tė buta, i premtoi vende nė Azi me mė tepėr rėndėsi se Epiri, dhe Skėndėrbeu u duk se u kėnaq, pėr tė mos e pėsuar si vėllezėrit; por ai dyshim qė i kish lindur njė herė, nuk mund t'i shuhej Sulltanit pėrsėri, pėrkundrazi ai formohej nga dita nė ditė, kėshtu qė vendosi shkatėrrimin e tij. Shėrbimet e mėdha qė kishte bėrė dhe pėrshtypja qė kishte krijuar tek luftėtarėt, e penguan sulltanin qė tė vinte dorė publikisht mbi tė, prandaj ai u mundua me tė gjitha mėnyrat, qė ta pėrdorte atė nė fushatat mė tė rrezikshme kundėr kristianėve, me shpresė qė sė shpejti, kurajoja e tij s'do tė guxonte tė vazhdonte dhe ai do i pėrfundonte kėshtu ditėt e tij. Ai u sigurua qė mė parė tė bėnte luftė kundėr Jorgo Hospodarit tė Serbisė. Nė mes tė kėsaj lufte, Skėnderbeu vėzhgonte mundėsinė qė tė lirohej, dhe tė merrte pėrsėri pronat e trashėguara tė tij, tė cilėn ai mė pas edhe e bėri kėtė gjė.

Mbreti hungarez Vladislausi, u angazhua nė tė njėjtėn kohė nė luftėn e rėndė tė Hospodarit dhe me heroin e guximshėm Huniaden, arriti njė fitore tė pėrkryer kundėr turqve. Thuhet se Skėnderbeu kishte patur njė marrėveshje tė fshehtė pėr kėtė gjė me Huniaden, qė pėrpara betejės. Disa nga ndjekėsit e tij thonė se njė arsye e tillė nuk ishte e bazuar. Por Skėnderbeu, pas kėsaj disfate dhe hutie qė u kishte sjellė turqve, vazhdoi misionin e tij tė fshehtė, dhe e detyroi shkruesin e Pashait turk, qė tė hartojė nė emėr tė Sulltanit njė rekomandim pėr oficerėt e lartė nė Krujė, qė ta linin qytetin e Krujės nė dorėn e tij, pra nė duart e Skėnderbeut, gjė qė edhe ndodhi, dhe kėshtu qė Skėnderbeu me kėtė marifet u bė shef i njėrit prej vendeve mė tė rėndėsishme nė Epir. Sapo ai mori pushtetin atje, masakroi tė gjithė pushtuesit turq, dhe pastaj, me njė shpejtėsi tė madhe liroi qytetet tjera tė Epirit, kėshtu qė emri turk u shua nė Epir. Skėnderbeu duket se u tregua i shpejtė dhe vigjilent, dhe nuk fjeti asnjė natė mė shumė se dy orė, ndėrkohė qė punonte pėr tė sjellė epiriotėt nėn drejtimin e tij.

Kur Sulltani turk mori vesh pėr dėshtimin e ushtrise sė tij, dezertimin e Skėnderbeut dhe humbjen e Epirit, vendosi menjėherė tė hakmerrej dhe nėn drejtimin e Ali Pashės krijoi njė ushtri tė paparė pėr tė dėnuar tė larguarit dhe detyruar vendin pėrsėri tė bjerė nėn sundimin e tij. Por Skėnderbeu nuk u tremb. Me njė ushtri tė pallogaritshme epiriotėsh i doli pėrballė ushtrisė turke dhe me njė zotėsi tė rrallė arriti njė fitore tė pėrkryer. 22 000 turq u vranė dhe 2000 tė tjerė u zunė robėr. Epiriotėt nga ana e tyre humbėn vetėm 120 vetė. Kjo humbje e tėrboi Sulltanin edhe mė shumė; por meqė ai s'mund tė hakmerrej menjėherė, u mor me pėrgatitjet e mėdha luftarake, qė u bėnė kundėr tij nė Hungari dhe Poloni, kėshtu qė pėr njė kohė u detyrua t'i lėrė ēėshtjet epiriotė mėnjanė, nė mėnyrė qė tė vepronte me tė gjithė fuqinė e tij kundėr kėtyre armiqve mė tė mėdhenj. Hungarezėt dhe polakėt iu drejtuan pėr ndihmė Skėnderbeut, i cili nuk e refuzoi atė, nė mėnyrė qė tė qėndronin sė bashku kundėr njė armiku tė pėrbashkėt, dėrgoi rreth 1000 epiriotė, dhe kėshtu edhe vetė u nis pėr rrugė

pėr tė ndihmuar fuqitė hungareze e polake. Por kur ai me trupat e tij u nis drejt Serbisė, Hospodar Georgiusi u mundua ta pengonte atė pėr tė mos kaluar pėrmes vendit tė tij dhe e mbajti aq gjatė, saqė ai nuk mund tė arrinte nė kohėn e duhur dhe hungarezėve kėtė herė iu desh tė luftonin vetėm. U mbajt beteja e madhe e njohur afėr Varnės, rezultati i sė cilės ishte i dhimbshėm pėr kristianėt; pasi ushtritė hungareze dhe polake, pas njė angazhimi tė madh e tė pėrgjakshėm, u dėrrmuan dhe u shpėrndanė, dhe vetė mbreti i ri Vladislaus u vra nė betejė. Skėnderbeu u bė me dije pėr kėtė fatkeqėsi, ndėrsa ai ishte akoma nė kufi me Serbinė, ku dhe u inatos aq shumė me Hospodarin, saqė shkatėrroi e dogji gjithēka rreth e rrotull nė vendin e tij.

Megjithėse turqit patėn njė fitore tė madhe nė Varna, ajo kishte qenė megjithatė e pėrgjakshme, dhe kėshtu qė ata s'e panė veten nė gjendje qė njėkohėsisht tė ndėrmerrnin gjė tjetėr. Murati e gjeti tė arsyeshme tė provonte me tė mirė ta bindte Skėnderbeun pėrsėri, dhe shumė shkurt pas Varnės i shkruajti njė letėr atij, ku ai numėronte tė mirat qė kishte bėrė pėr tė, e akuzonte pėr mungesė respekti dhe sė fundi i dha atij premtime tė mėdha, nėse ai do pėrulej pėrsėri. Kėtė letėr e pasoi, asgjė tjetėr, veēse njė pėrgjigje e pakėndshme, prej sė cilės Sulltani vendosi tė niste sė pari njė ushtri prej 9000 vetėsh kundėr Epirit, fuqia e sė cilės nuk ishte edhe aq e konsiderueshme. Por pėrpjekjet e tij kishin qėllim ta befasonin Skėnderbeun, nė mėnyrė qė ai tė kishte armiq rreth e rrotull, para se t'i shkonte lajmi pėr mbėrritjen e tyre. Por Skėnderbeu, qė gjithmonė rrinte i pėrgatitur, e sulmoi fuqinė turke papritur dhe arriti njė fitore tė pėrkryer.

Menjėherė pas kėsaj u krijua njė ushtri tjetėr, e cila s'pati fat mė tė mirė, pėrkundrazi ajo u shkatėrrua ndjeshėm, dhe mundi tė shpėtojė me arrati. Ndėr tė arratisurit ishte edhe komandanti i saj, Mustafai, i cili i dha Sulltanit kėshillėn qė, mė mirė tė pėrparonin me kujdes pėr njė kohė dhe tė mjaftoheshin me njė fuqi modeste, e cila do pushtonte kufinjtė, derisa tė vinte rasti pėr tė ndėrmarrė diēka tė rėndėsishme. Kjo gjė u pa e arsyeshme. Ndėrkohė u krijua njė mosmarrėveshje nė mes Skėnderbeut dhe Venedikut, qė shpėrtheu me njė luftė tė hapur. Nė kėtė luftė, Skėnderbeu pati tė njėjtin fat; pasi ai shkatėrroi njė ushtri tė paparė venecianėsh. Por ai s'e pėrdori kėtė fitore pėr ndonjė dobi, por bėri marrėveshje me republikėn pėrsėri, qė tė pėrdornin forcat e tyre sa mė mirė kundėr turqve, dhe qeveria nė Venedik ndjeu njė dashuri kaq tė madhe pėr sjelljen dhe marrėdhėniet me tė, saqė i bėri atij dhurata tė mėdha, dhe e lejoi atė tė shkruhej ndėrmjet fisnikėve venedikas, e cila mbahet edhe si provė e madhe nderi.

Nga e gjithė kjo mosmarrėveshje qė ishte krijuar ndėrmjet tė krishterėve, udhėheqėsi turk Mustafai mendoi tė kishte disa pėrfitime dhe prandaj kėrkoi tė drejtė nga Sulltani pėr tė drejtuar njė luftė tjetėr ndaj epiriotėve. Kur ai kishte marrė leje, filloi tė krijonte njė ushtri tė re; por as kėsaj here nuk pati fat mė tė mirė se mė pėrpara; pasi 10 000 nga luftėtarėt e tij ranė nė fushėbetejė dhe ai sėbashku me 12 drejtues tė tjerė tė ushtrisė, ranė nė duart e Skėnderbeut, kėshtu qė Sulltanit iu desh ta lironte atė duke paguar para.

E gjithė bota po ēuditej nga fuqitė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, dhe po thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull mjaft i ēuditshėm, se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu tė vetėm, tė njė vendi tė vogėl mund ta bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se me personin e Skėnderbeut, ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte e nevojshme vetėm tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė. Prandaj u bėnė pėrgatitje tė mėdha dhe bėrthama e tė gjithė luftėtarėve turq, qė Evropa dhe Azia mund tė sillnin, duhej tė pajisej pėr tė pėrmbysur njė provincė tė vogėl, qė ai mė pėrpara, me vetėm njė lėvizje koke e kish mb ajtur nėn sundim. I gjithė kristianizmi u tremb nga lėvizjet qė bėheshin. Vetėm Skėnderbeu, qė rrinte ashtu i vetėm, nuk u tremb, por u bė gati si ai qė pėrgatitet tė fitojė, dhe bėri njė rezistencė tė ashpėr.

Murati u pėrgatit qė tė pushtonte vendin e rėndėsishėm Sfetigrad, por tė sulmuarit u mbrojtėn me njė zotėsi tė pabesueshme, kėshtu qė rreth 1000 turq ranė viktimė, dhe ndėrkohė qė rrethimi vazhdonte, Skėnderbeu i sulmoi turqit me njė ushtri fluturuese nė njė mėnyrė tjetėr, dhe kur njė drejtues turk, pikėrisht Ferit Pasha, nė njė pėrplasje i kėrkoi duel Skėnderbeut, ky e rrėzoi atė me njė goditje tė vetme. Sė fundi, kur Murati vėrejti se ai me forcė nuk mund ta merrte qytetin, u mundua qė me premtime tė mėdha e dhurata tė mund tė kthente disa qytetarė tė tij, qė tė tradhėtonin; dhe pėrderisa gjinden gjithmonė njerėz tė kėqinj, qė sakrifikojnė nder dhe besnikėri pėr para, njė nga ushtarėt e Skėnderbeut u shit dhe filloi t'i bėnte tė tjerėt tė rebeloheshin, dhe nė kėtė mėnyrė pati mjaft sukses. Ai e dinte se banorėt, qė pėrbėnin pothuajse shumicėn e qytetarėve kėtu, kishin njė bestytni, qė mė parė vdisnin se bindeshin tė pinin ujin, ku ėshtė hedhur diēka e papastėr nė tė. Nė qytet kishte vetėm njė pus, i cili i furnizonte tė gjithė me ujė. Gjatė natės, ai hodhi njė qen tė ngordhur nė tė, tė cilin e gjetėn nė mėngjes, dhe kėshtu u krijua njė shqetėsim ndėrmjet ushtarėve, saqė u krijua ideja e rebelimit. Komandanti i atjeshėm u frikėsua shumė, i grumbulloi ata e u pėrpoq me njė bisedė tė argumentuar t'i qetėsonte, dhe mė pas iu afrua pusit e nė prezencėn e tyre piu njė kupė tė tėrė me ujė, gjė qė u pėrcoll edhe nga oficerė dhe njerėz tė tjerė. Por ushtarėt nuk lėvizėn, thanė se mė parė vdesin se sa pijnė kėtė ujė. Kėtu s'kishte asnjė mėnyrė tjetėr pėr tė shpėtuar veten dhe qytetarėt, se sa tė bihej dakort me Sulltanin, gjė qė edhe ndodhi dhe qyteti u dorėzua. Me dorėzimin e qytetit, i biri i Sulltanit, Muhameti, e kėshilloi tė jatin, qė tė mos e mbante fjalėn dhe tė hakmerrej ndaj banorėve, tė cilėt i kishin dhėnė atij njė humbje kaq tė madhe. Sulltani i vjetėr nuk e dėgjoi kėshillėn e tij, por e mbajti fjalėn e dhėnė. Nė mes tė atyre qė mbetėn ishte edhe tradhėtari, i cili u shpėrblye shumė; por qė u zhduk shumė shpejt mė pas dhe s'u pa mė. Mendohet se Murati vetė e eleminoi. Pas marrjes sė Stefigradit, Murati u kthye pėrsėri me tė mbeturit nė Adrianapol, pasi nė kėtė ekspeditė, ai kishte pėrdorur rreth 30 000 vetė.

Sapo Murati, sė bashku me ushtrinė e tij, u largua nga Epiri dhe vendi u qetėsua persėri, Skėnderbeu vendosi, pasi s'mund ta pėlqente pushtimin turk nė afėrsi, ta merrte me forcė Sfetigradin. Qyteti u rrethua menjėherė dhe e gjithė mjeshtėria dhe zotėsia qė mund tė merrej me mend u pėrdor pėr marrjen e tij; epiriotėt u turrėn si furtunė, tė drejtuar nga vetė Skėnderbeu, i cili vrau shumė turq me dorėn e vet. Por forcat e kalasė dhe vigjilenca e banorėve asgjėsuan gjithēka, kėshtu qė pas njė humbjeje tė 500 burrave, u detyruan ta braktiste rrethimin pėrsėri. Por nė tė vėrtetė, ajo qė e bėri Skėnderbeun tė hiqte dorė, ishte arsyeja e marrjes sė lajmit pėr ardhjen e njė ushtrie tjetėr turke. Pra Murati, sapo mori vesh pėr rrethimin e Sfetigradit, vendosi menjėherė ta mbėshtesė qytetin, dhe megjithėse e pa qė rrethimi u braktis, ai vazhdoi mė tej dhe me njė ushtri mė tė madhe se mė parė. U nis vetė drejt Epirit, qė tė sulmonte qytetin e rėndėsishėm Krujėn, gjė qė ndodhi shumė shpejt. Kruja ishte e mbrojtur me njė trupė tė fortė nėn drejtimin e pashoq tė Uranakontes, i cili nė kėtė rrethim i dha vetes njė emėr tė pavdekshėm. Kjo ishte hera e dytė, qė Murati, me bėrthamėn e gjithė fuqisė sė tij, nisej kundėr Skėnderbeut, gjė qė tregonte se me ē'sy e shihte ai kėtė burrė. Tė gjitha luftėrat, qė ai kishte bėrė mė parė kundėr persianėve dhe vendeve kristiane, ishin drejtuar vetėm prej gjeneralėve tė tij, por kėtu, pėrkundėr njė dhimbjeje tė parė, e quan tė nevojshme ta ndjekė personalisht luftėn nga afėr, megjithėse ishte i vjetėr nė moshė, me rreth 80 vjet nė kurriz. Kur tė birit tė tij Muhametit, heroit kuptimplotė nė histori, emrit mė sinjifikativ ndėr emrat osmanė dhe shpresės sė vetme tė tij, iu desh tė shkonte, u krijua pėrshtypja se ata donin tė lanin hesapet me tė gjithė krishtėrimin pėrnjėherė.

Kėshtu qė qyteti i Krujės u rrethua dhe gjithēka qė mund tė mendohej u pėrdor pėr marrjen e tij. Tėrbimin me tė cilin vazhdoi rrethimi, e tregon fakti se vetėm nė njė rrebesh, ranė 8000 turq. Skėnderbeu ishte ndėrkohė gjithmonė nė lėvizje dhe i sulmonte turqit, tashmė nė njė vend tjetėr; ai njė herė ishte futur ndėrmjet tyre nė njė mėnyrė, qė njerėzit e tij e mbanin atė fallso, kėshtu qė nuk ishte ēudi, dhe e thėnė zotėsi e zgjuarsi, qė ai u shfaq pėrsėri, ku pėrveē Muratit ai mund t'i ngjante edhe njė kafshe tė egėr, tė cilės mund t'i afroheshe dhe ta lije veten tė gllabėrohesh nga egėrsia e tij. Por nuk ishte e pa guximtė pėr tė apo armiqtė e kristianizmit, qė ai manifestonte kėtė egėrsi, pasi ai ishte i butė e zemėrgjėrė nga natyra dhe kishte tė gjitha ato cilėsi qė mund tė kėtė njė udhėheqės, ndryshe nga i biri i vetė sulltanit, Muhameti, i cili pas Skėnderbeut ishte heroi mė luftėtar nė ato kohė, por edhe mė i pėrgjakshėm, si pėr njerėzit e tij ashtu edhe pėr armiqtė. Pasi rrethimi kishte zgjatur njė kohė tė konsiderueshme, dhe ishte derdhur kaq shumė gjak turk, u krijua pėrshtypja se e gjithė ushtria turke do shkatėrrohej. Murati i vjetėr nga dėshpėrimi u dobėsua shumė, dhe nga kjo edhe vdiq. Thuhet se nė ēastin e fundit, ai iu hakėrrye fatit, qė e kishte lėnė tė jetonte kaq gjatė pėr tė parė tė gjitha sukseset e tij tė mėparshme, tė errėsoheshin nga njė popull i vogėl e i vuajtur, qė ai mė parė e kishte pėrbuzur. I biri i tij Muhameti, nuk e gjeti tė kėshillueshme ta vazhdonte rrethimin pas vdekjes sė tij, prandaj u largua menjėherė dhe u kthye sė bashku me tė mbjetuarit pėr nė Adrianopol, ku ai pa asnjė pengesė trashėgoi fronin e tė jatit dhe ėshtė ky Muhamet, ai qė i dha fundin perandorisė sė lindjes dhe forcoi Konstandinapolin, ku sulltanėt turq qė nga ajo kohė kanė patur rezidencėn dhe kanė mbajtur tituj perandorėsh. Ai ishte pa dyshim mė luftėtari prej tė gjithė sulltanėve dhe u ngjante (nėse nuk i kalonte tė gjithė paraardhėsit) nė tirani dhe mizori. Por tė metat e tij ishin tė kombinuara me shumė cilėsi tė mėdha; pasi ai ishte i shpejtė, punėtor, i pėrmbajtur dhe njė mbajtės i zellshėm i tė drejtės. Ai kishte njohuri tė mėdha pėr historinė dhe fliste gjuhė tė shumta, si greqisht, persisht dhe arabisht, ishte marrė me artin e yjeve dhe shkenca tė tjera.

Gjėja e parė qė bėri pasi hipi nė krye tė shtetit, ai i ofroi Skėnderbeut paqe me kusht, qė ai tė mbante tokat e tij dhe t'i jepte atij njė tatim vjetor, dhe pasi kjo ofertė u refuzua nga Skėnderbeu, Muhameti krijoi dy ushtri kundėr Epirit. E para u drejtua nga Hamzai, e cila u thye menjėherė dhe vetė drejtuesi i saj ra nė duart e Skėnderbeut. Ushtria e dytė, e cila u drejtua nga njė njeri me emrin Debrea, nuk pati njė fat mė tė mirė, pasi Skėnderbeu e vrau drejtuesin e saj nė betejė me dorėn e vet dhe pastaj e shpėrndau tė gjithė ushtrinė. Nė tė gjitha luftimet, ai kishte parandjenjėn qė tė ndiqte drejtuesin dhe e kishte zakon tė thoshte se kur koka ėshtė prerė, pjesėt e tjera bien vetė.

Njė fat tė tillė kishte Skėnderbeu nė fillim tė qeverisjes sė Muhametit. Pėrveē Sulltanit, dukej se asnjė s'mund tė merrej me kėtė njeri tė madh, shikimin e tė cilit askush s'mund ta trazonte, prandaj sulltani provoi t'i jepte vetes truke e dinakėri. Ndėrmjet epiriotėve ishte njėri me emrin Moses, i cili pas Skėnderbeut ishte mė luftėtari dhe njeriu mė me pėrvojė nė shkencėn luftarake. Sulltani provoi ta afronte kėtė nė krah tė tij, i premtoi atij zotėrimin e Epirit, nėse ai ikte nga Skėnderbeu. Nga ky premtim, ai u verbua dhe qė nga ajo kohė, ai filloi tė punonte pėr rrėzimin e Skėnderbeut. Heroi i Epirit kishte kohė qė e kishte vendosur sė bashku me tė krishterėt e tjerė, tė rrethonte qytetin e rėndėsishėm Beogradin, dhe donte si zakonisht tė kishte Moses me vete nė kėtė fushatė. Por Moses, qė preferonte t'i shėrbente vetes nga mungesa e tij pėr tė luajtur rolin e tij superior, u justifikua pėr kėtė udhėtim, dhe shpresoi se qėndrimi i tij ishte i nevojshėm, nė rast, gjė qė ishte e vėrtetė, se Muhameti do bėnte njė pėrpjekje tė re, nga e cila Skėnderbeu, qė s'kishte asnjė dyshim pėr besnikėrinė e tij, e lavdėroi propozimin e tij dhe e la tė qėndronte. Pasi u bėnė pėrgatitjet, dhe njė ushtri e madhe u ngrit nė kėmbė, Skėnderbeu u nis drejt Beogradit. Qyteti u sulmua menjėherė e me njė hov tė madh, saqė tė sulmuarit qė filluan tė bisedonin pėr dorėzim, kėrkuan pėr njė muaj armėpushim, pas tė cilit, nėse asnjė pėrforcim s'do tė vinte, atėherė qyteti do tė dorėzohej. Skėnderbeu nuk e pranoi kėtė ofertė, por u bind nga oficerėt e tjerė, qė t'u jepte atyre njė armėpushim prej 16 ditėsh. Menjėherė u dėrguan lajme tė shpejta tek Sulltani pėr ta vėnė nė dijeni lidhur me armėpushimin. Muhameti, qė ndėrkohė kishte njė ushtri nė kėmbė, me tė cilėn ai preferonte tė nėnshtronte perandorinė trapezoidale, la njė fushatė tė tillė mėnjanė, dhe e dėrgoi ushtrinė drejt Beogradit pėr pėrforcim, dhe kjo ndodhi me aq fshehtėsi, saqė drejtuesi turk Sebalia u erdhi tė krishterėve pėrballė, para se ata tė kishin idenė mė tė vogėl pėr kėtė. Ndodhi njė disfatė e vėrtetė nė atė pjesė tė ushtrisė qė drejtohej nga Musai dhe vetė burri i rreptė u vra me rreth 1000 kristianė, italianė tė shumtit, qė Alfonsi, mbreti napolitan i kishte dėrguar pėr tė ndihmuar epiriotėt. Skėnderbeu me njerėzit e tij mbajti distancė nė errėsirė, pasi ai, nga ana tjetėr duhej edhe tė tėrhiqej; por turqit nėnkuptuan se nuk duhej tė ndiqnin fitoren e tyre dhe t'i jepnin fund problemit me tė, por u kėnaqėn me fitoren ndaj kristianėve dhe e ēuan trofenė nė qytet. Skėnderbeu vrau nė kėtė betejė mes tjerash dy komandantė turq me nam, tė cilėt e sulmuan atė njėkohėsisht; dhe ishte pra, njė lloj parandjenje e ēuditshme, si ankthi qė zgjerohej me furi. Kjo ishte hera e parė qė ky njeri duhej t'ua linte armiqve tė tij fitoren, pasi tė krishterėt humbėn nė ketė betejė rreth 5000 vetė. Muhameti e vlerėsoi kėtė, pasi megjithėse ushtria u shkatėrrua, Skėnderbeu fitoi pėrsėri.

Kur lajmi u shpėrnda nė Epir, i lartpėrmenduri Moses mendoi se ishte koha tė fillonte tradhėtinė, qė ai kishte kohė qė e priste; por pasi ai nuk mori ndonjė mbeshtetje tė madhe nė vend, u detyrua tė arratisej, sė bashku me pak njerėz, pėr nė Konstandinopol, ku kėrkoi njė ushtri tė kufizuar, dhe premtoi se do tė nėnshtronte Epirin. Muhameti, i cili e dinte se sa pak mund tė shpresohej nga tradhėtarėt, nuk deshi nė fillim tė bindej; por kur e pa se Moses e kishte seriozisht i besoi atij njė ushtri prej 15 000 vetėsh, me tė cilėn ai u nis drejt Epirit. Skėnderbeu nė fillim nuk mundi ta kuptonte se si njė njeri me tė cilin kishte qenė i lidhur me njė miqėsi, besnikėri dhe zotėsi, qė deri mė tash kishte treguar pėr atdheun e vet, shkoi pa ndonjė arsye dhe u bashkua me armiqtė e krishtėrimit, dhe ai asnjėherė s'e pa me seriozitet, qė Moses tė kishte ndėrmend diēka tė keqe, por kur ai sė fundi e vėrejti se kjo ishte seriozisht, u nis kundėr tij me armė nė dorė dhe u mbajt kėshtu njė betejė e pėrgjakshme, ku Skėnderbeu korri njė fitore tė pėrkryer. Para se tė nisej, Moses i kishte premtuar Sulltanit se do e sfidonte Skėnderbeun nė dyluftim, dhe pėr mė tej nė betejė ai e tėrhoqi atė deri kėtu; por kur Skėnderbeg i doli pėrballė, ai u tremb aq shumė nga vėshtrimi i tij, saqė nuk mundi t'i dilte pėrpara. Njė turk tjetėr ishte aq kurajoz nė betejė, saqė ai me shpejtėsi e kurajo u ndesh me Skėnderbeun, qė u shtri prapa nė shpinė tė kalit. Por u ngrit pėrsėri, para se tjetri tė mund ndėrmerrte diēka tjetėr dhe kjo u kurorėzua menjėherė me rėnien e sulmuesit turk. Pjesa mė e madhe e fuqisė turke u vra nė kėtė betejė, kėshtu qė Moses me 4000 vetė, nė njė gjendje tė tmerrshme, i mbushur me hidhėrim e turp, u kthye pėr nė Konstandinapol, ku Muhameti vendosi ta ekzekutonte menjėherė; por pasi ai nuk i kishte refuzuar nė betejė tė gjithė sfidat qė kėrkohen nga njė drejtues me vlerė dhe ushtarėt e mbetur dėshmuan pėr to, Sulltani ia kurseu jetėn, por e la tė pėrbuzur dhe tė neveritur. Atėherė ky burrė kryelartė filloi tė qahej pėr gjendjen e tij dhe pasi ai me vėshtirėsi kishte qėndruar nė Konstandinopol, u arratis fshehtss prej andej dhe erdhi nė Epir pėrsėri, ra para kėmbėve tė Skėnderbeut, i cili jo vetėm e fali pėr fyerjen, por edhe e vuri pėrsėri nė postin e tij.

Pak kohė pasi ndodhi kjo, u njoftua pėr njė dezertim tjetėr, qė e preku Skėnderbeun edhe mė shumė nė zemėr dhe qė ngjalli ēudinė mė tė madhe pėr tė gjithė; pikėrisht nipi i tij, Hamzai, tė cilin e kishte dashur gjithmonė si birin e vet dhe e kishte bėrė si pjesėtar tė qeverisė sė tij, u arratis papritur me gruan dhe fėmijėt pėr nė Konstandinopol. Ai mbajti njė fjalim tė mbushur me akuza kundėr xhaxhait tė tij dhe pėrfundimisht premtoi nėnshtrimin e Epirit. Fuqia ushtarake, ku vetėm kalorėsia pėrbėnte 50 000 vetė, iu besua Isa Pashės dhe me njė ushtri tė tillė ekzistonte shpresa pėr pėrfundimin e luftėrave epiriote. Skėnderbeut, si zakonisht, nuk i mungonte asgjė, qė mund t'i shėrbente si mbrojtje; pasi ai ngriti nė kėmbė njė ushtri prej 11 000 vetėsh dhe u turr kundėr armikut. Kur ushtria turke iu afrua atij, ai u kthye prapa dhe priti diku larg nė tokat e tij, jo nga frika, por pėr ta bėre armikun sa mė tė pasigurtė, dhe kjo ndodhi me aq mjeshtėri, sa Hamzai vetė, qė i njihte tė gjitha trillet luftarake tė xhaxhait tė tij, nuk dyshoi pėr gjė tjetėr, veēse e gjithė kjo u bė nga frika. Nė kėtė moment turqit u dehėn nga suksesi dhe Isa Pasha, me njė solemnitet tė madh, e shpalli Hamzain mbret tė Epirit. Por atėherė kur ata ishin mėse tė sigurtė pėr fitoren, erdhi Skėnderbeu papritur, dhe korri njė fitore tė pėrkryer. 30 000 turq u therėn dhe tė tjerėt, sė bashku me Isa Pashėn ia mbathėn. Bashkė me robėrit e tjerė ishte edhe Hamzai, pėr tė cilin Skėnderbeu u kishte thėnė njerėzve tė tij tė mos e vrisnin.

Kjo fitore ngjalli njė gėzim tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė vendin dhe u bė njė hyrje triumfante nė Krujė, ku u sollėn edhe robėrit. Ndėrmjet robėrve qė u sollėn me triumf, ishte edhe Hamzai, i cili me duar lidhur prapa me zinxhirė ecte pėrmes qytetit; njė pamje e ēuditshme pėr banorėt, qė pas Skėnderbeut e kishin parė si burrin mė tė madh dhe mė tė ndershėm. Skėnderbeu e dėrgoi atė menjėherė tek miku i tij i besueshėm, Alfonsi, mbret i Napolit, qė tė mund ta burgoste mė me siguri nė vendin e tij dhe ai u mbajt atje pėr aq kohė sa jetoi edhe mbreti. Pas vdekjes sė Alfonsit, ai u soll nė Epir dhe u fut nė burg nė Krujė. U mundua me letra tė vazhdueshme tė qetėsonte inatin e xhaxhait tė tij dhe i premtonte atij, se nėse fitonte lirinė pėrsėri, ai do i bėnte Skėnderbeut shėrbime aq tė mėdha siē i kishte bėrė para se t'i bėnte keq. Duhej tė veprohej nė kėtė mėnyrė: tė lejohej tė arratisej nga burgu dhe tė shkonte nė Konstandinopol, ku kishte tė shoqen dhe fėmijėt, e tė kėrkonte pėrsėri mbrojtjen e Sulltanit. Dhe kur ai tė kishte marrė mėshirėn e Sulltanit, do tė informonte Skėnderbeun lidhur me formėn e perandorisė turke. Skėnderbeu u bind qė ta linte Hamzain tė shkonte dhe bėri sikur u frikėsua shumė nga arratisja e tij. Hamzai erdhi pėr herė tė dytė nė Konstandinopol, ku u prit mjaft mirė; por meqė vdiq shumė pak kohė mė pas, thuhet se Sulltani e helmoi atė fshehtas dhe e la tė vdiste.

Pasi turqit kishin provuar forcėn e Skėnderbeut me kaq humbje, provuan tani tė kėrkonin miqėsinė e tij. Por ata nuk mundėn tė arrinin nė njė lidhje publike me tė; vetėm kėshtu, qė pasi ai donte tė bėnte njė fushatė lufte me Italinė, ai u bind tė bėnte njė marrėveshje pėr njė vit armėpushim me Sulltanin. Pasi kjo marrėveshje u arrit, ai u nis me njė forcė ushtarake pėr nė Napol, pėr tė mbėshtetur mbretin e ri Ferdinandin, djali biologjik i Alfonsit, i cili ishte rrėzuar nga duka i Anzhout, qė kujtonte se kishte mė shumė tė drejtė pėr Napolin. Ai pati fat aq tė mirė, saqė shkatėrroi tėrėsisht forcat franceze dhe i solli menjėherė vendet napolitane nėn zotėrim tė Ferdinandit dhe kjo ndodhi pikėrisht sepse shumė rajone iu dhanė atij pėr arsye se kishin sigurinė e Skėnderbeut, se mbreti nuk do tė hakmerrej kundėr tyre; gjė qė tė bėn tė kuptosh, se ēfarė mendimesh tė larta kishin njerėzit pėr ndershmėrinė e kėtij njeriu. Pasi ai kishte forcuar kurorėn e Ferdinandit, u kthye pėrsėri nė Epir.

Ndėrkohė qė ishte nė Itali, Muhameti u nis nė njė mėsymje tė re kundėr Epirit, megjithėse gjendja e armėpushimit s'kishte mbaruar ende. Pėr kėtė arsye, ai bėri pėrgatitje tė mėdha me shumė ushtri. Ushtria e parė, e pėrbėrė prej 20 000 vetėsh, drejtohej nga Sinan Pasha. Por para se sulmi tė fillonte, Skėnderbeu ishte kthyer. Ai kishte ngritur nė kėmbė njė ushtri prej 8000 burrash dhe papritur, gjatė natės, ai i sulmoi turqit nė befasi dhe me shpejtėsi, saqė ushtria e tyre nė njė kohė tė shkurtėr u ēa dhe u shpėrnda totalisht, dhe kjo s'qe e vėshtirė, kur komandanti vetė, sė bashku me disa tė tjerė, u vranė. Pak kohė mė pas ai sulmoi njė ushtri tjetėr turke prej 30 000 vetėsh, qė drejtohej nga Hasanbeu, me tė cilėn pati tė njėjtin fat; pasi pjesa mė e madhe u vra ose ia mbathi dhe Hasanbeu u dorėzua me tė tjerėt me dėshirė ose pa dėshirė. Komandanti i tretė turk, Jonuzbeu, qė nuk e la moralin tė binte nga fatkeqėsia e tė tjerėve, u pėrpoq gjithashtu tė provonte fatin me 18 000 vetė. Por askush s'mundi t'i dilte pėrpara tė tmerrėshmit Skėnderbe; kėshtu qė edhe kjo ushtri e tretė u pre dhe u shkatėrrua.

Kjo nuk ngjalli asgjė tjetėr veē frikė dhe ēudi tek tė gjithė njerėzit, mė tepėr nga fakti se Skėnderbeu kishte tė bėnte me njė armik tė tillė si Muhameti, i cili kishte nėnshtruar perandorinė e dytė me shumė mbretėri dhe ishte njėri prej monarkėve dhe luftėtarėve mė tė mėdhenj nė histori. Askush nuk guxonte mė tė dilte si prijės nė luftėrat epiriote, pasi emri i Skėnderbeut ishte bėrė aq i fortė pėr gjithė monarkinė osmane. Pėrkundėr kėsaj, doli njė luftėtar i vjetėr me emrin Karazbeu, i cili si nė kohėn e Muratit, ashtu edhe tė Muhametit, kishte bėrė njė emėr tė mirė. Atij iu besua njė ushtri e paparė, me tė cilėn ai u nis drejt Epirit. Duket sė ēfarė emri kishte Karazbeu, saqė Skėnderbeu thuhet tė ketė thėnė, se kishte mė frikė komandantin se tė gjithė ushtrinė. Karazbeu krijoi 4000 vetė si fillim me idenė pėr tė marrė luftėtarė tė tjerė gjatė rrugės nė Ēieri tė Maqedonisė, por 4000 vetėt u sulmuan dhe u shpėrndanė me shpejtėsi, gjė e cila e tmerroi Karazbeun dhe ai u kthye menjėherė nė Konstandinopol dhe Muhameti nuk u tregua i pamėshirshėm, por e konsideroi si fat kthimin e tij, nė krahasim me komandantėt e tjerė. Kėshtu Skėnderbeu nė njė kohė tė shkurtėr shkatėrroi katėr ushtri turke tė drejtuara nga katėr komandantė tė ndryshėm; dhe Muhameti e gjeti tė kėshillueshme tė mos e ngacmojė mė aq shpesh njė burrė, tė cilin ai e gjeti tė papėrkulshėm, por u mundua me letra tinzare tė fitonte miqėsinė e tij, nga tė cilat Skėnderbeu e la vetėn tė bindej, kėshtu qė u vu paqe nė mes tyre. Me kėtė paqe, vendet e tjera kristiane, veēanėrisht Venediku, ishin tė pakėnaqura, ku republika pėrpiqej ta fuste atė nė luftė pėrsėri dhe iu paraqitėn atij me njė delegacion, pasi tė gjitha qeveritė kristiane ishin bashkuar bashkė kundėr turkut e nuk mundeshin ta shihnin atė vetėm, si shpirtin e fuqisė kristiane. Ata shpresonin gjithashtu se, ai nė betejat e ardhėshme nuk do tė rrinte duarkryq pa i ndihmuar. Skėnderbeu, i cili ishte i interesuar tė vazhdonte paqen me Sulltanin, nė mėnyrė qė tė pasuronte banorėt e vendit tė tij, dhe tė lulėzonte tregun e kursin e jetės nė vend. kėshtu qė vetėm pasi ai i pa fushatat e ardhėshme si luftėra fetare, vendosi ta prishė marrėveshjen e paqes dhe menjėherė sulmoi vende tė Sulltanit, ku préja u bė me tė madhe biznes; por, papa Pius II, nė tė njėjtėn kohė me vdekjen, i kishte sjellė kristianėt nė grindje, dhe mosmarrėveshjet u ngjallėn si zakonisht ndėrmjet tyre, saqė secili u largua pėr nė vendin e vet, duke e lėnė Skėnderbeun tė vetėm. Tashmė Muhameti u ēlirua nga ajo frikė, qė i kishin kallur tė krishterėt e bashkuar. Ai i vuri nė punė tė gjithė mendimet e tij nė luftėn epiriote, dhe qė Skėnderbeu nuk u kthye me prénė e madhe, qė kishte shpresuar, por gjeti njė ushtri turke nė vendin e vet. E njėjta ushtri nuk ishte gjė tjetėr vetėm njė vezullimė, qė u duk dhe u zhduk shumė shpejt, u vranė 10 000 njerėz dhe vetė komandanti u kap i gjallė.

Kjo disfatė e re, e bėri Muhametin edhe mė tė tėrbuar, kėshtu qė ai menjėherė provoi tė gjente njė komandant tjetėr, qė tė drejtonte luftimet. Askush nuk ishte i gatshėm nė atė kohė, vetėm njėri me emrin Ballaban Badera, njė epiriot me origjinė, i cili qė fėmijė kishte qenė nė shėrbim tė turqėve dhe ishte i pari qė u ngjit nė murin e qytetit kur u pushtua Konstandinopoli. Pėrvoja e tij me ēėshtjet luftarake si dhe me gjetjet e tij, nuk ishte mė e vogėl se zotėsia e tij, kėshtu qė tė gjithė mbanin shpresa se kishin gjetur atė njeri, qė do t'i jepte fund dominimit tė Skėnderbeut. Ballabani iu pėrgjigj nė fillim disi kėtyre mendimeve qė ishin krijuar pėr tė; pasi doli mjaft mirė nė betejėn e parė, qė bėri me Skėnderbeun. Kėtij tė fundit iu desh tė tėrhiqej, kėshtu qė kėsaj here me njė qėndresė mė tė madhe se mė pėrpara; ai mori nė dorė fatin e 8 epiriotėve tė mėdhenj, ku secili ishte i aftė qė tė drejtonte njė ushtri, por kur guxuan mė shumė se tė tjerėt, ranė nė duart e tij. Ndėrmjet kėtyre tė tetėve ishte edhe i mirėnjohuri Moses, pseudonimi i Perlatit, qė kishte treguar zotėsi tė madhe nė rrethimin e Sfetigradit. Ballabani i dėrgoi ata nė Konstandinopol dhe Muhameti i rrjepi ata tė gjallė, fatkeqėsi kjo, qė e solli gjithė Epirin nė pikėllim.

Skėnderbeu nuk e la moralin tė binte nga kjo fatkeqėsi, por i mbushur me dėshirėn pėr hakmarrje e sulmoi Ballabanin pėrsėri, dhe ia shkatėrroi ushtrinė e tij plotėsisht. Ballabani vetėm, sė bashku me disa tė mbijetuar, u kthye pėr nė Konstandinopol. Muhameti nė fillim u inatos shumė, por meqė ai nuk kishte njerėz mė tė aftė pėr tė drejtuar luftėn se i njėjti njeri, duket ngaqė ai e njihte vendin mė mirė, krijoi njė ushtri tė re pėrsėri pėr tė. U mbajt pėrsėri njė betejė jo shumė larg nga Sfetigradi, ku pėr njė kohė u zhvillua njė betejė e ngjashme nga tė dy krahėt dhe Skėnderbeu u tregua aq burrėror dhe i shpejtė, saqė kristianėt, por edhe myslimanėt e konsideronin atė si diēka, qė ishte mė tepėr se njeri. Epiriotėt, tė cilėt nga luftėrat ideale dhe fitoret ishin tė vėshtirė, qėndronin nė fushė-betejė si luftėtarė, kėshtu qė asnjė fuqi s'mund t'i lėvizte ata nga vendi. Nė mes tė betejės Skėnderbeut iu kėrkua dyel nga njė turk i madh me emrin Soliman, i cili u rrėzua pėr tokė menjėherė. Kjo solli frikė tė madhe ndėrmjet turqve, saqė atyre iu dha arratia, kėshtu qė vetėm Ballabani me disa shpėtuan.

Kur u kthye nė Konstandinopol ai u mbrojt nė mėnyrė tė tillė, saqė Sulltani u paqėsua dhe vendosi ta pėrdorte atė pėrsėri pėr tė njėjtėn gjė. Mund tė thuhet se ai kishte pėrmbushur detyrėn e komandantit dhe nė kėtė, si edhe nė dėshtimet e tjera, nuk mund ta ēvlerėsonte askush, as ushtrinė turke, qė nė raste tė tjera e kishin mbajtur veten mirė dhe me zotėsi; por askush nė kėto kohė s'mund t'i dilte pėrballė Skėnderbeut, as venecianėt dhe francezėt nuk kishin patur njė fat mė tė mirė me kėtė hero tė papėrballueshėm. Ballabani u nis pėr njė fushatė tė re dhe tani kishte marrė liri prej Sulltanit qė ta drejtonte ushtrinė si tė donte, ai zgjodhi njė numėr tė madh prej trupave mė tė mirė dhe mė tė zgjedhur, tė cilėt i ndau me partnerin e vet Jakupin, kėshtu qė provoi me tė dy ushtritė ta sulmonte Skėnderbeun njė herėsh. Dhe mund tė thuhet se heroit tė madh iu paraqit njė rrezik serioz, qė ia kishte sjellur Ballabani. Ballabani arriti i pari me ushtrinė e tij, drejt sė cilės Skėnderbeu u afrua me njė numėr tė vogėl kalorėsish, pėr tė zbuluar gjendjen nė kampin armik. Por ai u sulmua befasisht gjatė rrugės nga disa turq qė kishin pritur pėr ta kapur, kėshtu qė ai pas njė rreziku tė madh pėr jetėn, ia doli tė kthehet prapa vetėm me njėrin prej shoqėruesve tė tij; tė tjerėt u vranė tė gjithė. Ai vuri re se i gjithė fati i tij varet nėse ai mund t'i dilte pėrpara Ballabanit, para se tė vinte ushtria tjetėr. Ai u nis menjėherė drejt kundėrshtarit dhe e detyroi atė tė ndeshej, pėrkundėr vullnetit tė tij. Ndeshja ishte e fortė dhe e pėrgjakshme dhe Ballabani u pėrgjigj me jo mė pak zotėsi se sa kujdes; por ushtria e tij pėrkundrazi u ēa dhe ai me pak veta shpėtoi lėkurėn me arratisje. Dhe, siē u bė me dije mė pas, komandanti tjetėr Jakupi, u turr direkt me ushtrinė e tij pėr nė Epir, shkoi drejt nė rreth dhe u ndesh me tė, para se tė kishte marrė lajmin pėr disfatėn e Ballabanit. Nė kėtė betejė Skėnderbeu kėrkoi direkt komandantin dhe e vrau me dorėn e vet, kėshtu qė e gjithė ushtria u shkurajua dhe u arratis. Nė kėtė mėnyrė u shkatėrrua plotėsisht njė ushtri e dyfishtė dhe emri i Skėnderbeut dha material pėr biseda dhe shpresa nė tė gjitha vendet kristiane.

Kur kjo fatkeqėsi i erdhi nė vesh Muhametit, ai filloi tė frikėsohet se reputacioni, qė ai deri tani kishte patur, kishte qenė nė bazė tė sukseseve tjera, por do tė donte nisur nga baza e kėsaj fyerjeje tė vazhdonte akoma nė Epir, qė tė mos shndėrrohet nė pėrbuzje tė njerėzve tė tij; prandaj ai vendosi qė personalisht tė bėnte njė pėrpjekje tė fundit. Ai u turr tashmė vetė me 200 000 trupa drejt Epirit dhe rrethoi pėrsėri qytetin e Krujės. Para se rrethimi tė ndodhte, ai bėri edhe njė pėrpjekje tjetėr kundėr Skėnderbeut, duke blerė dy vetė, tė cilėve u tha ose ta vrisnin atė ose ta mbytnin me helm; por kėta tė dy nuk u pajtuan me njėri-tjetrin dhe plani i tyre u zbulua e u varėn tė dy. Pasi kjo pėrpjekje shkoi bosh, Muhametit iu desh ta ushtronte forcėn vetėm, dhe rrethimi i Krujės vazhdoi me vrull tė madh; por tė rrethuarit u mbrojtėn me jo mė pak qėndrueshmėri dhe ēdo ditė bėnė sulme tė mėdha e tė suksesshme. Skėnderbeu, i cili drejtonte njė ushtri fluturake, u ndesh tashmė me njė krah tjetėr tė kampit turk dhe shkaktoi aq shumė dėmtime, saqė Muhameti me njė pjesė tė ushtrisė sė tij u nis pėr nė Konstantinopol pėrsėri, duke e lėnė Ballabanin tė vazhdonte rrethimin.

Ndėrkohė Skėnderbeu ndėrmori njė udhėtim pėr tė marrė pėrforcime nė vende tė tjera. Ai erdhi edhe nė Romė me tė njėjtin qėllim, dhe influencoi papėn qė ta merrte ēėshtjen e tij me zell. Pasi ai kishte bashkuar njė numėr tė paanshėm trupash ndihme u kthye pėr nė Epir dhe u pėrcaktua qė tė sulmonte turqit pėrsėri; por rrethimi u hoq menjėherė dhe turqit u larguan nga qyteti dhe vendi, pasi komandant Ballbani vdiq nga njė furtunė. Njė pėrfundim tė tillė kishte edhe kjo fushatė, qė ishte mė e madhja e tė gjithave.

Njė numėr i ndryshėm shkruesish tė kohės janė marrė me udhėtimin, qė Skėnderbeu, ndėrkohė qė Kruja ishte e rrethuar, iku pėr nė Itali, duke e konsideruar atė si prins tė surgjenosur, i cili e kishte humbur Krujėn sė bashku me qytetet e tjera. Por shkruesit mė tė besueshėm, si Barleti dhe Kalēondylasvidne, thonė se Muhameti ishte po aq i dėshpėruar nė kėtė fushatė, sa edhe nė tė tjerat, pasi ai bėri edhe njė pėrpjekje kundėr Krujės dhe Durrėsit, por iu desh tė kthehej pėrsėri pa ndrequr asgjė, kėshtu qė fati dhe fitoret e Skėnderbeut zgjatėn deri sa ai vdiq, gjė qė ndodhi nė vitin 1466, nė moshėn 63 vjeēare, kur kishte qeverisur 24 vjet rresht.

Vdekja e tij shkaktoi njė mjerim dhe piskamė nė tė gjithė vendin, pasi dihej se nuk ishte forca e vendit, por koka e Skėnderbeut, qė kishte bėrė qė Epiri tė ruante lirinė kaq gjatė. Kur ai ishte nė skajin e vdekjes, shtrirė e me temperaturė tė lartė, pati njė sulm tė ri turk. Skėnderbeu u hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia nuk e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat e vdiq pak kohė mė pas.

Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh nė histori, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re, nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė madhėshtore, se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, shumicėn e komandantėve dhe luftėtarėve, qė e sfiduan atė, i vrau me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė.

Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėruan nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjitha letrat e tij, ku ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė autorė, por e pėrkryer ėshtė historia e Marin Barletit, njė epirioti, nė 13 vėllime, tė cilat unė i kam lexuar me hollėsi. I njėjti Barlet dėshmon se, qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku Skėnderbeu ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta, duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas.

Pėr kėtė burrė mund tė thuhet:
Ai ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 27-05-2005, 16:49   #17
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Gjendet stema e panjohur e Kastrioteve

Ne Galantina te Italise eshte gjendur se fundmi nje steme, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ajo ka ne strukturen e saj shqiponjen e zeze dykokeshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Prezenca e dy luaneve ne steme eshte e pashpjegueshme, ndersa hidhet hipoteza se mund te jene simbole te Shqiperise antike. Zbulimi eshte bere nga nje udhetar i apasionuar pas vizatimit. Stema e vendosur ne nje prej dyerve te keshtjelles se Kastrioteve ne Salento i ka bere menjehere pershtypje, aq sa ka nxituar ta hedhe menjehere ne leter. Sot nga keshtjella nuk ka asnje gjurme te Kastrioteve

Shqiponja e zeze dykokeshe, kryqi i Jeruzalemit dhe dy luane. Keto jane simbolet e stemes me te fundit te gjetur ne Itali, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Vendosja e dy luaneve ne qender te stemes eshte pak corientuese dhe ende nuk eshte dhene nje shpjegim i sakte per domethenien e saj. Disa hipoteza e lidhin ate me Shqiperine antike, por asgje me shume.

"Emblema na ka rene ne dore nepermjet punes kembengulese te nje kerkuesi, i cili po studjonte shenimet e Pietro Kavotit (Pietro Cavoti), te ruajtura prane bibliotekes se qytetit te Galatines", pohon Alesandro Kastriota Skanderbeg, i cili konsiderohet si dega ne vije mashkullore e Heroit tone kombetar. Pietro Kavoti (1819-1890) eshte nje mjeshter i vizatimit, i pasionuar te fiksonte ne leter ate qe vezhgonte gjate udhetimeve te tij ne mjedise te ndryshme te Salentos. Gjate nje prej udhetimeve te tij ne Salento, ku ishte edhe keshtjella e Kastrioteve (te cilet, sic dihet zoteronin dukatin e Shen Pjetrit ne Galatine dhe kontene e Soletos) dalloi te fiksuar mbi porten qe te ngjiste drejt katit me dhomat per fisnike te pallatit pikerisht kete steme, te cilen ai e vizatoi menjehere ne leter. Pallati i Soletos u prish gjate viteve teteqind te dy shekujve te shkuar. Kurse ne pallatin tjeter, ate te Galatines nuk kane mbetur shenja te Kastrioteve. Prej kohesh ai eshte blere e shitur nga private te ndryshem, pergjate me shume se dyqind viteve, dhe cdo shenje e gjurme kastriotase eshte hequr e fshire. Pronaret nuk kane patur asnje lidhje me arbereshet dhe ca me pak me pasardhesit e Skenderbeut ne Token e Otrantos. Me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, pasardhesit e tij Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg kane nisur te hulumtojne mbi gjithcka qe i perket heroit te Shqiperise. Te tre jetojne ne rajonin e Pulias, ne qytetet e Leces dhe te Brindisit. Paola, duke qene avokate e nje studioje private perhere te zene ne rutinen e perditshme, jo gjithnje gjen tek vetja forca profesionale per te kontribuar me gjetje apo interpretime historike. Eshte bashkeshorti i saj, Xhankarlo Valone, qe po punon per nje takim historianesh shqiptare dhe italiane, i cili ne dy dite rresht do te mbahet prane universiteteve te Barit dhe te Leces. Valone eshte profesor dhe studiues i njohur i mesjetes italiane. Nje nga librat e tij titullohet "Aspekte juridike dhe sociale ne periudhen e qeverisjes aragoneze. Kastriotet ne Token e Otrantos". Xhulio, gjykates, eshte nxitesi i nje projekti skenderbegas surprize, modest por mjaft emocionant. Tani per tani, ende pa u bere nje realitet i sigurte per t'u shpallur, nuk po e bejme publike.

Alesandro, mjeku dhe shkencetari neurolog, me i njohuri prej bashkekombasve per pasoje te intervistave te dhena gjate vizites se kesaj familjeje ne vendin tone ne 27 dhe 28 nentor te vitit te shkuar, perhere njofton per te dhena te reja te zbuluara per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Nje e tille ishte dhe gjetja e stemes, deri diku me domethenie te panjohur, qe mendohet se i perket Gjonit, te birit te Skenderbeut.

''Korrieri''
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-06-2005, 22:00   #18
Gjergji
Anetar
 
 Avatari i Gjergji
 
Regjistruar: 26-05-2005
Vendbanimi: Europe
Mosha: 31
Postime: 42
Gjergji Vleresuar
Jam adhurues i flakte i heroit tone kombetar, figura me e ndritur e historise sone.
Gjergji is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 15-06-2005, 16:05   #19
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Nė Rusi, sesion shkencor pėr Skėnderbeun

Skėnderbeu diskutohet nė Rusi. Pak ditė mė parė nė "Shtėpinė e Miqėsisė" sė qytetit tė Sant Petersburgut u zhvillua sesioni shkencor kushtuar 600-vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Nė kėtė veprimtari merrnin pjesė anėtarėt e shoqatės "Miqtė e Shqipėrisė", studentėt dhe pedagogėt e degės sė Gjuhės Shqipe tė universitetit shtetėror tė Sant Petersburgut, qė studiojnė nė kėtė qytet, shqiptarė dhe dashamirės tė tjerė tė Shqipėrisė.
Nė sesionin shkencor albanologia dr. Alvina Zhugra mbajti referatin "Skėnderbeu nė letėrsinė ruse", ndėrsa rreth poemės pėr Skėnderbeun tė Grigor Pėrliēevit referoi dr. Juri Llopashov.
Doktori i Shkencave, Aleksandėr Novik, nė referatin e tij trajtoi temėn "Realitete etnografike shqiptare nė epokėn e Skėnderbeut", kurse ambasadori i Shqipėrisė, Avni Xhelili foli pėr rėndėsinė e veprės historike tė Skėnderbeut. Referatet u ndoqėn me shumė interes nga tė pranishmit. Kėtė sesion shkencor e paraprinė pėrurimi i portretit tė Skėnderbeut, realizuar nga shqiptari me banim nė Sant Petersburg, Ramadan Ēilku dhe ceremonia e ekspozitės me punime qėndistarie me motive shqiptare.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 18-06-2005, 16:20   #20
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
Guidė pėr "Gjergj Kastriot Skėnderbeun"

Muzeu i Krujės tashmė me guidė. Pėr herė tė parė botohet guida e Muzeut Kombėtar "Gjergj Kastriot Skėnderbeu" nė Krujė. Ky botim i ri u realizua me anė tė njė sponsorizimi, nga Drejtoria e Trashėgimisė, Kulturore nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Drejtuesi i kėtij institucioni, Vaso Tole, u shpreh se, kjo guidė do tė ndihmojė turistėt tė kenė mė shumė mundėsi dhe prakticitet nė vizitat qė do tė zhvillojnė pranė kėtij muzeu.
Guida pritet tė kėrkohet nga rreth 100 mijė turistė qė vijnė ēdo vit nė kėtė muze, ėshtė pėrgatitur nė gjuhėt shqipe, angleze dhe gjermane dhe ėshtė njė sponsorizim i Bankės Austriake "Raiffeisen Bank". Pėr Drejtorinė e Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Muzeu Kombėtar "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" nė Krujė, ėshtė njė nga mė tė mirėt nė vend.
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 14-08-2005, 13:48   #21
Dea
 
Postime: n/a
Skenderbeu eshte heroi me i madh i kombit tone, me te cilin krenohemi jo vetem ne por e gjithe Europa.Faleminderit per keto informacione AlbShkodra, i lexoj me shume vemendje dhe kenaqesi.
  Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 31-10-2005, 22:32   #22
Vini
Super Moderator
 
 Avatari i Vini
 
Regjistruar: 23-10-2005
Postime: 2,356
Vini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne Maksimum
ej kush e di sa i gjate ka qene shkenderbeu?
__________________
“Nėqoftėse ndonjėherė flasin pėr mua, le tė thonė qė jetova me kolosė. Njerėzit ngriten e bien sikur gruri i dimrit, por kėta emra nuk do tė vdesin. Le tė thonė qė jetova nė kohėn e Hektorit, zbutėsit tė kuajve. Le tė thonė, jetova nė kohėn e Akilit.”
Vini is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 02-11-2005, 18:19   #23
Vini
Super Moderator
 
 Avatari i Vini
 
Regjistruar: 23-10-2005
Postime: 2,356
Vini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne Maksimum
Gjergj Kastriot Skenderbeu ka mposhtur shekujt, ka thene poeti i famshem francez Pjerr Ronsar, i cili ka shkruar dhe nje sonete te shkelqyer per te. Padyshim, qe Heroi yne kombetar eshte figura me e njohur ne bote, qe lidhet me emrin e Shqiperise. Rreth ketij emri eshte vertitur nje bibliografi e pafund, aq sa sot mund te flitet per Skenderbeologjine si disipline shkencore e vecante.

Por, nje problem i thuget i Skenderbeologjise, eshte ikonografia skenderbejane. Si ka qene paraqitja fizike e Gjergj Kastriot Skenderbeut? Ikonografia skenderbejane zoterohet kryesisht ne artet figurative me ane te portreteve ne vaj, ne gravura, ne dru-gdhendje, ne bronx dhe ne leter. Portreti me i vjeter i Gjergj Kastriot Skenderbeut ne gravure eshte portreti i botuar ne librin kryeveper te Marin Barletit ne vitet 1508-1510 ne Rome, kushtuar Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ka gjasa qe ky portret eshte me autentik, me i perafert.

Pinakoteka e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte e pasur dhe deri diku e studjuar nga shkencetaret, historianet e artit. Ketu futen edhe disa medalione bronxi te hershme me relievin e Skenderbeut.

Por une dua te kumtoj skulpturen e pare dhe me te vjeter ne bote te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Para disa ditesh, nje djale i ri i quajtur Astrit Miho, me solli ne zyrten time ne Muzeun Historik Kombetar nje liber te madh historik, te shkruar nga historiani italian Giuseppe Orlando D'Urso. Libri quhej "Corigliano d'Otranto - Memorie dimenticate", qe ne shqip perkthehet "Koroliani i Otrantos - Kujtime te harruara".

Libri eshte botuar ne Lece, ne Italine e Jugut, ne vitin 2000 dhe perbehet nga 415 faqe te formatit te madh. Ky liber ne italisht eshte nje studim historik i shumefishte per qytetin e Otrantos, zonen e Pulias dhe te Barit. Eshte nje veshtrim kronologjik, me nje koleksion dokumentesh te periudhes mesjetare mjaft interesante. Duke shfletuar me ngulm dhe kujdes kete liber, befas gjetem nje fakt befasues, qe lidhet me figuren e jashtezakonshme te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ne faqen 254 - 261 te librit, pershkruhet nje monument historik, qe eshte keshtjella mesjetare e qytetit Tran ne Pulie. Kjo keshtjelle historike ka patur modifikime te ndryshme ne kohera, pasi ajo ka qene rezidenca e familjes se famshme fisnike, te quajtur Koroliano.

Ne kete keshtjelle eshte bere edhe nje ndertim, ne formen e nje pallati dukal me dritare monumentale, mbi lartesine e te cilave jane skulpturuar dhe vendosur nente buste te figurave te medha historike. Kronikat flasin se krijimi i ketyre busteve eshte bere ne gjysmen e pare te shek.XVI, afersisht nga viti 1525. Padashur te pershkruaj tere koleksionin e busteve, dua te ndalem ne faqen 259 te librit, ku jane botuar fotot e 4 busteve te pallatit. Busti i pare i takon Timur Lengut, mongolit te tmershem dhe te famshem.

Prane tij eshte busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut, pastaj busti i Kristofor Kolombit dhe me tej busti i Kan Madheshtorit te Skales, personazh ky historik i shekullit XIII, per te cilin me admirim Dantja i ka kushtuar nje tercine ne kryevepren e vet "Komedia Hyjnore". Ne na intereson para se gjithash busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Busti eshte vendosur ne nje lloj piedestali, nen te cilin me germa kapitale eshte shkruar emri SCANDAR- BECH, pra emri i Skenderbeut. Skenderbeu paraqitet me veshjen e kohes dhe me kapelen e njohur te tipit "Karmanjola". Ai ka mjeker te gjate, mustaqe te spikatura, eshte ne gjysem profil te anes se majte dhe tere figura e tij eshte rrethuar ne formen e nje aureole me anen e nje girlande, ose kurore dafinash. Eshte nje pune artistike realiste dhe tipologjike per figuren e Heroit Shqiptar.

Ne faqen 262-263 jepet dhe nje jeteshkrim lakonik i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ku vihet ne dukje jehona lokale ne Pulia e ekspedites se Skenderbeut ne Itali ne vitin 1459, kur Skenderbeu erdhi te ndihmonte Ferdinandin e Napolit, kunder rivalit te tij Johan Anzhu. Kaq e madhe ka qene pershtypja e figures se Skenderbeut, saqe ne fillim te shekulllit XVI artisti, te cilit nuk ja dijme emrin, ka bere portretin e tij krahas figurave me te medha te historise.

Duke e shoshitur historine dhe deshmite qe lidhen me Skenderbeun ne bindemi dhe konstatojme se kjo skulpture ne bust, e gdhendur ne gur mjeshterisht e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte skultura e pare dhe me e vjeter ne bote, qe lidhet me kete Hero Kombetar Shqiptar. Kjo skulpture krijon nje tipologji te ikonografise se Skenderbeut deri ne ditet e sotme. Do te ishte nje gje e shkelqyer qe te behej nje riprodhim i kesaj skulpture e te vendosej ne Muzeun Historik Kombetar.
__________________
“Nėqoftėse ndonjėherė flasin pėr mua, le tė thonė qė jetova me kolosė. Njerėzit ngriten e bien sikur gruri i dimrit, por kėta emra nuk do tė vdesin. Le tė thonė qė jetova nė kohėn e Hektorit, zbutėsit tė kuajve. Le tė thonė, jetova nė kohėn e Akilit.”
Vini is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 03-11-2005, 01:43   #24
Gėzim Marku
Administrator
 
 Avatari i Gėzim Marku
 
Regjistruar: 10-02-2005
Vendbanimi: Londer
Mosha: 33
Postime: 812
Gėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne MaksimumGėzim Marku Vleresuar: Ne Maksimum
LIBRI I SKENDERBEUT - CODEX SCANDERBEG

Biblioteka e Vaimarit i dergoi te dixhitalizuar Muzeut Historik Kombetar kopjen e plote te Librit te Skenderbeut, origjinali i te cilit ne pergamene quhet Codex Scanderbeg dhe ka qene prone e Bibliotekes vetjake te Heroit tone.

Nga dr. MOIKOM ZEQO

Pershkrimi i librit

Libri eshte ne pergamene, 325 faqe, 32.5 - 35 : 25.5 - 27 cm, Shekulli XV. Fletet e para dhe te mbrapme jane prej letre. Eshte perdorur nje leter e patrajtuar e faqeve te Pergamenit, qe deri ne periudhen para restaurimit mbulonte pasqyren e pjeses se parme. Ka nga 1-325 flete, sipas nje numerimi te shekullit XVIII. Pas fletes se 325-te vijon perseri nje flete e vecante e pergamenit e cila deri ne restaurimin qe i eshte bere, mbulonte pasqyren e pjeses se prapme. Ketu shihet nje portret i formatit 19:13,5 cm, ndoshta i perandorit Maximilian I "1486-1519). Ne pjesen e mbrapme te kesaj flete do te zbulohej gjate restaurimit skica e nje femije ose djali te ri, e madhesise 18.5 : 15.5 cm."pa shenime dhe titull). Madhesia e fleteve te pergamenit eshte e ndryshme, pasi ato nuk jane prere per shkak te vizatimeve te shumta. Doreshkrimi "pergameni) eshte restauruar ne vitin 1958. Arsyeja kryesore e restaurimit ka qene lidhja e tij. Tani doreshkrimi eshte ne nje gjendje pa te meta. Problemi i dikurshem ka qene perdorimi i nje ngjitesi jo te pershtatshem ose edhe trajtimi jo i mire, qe ka nxire dhe thare lekuren origjinale. Siperfaqja cifloset lehte dhe figurat njihen me veshtiresi. "shiko foton para restaurimit ne mbulesen e mbrapme). Lekura lidhese origjinale mund te quhet e shkaterruar dhe eshte thuajse e zevendesuar gjate restaurimit.

Shtresat:

VII "14) + III "20) + "IV-2) "26; pas faqes 21 jane 2 flete te hequra) + "V-I) "35; pas faqes 27 mungon nje faqe) + IV "43) + "V-2) "51; para faqes 44 mungojne 2 faqe) + IV "59) + "IV-I) "66; pas faqes 66 eshte hequr nje flete) + IV "74) + "IV-2) "80; pas faqes 80 jane 2 flete te hequra) + III "86) + "II+I) "91) + 9 III "145) + "II + I) "150) + 11 III "216) + "II +I) "221) + 15 III "311) + "1+1) "314) + "I+I) "314) + III "320) + "III-I) "325).

10 shtresat e para jane te numeruara ne pjesen e poshtme, majtas, me numra romake. Numrat nga i "faqja 2rectio) deri ne "faqe 75r). Numri mungon ne faqen 15r. Te dhena mbi shkrimin mungojne. Nje pjese shkrimi gjendet ne faqen 62v, "36 rreshta) dhe ne faqen 63 r "22 rrjeshta), perndryshe vetem pjese te shkurtra tekstesh.

S: Ne faqen 62v - 63r dhe 63v eshte nje tekst, qe i perket gjysmes se pare te shekullit XV, pjeset e tjera te teksteve permbajne sqarime te shkurtra per vizatimet e faqeve 134r,-149v, 152v, 169r, 213r, 222r-227v, 252r-253v, 270r-275v, me nje shkrim te shpejte te stilit kursiv te fundshekullit XV.

Lekure kafe e erret

Nje mbulese e forte druri e mbeshtjelle me lekure kafe te erret. Vepra eshte e ndar- ne pese pjese te dyfishta. Lidhja kryesore eshte e restauruar, e veshur me nje lekure te shkelqyer, ndersa pjeset e vecanta jane te ngjitura brenda saj. Pjesa e siperme e mbuleses eshte e dekoruar bukur me nje stampim te modes per kohen. Ne pasqyren e parme gjendet nje mbishkrim i shkruar me pene: Fol 328, "Vellimi 328). Ne mbulesen e parme te dikurshme "tashme e larguar) ne pjesen e poshtme te doreshkrimit te vjeter eshte shkruar me boje: d.c.A / A.E.dux. Dicka me tutje ne te njejten faqe gjendet nje vizatim me perdorim te katerfishte te se njohures "edhe pse ende te pazgjidhur) te shprehjes: Sator / Arepo / Tenet / Opera / Rotas, nje ngjasim ky i formules Sator-Arepo 3RGG, "Libri i 5-te, Tybingen 1961, Sp. 1373 f; Enciklopedia Brokhaus, volumi 16, Wisbaden 1973, faqe 485.). Ne doreshkrimin e ri qendron skic ne anen e majte shenimi me boje: "pesha 7-8 kile."

Ne Parathenien per doreshkrimin nga Rothe,E "1966) shkruhet: "Doreshkrimi ka nje histori te gjate, qe per shume veshe eshte e pabesueshme. Ne mbulesen e tij te prapme shikohet figura e Perandorit Maximilian I, lidhjen e te cilit me doreshkrimin nuk mund ta shpjegosh. Doreshkrimi duhet te kete qene me pare prone e Ferdinand Katolikut "1452 deri ne 1516) te Aragones dhe Napolit, i cili ne 1468 u be mbreti i Sicilise. Ne te njejtin vit vdiq princi dhe Heroi Kombetar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skenderbe, i cili ne 1461/62 luftoi ne Napoli si prijes i ushtareve per pjesen aragonase. Ketij burri, mbreti Ferdinand duhet t"i kete bere dhurate doreshkrimin. Ai rishfaqet ne vitin 1590 ne Varshave, ku nje fisnik frank, Chrisoffel von Waldenrot e bleu per 100 monedha te kohes. Ky person i ofroi ne 16.2.1621 Princit Johann Ernst von Saksen-Weimar doreshkrimin per ta blere, mori per te vetem 5 Gulden. Keshtu ka ardhur ky Doreshkrim i rralle ne Biblioteken e Tyringenit.

Te dhena te tjera mbi literaturen

Anonim: "Liber i mrekullive, inxhinierise dhe artit"


Doreshkrimi permban thuajse 650 vizatime mbi tekniken, arkitekturen, fortifikimin, illuzionin, artin e te mbrojturit, te armeve, deri tek arti i ndertimit te urave. Doreshkrimi fillon me nje vizatim, ku paraqitet nje makineri ngritese me te gjitha detajet e saj teknike. Me pas vijojne ne nje radhe te crregullt lloje te ndryshme veglash, makinerish, aparate matese mullinj bluajtes, skica ujesjellesash e makinerish per qarkullimin e ujit, ura, aparate per notin dhe zhytjen, anije, banjo dhe sisteme ngrohjesh qendrore si dhe shume lloje te tjera elementesh te vecante. Nje numer i madh vizatimesh tregon detaje dhe gjera te vecanta kryesisht te armeve dhe municioneve te luftes. Prej ketyre vecohen 81 vizatime te marra prej "Bellifortis", nga Konrad Kyeser, te tjera vizatime jane marre nga "Iconismis Bellicis", te mjekut vjenez Johan Hartlib. Thuajse 90 faqe te tjera sjellin informacion te vyer historik ne paraqitjen e jetes qytetare dhe asaj te oborrit. Nje pjese e rendesishme e doreshkrimit "qe eshte krijuar ne me shume se shtatee dhjetevjecare nga autore te panjohur) eshte bere nga mesi i shekullit XV. Plotesime mendohet te jene bere deri ne 1520. Per nje njohje me te detajuar ketu disa nga tekstet e perdorura:

Shkrim ne gjermanishten e vjeter, vijojne: 11 rreshta)

Shenime te metejshme mbi vizatimet gjenden edhe ne fletet 270r -275v. Teksti i fundit gjendet ne faqen 275. Ketu disa ilustrime:

"Shkrim ne gjermanishten e vjeter, vijojne: 33 rreshta)

Christian August Vulpius: "I ashtuquajturi Libri Skenderbegian i Mrekullive, Inxhinierise dhe Artit: nje manuscript shume i vecante ne llojin e vet, i mbushur me informacione interesante fizike, letrare, artistike dhe historike te para dhe Mesjetes". "Botimi I vitit 1824, faqe 289-308.)

Informacione mbi librin gjenden dhe ne:

Ernst Marx: "Koment mbi nje dokument te teknikes mesjetare", ne "Shkrime mbi historine e teknikes dhe industrise". "Libri i vitit te shoqatave te inxhiniereve gjermane" botuar nga Conrad Matschoss, 1926.

Kurt Volkmann: "Loja e kutive" "Prezenca e iluzionisteve ne artet e bukura te shekujve XV e XVI." Dysseldorf, 1954.

"Muzika ne historine e se kaluares dhe ate moderne", Enciklopedi e muzikes, Basel 1952.

Konrad Kratzsch: "Libri Waimar-ian i mrekullive, inxhinierise dhe vizatimeve kulturore" Waimar, 1979, faqe 30-38.

"Studime mbi librat dhe gjendjen e bibliotekave" Lajpzig, 1981

"Materiale te rralla te bibliotekes qendrore te klasikeve gjermane", volumi i shtate. Pjesa mbi mjeshterine e mbrojtjes dhe librave te artilerise. Waimar, 1984

Konrad Kratzsch: "Objekte te rralla", 1993

"Libri i Mesjetes", Mynih, New York, 1997 Libri i Mesjetes vjen nga koleksioni i dukeve te Waldburg Wolfegg-ut, ne CD-romin e te cilit gjendet "Arti i inxhinierise dhe mrekullive" me ndarjet: foto/ permbledhje/ fletet/ sqarime dhe literature.

Hartlieb, Johannes: Vizatime nga "Iconomis Bellicis" ne librin Waimarian "Libri i mrekullive, inxhinierise dhe artit".

ANONIM , "Libri i inxhinierise dhe artit"

Personalitetet historike qe lidhen me librin

- Ferdinand Katoliku "1452-1516), Doreshkrimi duhet te kete qene ne pronesine e tij.

- Johann Ernst, Princi i Saksen-Waimarit, bleu doreshkrimin nga Christoffel von Waldenroth 1621.

- Kyeser Konrad, Vizatime nga "Bellifortis", shekulli XV.

Skenderbeu "ne te vertete Gjergj Kastrioti), ka marre doreshkrimin dhurate prej Ferdinand Katolikut.

Christoffel von Waldenroth, pronar i doreshkrimit ne vitin 1590.

Analiza e librit

Te dhenat e mesiperme jane rezultat i studimeve. Del qarte se libri perbehet nga dy pjese: Pjesa e pare i takon shekullit XV dhe e dyta shekullit XVI. Ajo qe lidhet me Skenderbeun eshte pjesa e pare. Nese libri ka qene dikur ne Biblioteken e Alfonsit te Aragones, i eshte dhuruar Skenderbeut ne vitin 1456, ku Heroi ka shkuar ne Napoli, duke u bere prone e Bibliotekes se Skenderbeut. Keshtu duhet korrigjuar e thena, se Libri ka qene prone e Ferdinand Katolikut, birit te Alfonsit, i cili e trashegoi miqesine e babait te tij me Skenderbeun. Por Librin nuk ka pasur mundesi qe t"ia dhuronte Skenderbeut Ferdinandi, qe u be mbret ne 1468, pak para vdekjes se Skenderbeut. Keshtu, qe duhet saktesuar, qe libri i eshte dhuruar Skednerbeut nga Alfonsi i Aragones, nga plaku. Plotesimet e ketij libri jane bere deri ne 1520, per mendimin tim kjo shtese me fillimin e shekullit XVI, qe nuk mund te percaktohet saktesisht, na ben te mendojme, qe pjesa me e madhe e Librit i perket viteve "50 te shekullit XV, deri ne fundin e shekulllit XV. Ndoshta mund te mendohet, qe Libri eshte plotesuar gjate nje periudhe kohore afer 70 vje. Por cilet jane autoret qe e pikturuan librin prej pergameni? Dihet se 81 vizatime jane marre prej librit "Bellifortis" te Konrad Kyezer "1366 - 1405). Kuptohet, qe 81 vizatimet nga "Bellofortis" jane kopjuar, ngaqe vete inxhinieri dhe pirotekniku i njohur Konrad Kyezer ka vdekur ate vit qe mendohet se ka lindur vete Gjergj Kastrioti. Ne dime, se ekzistojne disa tekste, kopje te librit "Bellofortis". Nje nga keto tekste gjendet dhe sot ne France ne Muzeun Konde "Musee Konde) ne Shato de Shantinji "Chateau de Chantilly). Per kete ka folur Dr.Robert Elsie. E habitshme eshte qe ne doreshkrimin "Bellifortis" eshte dhe nje tekst misterioz, qe merret dhe me ritet e pagezimit, ku ben pjese dhe njefare ceremonie e pjekurise seksuale. Aty jane shkruar dhe tete rrjeshta, qe sipas Dr. Robert Elsies ndoshta jane ne shqipen e hershme. Ka mundesi qe ky doreshkrim te kete ardhur fillimisht ne Shqiperi gjate pushtimit anzhuin ne shekullin XIV dhe me pas te kete shkuar ne Itali dhe France. Elsie shkruan: "eshte shume bindese qe foles te shqipes qe gjendeshin ne Francen e shekullit XIV dhe XV ku eshte ruajtur ky tekst". Pervec problemit shkencor qe eshte apo jo shqipe e hershme teksti i shkruar prej tete rreshtash kemi te bejme me faktin se libri mund te kete qene prone e nje shqiptari te kohes, fisnik ose stratiot i thjeshte, ose e nje grupi shqiptaresh. Keta shqiptare, nese vertetohet kjo gje e kane poseduar te plote librin "Bellofortis" shume me perpara Gjergj Kastriot Skenderbeut, i cili ka pare me syte e tij vetem 81 vizatime te "Bellofortis".

Cilet jane autoret e librit te Skenderbeut?

Ne kuptimin me te plote Kodiku ne pergamene, i mbi quajtur si Libri i Skenderbeut eshte nje kompilim, mbi te kane punuar disa artiste. Njohim se disa vizatime jane marre nga libri "Iconismis Bellicis" te mjekut vjenez Johan Hartlit. Por nuk dime emrat e artisteve te tjere. Ne literaturen e botuar per kete Liber te Skenderbeut ka shume te dhena, komente mbi tekniken mesjetare, per inxhinierine, artin madje dhe per muziken. Ky Liber eshte quajtur ne literature edhe si "Libri i mrekullive". Ai ka karakter enciklopedik te padyshimte, nje rendesi jashtezakonisht te madhe dhe te shumefishte. Duke e pare me syte e mi kete liber mund te them dicka me shume, detaje, hollesira. Portreti i vetem njerezor ne kete liber eshte fytyra ne profil e perandorit gjerman Maksimiliani I i cili eshte dhene ne nje menyre natyraleske, ka nje hunde te madhe me buzen e poshtme te varur, duket syri i djathte i fytyres, floket derdhen krela - krela mbi qafen e fuqishme, mbi koke mban kuroren perandorake. Gjithashtu mesojme edhe per nje tjeter vizatim te nje femije nudo me doren e djathte te ngritur afer gojes dhe me doren tjeter duke prekur kofshen e majte. Ne kapakun e Librit kemi nje skene heraldike te habitshme: duket skudi mbi te cilin jane vizatuar dy luane siper njeri - tjetrit, pastaj mbi skudin eshte nje perkrenare mesjetare mbi te cilen qendron nje kurore mbreterore, mbi kuroren qendron nje tjeter luan me dy gjymtyret e para te ngritura siper, me gojen e hapur mbi tre cilin ngrihen disa motive floreale si dhe format e gjetheve te akantit ose te zemrave. Nuk mund ta percaktojme se kujt i ka perkitur kjo simbolike heraldike, pse eshte vendosur ne fillim te librit. Ne pjesen e fundit te librit kemi nje vizatim kabalistik, brenda nje rrethi te madh jane brendashkruar dy rrathe me te vegjel ne menyre simetrike, jashte rrethit te madh pikezohen kater katrore te ndare ne pese pjese te barabarta ne vija vertikale dhe horizontale, bashkengjitur me trekendesha. Ne kete vizatim kabalistik figurat gjeometrike jane plot numra dhe fjale qe lidhen me formula magjike. Dua te kumtoj se vizatimet e librit mund te klasifikohen lehte ne disa rrafshe. Nje syth i ketyre vizatimeve lidhet me armet e ftohta, shpata, ushtat, harqet dhe shigjetat. Jane arme te kaloresise dhe te kembesorise. Kemi te bejme dhe me armaturen mesjetare, parzmoret, kellqet, kemishat e hekurta. Keto kane te bejne me armet para shpikjes se armeve te zjarrit. Dihet, se armet e zjarrit kane qene te sukseshme ne mesin e dyte te shekullit XV. Vetekuptohet qe nje syth i madh i librit ka te beje me armet e zjarrit, kryesisht me bombardat, si dhe topat e medhenj. Dihet, se fortesat dhe kalate e Skenderbeut jane sulmuar nga osmanet edhe nepermjet artilerise, se perdorur prej tyre.

Koha Jone
__________________
Rregulla - Webi - Galeria - Muzika - Forumi - Letersia
Gėzim Marku is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 17-12-2005, 22:10   #25
Vini
Super Moderator
 
 Avatari i Vini
 
Regjistruar: 23-10-2005
Postime: 2,356
Vini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne MaksimumVini Vleresuar: Ne Maksimum
FJALIMI I GJERGJ KASTRIOTIT PARA TRIMAVE TĖ TIJ PAS KTHIMIT NĖ ATDHE

"Kapedanė dhe ushtarė trima.

S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap zemrėn time.

Ju thom pa u mburrur qė, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė. Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi i Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u futtė nė kėtė valle; po se puna duhej mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr dėshmitar Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse rronim e hanim bashkė dhe kishim njė zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin, gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė robėrin e barbarve, duke pritur tė mė shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin, renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt me aq besė, me aqė kujdes, me aq mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e Perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė. Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto me hir a me pahir, me dhelpėri a me trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm. Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam i sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi i garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e marrshim Petrelėn, asnjė nga ne s'duhet tė kthehet prapė i gjallė. Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na ndihmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė.

0 Burrani!"
__________________
“Nėqoftėse ndonjėherė flasin pėr mua, le tė thonė qė jetova me kolosė. Njerėzit ngriten e bien sikur gruri i dimrit, por kėta emra nuk do tė vdesin. Le tė thonė qė jetova nė kohėn e Hektorit, zbutėsit tė kuajve. Le tė thonė, jetova nė kohėn e Akilit.”
Vini is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 02:44   #26
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
SKENDERBEU NE BOTEN E FRANKEVE

Jehona e figures se Skenderbeut ne boten franceze. Vepra, deshmi, autore e njerez te medhenj qe percollen bemat e heroit legjendar shqiptar, ketij "Atlet i Krishtit", sic e kishte cilesuar dhe Papa i asaj kohe.

Nga Luan Rama*

George Castriote, dit Scanderbeg

"Trupi i tij u varros ne Lezhe ( Lysse), ne katedralen e Shen Nikolles, - shkruan me 1575 ne librin "Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg, roy de l'Albanie", Jacques de Lavardin. - Sipas zakonit te stergjysherve te tij, varrimi u be me nje ceremoni plot zi dhe dhimbje te pamate nga kapidanet dhe ushtaret e princave fisnike, aleate te tij. Askush nuk e kish menduar se ne Shqiperi, ne ato vende te krishterimit, do te derdheshin aq shume lote. Kockat e tij te futura nen dhe u prehen ne paqe gjer diten kur ne Epir erdhi Muhameti i II-te. Kater vite me pas, turqit, te cilet pushtuan qytetin e Lezhes, kerkuan te etur trupin e Skenderbeut, duke ja shkulur skeletit kockat e tij. Kockat e atij njeriut, qe dikur me ti degjuar emrin merrnin arratine, tani i rrembenin si dicka te shenjte. Ata versuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai qe i prekte e akoma me shume ai qe i varte ato si hajmali, pra si dicka prrallore..."

Jacques de Lavardin, Seigneur de Plessis, sic shenon ai ne krye te librit te tij, nuk e ka perjetuar kohen kur jetoi dhe trimeroi "atleti i Krishterimit", heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Ehoja e fames dhe e legjendes se ketij heroi shkuan shume larg. Marin Barleti, bashkekohesi i tij, ishte kronikani i pare i jetes se Skenderbeut, vepra e te cilit, "Historia e Skenderbeut", u be burim i tere historive te shkruara ne Perendim per jeten e ketij heroi. Ne hyrjen e librit te Lavardin shkruhet : "Histoire de Georges Castriot, surnommé Scanderbeg, Roy d'Albanie, contenant ses illustres faicts d'armes et mémorables victoires ą l'encontre des Turcs pour la Foy de Jésus-Christ recueillie, dressée et poursuisie jusques ą la mort de Mohamet II...Franche-Ville "1. Shume libra historike jane shkruar nga kroniste e historiane franceze, nga letrare, libretiste e dramaturge. Ne fondet e Bibliotekes Nacionale te Parisit, gjenden nje mori librash mbi Skenderbeun, qe u perkasin gati pese shekujve qyteterim evropian. Emil Legrand ne studimin e tij "Bibliographie albanaise", na flet per nje sere librash me vlere mbi Skenderbeun si "Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis", "De vita moribus as praencipue adversus Turcas, gestis Georgi Castrioti", " Scanderbeg" i G. Gaulteron de Cenquois, 1544, "Historie de Scanderbeg, Roy d'Albanie" i R.P. Duponcet dhe mjaft botime te viteve te ndryshme te librit te J. de Lavardin, i cili padyshim eshte nga librat me me vlere pas historise se Barletit. Ky " atlet i Krishterimit " hyri jo vetem ne historine shqiptare por dhe ate te popujve evropiane, duke lene pas nje sere gojedhenash, legjendash, rapsodi e kenge epike, qe ne kohrat me te erreta te sundimit otoman do te ndrisnin kujtesen kombetare si flakadane te pashuar.

Ō vaillant Albanais !

" L'Epire seulement n'est en chevaux fertille

Bons a ravir le prix au cours Olimpien,

Mais en hommes guerriers, dont le sang ancien

Se vante d'estre yssu du valeureux Achille..."

Kur poeti i madh Pierre Ronsard (1524-1585 ) shkruante keto vargje per Skenderbeun, ai ishte ne muzgun e jetes se tij. Ai e njihte dhe e cmonte abatin Jacques de Lavardin, te cilit i dedikon dhe kete sonete, abatin qe vite me pare kishte botuar ne France "Historia e Skenderbeut", nisur nga vepra e Marin Barletit. Eshte pikerisht koha kur pas sonetave dhe poemave te mrekullueshme per dashurine, dhe pas odeve ne librin "Hymnes" per princa te oborrit dhe te krahinave me emer te Frances, ai nis ciklin " Figures et proctraits de septs aages de l'homme", ne te cilen rradhitet dhe kjo sonete kushtuar J.de Lavardin. Sic e deshmon dhe nje nder biografet e tij, Michel Simonin, ne librin e tij "Pierre Ronsard", te botuar nga "Fayard", ai njihej mire me Lavardin dhe eshte takuar shume here me te. Abati, sapo kishte perkthyer librin e kardinalit polak Hosius "Confession Catholique", kur u takua me Ronsard ne fshatin Saint Guingalois, ku ai ishte terhequr per te kaluar vitet e fundit te jetes se tij.

Ronsardi kishte provuar shume zhgenjime e trishtime gjate jetes se tij. Libri i tij i pare "Premier livre d'Amour" i kushtohej Kasandres, me te cilen ra ne dashuri sapo e pa ate ne Blois. Ajo ishte vajza e nje tregetari fjorentinas dhe historia e tyre ishte mjafte e shkurter, pasi Kasandra shpejt u largua. Me 1555, ne Anzhu, ai takohet me Marie du Pin, te ciles i thurri qindra e qindra vargje. Ajo ishte nje pesembedhjete vjecare ndersa ai ishte tridhjete. Dashuria e tij e trete ishte Helena, me te cilen u njoh kur ishte ne moshen pesedhjete vjecare. Por ne vend qe ta lumturonte, kjo dashuri e shkaterroi, duke e lene te helmuar e plot dhimbje. Keshtu, ai nuk do te shkruaje me per dashurine dhe vargjet e tij behen moralizuese dhe filozofike. Ne sonetet e tij jane hymnet per Henrin e II-te dhe dashnoren e tij, per Henrin e III-te, duken e Orleanit etj. Gjate kohes se luftrave te Frances, me 1562, ai shkroi nje liber me pamflete te rimuara te quajtur "Discours des Miseres de ce temps". Ishin vargje politike e patetike per kete poet, qe ne rini kishte qene ne sherbim te dukes se Orleanit e pastaj "pazh" prane mbretit te Skocise dhe Charles d'Angouleme e me vone "aumonier" ( prift i regjimentit) i mbreterve te Frances: Henri II-te, Saint Francois I-re, Charles IX-te dhe Henri III-te.

Soneti per Skenderbeun eshte ndoshta nga sonetet e fundit te tij per kaloresit legjendare:

"Pyrrhe m'en tesmoin, qui, razant mainte ville,

Eut en fin pour tombeau le vieil mur Argien,

Et Scanderbeg, haineux du peuple Scythien,

Qui de toute l'Asie a chassé l'évangille..."

Ne kete kohe, Ronsard, nuk ka me deshire te jetoje ne Paris, Versaje apo ne Fontenblo. Jeta e oborrit, shkelqimi i pasqyrave, mbremjet festive nuk e joshnin aspak."E urrej oborrin, ashtu sic urrej vdekjen", - thoshte ai. Duke ju larguar Parisit, ai e ndjen vehten me te lire. Ai shkon ne Angers, Conflans, ku ka miq te ngushte apo ne Villeroy, ku ishte nje biblioteke gjigande.

Eshte koha kur ne poezine e tij ai ka filluar dialogun me vdekjen.

"Ja du prochain hyver je prevoy la tempeste ( Me afrimin e dimrit parashikoj stuhine)

Ja cinquante et six ans ont neigé sur ma teste..."(Pesedhjete e gjashte vjet e kane zbardhur koken time...)



Megjithese i ri ne moshe, pesedhjete e gjashte vjecar, poeti e ndjen vehten te mplakur. Disa dite para se te vdiste ai do te shkruante, duke i diktuar abatit qe i rrinte tek koka: "Ma plume vole au ciel pur estre quelque signe/Il est temps de laisser les vers et les amours/ Et de prendre congé des plus beau de mes jours".2

Ai vdes naten e 28 dhjetorit te vitit 1585 dhe varroset ne kishen e Saint Cosme pa asnje mbishkrim ne varrin e tij. Eshtrat e tij jane te vetmet, nder njerezit e shquar te kesaj epoke te Rilindjes, qe jane gjetur para Luftes se Dyte Boterore. Pas vdekjes se tij, per gati dy shekuj, vepra e Ronsardit u harrua, pasi pasardhesit e tij nuk i donin poetet qe i referoheshin mitologjise greko-romake dhe qe te kujtonin Homerin, Virgjilin apo Ovidin. Gjenerata e Stendalit dhe e Hygoit kujtuan se po zbulonin nje mjeshter te panjohur, duke botuar veprat e Ronsardit, e ne vecanti "l'Oraison funebre", por ne fakt ai kishte qene nder me te njohurit ne epoken e vet, krahas Joachim de Bellay. Keshtu, kjo gjenerate si dhe gjeneratat e mevoneshme e quajten ate "Princi i poeteve" ("Prince des Poetes"). Ishte pikerisht ky "princ" i poezise klasike franceze qe na la vargjet e bukura per heroin shqiptar :

"O trčs-grand Epirote! Ō vaillant Albanois! (O epirot i madh! O trimi shqipetar! )

Dont la main a desfait les Turcs vingt et deux fois, (Qe dora tende i theu turqit njezet e dy here)

La terreur de leur camp, l'effroy de leurs murailles, (Ti ishe tmerri i kampit dhe mburojave te tyre)

Tu fusses mort pourtant, englouty de Destin, ( Megjithate ti do vdisje, perpire nga

Fati )...

Si le docte labeur du scavant Lavardin/ ( Ne se puna e mencur e te urtit Lavardin)

N'eust, en forcant ta mort, regaigné tes batailles." /(S'do ta mposhtete vdekjen tende e te bente te rijetonin betejat )



Nje portret i Skenderbeut ne Boregard

Portreti i Skenderbeut ne keshtjellen e Boregard-it (Beauregarde) ne France eshte nje e papritur e bukur per ata pak shqiptare, qe mund te vijne gjer ketu ne thellesi te Frances, duke ndjekur rrjedhen e Luares qe can permes fushave dhe pyjeve te pamata. Pergjate ketij lumi, mbreterit dhe princat mesjetare franceze kane ngritur mjafte keshtjella hijerenda e madheshtore, qe sot jane krenari e Frances, si ajo e Chambord, Chinon, Amboise, Chamon, etj. Keshtjellen e Chambord-it, Shatobriani, (Chateaubriand) i mahnitur nga ajo, e ka cilesuar "si nje grua qe era i merr floket." Ndersa akoma me ne thellesi, keshtjella e Boregard-it, e cila ruan koloritin e Renesances, nuk e ka pasurine dhe madheshtine e tyre. Ajo eshte fshehur mes pyjeve te Chambord-it ( nje rezervat sot per gjuetine presidenciale) dhe ashtu e fjetur ruan ne vetvehte ngjarje e histori nga jeta e mbreterve te Frances. Pikerisht ketu mblidheshin "mosketieret" e lavdishem, apo Rishelieja i famshem e princer te tjere. Megjithate po mos te kishte "Galerine e portreteve", zor se kjo keshtjelle do te hynte sot ne rrjetin e muzeumeve qe u ofrohen vizitoreve te huaj. Pronaret e saj te sotem jane konti dhe kontesha Pavijon (Alain Pavillon). Por historia e saj ze fill ketu e kater shekuj me pare.

Ne fillim te shekullit 16-te , ishte mbreti Fransua i I-re qe bleu token e Boregard per ta pasur si nje pike gjuetije. Me 1545 Jean du Thier, sekretari i shtetit te Henri II, e mori dhe e zgjeroi keshtjellen primitive. Intelektual dhe mik i Ronsard, poetit te madh francez, ishte pikerisht ai qe e zbukuroi kete keshtjelle. Por ai qe krijoi "Galerine e portreteteve", ishte Paul Ardier, nje ish minister i Henri IV. Kur ngjitesh ne katin e dyte te keshtjelles, gjen nje sallon te madh, unikal ne France nga menyra se si rrethohet nga te kater anet me portretet e njerezve te medhenj te disa shekujve. Jane 327 qe rrokin nje epoke te gjate, portrete qe nga koha e Filip de Valua e deri tek Luigji i XIII, (1328 - 1643). U afrohesh portreteteve dhe diku mes tyre, prane imperatorit te fundit te Konstandinapojes, Kostantini, sheh te vendosur portretin e Skenderbeut, "George Castriote, dit Scanderbeg". Ne krah te tij, veshtrimi bije mbi Huniadin, "governator de Hongrie", sic shkruhet poshte portretit, aleat i dikurshem i Skenderbeut kunder hordhive osmane. Siper tabllose se Skenderbeut, shquhet ajo e Murat Mehmetit te II-te, me nje koke te rrethuar me callme, pastaj Henri i V, mbret i Anglise, Ferdinandi II i Napolit, etj. Duke kaluar nga nje epoke ne tjetren dhe nga nje portret ne tjetrin, syte ndalen edhe ne portretet e Papa Klementit te II, mbretit Filip te Spanjes, tek ministra te luftes apo diplomate te medhenj, princer etj, sic eshte rasti i anzhuineve, Comte d'Anjou. Sipas te dhenave historike, gjithe ky grup portretesh eshte realizuar nga nje grup piktoresh qe atehere punonin ne atelierin e Paul Ardier dhe sipas kerkesave te tij. Ai i furnizonte ata me gravura te mbreterve, sulltaneve e perandoreve te ndryshem, te cilat kopjoheshin e realizoheshin me besnikeri e mjeshteri artistike. Sigurisht pas disa shekujsh eshte veshtire te gjesh se cila gravure ka sherbyer si kopje dhe cilit piktor i perket ajo. Megjithate duke vezhguar kete portret te Skenderbeut me mjeker dhe ne moshe te thyer, kupton se ai afrohet shume me ato pak gravura te vjetra te asaj periudhe dhe qe mendohet se jane besnike te portretit real te Skenderbeut. Kaq e famshme u be kjo "Galeri e portreteve" ne ate kohe, sa qe kur mbreti i Frances Lui Filip ndertoi Versajen dhe muzeun e quajtur "Lavdite e Frances", ai kerkoi ti riprodhoheshin disa nga portretet e kesaj galerie. E mbushur nga te kater anet e mureve me portretet qe ngjiten gjer ne cep te tavanit, vizitori qe vjen ne Beauregard udheton aq shpejt neper kohra sa qe brenda nje kohe te shkurter perjeton nje periudhe disa shekullore. Pikturat jane punuar ne vaj dhe emrat e piktoreve anonime sot eshte e veshtire te deshifrohen. Krijimi i tyre ne fakt ka filluar ne shekullin XVII - te, dhe pikerisht ne vitet 1620-te. E vetmja e mete e kesaj galerie, qe e zemeroi atehere shkrimtarin e shquar francez Rabele, ishte se aty nuk figuronin portretet e artisteve te medhenj te kohes, c'ka per te ishte dicka fyese dhe poshteruese. Aktualisht keto portrete kane filluar ti restaurojne, restaurim ky qe do te zgjase per nje periudhe ndoshta 20 vjecare. E megjithate, duke pare portretet e restauruara e gjithe shkelqim, ne krahasim me tabllote e vjetra, sepse ndjen sikur personazhet i kane larguar nga epokat e tyre, kohrat kur ata kane jetuar realisht.

Nje opera "tragique"

Skene e nje teatri klasik ku duket nje pyll kushtuar Muzave. Parnasi duket larg. Qe me hapjen e siparit duken Melpomeni dhe Polimnia te ndjekura nga muza e Magjise dhe me pasn ga ajo e Dashurise. Pastaj me nderimin e dekorit, shfaqet nje shpelle ne Kopshtet e Sarajit.

Skenderbeu :

O nate ! Nxito, dita me se fundi dita te agoje !

Lavdine pres te me therrese !...

A e njeh o i shtrenjte Princin Osman te Shqiperise ?

Vellezerit e mij hakmarrje kerkojne ...

Osmani :

Dashurija ! Ah, cfare valle e ka prekur shpirtin tend ?

A mund ti pergjigjesh flakes se dashurise

Qe ndjen Roksana per ty ?...

Ja pra dy fjale nga historia e kesaj opere. Skenderbeu dashuron favoriten e Sulltanit, serben e bukur Roksana...

Kur kisha degjuar per here te pare per nje opera franceze kushtuar Skenderbeut, kisha imagjinuar nje cast ate epoke te larget ne Paris, ate dite vjeshte kur ne sallen e koncerteve te "Palais Royale", drejt salles, ngjiteshin rradhazi konte, kontesha, duke e te ftuar te oborrit mbreteror, duke pritur me pas ne heshtje hyrjen e Luigjit te XV-te se bashku me mbretereshen. Kjo kishte ndodhur ne 27 tetor te vitit 1735, apo sic shkruhej atehere ne afishen e koncertit "L'an M.D.CCXXXV. Perpara mbretit, gjykatesit te pare te nje vepre muzikore, Akademia Mbreterore e Muzikes shfaqte operan tragjike me pese akte te titulluar "Scanderbeg ". Nje opera me muzike te kompozuar nga kompozitoret Francois Rebel dhe Francois Francoeur, kompozitor i Muzikes se Dhomes se Madherise se tij. Qe te dy keta kompozitore pothuaj gjithe jeten e tyre kompozuan se bashku, duke kontribuar shume ne bel-kanton franceze.

Perpara syve te mbretit, nen tingujt e muzikes, ishte ngritur sipari i skenes se aktit te pare, duke zbuluar nje dekor oriental, nje shpelle ne kopshtet e sarajeve te sulltanit. Ketu dhe nis historia e kesaj opere rreth dashurise se Skenderbeut, nje histori imagjinare qe shkon gjer ne diten e dyluftimit te Skenderbeut me sulltanin, ku kuptohet qe ai ngadhnjon fitimtar. Kjo tragjedi ishte shkruar shume vite me pare nga nje libretist i njohur operash, Antoine Houdar de la Mothe, anetar i Akademise Franceze dhe qe kishte lene nje seri veprash te njohura ne operan klasike franceze. Por La Mothe nuk arriti ta shohe te interpretohet ne skene libretin e tij. Ai vdiq i paralizuar kater vjet me pare se opera te shfaqej ne "Palais Royal". Midis veprave te tij post-mortum, miqte e tij gjeten edhe libretin per Skenderbeun. Kur ky libret ra ne duart e libretistit tjeter te njohur te asaj kohe L. de Laserre, ai u entusiazmua dhe filloi te punoje mbi te. Shume vite me pare kishte qene Antonio Vivaldi, ky pararendes i Bahut, qe kishte shkruar nje opera per Skenderbeun, e cila me 1718 kishte bere buje ne Firence. Opera e Parisit ne ate kohe nuk e kishte arritur ende famen e operas italiane, e cila qe me 1647 kishte shfaqur ne "Palais Royal" operan "Orfeo". Opera franceze filloi te beje emer me kompozitorin Lully, qe udhehoqi operan lirike per nje kohe te gjate. Ai nuk e perjetoi shfaqjen e tragjedise "Scanderbeg", kete opera me 25 skena, cka per kohen ishte nje angazhim shume i madh.

Shfaqja e Skenderbeut u dha tridhjetetre here rradhazi perpara mbretit dhe aristokracise franceze. Me pas ajo u shfaq ne Choisy dhe me 22 tetor 1763, pra 28 vjet me vone, ne Fontenbleau, ku rrinte mbreti ne keshtjellen e fameshme te Fontenblose. Afishja e asaj kohe njoftonte :" Scanderbeg-tragedie, représentée devan leurs Majestés..." Kjo opera u luajt ne nje epoke kur per Skenderbeun botoheshin biografi e jeteshkrime ngado ne Evrope, si ne Itali, Poloni, France, Angli e gjetke. Nga 13 qershori e gjer ne 29 dhjetor 1763 ajo u shfaq ne Fontenblo e Versaje, ku shfaqjet jepeshin dy here ne jave dhe vetem gjate sezonit te veres dhe te dimrit. Por burime te ndryshme deshmojne se ajo eshte shfaqur edhe ne vitet 1765-1766. Ne biblioteken e Operas pariziane si dhe ne Biblioteken Nacionale, ruhen qe nga ajo kohe partiturat e disa botimeve te asaj epoke, ku midis te tjerave paraqiten dhe dekoret e kostumet e personazheve ne skene.

Skenderbeu :

Ah, c'lumturi ndjej tani

Kur miku im besnik Osman, me ndezi flaken e shpirtit!

Qetesia zemren time preh tani!

Sa i bukur ky moment, sa i embel ky mjedis !

Shpresa qe m'eshte zgjuar i zbukuron ato edhe me.

Kenga e zogjve te dashuruar ;

Freskia e zefireve, qe lulet ben te celin

Murmurima e ujrave qe gezueshem rrjedhin,

Gjithshka duket se i perkushtohet agimit...

Vite me vone, ne maj 1786, vecse tri vite para se te fillonte Revolucioni Francez, ne "Theatre Francais", te krijuar nga mbreti dhe ku drejtonte me pare Molieri, u shfaq nje pjese teatrale shkruar nga Pierre-Ulric Dubuisson, i cili ne moshen 48 vjecare perfundoi ne gijotine (gjate revolucionit aktoret i larguan nga teatri dhe disa prej tyre i burgosen). Te tjera pjese teatrale u shkruan e u botuan ne France per Skenderbeun, si ajo e Casimir Pertus, nje shkrimtar jo fort i degjuar, i cili shkroi nje tragjedi neoklasike me titullin "Scanderbeg", veper kjo qe u botua me 1870.

Place Scanderbeg"

Ka nje shesh ne periferi te Parisit me emrin "Place Scanderbeg". Nje shesh ne veri te tij ku bashkohen "Rue Aubervillier", "Avenue Victor Hugo", etj, e ku poshte tij, shkon autostrada qe te con per ne aeroportin "Charles de Gaulle". Nje shesh teper modest, ku prane tij, jeshilon nje park i vogel me geshtenja te egra, e ku ne mes te sheshit kuqelon nje kumbull e madhe. Qe ketej duket kupola e bardhe e bazilikes se "Sacre-Coeur", e cila ngrihet ne maje te kodres se Montmartres. S'di pse sa here kam shkuar ne ate shesh, duke kapercyer rrugen "Bocari", jo shume larg tij, kam gjetur nje lloj zbrazetire, ere dhe nje qiell gri. Prej vitesh emigracioni shqiptar kishte deshiruar qe ne Paris te kishte nje rruge, nje aveny apo nje shesh me emrin e Heroit tone Kombetar, ashtu sic ishin dhe emrat e Garibaldit, Bolivarit, Linkolnit, etj. Dhe momenti erdhi pas festimeve te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut, dhe kerkeses kembengulese te nje grupi emigrantesh shqiptare, gjersa Bashkia e Parisit dhe vete kryetari i atehershem i Bashkise, Jacques Chirac, vendosen qe nje shesh i Parisit 19-te, te merrte emrin "Place Scanderbeg".

Nje dite maji te vitit 1980, shqiptaret u mblodhen per inagurimin e ketij sheshi. Ishin midis tyre Lec Shllaku, kryeredaktori i revistes "Koha jone", apo Jusuf Begeja, Leone Zazani e shume te tjere, si dhe te ftuar nga emigracioni shqiptar ne Itali, Amerike e Belgjike. Ate dite, shqiptaret u mblodhen ne katedralen e "Notre-Dame" te Parisit, ku u dha nje meshe e madhe me kete rast nga At Prenci e At Shestani, meshe ku ishte i pranishem kardinali i Parisit, Marty, si dhe perfaqesues te kishes se Rumanise, Kroacise, Sllovakise, Lituanise, etj. Po aty u mblodhen dhe vajzat arbereshe veshur me kostumet kombetare qe kishin ardhur nga Shen Dhimitri i Italise se Jugut dhe qe kenduan ne kete meshe. Ne nje fotografi te rralle te asaj dite duken ato vajza te bukura arbereshe ne portat e "Notre-Dame", duke shpalosur nje flamur te madh kombetar kuq e zi per te dale ne fotografi. Pas meshes, turma e shqiptareve me flamur ne balle, kishte shkuar ne sheshin e Bashkise dhe kish kenduar hymnin shqiptar. Ndoshta ishte nje cudi per parizianet, te shikonin ate turme me flamuj e kenge, dhe te degjonin ate kenge qe kishte aq dhimbje e trishtim. Ishin po ata shqiptare qe vite me rradhe kishin manifestuar para ambasades ne "Rue de la Pompe" me pankartat ne duar ku shkruhej : "A bas la dictature d'Enver Hoxha". Qe nga ajo dite ka rrjedhur shume kohe. Sot ai shesh te jep ndjesine se dicka i mungon, sikur dicka ai pret. Ndoshta nje statuje te vete kaloresit legjendar ...Dhe monumenti ekuester nuk do vonoje te mberrije !

*Publicist dhe shkrimtar, Diplomat

Shenime

*1 - " Historia e Gjergj Kastriotit, te mbiquajtur Scanderbeg, mbret i Shqiperise dhe i fese se Jezu Krishtit, i pergatitur gjer ne vdekjen e Muhametit te II-te ".

2 - "Pena ime po iken ne qiell qe te mbetet nje shenje/ Eshte koha te braktis vargjet dhe dashurine/ Te marr leje e te ike nga ditet e mia me te bukura".

Korrieri 16 Shkurt 2005
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 03:38   #27
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Skenderbeu dhe Evropa

Duhet pranuar se figura e Skenerbeut, eshte e vetmja nga bota shqiptare, qe ka frymezuar kontinentin ne identitetin e tij. Per kete- krenaria jone eshte dyfishe, kur kujton dhe fjalet e Volterit: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar"

Nga Prof. Kristo Frasheri*

Kete vit, mbare shqiptaret kudo ku jane, ne trojet ku ata banojne prej shekujsh ose te shperndare neper bote, nderojne me krenari jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te tyre Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Te gjithe se bashku nderojme vepren e lavdishme te kapitenit te shquar, i cili bashkoi ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, mbare shqiptaret, dhe atehere te percare, me nje flamur te vetem, ne ate te luftes per t'i kthyer atdheut lirine e humbur gjysem shekulli me pare. Te gjithe se bashku- nderojme strategun e shkelqyer te betejave, i cili i udhehoqi shqiptaret, per nje cerek shekulli, kurdohere me fitore, ne luften e pabarabarte kunder ushtrive superiore osmane per te mbrojtur lirine e fituar. Te gjthe se bashku nderojme burrin e shkelqyer te shtetit, i cili pa hequr dore nga lufta clirimtare, madje ne zjarrin e saj, mposhti prirjet partikulariste te krereve mesjetare shqiptare dhe krijoi te parin shtet te bashkuar shqiptar laik dhe kombetar. Gjithashtu se bashku nderojme prijesin pa shoke, pa njolle dhe pa frike, i cili me vepren e tij historike e ktheu Shqiperine ne nje baluard qe mbrojti nga invazoret e huaj, jo vetem kombin e vet, por edhe qyteterimin evropian. Nderojme me ne fund emrin e atij Heroi legjendar, i cili ne saje te vepres se tij epike, hyri ne perjetesi te historise duke care shekujt dhe duke frymezuar ne luften e bekuar per liri, jo vetem bashkaatdhetaret e vet, por edhe qytetaret liridashes te kontinentit.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte, pa dyshim, ashtu sic e ka percaktuar, me 1925, historiani i degjuar kroat Milan Šufflay "krijesa me hyjnore i kesaj race me te tmerrshme luftetare, i cili qe kur ishte gjalle u madherua me legjenda te ndryshme nga Evropa Perendimore. Aresyeja e ketij madherimi te vecante rrjedh: ngase Skenderbeu ne krye te shqiptareve perballoi furine osmane ne nje kohe kur Evropa perjetonte nje nga momentet me kritike te historise se saj mesjetare. Armatat perandorake osmane, te pajisura me nje energji te pashtershme luftarake, me ne krye dy nga sulltanet me ambicioze te Turqise, pasi kishin perfunduar pushtimin e Gadishullit Ballkanik, iu turren Hungarise, per te care rrugen drejt Evropes Qendrore dhe Shqiperise per te kaluar nga brigjet e saj ne Gadishullin Italik. Perballe ketij rreziku serioz, fuqite evropiane, ne menyre te vecante shtetet italike, qene thellesisht te percara. Ne vend qe te bashkoheshin per t'i bere balle bashkerisht rrezikut te madh, ato vazhdonin te luftonin midis tyre dhe te grindeshin me njeri-tjetrin, duke lehtesuar keshtu vrullin pushtues te armatave osmane. Si rrjedhim, roli i Shqiperise ne kete situate dramatike ishte i barabarte me ate te Hungarise. Te dy palet, si hungarezet, te udhehequr nga Huniadi, ashtu edhe shqiptaret, te udhehequr nga Skenderbeu, me rezistencen e tyre heroike penguan per disa dhjetevjecare perparimin e sulltaneve, te paret drejt Evropes Qendrore, te dytet drejt Gadishullit Italik.

Si rrjedhim, me rezistencen e tyre ato u dhane mundesi shteteve evropiane te kapercenin percarjet qe kishin midis tyre dhe te pergatiteshin per te perballuar, ashtu sic e perballuan me vone, valen e invazoreve lindore. Per kete rol historik qe luajti Shqiperia dhe Skenderbeu, kreret e shteteve te Evropes ishin te ndergjegjshem qe kur ishte gjalle Heroi. Ky rol u duk qe ne vitin 1450, kur sulltan Murati II erdhi ne Shqiperi ne krye te mbare ushtrise perandorake per te hapur rrrugen drejt Gadishullit Italik. Por sic dihet, ate vit ushtria osmane, u gozhdua ne kalane e Krujes, te cilen megjithe perpjekjet kater mujore, Sulltani nuk e shtiu dot ne dore. Madje vete Skenderbeu ishte i ndergjeshem se ne Kruje luhej jo vetem fati i Shqiperise, por edhe ai i Evropes. Kete e thote vete Skenderbeu ne letren qe i drejtonte princit Italian te Tarantit G. A. Orsini, me 31 tetor, kur i shkruan: "Nese une do te isha mundur nga turqit, sigurisht Italia do ta kishte pesuar dhe si pasoje, ai zoterim qe ju tani thoni se eshte i juaji, do te ishte i turqve". Per kete rol te rendesishem qe po luante Shqiperia ishin te ndergjegjshem edhe fuqite e Evropes, ne menyre te vecante, shtetet e krishtera qe ndodheshin me prane rrezikut osman. Per kete arsye, fitorja qe korren shqiptaret ne Kruje me 1450 ngjalli entuziasmin e Republikes se Raguzes. Shprehje e ketij entuziasmi jane pergezimet qe raguzianet i drejtuan Skenderbeut pas disfates se Sulltanit. "Me te vertete - shkruanin ata -ju perballuat me nje ushtri te vogel- gjithe ato turma te panumerta te turqve, i dolet zot qytetit dhe keshtjellave tuaja te paprekura kunder hovit dhe peshes se gjithe asaj pergatitjeje dhe per kete pune do te fitoni shperblim te ameshuar prane Perendise. Po ashtu nder mbreter, nder princa te te gjithe botes do te keni lavderime dhe lavdi te pavdekshme. Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat e te krishtereve dhe per mbare kombet dhe emri juaj do te kurorezohet prej fames se ameshuar".

Shqetesimi i shteteve evropiane u rrit me tej me 1453 kur sulltan Mehmeti II, apo sulltan Fatiu (ngadhnjimtari), pasi pushtoi Kostandinopojen, kryeqytetin mijevjecar te Perandorise Bizantine, deklaroi se tani rradha i vinte Romes per te ngulur flamurin e Islamit ne kupolen e Shen Pjetrit. Natyrshem, se bashku me shqetesimin, u rrit edhe roli qe po luante Shqiperia per mbrojtjen e Evropes. Ne prillin e vitit 1456, kur ne Itali u perhap lajmi se nje ushtri e madhe osmane po i turrej Shqiperise, ambasadori milanez ne Rome, i shkruante sovranit te vet: "Sulltani, si nje luan po uturin, nuk mendon gje tjeter, vecse si ta gllaberoje Romen". Por edhe ate vit fitorja qe korri Skenderbeu mbi ushtrite osmane, e largoi perkohesisht rrezikun e zbarkimit te ushtrive te sulltanit ne Itali. Por, nje vit me vone, ne veren e vitit 1457 kur ne drejtim te Shqiperise marshuan mbi 80.000 kalores dhe kembesore turq, Italine e pushtoi, si asnjehere me pare, paniku. Aresyet ishin te thella. Perpjekjet e Papes Kaliksti III per te bashkuar shtetet dhe shteterucat italiane ne nje koalicion ushtarak antiosman, kishin deshtuar. Shpresat e vetme tani Papa i kishte varur te Skenderbeu. Deshmi jane letrat qe ai i drejtonte ato dite kritike Heroit shqiptar, te cilin e quante "athlet i Krishtit" (athleta Christi), pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, ne fakt ne mbrojtjen e qyteterimit evropian, te cilin ne shek. XV evropiane perendimore e identifikonin me krishterimin. Ne letren qe Kaliksti III i drejtonte Skenderbeut, me 9 qershor te atij viti i shkruante nder te tjera: "Emri yt i lumtur eshte perhapur ne te gjithe popujt katolike per te gjitha keto pune te mira qe ti ke kryer, per keto fitore te shkelqyera qe ti ke kryer". Tre muaj me vone, gjate perleshjes heroike qe Skenderbeu po perballonte me shqiptaret e vet kunder ushtrive osmane ne betejen e Ujebardhes, ai i shkruante me 11 shtator 1457- Heroit: "Po shohim se ti gjithnje e me teper po behesh i denje per trimerine tende te shkelqyer dhe per bemat e tua, te cilat do te kujtohen me teper se ato te princave te tjere katolike". Me tej, Papa Kaliksti III shprehej: "Nuk ka njeri ne bote qe te mos ngreje ne qiell veprat tuaja, me levdatat me te larta dhe te mos flase per fisnikerine tende si per nje athlet te vertete dhe per nje mbrojtes te te krishtereve".

Nje vleresim lakonik per rolin e Skenderbeut ne mbrojtjen e qyteterimit evropian e dha edhe kaloresi Neeport, i cili kishte ardhur nga Anglia e larget per te luftuar nen flamurin e Skenderbeut ne Shqiperi. Gjate kthimit te tij ai deklaroi ne Rome, ne shkurt te vitit 1458: "Po te bjere keshtjella shqiptare, pushtimi i Evropes nga turqit, eshte i sigurte, mbasi nuk ka fuqi tjeter qe ta beje kete rezistence".

Me 1457 ekspedita e madhe turke, deshtoi. Me largimin e ushtrive osmane nga Shqiperia, Evropa mori, per disa kohe, fryme lirisht. Kjo periudhe vazhdoi per aq kohe sa midis Shqiperise dhe Turqise sundoi nje periudhe armepushimi. Por, kur me 1463 armepushimi mori fund dhe nje vit me vone ushtrite osmane filluan perseri ekspeditat kunder Shqiperise, shqetesimi e pushtoi perseri Evropen.

Mbreti i Hungarise, Mathia ne letren qe i dergonte Papes me 1464 e thote shkoqur aresyen e fushatave turke kunder Shqiperise: "Une e di se Shenjteria Juaj, eshte e informuar se cfare ka bere sulltani gjate diteve te kaluara ne Shqiperi. Askush nuk e ve ne dyshim se ai nuk deshiron vetem malet epirote, por permes tyre, ai kerkon t'i pergatise vetes nje ure kalimi per te shtypur gjithe Evropen".

Kontributi qe po jepte Shqiperia me Skenderbeun ne krye, u duk me qarte se asnjehere ne vitin 1466 kur sulltan Mehmeti II grumbulloi perseri mbare ushtrine osmane te perandorise, marshoi ne drejtim te Shqiperise, kete rradhe per ta pushtuar me vendosmeri akoma me te madhe Krujen dhe per t'u hedhur pastaj me flote ne brigjet e Italise. Deshmine per shqetesimin nga invazioni osman kete rradhe e kemi nga Republika e Venedikut. Ne nje akt te senatit te saj, qe mban daten 2 qershor 1467, thuhet: "Nese pushtohet bregdeti shqipar, nga turqit, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gje tjeter vecse te hidhet kur te doje ne Itali." per me teper nga letra qe senati i Venedikut i drejtonte me kete rast Skenderbeut del se Heroi shqiptar kishte pasur shume te drejte kur i kujtonte Republikes se ne luften qe zhvillonin shqiptaret per mbrojtjen e kryeqytetit te tyre, Krujen, luftonin ne te njejten kohe edhe per mbrojtjen e Venedikut.

Sic dihet, sa kohe vazhdoi rezistenca shqiptare sulltanet osmane nuk munden te kalonin ne Itali. Vetem pasi vdiq Skenderbeu madje vetem pasi ra Kruja (1478) dhe Shkodra (1479), ushtrite osmane zbarkuan, me 1480, ne Pulje te Italise. Por gjate kesaj kohe shtetet italiane e kishin kuptuar me ne fund rrezikun serioz qe u kanosej dhe i kishin kapercyer grindjet e vjetra. Keshtu, 6 muaj pas zbarkimit ne Pulje, Mbreteria e Napolit, i deboi ushtrite osmane nga brigjet e Italise.

Marredheniet e Skenderbeu me Evropen nuk moren fund me vdekjen e Heroit me 1468. Ata vazhduan edhe pasi ai mbylli syte, vecse ne nje trajte tjeter: jo me si gardh, pra si pengese per invazionin e ushtrive invazore osmane drejt Evropes, por si nje Hero qe frymezonte me shembullin e vet popujt e shtypur ose popujt nga shtypja qe te luftonin per liri. Madje nga kjo pikepamje, vepra e tij shkelqeu me me madheshti pas vdekjes- se sa ne kohen kur ai ishte gjalle.

Emri i tij kaperceu kufijte e Italise dhe nepermjet vepres se M. Barletit u shtri ne mbare Evropen. Skenderbeu i detyroi te gjithe shekujt te flasin per te, pothuaj ne te gjitha gjuhet e kontinentit. Ne te vertete secili shekull foli per Heroin me ndjenjat e veta, zbuloi te ai dicka te re dhe i kerkoi atij ndihme per nevojat e veta jetike. Sa here qe Evropa kercenohej nga furia osmane ose sa here liria vuante nen zgjedhen e tiranise, Skenderbeu shfaqej ne vitrinat e librarive me veshje te re tipografike. Humanistet, adhurues te lirise, e konsideruan Skenderbeun njeriun e tyre, sepse ai ngriti ne kembe, me verbin e Renesanses, nje popull te tere. "Ne qofte se nuk do te luftojme si shqiptaret dhe neqoftese princat nuk do te shquhen si Skenderbeu, - shkruante, me 1537, Kaspar Hedio, - kam frike se brenda nje kohe te shkurter do t'i shkruajme nje epitaf lirise". Ne luften kunder rrezikut te afert osman, Italine e frymezonte me teper shembull i gjalle i Skenderbeut, se sa madheshtia e dikurshme eRomes. Ja perse Domenicus de Alezegnano ne distiket e tij, te shkruar me 1508, e konsideronte Skenderbeun me te madh se Qezarin. Francezet e njohen per te paren here Heroin e shqiptareve me gjuhen e tyre, me 1544, ne perkthimin e vepres se Paulo Jovios nga G. G. de Cenquoins. Pas M. Barletit ai qe e popullarizoi me teper Skenderbeun ne Evropen Perendimore ishte francezi Jacques de Lavardin, vepra e te cilit, e botuar ne Paris, me 1576, njohu dhjete botime brenda gjysem shekulli. Ne nje sonnet kushtuar Laavrdin-it per kete veper, poeti I Pejades, P. Ronsard, i cmoi shqiptaret si pasardhesit e Akilit trim, ndersa Skenderbeun "si nderin e shekullit te vet". F. Chrestien u kujtonte aso kohe francezeve te "imitonin Skenderbeun" dhe ne vend qe te luftonin midis tyre, te bashkoheshin kunder te huajve. Edhe shekulli i iluminizmit pati nevoje per Skenderbeun, duke ia pershtatur madheshtine e vepres se tij idealeve te veta, jo vetem kunder zgjedhes se huaj, por me teper kunder tiranise se brendshme. Per kete arsye, ne trajtesat historike dhe ne veprat letrare, ne romanet, ne tragjedite, ne poemat, ne lirikat si dhe ne melodramat qe dolen me shumice ne Evrope ne shek. XVII-XVIII, Skenderbeu u shfrytezua me teper per pikepamjet liridashese, demokratike, antiabsolutiste te iluministeve. Meritat e tij si burre shteti u ngriten ne nje shkalle sa c'ishte bere i njohur edhe ne artin ushtarak, aq sa Volteri shkruajti: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar". Ne shek. XIX, kur moren hov levizjet kombetare ne Ballkan, Skenderbeu u be perseri frymezuesi i lirise ne luften kunder sundimtareve osmane. Madje kroatet e thirren Skenderbeun ne ndihme te idealit te lirise se tyre kombetare qe ne mes te shek. XVIII duke ribotuar me 1743 ne Zagreb vepren monumentale te M. Barletit, kushtuar jetes dhe bemave te Heroit shqiptar te shek. XV. Pak me vone u vu re se Heroi shqiptar jetonte edhe ne kenget popullore serbe dhe greke. Ne nje kenge popullore maqedone Skenderbeu thote: "kam qene dhe do te jem trim, ju mos me braktisni". Nje nga udheheqesit me te spikatur te revolucionit grek Theodor Kollokotroni, duke folur per kohen kur ishte ne krye te formacioneve kryengritese greke ka shkruar ne kujtimet e veta: "Librat qe lexoja me dendur qene Historia e Greqise, Historia e Aristomenit dhe Historia e Skenderbeut". Heroi Kastriotas u be gjithashtu shok i garibaldineve gjate Risorxhimentos Italiane.

Ne Evropen Perendimore, me gjithe eren e koheve moderne, figura e Skenderbeut e ruajti freskine e vet. Franca e perkujtoi, me 1868, katerqind vjetorin e vdekjes se Skenderbeut me disa seanca solemne ne Akademine e Poitiers. Ne ditet tona, emri i Gjergj Kastrioti Skenderbeut, si luftetar i madh i lirise, si strateg i shquar ushtarak dhe si mbrojtes i qyteterimit evropian, vazhdon te gezoje si ne kohen e vet, stimen e opininit nderkombetar. Deshmi eshte perkujtimi me madheshti i jubileut te madh te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1968), jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, ne konferenca solemne akademike, shkencore ose perkujtimore. Kjo tregoi se me kalimin e shekujve, figura e Heroit mbetet, edhe per brezat e sotem, gjithnje e pacenuar ne olimpin e lavdise se perjetshme. Mjafton te kujtojme se Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte nje personalitet i historise evropiane, qe ka monumente ne me shume shtete se kushdo tjeter - deri sot ne gjashte shtete: Shqiperi (Tirane, Kruje), Kosove (Prishtine), Maqedoni (Diber), Itali (Rome, Cosenza, S. Demetrio Corone, S. Giorgo Albanese), Belgjike (Bruxelles), Zvicer (Geneve), lista e te cilave vazhdon te jete e hapur. Ne te njejten kohe Skenderbeu eshte e vetmja figure historike evropiane, se ciles i jane thurur sonete perkushtimi ne me teper gjuhe se cilitdo personalitet tjeter.

*Akademia e Shkencave

Korrieri - 21 Qershor 2005
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 21:49   #28
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?

Marin Sirdani


Pjesa I

Ndėr vepra tė ndryshme qė flasin mbi Skėnderbegun, posė punve tė ēuditshme t'atij kreshniku pėrnjėmend tė pashoq, bien nė sy edhe disa punė qė nuk pajtohen me nji “Athleta Christi” e “Defensor Fidei”. Kundrohen disa sende, due me thanė, tė cilat lypin zhvillim pėr tė kuptue mirė shkaqet e rrethanat qė e nxiten at farė burrit me veprue, nė disa raste, nė nji mėnyrė jo fort tė knaqshme.

Barleti, fjala vjen, e shkrimtarė tjerė t'asaj kohe, diftojnė se ky, per sė vogli, iu shtrue ritit tė cirkoncizjonit (te bamit synet), e kur iu mbush mendja me kthye nė vendlindje, mbyti kanceljerin e Sul1tanit, e nė Krujė, mishketoi ushtrin turke qė gjindej n'at qytet. Kėtyne, u shton Gjon Muzaka, princi i Myzeqesė, se ai [Skenderbeu] i ndau tė motrėn, Zanfinėn, tė martueme me Karl Muzak Topinė, edhe se i rrėmbeu krahinėn e Tomonishtes. Biemmi, mandej, i ven faj pse s'dijti kurr me u ngij me lufta.

Po kėto ngjarje qė u pėrmendėn mė sipėr, biografėt e Skėnderbeut nuk i bien aq qartas, a ma mirė me thanė, nuk i bien krejt njinji; tuj lanė pa pėrmendė kush nji rrethanė e kush nji tjetėr. Kėshtuqė, po s'i pėrqasi lexuesi me vėmendje njanin me tjetrin [thanjet e autoreve per Skenderbeun], ndahet shpesh me nji kuptim tė mangėt tė ndodhes. Pėr tė mos u lanė pra, deri ku tė jet e mundun, vend kėtyne dyshimeve, si edhe me lehtsue punėn e atyne, qė dėshirojnė me pasė njė ide sa ma tė qartė mbi kėto ngjarje, po parashtrojmė kėtu poshtė rrjedhjen e zhvillimin e tyne, per me e pa ashtu se sa faj mundet me iu vu Skėnderbeut pėr tė tilla akte.

Qysh nė luftėn e Kosovės, 1389, princat shqyptarė e panė qartas rrezikun qė u kanosej prej anės sė Turkut. Per me i dalė punės pėrpara, njani mbas tjetrit, kėrkuen pėrkrahjen e Republikės sė Venedikut, e cila ishte shteti ma i fuqishm qė kishin pėr qark. Me kėtė u lidhėn, e kėtė e njoftėn per kryezotneshė.

Por kėtė herė nuk u shtynė Turqit ma thellė pėrmbrenda kufinit tė Shqypnis, pse u qiti trazime mbreti i Tartarvet, Timurlengu. Mbasi kryen punė me atė mbret, u kthyen rishtas, nė vjetin 1410, me vijue nė mposhtjen e Ballkanit.

Venediku, prej friket mos tė bjerrte tregtinė n'ato vise, u mor vesh me Sulltanin, e nė muejin e Frorit t'atij vjeti, u lidh t'i paguej nji tribut per vendet qė zotnojte nė Shqipni. Princat shqiptarė atėherė, tė lshuem doret prej asaj Republike dhe mbasqe prej ngatrresave tė pėrparshme nderveti nuk u bahej me u bashkue tok nė njė e me i ba ballė Turkut, u ngushtuen tė njohin sipraninė e Sulltanit, kush tuj u lidhė me i pague tribut, kush tuj i shkue nė ndihmė me ushtri, e kush tuj pranue ushtrinė e tij ndėr kėshtjella. Kshtu u pajtuen me te sa me shpėtue prej atij rrezikut iminent, se nė praktikė ia luejten lojėn shoqi shoqit [turqit e shqiptaret] sa herė i panė gjasen qysh nė fillim.

Megjithkėtė, disa princave, iu duk poshtnim me hy nė gojė tė Turkut pa i ba fije kundėrshtimit, prandaj s'vonoi e krisi lufta. Njani ndėr kėta, Gjon Kastrioti, princi i Krujės, luftoj trimnisht tė thuesh krejt at vjetė, 1410, por sė mbramit fuqia e madhe turke e lodhi ushtrinė e vogėl tė tijėn e iu desh me lypė paqė. Sulltani, i egėrsuem kundra Gjonit pėr kundėrshtim qė i bani, nuk u mjaftue tė ndreqej me tė, vetėm tė njihte sipraninė e tij tu i la njė tribut, por pėr siguri se do t'i mbetėte besnik, i lypi peng edhe njanin ndėr djemtė. Gjon Kastrioti, per mos me humbė vedin e vendin, i pranoi ato kondita. Pėr kėtė ngjarje, bajlozi i tij ne Venedik, e lajmon Senatin se Zotnia e tij u ngushtue t'i japi tė birin peng Sulltanit: "Ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos (l).

Se i cili ndėr tė katėr djemtė e Gjon Kastriotit u dha peng kėtė herė nuk dihet me siguri, por nuk ka fije gjaset se qe Skenderbeu; permateper, mund tė thuhet me shumė arsye, se ky n'atė vjetė nuk kishte le ende. Por edhe t'ishte qenė i lemė, s'asht pėr t'u besue se tuj pasė Gjon Kastrioti katėr djem, do t'i epte peng Sulltanit shi ma tė voglin djale, krejt foshnje.

Mbas njė dokumentit tė manastirit tė Hilandarit, para vjetės 1421, Gjon Kastrioti me tre tė bijt Reposhin) Konstantinin e Gjergjin) blen prej atij manastiri, nė Mal Shejt, kullėn e Shėn Gjergjit; e me 1421, i njajti princ me tė katėr tė bijt, Stanishin, Reposhin, Konstantinin e Gjergjin, i falė atij manastiri fshatet Radostina e Trebishta (2)

Prej kėtij dokumenti duket se Stanishi, qė mungon nė blemjen e kullės, qe ai qė u dha peng nė vjetėn 1410; e prej faljes sė fshateve kuptohet se, me njė mėnyrė a me njė tjetėr, ky u kthye ndermjet vjetve 1410-1421; e se Gjergji deri n'at vjetė s'ishte qėnė i dhanė peng, por gjithandej te prindja e vet.

Se ē'vjetė u dha peng Gjergji nuk mundet me u caktue lehtas. Pėr shkak tė luftave tė shuma qė i takoi Gjon Kastriotit me ba kundra Turqve, qė mė 1407 e deri 1430, historjanėt e asaj kohe ndėrlikojnė pėrfundimin e njanės me tjetrėn, e shpesh ngatrrojnė edhe emna e data. Me siguri veē dihet se tė paktėn tri herė Gjon Kastrioti qe thye prej Turqve, e se tė tria herėt qe shtrėngue tė bajė paqė me kondita tė randa. Nė njanėn ndėr kėto paqe qe shtrėngue t'i japin nė peng besnikrie tė katėr djemtė Sulltanit, e ky u lidhte me i lanė tė lirė nė fenė e krishtenė e me i rritun mbas gjendjes qė u perkitėte; e mbas dekės sė tij, me dėrgue njanin tė marrė rendin e princnisė sė Krujės. Kėtė e dėshmojnė tė tanė historjanėt e asaj kohe, por nuk bien nė godi pėr vjeten e kėsaj ngjarje. Barleti e zen tė ndollun nė vjetėn 1412; Lavardin e Biemmi me 1413; Anonimi i Sansovino-s e Dhimiter Frangu me 1415; Hahn e Hopfme 1410; Hammer, Paganel e Fallmerayer me 1423. Mbas Biemmit, Pisko-s, Hahn-it e Hopf-it i mori peng Sulltan Mehmeti I; mbas tė tjerve i mori Sulltan Murati II. Fan Noli (3) nė historinė e vet, e zen tė ndodhun nėn Sulltan Muratin II nė vjeten 1421, e duket se ka arsye tė plotė.

Kėtu e shoh me udhė me iu shmangė vijimit tė kallximit tė nisun, pėr arsye se prej vjetės sė kėsaj ngjarje, nė tė cilėn Skėnderbeu ishte tetė a nandė vjeē, rrjedhin shumė gabime kronologjike nė historinė e tij. Po i pėrsėris pra argumentat qė qet Fan Noli per me provue aserten e vet, tė cilat, kishe me thanė, se janė tė mjaftueshme per me u sigurue mbi kėtė pikė.

Mbasi dokumentat e manastirit tė Hilandarit, qė cekėm mė sipėr, nuk lanė me dyshue se perpara Shtatorit, 1421, Gjergji Kastrioti nuk u dha peng, e tuj u ditun se ai kur u dha peng s'qe veē tetė a nandė vjetėsh, e se nė vjeten 1428 ishte nė njė gradė tė naltė n'ushtrin turke (4), s'mundet me pasė ndodhė ajo ngjarje shumė kohė mbas asaj vjete. Laoniku e Phranza, ngjitas me rrethimin e Belgradit tė vjetės 1421, diftojnė edhe njė disfatė tė Gjon Kastriotit prej anės sė Sulltan Muratit II. Laoniku, thotė se Gjon Kastrioti u thye edhe u shtrėngue me i shkue me ushtrinė e vet kudo tė kishte luftė:" Interea Ivanes victus ibat injanuas regis, eumque sequebatur quocumque cum copiis militatum abisse (5); "Phranza thotė se Sulltan Murati II e mundi tė thuesh shqimit Gjon Kastriotin: "Et Johannen Castriotam plane si bi subjecit (6)."

Sa pse njimend Gjon Kastrioti nė vjeten 1421 ishte i ngushtuem me u lidhė me Turk e provon edhe fakti se Republika e Venedikut, nji vjet mbas, ne vjeten 1422, dėrgoj njė ambasador tė veēantė te ai pėr me ia mbushė menden t'a prishte aleancėn qė kishte me Turk (7).

Tuj qenė pra, se para vjetės 1421 Gjergji nuk u dha peng; e shi n'at vjetė i ati, Gjon Kastrioti, u ngushtue tė lidhė aleancė me Turk, tė cilėn mbas njė vjetit, 1422, mundohet me e prishė Republika e Venedikut; e se ky, i dhanun peng nandėvjeēar, ishte nė njė zyrė tė naltė ushtarake nė Turqi nė vjetėn 1428; duhet me thanė, se pengzimi i tij, ndodhi nė vjeshtė a nė dimėn tė vjetės 1421. Me kaq po kthejmė nė kallzimin e kėputun.

Historjanėt e treguem mė sipėr na diftojnė edhe se Sulltan Murati II, porsa i pati afėr vedit tė bijtė e Gjon Kastriotit, prishi besėn e dhanun: me lanė tė lirė nė besim, e i shtrėngoj t'i shtroheshin ritit tė cirkoncizjonit [I detyroi me dhune me u ba synet]. Por mbasi kėtė ngjarje nuk e bien njėsoj biografėt e Skenderbeut; pėr mos me shkue tuj pėrsėritė tė njėjtat shprehje, po citojmė vetėm ndonji ndėr ta, sa me pa ndryshimin qė kanė nė kėtė kallxim.­Barleti thote,“Deducti ad Ottomanum adolescentuli,, priman perfidiam ejus in eosensere, quod abjecta, quae eorum parentibus praestita erat, fide, circumcidi Mahometano ritu illico jussi su nt.” (8) “Dhimiter Frangu thotė se, “Lo fece circoncidere in quella pueritia et porgli nome Scanderbeg”. (9) Gjon Muzaka e bjen kėshtu, “Lui si chiamava Giorgio Castrioto, ma quando si fe Turco, chiamarono Scanderbeg”.(10)

Pra, prej ēka u shenue tashti ma sipėr, nuk rezulton qartas, a i shtrėngoj Sulltani me u cirkoncidue [ba synet] tė katėr tė bijtė e Gjon Kastriotit a por njanin. Barleti me njė palė thotė se tė katėrt, po Dhimiter Frangu, Gjon Muzaka e tė tjerė pėrmendin vetėm tė voglin, Gjergjin. Ka gjasė se Sulltni, la m'anėsh tre djemt e parė, pse ma tė rritshėm, shtrėngoj tė mbramin ti shtrohej cirkoncizjonit, me mende se tuj qėnė ai kaq i vogėl, e prandaj i pa forcuem nė fenė e krishtenė, do t'iu rranjoste lehtas nė zemrėn e njomė tė tijnė besimi i ri.

Dhimiter Frangu, (11) mbasi difton gzimin qė ēfaqi Sulltani kur i pat para tė katėr djemtė e Gjon Kastriotit, thotė se i ēuditun ky tuj kundrue bukurinė e cilsitė e jashtzakonshme tė Gjergjit, tetėvjeēar, ndau me vedi mos me ia kthye ma t'et, por me e rritė nė kurtin e vet, e prandaj bani me e cirkoncidue n'at moshė tė re e ia ngjiti emnin Skėnderbe.

Ky kallxim i Dhimiter Frangut, se vetėm Gjergji u cirkoncidue, forcohet edhe prej dy fakteve qė po citojmė kėtu poshtė.

Nė Korrik, 1428, Gjon Kastrioti njofton Senatin e Venedikut me anėn e bajlozit [ambasadorit] tė vet, At Dhimitrit, se nuk ishte pėrgjegjės, po qe se i biri i tij, qė ishte kthye ne muhamedan, shkel tokė t'asaj Republike. Senati i pėrgjigjet se do ta marri para sysh at punė, por i lutet Gjon Kastriotit tė pėrdori influencėn e vet atnore pranė tė birit, qė Skenderbeu mos tė trazoj viset e Republikės. (12)

Nė kėtė kohė edhe tė tre vllazent e Skėnderbeut ishin nė zyra tė nalta ushtarake; por a pse s'kishin aq zotsi, a por pse s'u besojte Sulltani, nuk i dergojte me kryesue ushtrinė ndėr luftra. Barleti, kur difton se Sulltan Murati II bani Skėnderbeun Sanxhak, thotė se edhe tė vllazent i gradoi me tė tilla nderime: “Coeteri quoque fratres iisdem omati dignitabus” (13)

Ma vonė, mė 10 Korrik 1439, Gjon Kastrioti, tė cilin Senati i Republikės sė Raguzės e kishte ba qytetar nderit tė sajė qysh nė vjeten 1413, lutė at Senat t'i japi at nderim edhe tė bijve. Senati e pranon lutjen pėr tre djemtė e parė, por pėr tė mbramin, Gjergjin, e pėrjashton. Nė vendim, emni i Gjergjit asht shkrue e mandej prishė. (14)

Prej dokumentit tė parė duket se vetėm Skėnderbeu u cirkoncidue, e prej tė dytit mirret me mend se tre djemtė e parė tė Gjon Kastriotit a s'qenė kurrė kthye muhamedanė, ose ishin muhamedanė sa pėr faqe, se me zemėr ishin tė krishtenė e vetėm prit shin rastin me ikė prej Adrienes e me kthye nė vendlindje. Pėr Gjergjin, tė cilin e dijshin, se pėr sė vogli e kishin cirkoncidue, e qė aso kohet dėrgohej shpesh prej Sulltanit si kryekomandar i ushtrisė turke nė ekspedita tė ndryshme, deri kundra shteteve tė krishtena, kishin arsye me dyshue pėr fenė e tij, e prandaj duket se Senati i Raguzės e pėrjashton.

Sa pėr Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotė se ishte ba mungar [murg], por pėrpara edhe ky qe me tė tre vllazent i dhanė peng n'Adriene; e se aty, u martue me njė zojė turkinė e pat me tė njė djalė, Hamza Kastriotin. (15) Gjon Muzaka pėrkundra nuk e zėn Reposhin tė dhanun peng Sulltanit. Pėr tė thotė se kishte qenė djalė shumė i pėrshpirtshėm e ishte ba mungar nė manastirin e malit Sinai, ku kishte pasė jetue e dekė: "Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n'ando at monte Sinai e se fe frate e li morese." (16). Kjo asertė e Gjon Muzakės dhe e disa shkrimtarve tjerė, se Reposhi nuk qe dhanė peng para se t'u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenė se biografėt e Skėnderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnė pėr djalė tė Reposhit tė lemė n'Adriene.

Tė gjitha kėto dėshmi tė ndryshme tė prume deri kėtu ndoshta mund tė pajtohen nė kėtė mėnyrė: Gjon Kastrioti i ngushtuem prej Sulltan Mehmetit I nė vjetėn 1410, i dha nė peng besnikriet djalin e dytė, Stanishin; por nė vjetėn 1421 iu desh t'i japi peng tė katėr bijt Sulltan Muratit II. Ky Sulltan, prish besėn e dhanun me i lanė tė lirė nė besim, bani me cirkoncidue djalin e vogėl, Gjergjin. Mbas ndonjė vjeti, djali i parė, Reposhi, u martue me njė turkinė e pat me tė njė djalė, Hamza Kastriotin; por i ramė nė pendim, iku nė malin Sinai e u ba mungar pėr tė shlye fajin qė bani tu u martue me njė turkinė. Kėtu, para se ti japim fund kėsaj ēeshtje, vlen me u sigurue lexuesi edhe pėr moshėn nė tė cilėn u dha peng Skėnderbeu. Mbas Barletit, porsa i kishte mbushė nandė vjet; “Vu dum enim nonum attigerat annum”. (17). Nandvjeēar e zė edhe Lavardin: “Car a peine avoit-il attent neuf ans.”(18) Dhimiter Frangu e Anonimėt vetėm tetė vjetėsh: "Fanciulo d'otto anni" (19). Laonicus, nuk e cakton vjetin, por thotė se ishte foshnje: “Puer venit injanuas regis” (20) e Gjon Muzaka i thotė tė gjithė tė vegjėl: “tuttipiccoli”.(21)

Tash ti tuj pasė parasysh moshėn e re tė Skėnderbeut, tetė a nandvjeēare, e rrethanat qė e ngushtuen t'i shtrohej ritit tė cirkoncizjonit nuk i do zanė pėr njė mungesė karakteri. Ai, foshnje, me at akt tė padashtun, nuk u ba muhamedan nė mėnyrė qė t’i shrranjosej prej zemrės sė tij feja e tė parve. Njė provė e qartė se ai, edhe sa qe nė pengzim, e ruajti besniknisht nė zemr tė vet dashninė e nderimin ndaj asaj feje, qė pėr sė vogli ia kishin pasė edukue nė zemėr prindja, e dėshmon fakti se ai mbajti pėrherė afėr vedit njė ēetė ushtri shqiptare tė krishtenė. Kėtė Dhimiter Frangu, na e thotė faqe. “Haueua Seanderbeg tenuto sempre, et tuttar, a teneua appresso di se una moltitudine di Christiani fautori del pad re, li quali ad ogni hora l'ammaestrauano seeretamente nella fede Cristiana rieeuata nel Saerosanto Battesimo.” (22) I njajti thotė edhe se kur u drejtue Skėnderbeu pėr Shqipni e pėrcollėn treqind kalorsė shqiptarė qė kishte pasė nė shėrbim: “ehe erano stati al suo seuitio”.( 23) Kshtu, si ushtarė qė kishin qenė nė shėrbim tė Skenderbeut i bjen edhe Anonimi i Sansovino-s. (24)

Se pse pėrnjimend Skenderbeu kur ktheu sė parit nė vendlindje qe i percjellun prej treqind djelmoshave shqiptarė nuk mohohet prej kurrnjė historjani, po se qenė tė krishtenė provohet posė prej ngjarjes qė u zhvillue n'at rast nė Krujė, edhe prej faktit se ditėn e Krishtlindjes, pak kohė mbasi mbrrijtėn, u pagzue vetėm Hamzai e disa Turq (25); e n'ushtri shqiptare, aso kohe qė ende ishte dheu i jonė krejt i krishtenė, nuk pėrmendet kurrė ndėr ta ndonjė muhamedan shqiptar.

Por jo veē ēka u tregue mė sipėr e provon aserten tonė. Barleti na thotė se Skėnderbeu pėr hatėr t'asaj feje qė besniknisht e kishte ruajt nė zemėr tė vet, kurdo i takoj me luftue kundra tė krishtenve e ndali dorėn, e bani vetėm aq sa u lypte mos me ra nė sy pėr tradhti a pėr ligshti. Kur nė vjetin 1430 Maxhart kishin hy mbrenda kufijve tė Turkut e po shkojshin tu ba dame tė mėdha, Sulltan Murati II dėrgoi kundra sish Skenderbeun me nji ushtri tė madhe pėr me ua rrudhė guximin; e aq bukur, thotė Dhimitėr Frangu, dijti ky me u sjellė me ta, sa doli ngadhnyes pa i damtue faret, “n quale in quella impresa si di porto si astutamente, et eon tanta prudenza, che intratenne gli Ungari un pezzo senza punto combattere ... Onde tenne modo eon la sua SDmma prudenza, ehe i Christianissimi Ungari, senza venire alle mani, se ne ritomasserv a dietro, et cosi riusei il desiderio suo."(26) Qysh ditėn e parė mandej qė kthej nė vendin e vet, e per njizetekatėr vjet qė qeverisi princninė atnore, e diftoj faqe, me fjalė e me vepra, se nuk kishte pasė fitue kurrfarė simpatiet pėr Turq e pėr fenė e tyne (27); e tuj ndjekė me pėrshpirtni jetėn e krishtenė, “luftoj panda deri ditėt e mbrame tė jetės sė vet, si njė Makabe i dytė, pėr mbrojtjen e nderin e kombit, e pėr lumninė e emnit tė krishtenė”.( 28)
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 21:53   #29
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?


Marin Sirdani


Pjesa II


Posė katėr djemve, Gjon Kastrioti pati edhe pesė vajza: Marėn, Vlaikėn, Angjelinėn, Jellėn e Mamicėn. Tė katėr vajzat e para ky i martoi me princat aleatė: Marėn me Shtjefėn Cernoviqin, princin e Zetės; Vlaikėn me Gjin Muzakėn; Angjelinėn me Vladan Arjanit Komnen Golemin, princin e Ēermenikės; Jellėn me Pal Stres Balshėn, princin e Misjes (Arbnisė a Jallisė). Mamica, ma e vogla, qėndroi afėr prindve e u martue me Karl Muzak Topinė, mbasi ktheu Skėnderbeu prej pengzimit.

Me ketė martesė, mbas Gjon Muzakės, Skėnderbeu u ba fajtor para Zotit e para robit, sepse nxiti princin Karl Muzak Topinė me nda te motren e Gjon Muzakės, Princeshė Zanfinėn, pėr t'i dhanė pėr grue tė motrėn e vet, Mamicėn. Kėshtu jau pėrshkruen tė bijve Gjon Muzaka kėtė divorc: "Edhe ju them se Skenderbeu e nxiti Princ Karl Muzak Topinė tė dajė Zanfinė Muzaken, pa marrė para sysh as Perėndi, as gja tjetėr, as bijt qi kishin e i dha tė motren Zojen Mamicė me tė cilėn pati katėr djelm e dy vajza; djemt u banė tė gjithė turq. Me fjalė tjera, donte me thanė se, Skėnderbeu e pati ndėshkimin prej Zotit per tė zezėn qė bani. Por, mbas tij, nuk mbaron puna me kaq: "Zanfina e divorcueme martohet me Moisiun i cili hidhet kah ana e Turqve edhe i bjen Skenderbeut, per t'i marrė gjakun sė shoqes edhe tė fitojė Dibrėn e rrembyeme. (2)

Po tė mundte njeri me u mbėshtetė nė dėshminė e mbitregueme, Kreshniku jonė nuk kishte me mujtė kurrsesi me u justifikue pėr njė vepėr tė tillė, tue rezultue prej mbrendisė s'atij shkrimi, se Gjon Muzaka jo veēse nuk asht i paanshėm por anmik i hapur i Skėnderbeut e i Kastriotve, e se gjithmonė e sjellė ujin nga mullini i vet, tė gjitha thanjet e tija do tė merren fort me rezervė

Vlen me u dijtun, para se tė hymė me rrahė kėtė ēėshtje, se Gjon Muzaka iku prej Durrsit vjetin 1479 e u vendos nė Napoli. Aty, tuj e pa se po gatohej nė vjetin 1510 njė kryqzatė e madhe kundra Turqve, e ishte gjasė e madhe tė ēlirohej Shqipnija, shkroi njė memorandė pėr t'u tregue tė bijve ē'vise ishin tė princnisė sė Myzeqesė edhe kėshtu t'i kėrkojshin e t'i merrshin (3). Kėtė princni ky jau ndan tre tė bijve me testament.

Me ketė shkrim, si shihet qartas, donte n'at rast Gjon Muzaka me gjuejt n'ujė tė turbullt. Ēdo krahinė a qytet qė e kanė pasun princėt e ndryshėm tė Myzeqesė nė kohė tė kalueme, ky e kėrkon si tė vetėn. Nėse ndonjė tjetėr princ e ka pasun ndonjė ndėr kėto krahina a herėt a sė voni, ky a nuk e cekė fare, a e quan uzurpator atė princ. Prej friket mos tė shtinte nė dorė Gjon Kastrioti II krejt princninė qė ia kishte lanė trashėgim i ati, lėshohet nė Skėnderbeun tuj e pėrshkrue si njeri egoist, uzurpator e tė pa ndėrgjegje.

Tuj lanė me e shkoqitė nė njė numėr tjetėr aserten e tij se Skenderbeu, qe egoist e uzurpator, po hymė me shqyrtue pale a njimend Kreshniku jonė, “pa marrė para sysh as Perėndi, as gja tjetėr e nxiti Karl Muzak Topin tė bajė divorc".

Si dihet, nė vjetin 1445, me 26 Kallnduer, Mamica, motra e vogėl e Skendėrbeut, u martue me Karl Muzak Topinė. Princat e krenėt e Shqipnisė tė grishun n'at dasėm, erdhėn tė gjithė me dhurata tė veta 'me u pėrgėzue me dhandrrin e ri. (4)

Pėr si thotė Gjon Muzaka, Karli i nxitun prej Skėnderbeut lėshoj gruen e parė, Zanfinė Muzakėn, e 20 mori Mamicėn: domethanė, lėshoj gruen me kunorė e mori tjetrėn nė tė lidhun. Pra, mbas tij, Skenderbeu, me ketė akt do t'u anmiqsonte me familjen princore tė Muzakajve, e tuj dhanė motrėn nė tė lidhun, do tė bjerrte simpatinė e popullit tė krishtenė e mbrojtjen e klerit katolik e tė Papės. Por gjendja e Skenderbeut kundrejt popullit tė krishtenė, klerit e Papės nuk ndryshon me atė martesė,.prandaj nuk mundet me u pranue ashtu qorras porsi njė ndėr tė vėrtetat tė pakundėrshtueshme mbrendija e asaj memorande. Arsyeja e kėtij ngurrimit tonė asht pse nė qoftė se ai burim i vetėm na paraqet Skėnderbeun si njė njeri qė punėt e fesė nuk i merrte ndorė kur s'i shkoj shin per shtat, burime tjera e pėrfytyrojnė krejt ndryshe, si njeri fort fetar e mik tė pėrzemėrt tė klerit e tė papės, e qė meritoj me u quajtė “Atleti i vėrtetė e mprojsi luftar i krishtenimit." (5) Kėshtu, njė zani na e pėrshkruajnė tė gjithė biografėt e vjetėr tė tij.

Po t'kishte qenė njimend ēka thotė Gjon Muzaka, arsyeja e lyp qė pėrpjekjet e korrespondencat e klerit e tė papės me Skenderbeun do t'ishin kėputė a s'pakut rrallue, nė, sa nė vjetin 1446 Papa Eugjeni IV i dėrgon ambasadorė tė veēantė qė t'a pėrgzojnė pėr ngadhnimet e tija, t'i blatojnė ndihmėn e Kishės Katolike, t'a sigurojshin se do tė bante ēmos pėr tė bindun mbretnitė e krishtena t'a ndimojnė kundra anmikut tė pėrbashkėt (6). Skėnderbeu, mandej, nė shkėmbim tė kėtij nderimi i dėrgon ambasador Emzot Pjetėr Perlatin e At Pal Kukėn me dhurata tė ndryshme (7). Korrespondencat e perpjekjet miqsore, ende, tė thuash familjare, fort tė shpeshta tė Skėderbeut me klerin e naltė e me Papėn, vijuan tė pakėputuna deri nė ditėn e mbrame tė jetės sė tij, megjithėkėtė ndėr dhjetė vjetėt qė Mamica ndejti me burrė pa kunorė, pėr si thotė Gjon Muzaka, nuk diktohet as tėrthorazi, ndonjė pakėnaqsi ndėrmjet tyne.

Ndėr tė gjitha rastet, Papėt shprehin njė shpresė tė madhe e besim tė ngulėt nė burrni, nė fuqi e nė zell tė Skėnderbeut pėr mbrojtje e lulzim tė fesė. Papa Eugjeni IV, nė vjetin 1446, i blaton ndihmėn e Kishės Katolike (8); Ka1isiti III i shkruante ndėr tjera nė njė letėr vjetin 1457: “S'ka nieri nė botė, i cili mos tė dij trimnit qi kini ba, e tė mos u naltojė me lavde tė mėdha deri nė qiellė, e tė mos flasė pėr trimnin t'ande si per nji atletė e kryeprojs tė vėrtetė t'emnit tė krishtenė”. (9) Papa Piu II, tuj mos mujtė me e kondendue si i dėshiroj te zemra, nė vjetin 1460, shprehet me kėto fjalė:” ... qi prej qindresės sė punve tė mėdha tė bame per fe na ishte dashtė me i ēue nė vend.”(10), e gjetiu:" se aj ishte i vetmi qi meritojte me u vu nė krye tė Kryqtarvet”.(11) Nuk do harrue me u ba ballė Turqve; u kujdesėn t'a kunorzojnė mbret e sajuan me e ba kryetar kryqzatet mbi tė gjithė krishtenimin. Biografėt e tij mandej veprat e tija jo vetėm trimnijet e zotsijet, por edhe virtytet e zellin e tij pėr fe i naltojnė deri nė qiell. Mbi kėtė pikė mund tė shkohet gjatė e gjatė, por tuj mos ia pa nevojėn, po citojmė vetėm Dhimitėr Frangun. Kėshtu e pėrshkruan ky Skėnderbeun per kah pėrshpirtnija: “Qenė cilsit e kėtij Princi aq mirė tė pėrshtatuna, sa vishtirė me u a gjetė kund shoqet n'at kohė. Kje i krishtenė shum i mirė, i divoēėm, i ndalun, i pastėr, mik i fortė i virtyteve e anmik i keq i veseve. Kje puntuer i palodhshėm, e kurr s'u gjet ngaeshėm, pat kujdes me majtė ligjėt e krishtena, me ruejt vendet shejte e nierzt e dhunun mbas pershpirtnijet, kje zemėrgjanė e i dhimbshėm me tė gjith t’krishtenėt, e ndėrtoj shum manastire e banesa pėr rregulltarė e rregulltare e ata i pajisi me shum tė hijme". (12)

Megjithkėto arsye qė i bien ndesh asertės sė Gjon Muzakės, provizorisht po e pranojmė tezėn se, Skenderbeu e nxiti Karl Muzak Topinė tė lėshojė gruan me kunorė e tė martohej me tė motrėn e tij, Mamicėn. Por ma parė do tė gjejmė shkaqet, qė kanė shty Skėnderbeun tė bajė njė hap tė tillė.

Shkaqe financiare nuk mund tė kenė qenė kurrsesi, pse Skėnderbeu e kishte aneksue princninė e tij, e pėr tė nuk dihet se pat prona personale aq tė mėdha sa tė kishte pse tė priste Skenderbeu nė ditė tė ngushtė ndonjė ndihmė prej tij.

Por edhe ma pak kanė mujtė me qenė shkaqe politike, pėr arsye, se kėto janė ma tė fortat qė na shtrengojnė pėr tė rrėzue hipotezėn e pranueme provizorisht. Asht krejt e kotė tė besohet se Skenderbeu tė zinte njė mik, i cili nuk ishte i ndamė nė shenj as pėr pasuni, as pėr zotsi, as pėr trimni, e tė humbte simpatinė e popullit tė krishtenė, mbrojtjen e pėrkrahjen e klerit e tė Papės e t'u anmiqsonte me familjen princore tė Muzakajve. Pazotsinė e vet e diftoj haptas Karli, sidomos nė luftėn e Beratit nė vjetėn 1455, ku la edhe kryet. (13)

Me ba at hap ka mujtė me e shty Skenderbeun edhe nevoja. Kjo ka mujtė me ndodhė po t'kishte qenė Mamica njė zonjėz, e cila pėr mungesė cilsishė a prej moshet mos tė mundte me gjetė njė burrė si i pėrkitėte. Por asnjani ndėr kėto supozime nuk mund tė pranohet, pėr arsye se Mamica edhe mbas dhjetė vjetve qė jetoj me burrė, ndonse me gjashtė fėmijė nėpėr kambė, qe e lypun shumė prej princave pėr grue, po refuzoj tė martohej pėr sė dyti. Si trashėgimtare e tė shoqit, qeverisi princninė e Topiajve, n'emėn tė bijve ende tė vegjėl, me njė urtsi e zotsi tė ēuditshme deri sa diq. Ishte ma e zoja ndėr tė gjitha princeshat e derės sė Kastriotve e Skenderbeu u kėshillojte me tė pėr ēfarėdo pune me randsi. (14)

Deri kėtu kemi parashtrue shkaqet qė kanė mujtė me e shty a me e pengue Skanderbegun tė bajė njė hap pėr tė cilin e fajson Gjon Muzaka, tė shohim tashti a thue i pėrshkruen Gjon Muzaka faktet historike ndryshe se ishin nė realitet.

Qe si ua pėrshkruen Gjon Muzaka tė bijve rritjen e familjes sė Kastriotve: “Dijeni se gjyshi i Skanderbegut nuk kishte veē dy fshate, Sinjėn e Gardhin e Poshter (Hopf, 301); i biri i tij Skanderbegu, mbassi mori Matin, shtetin atnuer, u ba Zot i Krues, tė cilen nuk e pati i ati (Hopf, 299): edhe mbassandej u ba Zot i Dibres, i Brinjes, i Tomonishtės, i Misjes e i krahinės sė Gjonmit deri nė breg tė detit (Hopf, 298.9)."

Nuk lypet me qenė i thelluem nė historinė kombėtare tonėn pėr me u kujtue se sa tė pamatuna janė thanjet e Gjon Muzakės. Po t'ishte e vėrtetė se dera e Kastriotve nis me u mkambė me gjyshin e Skėnderbeut qė s'kishte veē dy fshate, si asht e mundun qė nė vjetin 1389 kastėrgjyshi i Skėnderbeut, Gjergj Kastrioti I, nė luftėn kundra Turkut nė fushėn e Kosovės, tė bajė propozime nė kėshillin e luftės tė kryesuem prej Llazarit, mbretit tė Serbisė? A thue nuk ia kishte ndie zanin Gjon Muzaka atij Gjergj Kastrioti megjithse ai vetė e pėrshkruen at luftė? Sa pėr Krujėn vėrtetė nuk dihet se kur kaloj prej Topiajve a prej Turqve nė duar tė Gjon Kastriotit, por tė gjithė historjanėt e vjetėr, si Barleti, Biemmi, Anonimėt, Lavardin e Dhimitėr Frangu, na thonė se e kishte. Kronikani i Raguzės, Luccari, e thotė nė vjetin 1423" Giovanni Castrioto Signor di Crui”. (15) Mbas tė gjithė historjanve qė u pėrmendėn mė sipėr, Skėnderbeu mori pėrpara Krujėn e jo Matin, si thotė Gjon Muzaka.

Tradhtinė e Moisiut, Gjon Muzaka e motivon kėshtu: “Skanderbegu i rrembeu Moiziut shtetin e tij, qi ishte nė Dibėr; mbas kėsaj Moiziu i zemruem del kahė ana e Sulltanit, i cili e dergon me nji ushtri kundra tij, atėherė Skanderbegu i ēon fjalė tė kėthehej se do t'a dojte si vlla; edhe Moiziu, tuj e dijtun se nuk kishte ndonji siguri pranė Sulltanit edhe tuj dashtun t'i rritėte fuqin Turkut me gjakun e tė krishtenve, u kėthye prapė (Hopf, f. 300)."

Edhe kėtė fakt historik Gjon Muzaka e bjen ndryshe nga historjanėt tjerė t'asaj kohe. Tė gjithė njė zani thonė se Skenderbeu mori prej Turkut Krujėn e mandej Matin e Dibrėn. Nuk ia rrėmbeu pra Moisiut. As nuk e diftoj Moisiu zėmrimin e vet pėr kėtė punė pėr vite e vite. Ai luftoi si njė ndėr ma tė mirėt e besnikėt gjeneralė tė Skėnderbeut, edhe ndėr kohė ma kritike, prej vjetit 1443 e deri nė vjetin 1455. Nuk qe pra shkaku i tradhtisė sė tij pse i rrėmbeu Skėnderbeu Dibrėn, por do tė ketė qenė ndonjė send tjetėr nė thes. Barleti e Biemmi na thonė se mbasi u ba Moisiu me Turqtė, Skėnderbeu i konfiskoj pronat, ose properitetin personal, edhe kėta ia dorzoj mbasi u pendue e ktheu dalė. Puna e Zanfinės nė kėtė rast nuk asht as per t'u zėnė nė gojė, pėr arsye se njė kreshnik si qe Moisi Golemi, nuk do tė kishte nevojė me shkue mbas shtimeve tė grues. Shkaku i tradhtisė sė tij dihet se qe krenija. Ai e dinte vedin tė madh, pse i derės princore tė Komnen Topiajve. Vlera e zotsija qė ai kishte diftue ndėr lufta e nė qeverimin e dy Dibrave kishte shkue tuj ia rritė mendjen dhe donte vedin mbi tjerė. Me ēue nė vend kėtė aspiratė deshti me pėrfitue prej rrethanave. Venediku, qė shikonte me sy tė keq lidhjen e Alfonsit mbretit tė Napolit me Skėnderbeun, mezi qė priste me ia shtue kėtė llastim, e Sulltan Mehmeti nėpėrmjet komandantit tė Sfetigradit, i kishte blatue kunorėn e Shqipnisė, po tė hidhej nga ana e tij. Moisiut iu rritėn veshėt prej kėtyne premtimeve, edhe me diftue pėlqimin e vet lajmoi Sulltan Mehmetin edhe komandantin e Beratit nė vjetin 1455 pėr planet e Skenderbeut e pėr rrezikun qė ndodhej ajo fortesė. Me kėtė tradhti u ba njė shėmtim i madh n'ushtrinė shqiptare nė Berat, e Mojsiu iku nė Stamboll. Prej andej Sulltani e dėrgoj me njė ushtri kundra Skėnderbeut, por qe thye keqas. Moisiu atėherė i mundun prej Skėnderbeut, i pėrbuzun prej Turqve, edhe i rrahun prej ndėrgjegjes, iku prej Stambollet, erdhi nė Shqipni, i ra pėrmbys ndėr kambė Skėnderbeut, edhe me lot pėr faqe i lypi tė falun pėr fajin e tmerrshėm qė kishte ba. Skėnderbeu i ngjiti dorėn, e ngriti nė kambė, e fali, edhe i dha gradėn qė kishte pasė ma parė n'ushtri kombėtare; ma tepėr dha urdhėn mos tė guxonte kush me e zanė nė gojė at tradhti. S'vonoj mandej e i ktheu edhe pronat e konfiskueme. Kėshtu e difton Biemni (16) e historjanė tjerė t'asaj kohe, tradhtinė e Moisi Golemit.

Ē'ndryshim prej kallximit tė tyne e tė Gjon Muzakės!

Tashti, para se t'i japim fund kėtij shkrimi, e shohim me udhė me diftue mendimin tonė mbi ēeshtjen e Zanfinės. Pėr ēka duket, puna e asaj do tė ketė qėnė kėshtu: Tuj i pasė vdekė Zanfinės burri i parė e mbetė e vejė me do jetima, nė sa ishte kjo ndėr fjalė me u martue me Karl Muzak Topinė, ndėrhyni Skėnderbeu e i dha motrėn pėr grue, e ajo atėherė u martue me Moisi Golemin e Dibrės.

Kaq tregime mjaftojnė sa me pa se sa tė pa peshueme janė asertat e Gjon Muzakės, prandaj, kisha me thanė se sa per thanje tė tija, Skėnderbeu nuk asht pėr t'u mbajtė as ma i mirė as ma i keq se e pėrshkruajnė biografėt e vjetėr tė tij.
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Mesazh i Lexuar 06-03-2006, 21:58   #30
Leonardi
Administrator
 
 Avatari i Leonardi
 
Regjistruar: 15-02-2005
Vendbanimi: UK
Postime: 3,260
Leonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne MaksimumLeonardi Vleresuar: Ne Maksimum
Ne Shka Fajiset Skanderbegu?


Marin Sirdani


Pjesa III


Gjon Muzaka nė memoranden e vet shkruen se Skėnderbeu" ... pak kohė mbassi u ba kryegjeneral i princave tė Shqypnis, pati nder mend tė bahej zotnues i krejt vendit; u rrembeu Balshajve shtetin, qė ishte ndermjet Krues e Lezhes, domethanė Misin (Arbnin); i rrėmbeu Moisi Komnen Topisė Dibrėn; na rrėmbeu edhe neve Tomonishten, domethėnė Myzeqenė e Vogėl, kur vdiq im at; gjithashtu u rrėmbeu krahinat e Komit e tė Rondecit disa princave tjerė tė cilėt nuk kishin ēka tė bajshin, pse ai kishte ushtrinė nė dorė, edhe Turku na rrinte mbi krye nė ēdo orė; e shpresa iu shtue edhe ma tepėr, kur Papa Piu II deshti tė bante kryqzatėn; por mbassi vdiq Papa i sipėrthanun, nisi t'a bjerrė atė shpresė, edhe te e mbramja Turku na i mori neve edhe atij tė gjitha, pse kėshtu i pėlqeu Perėndisė pėr mėkatet tona." (1)
Kur shkruem mbi martesėn e Mamicės me Ka.r1 Muzak Topinė (2) patem provue se sa fort i bien ndesh sė vėrtetės thanat e thashat e Gjon Muzakės, prandaj na duket fare e kotė tė vihemi me hedhė poshtė njėpėrnjė t'thėnat e tij, qė nuk pajtojnė kurrsesi me shkrimtarė tjerė t'asaj kohe. Na e merr mendja se pėr sqarim tė ēeshtjės nė fjalė, mjafton tė paraqesim kufijtė qė pėrfshinte princnija e Kastriotve nė kohėn e Gjon Kastriotit; e si u shtuan ata kufij nė kohėn e Skanderbegut, e ashtu me nxjerrė nė shesh a vėrtetė qe uzurpator apo jo Skėnderbeu?

Mbas Gjon Muzakės, i ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, qeveriste vetėm Matin (3); pėrkundra, Barleti, Biemmi, Laoniku, Frangu e Anonimėt, rrethin e shtetit tė tij e diftojnė shumė ma tė hapėt.

Biemmi, nuk e cakton krahinėn qė qeveriste Gjon Kastrioti, veē thotė se ishte" Princi i njė pjesė sė Shqipnisė s'epėrme;(4)" por Dhimitėr Frangu e Anonimėt e thonė "Princ i asaj pjesė Shqipnijet e cila edhe sot quhet Emathja e Vumenestia (Humeshi?) (5). "Barleti, Lavardin, Luccari, e historjanėt qė u pėrmendėn tashti mė sipėr, dėshmojnė se zotnojte edhe Krujen.

", ... ngjitas me mbretninė e Bosnjės, shkruan Laoniku asht princnija e Stefanit, tė birit te Sandal Hraniqit (Kelmi Novipazari i sotshėm), ndėrmjet kėsaj e Epirit janė disa qytete tė Venedikut e princnija e Gjon Kastriotit, mbas sė cilės zgjatet princnija e Arjanit Komnenit, ma e shumta e sė cilės asht anės sė detit e mbmerrin deri nė Gjinokastėr." (6)

Por kufijtė e princnisė sė Gjon Kastriotit dalin nė shesh prej fortesavet qė zotnojte. Kėto, mbas Barletit e Biemmit, ishin: Kruja, Petrela, Petralba (Guri i Bardhė), Stelushit, Sfetigradi (Grazhdani) e Tornaēi. Kishte pra nė sundim dy Dibrat, ku kishte fortesėn e Stelushi, tė Sfetigradit e tė Tornaēit; Matin, ku kishte petralben; Kurbinin, ku kishte Krujėn, e Arbninė ose Misinė, ku kishte Petrelen.

Kurbinin me Krujėn e Arbninė e patėn njė herė Topiajt e mandej Balshajt, por rreth vjetve 1394 -1396 ranė nė dorė tė Turkut pėr njė kohė tė shkurtė, me disa vise tjera tė Shqipnisė.

Mbas vjetės 1402, tuj pa princat shqiptarė se Turku e kishte punėn pėrnjimend ngusht me Timer1engun, u ēuen peshė kundra tyne e i nxorėn jashtė. Ka gjasė se nė kėtė kohė Gjon Kastrioti i ēliroj ato dy krahina prej Turkut e i bashkoj me princni tė vet. Kėtė aneksim duket se nuk e mori pėr tė keq princi i vendit, Pal Stres Balsha, i cili u martue me Jellėn, tė bijėn e Gjon Kastriotit, dhe e qeverisi vendin nėn hijen e tij. Njė provė se Arbni qysh n'at kohė ishte nė dorė tė Gjon Kastriotit e jo nė dorė tė Balshajve, asht protesta qė ky ban kundra Ipeshkvit tė Lezhės nė vjetė 1407, pse ai donte me aneksue dymbėdhetė kisha, qė qysh motit i pėrkitshin Ipeshkvisė s'Arbnit. Aneksimi i atyne kishave, thote ai, do tė pėrtrinte ngatrresa tė mėdha nė kler, ndėr bujarė e nė popullin mbarė (7). Se kėta princa t'Arbnit nuk kishin me tė vertetė aq randsi e provon edhe Biemmi, kur nė Mbledhje tė Lezhės, vjetin 1444, e ven nė rend tė "Signori di minor nome” (8) e Frangu nuk u pėrmend as emnin. Si do tė ketė qenė puna, Balshajt qysh nė kėtė kohė nuk pėrmenden ma si princa indipendenta. Sa pėr Kurbin e Kruje nuk ka fije dyshimit se i pat Gjon Kastrioti, por nuk dihet me siguri se nė ē'vit i shtini nė dorė. Luccari, nė vjetin 1423, Gjon Kastriotin e quan "Signor di erui" (9)

Nuk qe pra Gjon Kastrioti vetėm njė princ i pa randsi i Matit, si don me e paraqitė Gjon Muzaka, por edhe i disa krahinave tjera, si u diftue mė sipėr, e qė njihej njė ndėr princa shqiptarė ma me randsi t'asaj kohe. Ai qe qė i nxorri punė Turkut shpesh qė prej vjetės 1402 e deri 1430, e Republika e Venedikut, e ajo e Raguzės, u munduan disa herė me lidhė miqsi me tė e me e pasun pėr vedi. Frangu e Anonimėt thonė se: "Qe burrė I fortė, shpirtmadh, e nė mjeshtri ushtarake fort i stėrvitun e praktik” (10); e Biemmi (11) thote, “ ... burrė i fortė, i urtė, e qė pemjimend ishte i denjė me pasun at farė djalit”. (11) "Republika e Venedikut tuj u gjetun nė luftė me Serbi nė vjetin 1442, i dėrgoj kėtij njė ambasador tė veēantė pėr me ia mbushė mendjen tė prishte aleancėn me Turk e t'a siguronte se ai nė sy tė Republikės kishte at nderė, qė kishte pasun Kont Nikitė Topija i Krujės, domethanė e zinte si tė parė ndėr princa tė Shqipnisė. (12)

Por mbasi vdiq Gjon Kastrioti nė vjetin 1442, Sulltan Murati thej besėn e dhanun me dėrgue njanin ndėr djem tė tij me marrė trashigimin atnor, e me dredhi, kinse me sigurue qetsinė e vendit deri n'ardhje tė trashėgimtarit, dėrgoj garnizone turke, nėn kryesi tė njė renegati shqiptar, ndėr tė gjitha kėshtjellat e princnisė sė Kastriotve. Tradhtija nuk vonoj me u diktue e krenėt e vendit morėn e dhanė me Skėnderbeun, e ky njė vjetė mbas dekėt sė t'et, 1443, kthej nė vendlindje, e mbrenda njė muaji jo vetėm shtini nė dorė shtetin atnor, domethanė Krujen, Petrelėn, Petralben, Stelushin, Tornaēin e Sfetigradin, por u shty edhe pėrtej Drinit e mposhti fushėn e Mokrenės, ndėrmjet Dibret e Gostivarit, banorėt e sė cilės e njihshin flamurin e Kastriotve qysh me kohė. (13)

Pėr me e sigurue Skėnderbeu pozitėn e vet e me i vu njė pritė tė qėndrueshme sulmeve turke, grishi nė Lezhė, vjetin 1444, tė gjithė princat e krenėt e Shqipnisė, tė cilėt tuj pasė shpresė tė gjallė nė zotsinė e tij, e tuj e pa nevojėn e njė marrveshje rranen me shumicė. Ma nė shenj ndėr ta qenė Gjergj Arjanit Komneni, princi i Kaninės; Andre Topija, stėrnip i Karl Topisė, princ i krahinės ndėrmjet Krujės e Durrsit; Teodor Koronė Muzaka, princ i Beratit, me disa princa tjerė tė Myzeqesė; Pal Stres Balsha, princ i Arbnit; Pal e Nikollė Dukagjini, princa tė Pultit t'Epėr, princnija e tė cilve zgjatej prej Drinit nė Kosovė e deri nė kufij tė Serbisė; Lekė Zaharija, princ i Dejės; Pjetėr Shpani, princ i Pultit tė Poshtėr; Lekė Dushmani, princ i Zadrimės; Shtjefen Cernoviqi, princ i Zetės, edhe princa tjerė toskė e gegė. Nė kėtė mbledhje u formue Lidhja e Princave Shqiptarė e Skėnderbeu u zgjodh njė zani kryetar i saj e kryegjeneral i ushtrisė sė federatės. Gjergj Arjaniti u lidh me i pague kryevjeti trillash tė caktueme, mbas fuqisė qė kishin, U fol me u caktue edhe ndihma ushtarake, por Skanderbegu u shpreh se nuk donte me i randue mbasi mundi me perba prej nėnshtetasve tė vet njė fuqi tė mjaftueshme me i ba ball Turkut; ndihmėn e tyne e donte vetėm ndėr raste tė jashtzakonshme. (14)

Pak mbas kėsaj mbledhje Skėnderbeu, bashkoj ushtrinė nė Kashar, katund nė Tiranėn e Vogėl, e ba rasenjen, gjeti se numri i tyre mbrrinte nė pesėmbdhetė mijė, domethanė gjashtė mijė kambėsorė, e shtatė mijė kalorės tė mbledhun prej vendeve tė shtetit tė vet, e dy mijė, gjysa kambėsorė e gjysma kalorės tė dėrguem prej Aleatve. Sigurisht se po tė donte, kishte mundė me bashkue edhe aq ushtarė prej shtetit tė vet, qė kishte gėzue paqen pėr do vjet tė mira e prej princave qė kishin vu shpresė tė madhe nė tė, por me aq ushtri ai e dinte vedin ngadhnjyes mbi Turki.

Ushtrija e tij e zakonshme nė rast lufte mbrrinte deri nė tetėmbėdhetė mijė vetė, gjysa kalorsi e gjysma kambėsori, posė njė numrit tė mirė qė linte nė roje tė fortesave e pėr siguri tė qetsisė sė vendit. Tri tė katėrta tė kėsaj ushtrije ishin nėnshtetas tė tij, tjetra gjithfarėsh. Nė zyra tė nalta ushtarake ishin edhe shumė djem, princash e zotnish, qė vullnetarisht kishin hy nė shėrbim tė tij, si Dukagjinas, Shpanaj, Muzakaj, Topiaj, Gropaj e Balshaj. Kėta tė gjithė, si edhe ushtarėt, ishin tė rroguem mirė, mbas gradės qė kishin, e kur ndonjani u ndante nė shenj pėr trimni a besnikni, Skėnderbeu i lshonte edhe prona tė mėdha.

U shmangėm pakėz ēeshtjes qė kemi marrė me zhvi11ue sa me jau futė lexuesve ndėr mend stimėn qė kishin princat shqiptarė ndaj Skėnderbeut e randsinė e pushtetin e tij. Tashti po kthejmė rishtas nė vijimin e saj.
__________________
Zemra - Letersia - Njohje - Direktoria - Galeria - Chat - Lojra
Leonardi is offline   Pergjigjuni me Citim
Pergjigju


Alternativa Teme
Paraqit Modele

Regullat e Postimit
Ju Mund tė Postoni Tema tė Reja
Ju Mund tė Postoni Pėrgjigje
Ju Mund tė Postoni Ngjitėsa
Ju Mund tė Modifikoni Postimet Tuaja

Kodi i Forumit ėshtė Hapur
Buzėqeshjet Janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Kapėrcim Forumesh


Tė Gjitha Orėt janė GMT. Tani ėshtė Ora 07:50.


Mundesuar nga: vBulletin Versioni 3.6.7
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
2005-2006 ZemraShqiptare.net